Historia e “tjetrit” - Ismail Kadare

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: LETERSI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e “tjetrit” - Ismail Kadare

Mesazh nga dea prej Tue Feb 26, 2008 8:22 pm

Ismail Kadare

1.
Flitet shumė sot pėr “tjetrin”. Dhe siē ndodh shpesh me bisedat apo me motivet e vjetra, qė pas njė harrese ose pushimi rikthehen nė jetėn tonė, ne kujtojmė se edhe pėr “tjetrin” jemi ne qė po flasim pėr herė tė parė.
Nė tė vėrtetė biseda, mė saktė, trazimi pėr “tjetrin” duhet tė jetė tepėr i motshėm. Ka gjasė tė jetė po aq i vjetėr sa zbulimi i seksit, i tmerrit ose i vdekjes. Ka gjasė qė historia tė ketė nisur qysh atė ditė kur njeriu i shpellės ėshtė kthyer te tė vetėt, me njė fytyrė tė lemeritur, pėr tė njoftuar se ka parė njė gjė tejet tė frikshme, tejet tė pėrēudur, diēka qė desh ia ka marrė gojėn. Ndaj dhe kur shpellarėt e tjerė i bėrtasin: “Ē’ishte ajo? Que-est ce que était ēfarė? Cto eto byllo? Wer da? Who’s there? Stand and unfold yourself!”
Por njeriu primitiv nuk e ka lehtė tė shpjegohet. Nuk ka parė as vetėtimėn, as bishėn e egėr, as vullkanin, por diēka mė tronditėse: njė qenie qė duhej tė ishte ai, por qė s’ishte ai, njė trajtė, qė ngjante si e dalė, e pjellė prej atij vetė, por qė nė vend qė tė ishte si i tillė, tė ishte i pranueshėm, ishte i kundėrt, i papranueshėm, madje kėrcėnues.
Njeriu i shpellės ndeshej pėr herė tė parė me “tjetrin”.
Nė shpellė vazhdonte gjyqi kundėr tij. Kėrkoheshin shpjegime, bėhej hetim, pritej pėrgjigje. “Halte et explique toi! Stoj i objavis! Steht und gebt Euch kund! Qėndro e shfaqu! Stand and unfold yourself!”

2.
Historia duhet tė jetė aq e vjetėr, saqė ngjarjen e natės sė 22 qershorit tė vitit 1602, mund ta marrim si pjesė tė kronikės sonė moderne.
Teatri “Globus” i Londrės si zakonisht ishte plot. Ishte premiera e njė drame, qė tregonte pėr njėfarė Hamleti, qė do t’i merrte gjakun t’et. Ishte e dyta apo e treta herė qė kjo histori vihej nė skenė. Teatri qė po mbushej, ashtu si Londra, nė prag tė shfaqjeve tė tilla, ishte plot thashetheme. Ėshtė njė histori si gjithė tė tjerat, nga ato qė na kanė ardhur nė majė tė hundės. S’ėshtė fare ashtu, pėrkundrazi, ėshtė njė kryevepėr. Ka tė bėjė me oborrin mbretėror danez, ndaj autori i ka ndėrruar emrat e personazheve, pėr tė mos patur incident diplomatik. Jo, more! Unė kam dėgjuar se drama fillon me njė fantazmė. Vėrtet? Unė vdes pėr fantazmat. Kurse unė s’i duroj dot, e sidomos ime shoqe, qė vuan nga nervat.
Spektatorėt mezi ē’prisnin fillimin e shfaqjes. Dhe ja, ajo nis ashtu, siē ishte pėshpėritur: Natė me mjegull nė muret e kėshtjellės sė mbretit danez. Njė rojė me heshtė qė kryen shėrbimin. Dikush qė afrohet nėpėr mjegull. Kėmbimi i famshėm i replikave midis ushtarėve:
Who’s there? Nay, answer me. Stand and unfold yourself!
Ėshtė folur gjatė pėr kėtė fillim tė “Hamletit” tė Shekspirit. Atmosferėn e mosbesimit, dyshimin e rojave, frazat e tyre tė prera, shumė studiues i kanė lidhur me ankthin qė ishte pėrhapur nė Danimarkė pėr shfaqjen e fantazmės sė mbretit. Tė tjerė studiues e kanė shfaqur habinė pėr kėtė fillim tė rėndomtė, me ca replika banale ushtarėsh, tė kryeveprės sė teatrit botėror. T. S. Eliot e shpjegon si tė bėrė enkas, pėr kundėrthėnie me ngjyrimin hijerėndė qė marrin befas vargjet, sapo biseda vjen te fantazma.
Biseda midis dy rojave ėshtė pak a shumė ajo qė ėshtė bėrė dy milionė vjet mė parė te hyrja e shpellės sė dikurshme. Fantazma qė pritet, ajo qė do tė shfaqet pas pak nė skenė e jep thelbin e atij qė ne pėrmendėm sot me aq zell: TJETRIT. Ėshtė “tjetėr” nė radhė tė parė nė trajtė. Pėr ne, njerėzit, asgjė nė botė nuk mund tė jetė mė “tjetėr” se fantazma e njeriut. Ėshtė tjetėr nga lėkura, nga flokėt, nga sytė, nga gjatėsia e gjymtyrėve, nga lėvizjet, nga zėri a nga heshtja e saj. Por tjetėrsia nuk mbaron kurrėsesi me kaq. Ndryshimi nis nga pamja, pėr tė zbritur thellė e mė thellė. Ai prek thelbin e saj. Fantazma ėshtė e ndryshme nė vetė statusin e saj tė dyfishtė: jetėsor dhe vdekėsor. Por ajo ėshtė e ndryshme nė shumėēka tjetėr, p. sh. nė dijet qė ka, nė vizionin e botės, nė enigmat qė ndryn, nė kumtin qė sjell, shkurt, nė gjithēka. Ajo di atė qė tė tjerėt nuk e dinė, sheh atė qė ne nuk e shohim, shpall njė tė vėrtetė qė pėr disa ngjan e rreme, ose njė rrenė qė mund tė jetė e vėrtetė.
Na ngjan e rrezikshme nė tė gjitha rastet, edhe kur duket se vjen pėr tė na dhėnė ndihmė, edhe kur vjen gjithė pezm e kėrcėnim. Fantazma e Hamletit mbret, nė ledhet e kėshtjellės sė Elsinorit, duket se vjen pėr tė ndrequr njė padrejtėsi, pėr tė sjellė njė drejtpeshim. Por, nė njė bilanc tė fundit, ajo nuk sjell nė skenė veē njė seri vrasjesh e njė varg kufomash.
T’i besojmė, apo jo? Kjo ėshtė pyetja e Hamletit e, bashkė me tė, pyetja jonė. Ndaj britma e njėrit prej rojave: “Qėndro e shfaqu!”, nė fillim tė dramės, ėshtė njėherėsh britma dhe ankthi ynė: “Mos u fshih mė, shfaqu!”

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 125
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e “tjetrit” - Ismail Kadare

Mesazh nga dea prej Tue Feb 26, 2008 8:23 pm

3.
Njerėzimi nuk rri duarkryq para fantazmės sė “tjetrit”. Ai nuk ka qėndruar kurrė duarkryq. Ai mund tė jetė kapur nė befasi, tė jetė mpirė pėrpara gjarprit, tigrit, tėrmetit, por asnjėherė pėrpara shėmbėllimit tė vet. Ai ka qenė syēelėt dhe ka dhėnė shumė herė kushtrimin kundėr vėrshimit tė lumit ose sulmit tė bishės, por ky kushtrim ka qenė i rėndomtė. Kushtrimin e vėrtetė, atė mė tė madhin, atė mė tė thekshmin ai e ka dhėnė kundėr shėmbėllimit tė vet: njeriut. Kundėr atij ai ėshtė pėrgatitur mė gjatė dhe mė me pėrkushtim se pėr ēdo gjė tjetėr. Ka bėrė gati rrėfenja tė gjata, libra, muzikė, emblema, mure, porta dhe, sidomos, armė. Ka nxjerrė ushtrinė nė kufijtė e shtetit, ka dėrguar zbulues nė thellėsi tė vendit armik, ka vėnė roja majė pirgjeve pėr tė pėrgjuar. Roja nga ata qė klithin: Ndal! Unfold yourself!
Vocėrrakėt nė shkolla mėsojnė historinė e popullit tė vet. Nė tė ka shumė ngjarje, emra tė shquar, zotėrinj trima dhe zonja tė bukura, shpesh tė pabesa. Ata mėsojnė e mėsojnė shumė gjėra, gjersa njė ditė kujtojnė se tharmi i kėsaj historie, kripa e saj, ėshtė “tjetri”. Pa atė, “tjetrin” kėnga heroike ngjan e zbehtė, fitorja pa shije, festa pa kuptim. Shkurt, pa tė jeta jonė ngjan e fishkur, e dėshtuar, pėr tė mos thėnė, e kotė!
Vargu i robėrve tė kapur nė luftė, qė parakalojnė kokulur pėrpara fitimtarėve, flamurėt armiq, tė kapur njėlloj si njerėzit, qė hidhen si plaēkė lufte, komandantėt apo mbretėrit e mundur, qė parakalojnė gjithashtu me pranga nė duar, tė gjitha kėta janė pamje tė paharrueshme pas fitores.
Kronikat japin njė rast lufte tė ēuditshme, atė midis hititėve dhe huritėve, ku problemi kryesor nuk ishte ndeshja me armikun, por gjetja e tij nė shkretėtirė. Ushtritė hitite niseshin, por kthimi, nėse tė tillė kishte, zgjaste shumė. Dhe atje nė shkretėtirė nuk dihej se ē’ndodhte, kush fitonte, kush humbte. Mostakimi, avullimi i “tjetrit” ishte krejtėsisht ēoroditėse pėr tė gjithė. Ai prishte ligjet e jetės. Popujt nuk kėnaqeshin vetėm me pėrfytyrimin e “tjetrit”. Ata donin ta shihnin atė, ta rroknin, pėr tė mos thėnė, ta goditnin.
Pėr tė mos shkaktuar kompleksin, mė saktė, zhgėnjimin, hitito-hurit, vendet komuniste, pasi e bėnin tė njohur “tjetrin”, me anė tė propagandės, filmave dhe teatrove tė tyre, si njė dhuratė befasuese, organizonin procese gjyqėsore, me armiq tė gjallė, nė mėnyrė qė “tjetri” tė shfaqej me mish e me kocka. “Unfold yourself!”
Qė shpėshtjellja e “tjetrit” tė ishte sa mė mbresėlėnėse, duhej qė tė shoqėrohej nga padurimi pėr tė. Padurimi pėr tė parė “tjetrin” tė rrėzuar do tė thoshte nė gjuhėn komuniste “mbajtja lart e frymės revolucionare”, ēka mund tė pėrkthehej: mbajtja lart e urrejtjes sė palodhur, pra e ahtit pėr tė zhdukur “tjetrin” pa mėshirė.
Qė kjo tė kryhej ashtu siē duhej, duhej qė ideja se “tjetri” ishte i pashmangshėm tė mos vihej kurrė nė lodhje, e aq mė pak nė dyshim.
“Tjetri”, me fjalė tė tjera, shkaktari i grindjes dhe i luftės ėshtė kudo: nė lėkurė, nė gjuhė, (barbare, sipas grekėve), nė fé, nė ide, nė doktrina a nė qytetėrime. Virusi i armiqėsisė guxon tė futet atje ku nuk pritet: brenda klanit tėnd familjar apo politik. Ai prish lidhjet e gjakut, madje ai arrin tė depėrtojė nė zonėn qė duhej tė ishte e pamundur pėr ta, nė hapėsirėn e dashurisė midis dy qenieve njerėzore. Ky ėshtė njė nga ngadhėnjimet mė tė mėdha tė tij.

4.
Ka diēka tragjike, diēka fatale nė kėtė gjendje tė gjėrave. Me fjalė tė tjera, a mund tė ketė pėrgjigje pyetja: pėrse kaq shumė urrejtje, kaq shumė luftėra? Pėrse pėr gjithēka vjen ora e lodhjes, veē jo pėr to? Pyetjet e mėsipėrme mund tė duken tejet naive.
Ne e dimė qė njerėzimi sa vete menēurohet. Krijohet shpresa se tani qė e keqja dihet, ka ardhur koha qė duke qeshur me marrėzitė e kaluara, njerėzimi tė ndahet prej saj. Mirėpo nė sytė tanė ndodh e kundėrta. Sepse nė sytė tanė njerėzimi ėshtė katandisur nė atė shkallė marrėzie saqė, siē thotė Karl Popperi, ai tė kujton dy tė ēmendur, qė bėhen gati pėr tė bėrė duel, duke vringėlluar secili disa dhjetėra mijėra mbushje bėrthamore. Dhe kjo, gjithmonė sipas Karl Popperit, ėshtė njėlloj sikur dy duelistė tė shkonin nė takim, jo me nga njė revole, aq sa ē’do tė ishte e nevojshme pėr tė vrarė “tjetrin”, por me pesė mijė revole secili!
Pėrballė kėsaj gjendjeje, e cila vazhdon nė kohėn qė po shkruhen kėto radhė, ne e humbim tė drejtėn tė cilėsojmė si naive cilėndo pyetje tė ngjashme me ato tė mėsipėrmet.
Atėherė le tė vazhdojmė me to: A ka qenė e pashmangshme e gjitha kjo? Ku ėshtė bėrė gabimi, a ka shpresė qė diēka tė ndreqet?
Deri tani, luftėrat janė shpjeguar si vazhdimi me armė i politikės, e kjo e fundit, rrjedhojė e ekonomisė, e kėshtu me radhė, dhe pastaj ėshtė folur pėr anėt e errėta tė natyrės njerėzore, e kėshtu me radhė, duke ardhur te mendimi se bota jonė, pamjet e saj, ngjarjet, gjithēka, perceptohen nga miliarda e miliarda kamera, qė janė sytė dhe mendja e miliarda njerėzve, me fjalė tė tjera, pėr secilėn qenie njerėzore ka njė gjeografi, njė histori, njė kalendar tė pėrditshėm, qė ajo e ndjek ditė e natė, ēdo orė e ēdo minutė, dhe se kėto miliarda vizione vetjake, kėto miliarda bėrthama “tjetra”-sh pėrbėjnė njė mundėsi katastrofike, si ato qė pėrfytyrohen nė pėrplasjet kozmike?!
Ne na duhet tė refuzojmė njė rendje tė mendimit pėrtej mundėsive qė natyra i ka dhėnė trurit tonė. Ne na duhet tė kthehemi te njė gjendje mė e kthjellėt, qė na e dikton kushtėzimi, domethėnė kufizimi ynė njerėzor. Nė kėtė rast, ne s’mund t’i bishtnojmė pyetjes sė thjeshtė: a ka shpresė qė diēka tė ndreqet?
Pa dyshim qė po. Sado e mjegullt tė ketė qenė fantazma nė muret e kėshtjellės sė mbretit Hamlet, ata qė e panė ose e pėrfytyruan: rojat, shokėt e princit, vetė princi Hamlet, guxuan t’i thonė: “qėndro dhe shfaqu!”
Kjo duhet tė jetė pyetja jonė nė kėtė forum ku po bisedohet pėr “tjetrin”. Pa u ndrojtur ne mund t’i kthehemi kronikės sė vjetėr, atje ku historia, ndoshta, ka nisur.
Nė fillim ka qenė njė histori qė mund tė quhet “e syrit”. Ka qenė syri qė ėshtė habitur ose trembur nga pamja e “tjetrit”, nė radhė tė parė nga ngjyra e lėkurės, e pastaj tė tjerat. Syri njerėzor ka gjithmonė njė lidhje me veshin. Tė grekėt e vjetėr ishte veshi, qė u bezdis nga gjuha e “tjetrit”, e cila pa asnjė lėkundje u quajt “barbare” e, bashkė me tė u cilėsuan tė tillė njerėzit qė e flisnin atė. Mė pas, nė skenė hyri pjesa mė e ndritur, por edhe mė e rrezikshme e njeriut: mendja. Ishte ajo qė u bezdis prej “tjetrit” jo vetėm pėr lėkurėn e gjuhėn, por pėr ato qė nuk dukeshin me sy, e as dėgjoheshin me vesh: tregimet e tij tė brendshme, thėnė ndryshe, mitet, besimet, zakonet, kujtimet ose frikėt e tij. S’ishte vetėm raca ose gjuha qė pėrcaktonin “tjetrin”. Bashkė me to ishte tjetėr gjė, po aq dramatike, nė mos mė tepėr. E pas kėsaj, shkallėzimi do tė merrte pėrmasa tragjike: ishin kombe tė tėrė qė viheshin pėrballė, e pas tyre, kultura, doktrina, pėr tė pėrfunduar te vetė qytetėrimet, qė mendohet se do tė pėrplasen.
Ajo qė kishte nisur nga syri dhe nga veshi, shkoi shumė mė larg se ē’pritej.

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 125
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e “tjetrit” - Ismail Kadare

Mesazh nga dea prej Tue Feb 26, 2008 8:23 pm

5.
S’mund tė thuhet se njerėzimi ka qenė shpėrfillės ndaj rrezikut. Nė njė mėnyrė ose njė tjetėr, nė mos drejtpėrdrejt, tėrthorazi, ai ėshtė pėrpjekur tė krijojė antidote kundėr kėtij tmerri. Kėrkimi i kritereve pėr tė pėrcaktuar “tjetrin” ka qenė njė nga pėrpjekjet pėr kufizimin e sė keqes. Pėrtej pamjes dhe gjuhės, qė nė mėnyrė tepėr tė dukshme, por tepėr tė rėndomtė, pėrcaktonin “tjetrin”, njerėzit edhe nė zonėn e trupit, kėrkuan diēka mė tė thellė. Tė shumė popuj, nė mėnyrė tė pavarur nga njėri-tjetri, vėmendja u pėrqendrua te gjaku. Ka mbetur jo fort e qartė pėrse u kėrkua dallimi pikėrisht te diēka, qė jo vetėm nuk e dėshmonte dallimin, por dėshmonte tė kundėrtėn. Mund tė interpretohet kjo si njė thellim i sė keqes, pra, i kėrkimit tė dallimit edhe atje ku ai ėshtė i fshehur mjeshtėrisht, ose e kundėrta, pėr ta vėnė nė dyshim xanxėn ndaj tij.
Gjaku ka tėrhequr gjithmonė kureshtjen e popujve. Si rrjedhojė e kėsaj ai ka marrė njė ngarkesė tė theksuar simbolike, mitike e shpesh fataliste. Pėrfytyrimet e kryehershme pėr tė mund tė merren si skicimet e para tepėr primitive e, natyrisht, fantaziste tė gjenetikės sė ardhshme. Ngjyrimin fatalist ia jepte fakti qė pėr grekėt e vjetėr p. sh., gjaku qė del nga trupi njerėzor nuk kthehet mė kurrė nė trup, (ēka nė kushtet e mosnjohjes sė transfuzionit ishte e vėrtetė). Ky moskthim i gjakut identifikohej me “tė pakthyeshmen” nė pėrgjithėsi. Njė ngjyrim tjetėr tė ngjashėm ia jepte ajo qė quhej “lidhje e gjakut”, e cila, sipas tė vjetėrve shpjegonte afeksionin midis njerėzve tė familjes, tė fisit, madje tė njė klani tė gjerė. Qė kėndej nuk ishte e vėshtirė tė kalohej te pastėrtia ose fėlligėshtia e gjakut, me tė gjitha ndėrlikimet qė sillte ajo, pėr tė pėrfunduar te “zėnia e gjakut”, zanafilla e parė e pendimit, e brerjes sė ndėrgjegjes, me tė cilat ėshtė marrė aq shumė tragjedia greke.
Pėrftimi i gjakut si njė identifikim i brendshėm, njė farė karte identiteti e njė fisi, e njė klani, madje e njė kombi tė tėrė, do tė jepte dy rrjedhoja tragjike: e para, krimet nė emėr tė pastėrtisė sė tij, e dyta, krimet nė emėr tė gjakmarrjes. Tė dy modelet i gjejmė nė poemat homerike e ende mė qartė nė teatrin grek. Ndėrkaq shekujt e mėvonshėm do tė kapėrcenin dukshėm modelet antike, pėr tė arritur gjer te Holokausti i lemerishėm kundėr hebrenjve, nė mesin e shekullit XX.

6.
Kronika e “tjetrit” ka pasur e, me sa duket, do tė ketė nevojė pėr ushqim tė ri. Ankthi i dikurshėm i mosgjetjes sė huritėve prej hititėve, nė njėfarė mėnyre ėshtė pėrsėritur shumė herė nė botėn tonė. Ėshtė njė e vėrtetė e njohur se kur “tjetri” mungonte ai do tė kėrkohej. E natyrisht, kur nuk gjendej, do tė shpikej.
Luftėrat civile, ato ku kundėrshtarėt e kishin gjithēka tė njėjtė, pamjen, gjuhėn, madje dhe atė qė ishte vėshtirė tė vėrtetohej, gjakun, ishin po aq tė egra, nė mos mė shumė se tė tjerat. Idetė e ndryshme ishin tė mjaftueshme pėr tė prodhuar urrejtje po aq sa derdhja e gjakut. Besimet fetare, gjithashtu.
Njė rivalitet i ēuditshėm u shfaq midis lidhjeve tė gjakut dhe atyre tė doktrinės. Nazistėt, ndonėse ishin tė magjepsur pas mistikės sė gjakut, gjersa iu hynte nė punė kundėr hebrenjve dhe popujve tė nėnēmuar prej tyre, nuk mėdysheshin ta shkelnin atė me kėmbė kur ishte puna pėr besnikėrinė ndaj nazizmit dhe Führer-it tė tij. Kurse pėr tiranitė komuniste shkelja e lidhjeve njerėzore, nė emėr tė besnikėrisė ndaj doktrinės, u kthye nė njė bast tė madh. Pėr familjen e re, atė “doktrinave” u ngrit njė propagandė e tėrė, e ndihmuar nga artet, filmat, poemat dhe dramat e pafundme tė njė epoke tė ēmendur.
E, pavarėsisht se kjo fjalė pėrdoret pėrherė e mė shpesh, nė gjykimin e ngjarjeve, asgjė nuk pengon qė tmerri tė pėrsėritet. Si rrallėherė nė historinė e njerėzimit po kėrkohet, po shpiket, po jepet alarmi, po pėrgatiten armėt, pėr tė goditur “tjetrin”.
Pyetja e vjetėr, atje te gryka e shpellės, pėrsėritet e pėrsėritet pa pushim.

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 125
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e “tjetrit” - Ismail Kadare

Mesazh nga dea prej Tue Feb 26, 2008 8:24 pm

7.
“Njė fantazmė po vėrtitet nė Evropė, fantazma e komunizmit”.
Me kėto fjalė fillon Manifesti Komunist i Marksit e Engelsit. Tė kujton disi fillimin e “Hamletit” tė Shekspirit. Ashtu si rojat e kėshtjellės sė Danimarkės, shumė njerėz do tė kenė pyetur nė kohėn e botimit tė tij: “Ē’ėshtė kjo fantazmė e re?” Dhe mė pas, pa dyshim do tė vinte pyetja tjetėr: Pėrse po shfaqet, ē’kumt po sjell?
Fantazma te “Hamleti” u shfaq pėr tė kumtuar njė krim dhe, natyrisht, pėr tė kėrkuar gjakmarrje. Manifesti komunist gjithashtu kumton njė krim dhe kėrkon njė pėrmbysje, thėnė ndryshe, njė revansh. Kėtė herė dhe krimi dhe pėrmbysja qė kėrkohet janė botėrore. Dhe revanshi, merret me mend, ashtu do tė jetė: i lemerishėm.
Nė tė vėrtetė ndodhi pikėrisht ashtu. Historia dihet, ėshtė pjesė e historisė sė “tjetrit”. Njė nga mė tė zymtat nė kronikėn e njerėzimit. Miliona viktima, burgje, tortura, tmerr i pafund. Kėshilli i Evropės pak kohė mė parė, pas shumė mėdyshjesh, u kėrkoi, mė nė fund, vendeve ish-komuniste dėnimin e krimeve tė komunizmit. Ka vite qė mendimet ndeshen e pėrplasen pėr kėtė ēėshtje. Madje qysh kur perandoria komuniste ishte ende nė kėmbė.
Nė atė kohė, sidomos pas vdekjes sė Stalinit, u gjet njėfarė konsensusi pėr tė shpjeguar tragjedinė. Ishte njė ngushėllim, mė saktė, njė justifikim. Thelbi i ngushėllimit ishte dėnimi i Stalinit. Me fjalė tė tjera, komunizmi ishte i drejtė, por ai u pėrēudnua. Mė saktė: Lenini mbetej i shenjtė, por ishte Stalini ai qė i leu duart me gjak.
Nuk arritėn njerėzit tė marrin frymė tė lehtėsuar, kur e vėrteta u shfaq me fytyrėn e saj tė plotė: Stalini nuk kishte bėrė gjė tjetėr, veē kishte kryer porositė e Leninit. Pra, ky i fundit, ishte rrėnja e sė keqes, njėlloj i egėr si pasardhėsi, madje mė i pashpirt.
Konsensusi u modifikua: Tė dy sė bashku, Stalini dhe Lenini, madje dhe Trocki, i dėnuar prej tyre, ishin tė mbrapshtė. E bashkė me ta, njėlloj si ata, ishin pasardhėsit e tyre, tė mėdhenj e tė vegjėl: Mao Ce Duni, Caushesku, Ulbrihti, Hoxha, Kastro, etj. Ngushėllimi megjithatė mbetej Karl Marksi!
Po tė perifrazojmė frazėn e parė tė Manifestit Komunist, mund tė themi se kohėt e fundit njė pyetje vėrtitet nėpėr Evropė: zbret apo nuk zbret faji gjer te Marksi? Pėrgjigjja kėrkon gjakftohtėsi, paanėsi, mungesė mllefi. Duke qenė ithtarė tė botės sė letrave, ne, shkrimtarėve, na lejohen, ndoshta, mė shumė se tė tjerėve referencat nga bota e letėrsisė. Nė kėtė rast, kemi tė drejtė mė shumė, ngaqė qysh nė krye tė Manifestit komunist, Marksi i qaset vetė kėtij pėrfytyrimi, duke e identifikuar njėfarėsoj veten e tij me Fantazmėn shekspiriane. Ashtu siē u shfaq ajo nė pirgjet e kėshtjellės daneze, Marksi, nė kullėn e Evropės shpall kumtin e “fantazmės sė komunizmit”. Kumti dhe programi janė tė ngjashme: shpallet njė krim, kėrkohet vėnia nė vend e padrejtėsisė. Krimi ėshtė bėrė prej borgjezisė, kundėr proletariatit botėror, rrjedhimisht kėrkohet revanshi i tij: pėrmbysja e borgjezisė, vendosja e diktaturės sė proletariatit.
Ky ėshtė thelbi. Dhe pyetja tani bėhet mė e rrokshme: faji i komunizmit ka lidhje me thelbin, me rrėnjėt, apo me ato qė ndodhėn mė pas, me degėt?
Pyetja e vjetėr, t’i besojmė apo mos t’i besojmė kumtit tė fantazmės (tė ēdo lloj fantazme qė shfaqet nė jetėn tonė), te Marksi merr njė pėrgjigje tė qartė. Analiza qė i bėn ai kapitalit, pra anketa e krimit, ėshtė e saktė dhe e besueshme. Problemi shfaqet fill pas saj.
Tė kėshtjella daneze fantazma mesjetare, duke i kėrkuar Hamletit marrjen e hakut (e bashkė me tė pėrmbysjen e uzurpuesit, etj. etj. ) nuk harron t’i japė hakmarrėsit njė porosi themelore. Ajo i kėrkon atij tė jetė i pėrmbajtur nė revansh.
Ideja nuk ėshtė e re. Nuk ėshtė as e Shekspirit, as e Saxo Grammaticus, tek i cili dramaturgu u mbėshtet, e as te sagat islandeze, ku u mbėshtet Saxo. Ideja ėshtė e vjetėr sa bota. Pėrmbahu! Mos e tepro hakmarrjen. Kėtė porosi e gjen nė maksimat, gojėdhėnat, rrėfimet, kodet zakonore, kronikat poetike tė shumicės sė popujve. Atė e gjen nė themelin e poemave homerike, nė tragjedinė antike, madje nė rrėnjėt e qytetėrimit grek. (Zotat e Olimpit i ndėshkuan grekėt kur ata e tepruan revanshin e tyre ndaj trojanėve). Ka qenė dhe mbetet njė nga idetė mė emancipuese, qė ka prodhuar njerėzimi nė tė gjitha kohėrat.
Ėshtė e mundur qė Karl Marksi, njeriu qė gjithė jetėn u mor me ēėshtjen e pėrmbysjes sė rendit borgjez dhe zėvendėsimin e tij nga diktatura e proletariatit, tė mos e njihte kėtė ide? Tė mos i shkonte mendja asnjėherė se kjo pėrmbysje klasash, mė e madhja, mė rrėnjėsorja nė historinė e botės, do tė shoqėrohej nga pėrrenj gjaku, nga shkallmime, tmerrė e mllefe hakmarrėse tė papara kurrė ndonjėherė nė kėtė planet?
Pėrjashtohet ēdo hamendje qė Marksi tė mos e dinte, atė qė e dinte ēdo rapsod i pashkollė, e shumica e gjysheve qė, me pėrralla i vėnė nė gjumė vocėrrakėt. Nuk ėshtė rrjedhojė e asnjė pezmi, por rrjedhojė e logjikės, mendimi se Marksi e dinte, por ai parapėlqeu tė mbyllte sytė e ta linte tė kryhej ajo llahtarė.
Disa paragrafė, qė mezi gjenden nė veprėn e tij e ku Marksi shtron, mė nė fund, kėtė “problem” (hakmarrjen e tepruar), nė vend qė ta lehtėsojnė, e rėndojnė mė keq. Naiviteti i tyre ėshtė ulėritės, pėr tė mos pėrmendur njė shprehje mė tė rėndė. Kuptohet qė larg qė ato paragrafė janė shkruar sa pėr tė larė duart, si Pilati. Nė ato paragrafė ai, mė nė fund, ia jep porosinė klasės punėtore, qė tė pėrmbahet nė revanshin e saj. Por, porosia ėshtė fund e krye e rreme. Sipas Marksit, proletariati i zemėruar nuk duhet tė shfrejė dufin e tij kundėr ndonjė duzine miliarderėsh, qė mbajnė ēelėsat e kapitalit. Gjithmonė sipas Marksit, kjo tufėz miliarderėsh duhet tė veēohen nė njė ishull, ku tė ngrysin tė qetė ditėt e tyre! Ėshtė vėshtirė tė mos bėsh pyetjen: Herr Marks, vėrtet kaq naiv keni qenė, sa tė mos e dinit se, kur njė rend botėror kapitalist pėrmbyset nga themelet nė kulm, nuk janė vetėm njė duzinė miliarderėsh, por miliona zyrtarė e shėrbyes tė kėtij rendi, aradhe tė tėra oborrtarėsh, bankierėsh, gjykatėsish, klerikėsh, tregtarėsh, policėsh, nėpunėsish, fermerėsh, artistėsh, ushtarakėsh, kodoshėsh etj. etj., qė do tė jenė nė shėnjestėr tė urrejtjes e tė hakmarrjes? Se do tė ndodhte ajo qė ndodhi nė vėrtet nė tė gjitha vendet komuniste, ku dhjetėra miliona fate njerėzish u pėrmbysėn nga uragani i urrejtjes klasore.
Jo disa paragrafė tė humbur, por pjesėn themelore tė veprės sė tij Karl Marksi duhej t’ia kushtonte porosisė qė jepte fantazma daneze dikur. Njė Manifest i dytė Komunist, ai qė do tė duhej tė fillonte me fjalėt se “njė fantazmė hakmarrėse do tė vėrtitej nė Evropė, pas fitores sė proletariatit, etja e revanshit pa fré”, ishte i domosdoshėm.
Me atė shpallje tė dytė tė programit tė tij, Karl Marksi, nė mos do tė shmangte gjithė krimet e ardhshme, sė paku do tė shpėtonte njė pjesė tė njerėzimit nga furia e revanshit tė verbėr.
Dhe historia e “tjetrit” do tė ishte ndryshe.

Mare nga gazetashqiptare.

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 125
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: LETERSI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi