Asafa Powell, njeriu mė i shpejtė i tė gjitha kohėrave

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: KURIOZITETE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Asafa Powell, njeriu mė i shpejtė i tė gjitha kohėrave

Mesazh nga Teuta prej Sun Jul 27, 2008 1:02 pm

Asafa Powell, njeriu mė i shpejtė i tė gjitha kohėrave
"Nuk u trembem kundėrshtarėve. Nė Pekin do tė fitoj "Medaljen e Artė"
Pėr ata qė nuk janė tė pasionuar pas atletikės, Asafa Paull, njė nga njerėzit mė tė shpejtė nė botė, nuk ėshtė askush. Ata ndoshta nuk e dinė, por sprinteri xhamajkan, 26-vjeēar, deri nė maj tė kėtij viti (kur kundėrshtari i tij, Husan Bolt, theu rekordin e tij botėror) ka qenė mbajtėsi i rekordit botėror nė garėn e 100 metrave, me njė kohė prej 9"77. I gjatė, simpatik dhe njė fizik pėr t‘u admiruar, Paull nuk ka fituar ende ndonjė medalje nė ndonjė kompeticion tė rėndėsishėm sportiv, por Olimpiada e Pekinit ėshtė vetėm disa ditė larg. "Nė Pekin do tė mundohem tė fitoj ‘Medaljen e Artė‘, nuk kam rrugė tjetėr", tregon ai, teksa vrapon me shpejtėsi tė paimagjinueshme. Pavarėsisht vėshtirėsive, varfėrisė dhe tragjedive familjare, Asafa ka arritur tė grumbullojė sukseset e tij falė vullnetit dhe dėshirės sė madhe. Paull vazhdon ende tė jetojė nė Xhamajkė, duke bėrė njė pėrjashtim ndaj faktit se atletėt mė tė mirė tė vendit largohen drejt SHBA-sė apo vendeve tė tjera sapo talenti i tyre vihet nė dukje. Xhamajka prej kohėsh ka nxjerrė atletė tė rangut botėror, por thuajse asnjėherė nuk ėshtė treguar e aftė pėr t‘i mbajtur. Kanadezėt Donovan Bailey dhe Ben Xhonson, tė dy kanė lindur nė Xhamajkė, po ashtu si Marlen Otei, qė fitoi tetė "Medalje tė Arta" pėr Xhamajkėn, ndėrsa nė vitin 2002 nisi tė garojė pėr vendin e saj tė adoptuar, Slloveninė. Gjithashtu edhe kampionia olimpike e 200 metrave, Veronika Kampbell, edhe pse ka lindur dhe ėshtė rritur nė Xhamajkė, tashmė garon pėr SHBA-nė, qė i ofron mundėsi shumė herė mė tė mira. Trajneri me tė cilin stėrvitet prej tetė vjetėsh, Stefan Francis, e piketoi Paullin nė vitin 2001, kur sprinteri ishte 18 vjeē dhe koha e tij mė e mirė ishte 10"85. "Nuk kisha parė njė njeri kaq tė shpejtė dhe e dija se do tė bėhej dikush nėse do tė stėrvitej mirė. Sapo nisi tė stėrvitej, e dija se do tė bėhej dikush". Por, nė vendin e tij nuk ka fare rėndėsi nėse je apo jo njė kampion bote. Kushtet e stėrvitjes janė skandaloze, ndėrsa privilegjet e atletėve nė Perėndim, si psikologu apo dietologu, as qė mund tė mendohen. Megjithatė, Paull ėshtė optimist. "Nuk stresohem pėr tė tilla gjėra. Pranoj atė qė kam. Bėj ē‘tė mundem me ato qė kam nė dispozicion", tregon ai. Paull nuk ka dashur kurrė tė largohet. "Ndihem si nė shtėpinė time kėtu, me miqtė e mi. Nuk kam asgjė pėr tė ardhur keq. Pastaj, njerėzit janė tė lumtur qė njė nga yjet e tyre nuk ėshtė larguar nga Xhamajka". Me vendlindjen e lidhin edhe shumė kujtime, edhe pse tė hidhura. Nė vitin 2002, vėllai i tij Majkėll u qėllua pėr vdekje nė njė taksi nė Nju Jork, nga njė grabitės, ndėrsa njė vit mė vonė vėllai tjetėr, Donovan, gjithashtu njė atlet i talentuar, humbi jetėn nė njė fushė futbolli amerikan. "Ishte njė atak nė zemėr. Askush nuk e dinte se ai ishte sėmurė. Dukej shumė i shėndetshėm", thotė Paull. "Pas vdekjes sė Majkėllit desha tė hiqja dorė nga gjithēka, por vėllai i madh mė dha kurajė tė vazhdoja, sepse kjo do tė kishte qenė edhe dėshira e Majkėllit. Vazhdova pėr familjen time. Por nė 2003-shin, kur Donovan vdiq, nisa tė pyesja sėrish veten se kush nga vėllezėrit mi e ka radhėn". Pavarėsisht se ėshtė djali i vogėl i familjes, sukseset e kanė bėrė tė ndihet mė i moshuar. "Po, jam mė i vogli, por po mbaj mbi shpinė gjithė peshėn e familjes sime". E nė fakt, rezultatet qė ka arritur i kanė sjellė gėzim dhe vuajtje njėkohėsisht. Disa vjet mė parė, i ati i tij, Uilliam, u vra nė rrugė nga disa hajdutė, njė ngjarje e lidhur me faktin se djali i tij i vogėl, Asafa, si njė nga atletėt mė tė njohur, ishte shumė i pasur. Pasi tė heqė dorė nga vrapi, Asafa ka tė tjera plane pėr jetėn. "Gjithmonė kam dashur tė bėhem futbollist. Nė Xhamajkė kėto janė dy sportet me tė cilat merren zakonisht njerėzit. Luaj shpesh futboll, por thjesht pėr t‘u argėtuar. Megjithatė, gjithmonė e mė shumė e mendoj veten time si mekanik nė tė ardhme, pasion qė e kam trashėguar nga im atė". Por, deri sa tė bėhet mekanik, xhamajkani ka vėrtet shumė sfida pėrpara, ku mė kryesorja ėshtė ajo e Pekinit. "Ai ėshtė njėlloj si Ronaldinjo kėtu dhe nėse fiton, tė gjithė do ta bėjnė hero kombėtar", tregon trajneri i tij, njė njeri qė kėrkon nga Asafa tė bėjė maksimumin. "Ndonjėherė e ndiej veten si Kryeministėr kėtu. Ēdo ditė njerėzit nė rrugė mė thonė: ‘Tė lutem pėrpiqu tė fitosh nė olimpiadė‘. Dhe jam i sigurt se do ta bėj". Ja se ē‘tregon ai vetėm disa ditė pasi kaloi me sukses provėn pėrfundimtare tė bėrė nė Stokholm para nisjes pėr nė Pekin.

U trembeni kundėrshtarėve tuaj, duke parė qė tė gjithė do synojnė "Medaljen e Artė" nė Pekin?

E di, por nuk mund tė kontrolloj garėn e atletėve tė tjerė. Nuk mund t‘i pengoj tė jenė kundėrshtarėt e mi. Ajo qė mė duhet tė bėj ėshtė qė tė shkoj nė Kinė i stėrvitur mirė fizikisht dhe i pėrqendruar, pa menduar shumė pėr tė tjerėt. E vetmja siguri qė kam ėshtė se nėse nė start unė nuk jam gati, do tė mė mundin tė tjerėt. Kjo, nė fund tė fundit, ėshtė edhe siguria qė kanė edhe ata.

Me pak fjalė, nga kėto lojėra olimpike prisni vėrtet shumė?

Pres tė fitoj "Medaljen e Artė", asgjė mė shumė.

Ndiheni nė formė?

Jam mirė, jam gati. Po stėrvitem shumė dhe e kam marrė veten plotėsisht nga dėmtimet. Kur stėrvitem ndonjėherė, vrapoj aq shpejt sa them me vete se nėse do tė bėj kėshtu edhe nė garė, do t‘ia dal mbanė qė 100 metra t‘i pėrshkruaj pėr nėntė sekonda.

Ēfarė mendoni pėr Gein dhe Boltin, kundėrshtarėt mė tė fortė?

Pėr Gein, nė Osaka 2007 mė kujtohet qė sapo kaloi vijėn e finishit m‘u afrua dhe mė pyeti: "Pėr ēfarė po mendoje ndėrsa vrapoje? M‘u duke sikur ishte tjetėr njeri, jo ti". Pastaj u rikthye pak mė vonė dhe mė tha: "Sot fitova unė, herė tė tjera ti. Duhet tė jesh krenar pėr kėtė". Nuk kam pėr ta harruar kurrė. Bolt ėshtė njė njeri i mrekullueshėm. Prej kohėsh ka respekt pėr mua, qė kur i thashė qė i duhej tė mendonte mė pak pėr argėtimet dhe mė shumė pėr stėrvitjen. E ka ndjekur kėshillėn time. Tani jam i lumtur dhe krenar qė rekordin e mban njė xhamajkan.

Thuhet se pėsoni krizė kur jeni para takimeve tė rėndėsishme dhe ju tremb prania e atletėve me personalitet tė madh...

Nė tė vėrtetė njerėzit mund tė thonė ē‘tė duan. Nuk mė intereson. Ata nuk e dinė cilat janė ndjenjat personale kur je nė pistė. Unė duhet tė mendoj vetėm pėr veten dhe pėr atė qė mė thotė trajneri im.

Pra, nuk qenka e vėrtetė se ju vraponi mė mirė kundėr kronometrit se sa kundėr kundėrshtarėve?

Janė budallallėqe. Koncepti i tė vrapuarit kundėr kronometrit nuk ekziston. Mund tė vraposh vetėm kundėr kundėrshtarėve, jo kundėr asaj qė njerėzit thonė, ose kundėr tribunės, kohės. Nė pistė ka kampionė, tė gjithė tė shpejtė dhe tė fortė, dhe ti duhet tė jesh mė i shpejtė dhe mė i fortė se ata.

Ēfarė lloj stėrvitjeje keni bėrė gjatė kėtyre kohėve?

Kėtė vit doja tė tregoja se sa shpejt mund tė vrapoj. Kėshtu, nė fillim u sforcova mė shumė se ē‘duhej, ndaj edhe u dėmtova. Tani e kam marrė plotėsisht veten dhe kam nisur tė punoj sėrish. Mbi tė gjitha pėr fuqinė, pastaj u pėrpoqa tė perfeksionoja nisjen dhe mbėrritjen. Jam pėrpjekur tė bėj mė shumė se ē‘mundesha, aq sa kur e ndieja se nuk kisha mė fuqi dhe isha shumė i lodhur, i thosha vetes se jam nė gjendje tė bėj edhe njė xhiro tjetėr.

Duket vėrtet se ėshtė njė sezon i artė pėr sprinterat xhamajkanė…

Kemi arritur rezultate tė mrekullueshme kohėt e fundit dhe sinqerisht nuk arrij t‘i gjej shkaqet e kėtij boom-i. Ndoshta ka rėndėsi fakti qė Xhamajka ėshtė njė ishull i vogėl, ndaj ėshtė mė lehtė tė zbulosh dhe tė rrisėsh talentet e vėrteta. Ose ndoshta ideja se ėshtė njė vend i varfėr, ku nuk mund tė jetosh duke u marrė me sporte tė tjera. Unė vetė, tė jem i sinqertė, nėse do tė kisha lindur nė ndonjė vend evropian, nuk do isha bėrė kurrė sprinter. Kam qenė njė futbollist i mirė, por u detyrova nga kushtet qė tė bėhesha atlet.

Thonė se ju jeni mik i ngushtė me Franēesko Totin…

Ėshtė njė legjendė. E vlerėsoj shumė, por e kam parė vetėm njė herė nė jetėn time, nė aeroport nė Itali. Ishte bashkė me tė fejuarėn. Kishte shumė njerėz pėrreth, ndėrsa unė akoma isha njė i panjohur. Kėshtu iu afrova dhe bėra njė foto me tė. Nuk jemi miq, por e vlerėsoj shumė, vėrtet.

Le tė rikthemi tek olimpiada. Shumė e kanė kundėrshtuar faktin qė do tė zhvillohet nė Kinė. Ēfarė mendoni pėr kėtė?

Nuk e di, por mendoj se pėr ne atletėt kjo nuk ndryshon asgjė. Ne do tė jemi tė mbrojtur dhe tė veēuar nga ajo qė do tė ndodhė jashtė mureve tė stadiumeve.

Pra, ju mendoni vetėm tė vraponi, tė tjerat nuk kanė rėndėsi?

Mendoj se sporti mund tė ndihmojė qė tė ndryshojnė gjėrat. Por qė kjo tė ndodhė, secili duhet tė japė ndihmesėn e vet. Nė Kinė, si kudo, njerėzit i duan kampionėt tė garojnė dhe kjo shkon pėrtej kompeticionit. Le tė shpjegohem mė mirė. Nė Xhamajkė kemi pasur gjithmonė njė pėrqindje shumė tė lartė kriminaliteti. Nė vitin 2004 mora pjesė nė njė kompeticion sportiv, qė u ndoq dhe angazhoi gjithė vendin. Mė kujtohet se si ngela i habitur kur lexova gazetat qė kishin nxjerrė statistikat. Nė ditėt e garave ishte edhe shkalla mė e ulėt e kriminalitetit nė historinė e Xhamajkės.

Sa i madh ėshtė rreziku i dopingut pėr Olimpiadėn e Pekinit?

Pėr fat tė keq, shumė. Ėshtė bėrė shumė punė nė kėtė drejtim, por ngelet akoma shumė pėr t‘u bėrė. Sepse e vėrteta ėshtė qė njerėzit nuk mėsojnė kurrė nga pėsimet.

Rekordet

Pėr herė tė parė, Paull theu rekordin botėror tė 100 metrave nė 14 qershor tė 2005-ės, nė Athinė. Ai arriti kohėn 9"77, duke kaluar me njė tė qindtėn e sekondės kohėn e kundėrshtarit tė tij, Montomeri. "Nuk mund ta shpjegoj atė ditė. Ndihesha normal. Thjesht vrapova dhe kur pashė kohėn qė shėnonte 9"77, u tmerrova. M‘u duk ēmenduri ajo qė kisha arritur". E pėr tė vėrtetuar qė kjo nuk kishte tė bėnte aspak me fatin, nė 2006-ėn arriti tė shėnonte sėrish tė njėjtėn kohė 2 herė, nė Gateshead dhe Zyrih, nė maj tė atij viti. Nė shtator tė vitit 2007, nė Rieti tė Italisė, Paull kaloi ēdo parashikim tė mundshėm. Ai shėnoi njė kohė tė paprecedentė, 9"74 tė qindtat, duke vendosur kėshtu rekordin botėror.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1177
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: KURIOZITETE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi