Dashuria me veladon tė kuq

 :: Kulture :: LETERSI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dashuria me veladon tė kuq

Mesazh nga dea prej Thu Feb 14, 2008 8:46 pm

E gjitha filloi pikėrisht atėherė kur mediat dhanė sinjalin e parė qė shėn Valentini po afrohej. Ndėrsa reklamat komerciale oshėtinin nėpėr qytet, ajo filloi tė kishte ca halucinacionė tė ēuditėshme, tė pa provuara kurrė mė parė. Njė fytyrė shėnjti e sfumuar si nė njė negativ filmi filloi ti shfaqej papritur nė ambiente tė caktuara, kohė e pa kohė dhe ndonjėherė jo vetėm fytyra, por i tėrė shėn Valentini me gjithė trup i veshur me njė veladon tė kuq.Veladooonn te kuuuqq?! Po pse tė kuq vallė? Nga e kishte gjetur fantazia e saj kėtė veladon tė kuq? Gjithsesi nė fillim nuk i kushtoi shumė rėndėsi, duke e menduar si lajthitje tė mėndjes, qė vinė e shkojnė e nuk lenė gjurmė, por pasi i ndodhi nja dy tre herė, kjo gjė filloi ta shqetėsonte, sikletoste dhe mė e keqja ishte se nuk kishte ndėrmėnd t’ia thoshte asnjeriu kėtė qė po i ndodhte, qoftė dhe njerėzve tė saj mė tė afėrt.
Atė mėngjes, ajo shkonte si zakonisht nė punė e mbėshtjellė me shall dhe kapuē pėr t’i shpėtuar erės sė ftohtė tė shkurtit, ndėrsa mbi kokė i qėndronte varur njė qiell gri i dendur dhe i mėrzitshėm qė pikonte trishtim aty kėtu. Dhe era e ftohtė qė lepinte fytyrat e ngrira e krejt pa shprehje ishte gri dhe e trishtuar. Ia trembi shikimin njė reklamė e madhe me dy trėndafila tė kuq tė spikatur qe i doli nė rrugė papritur. Nuk e kishte parė mė pėrpara aty, nė atė vėnd, nė atė rrugė qė ajo e bėnte pėrditė. Dhe ja, ndėrsa shihte shkarazi reklamėn me ēiftin e trėndafilave vezullues tė spėrkatur me pikėza brilante nė petale, diku aty pas xhamit tė reklamės, iu shfaq e zbehtė njė fytyrė e ēuditėshme shėnjti me kurorėn e shėnjtėrimit mbi krye. Ndaloi hapat dhe ktheu sytė pėr tė vėrtetuar qė ajo qė pa ishte pjesė e reklamės, por jo. Fytyra u zhduk, nuk ishte mė. Fėrkoi sytė dhe pa pėrsėri, por jo. Nuk ishte. Pėrpjekjet pėr tė harruar ēfarė i ndodhi u tėrhoqėn pa sukses, ndėrsa trėndafilat e kuq dhe fytyra e shėnjtit i ngelėn tė varura nė njė cep tė trurit. Aty i lėkundeshin nga era e mendimeve qė iknin dhe vinin me vrull. Trėndafilat… ato tė ėndėrruarit qė ajo kurrė nuk i kishte pasur. Ato tė dėshiruarit me ngulm pėr vite me rradhė, ndėrsa shėn Valentinat iknin dhe vinin, ato tė gjithmonė munguarit. Dhe jo, nuk ishte ngaqė nuk ishte e dashuruar dhe nuk e njihte kėtė ndjenjė. Jo. Ja qė ai qė ajo kishte dashuruar nuk dhuronte trėndafila. Midis njė burri qė dhuron trėndafila por qė nuk e dashuron dhe midis njė tjetri qė nuk dhuron trėndafila por qė e dashuron ajo kishte bėrė zgjedhjen e dytė, mangėsia e sė cilės i shkaktonte ca tė gėrvishtura ēdo shėn Valentin.
Dhe ndėrsa festa afrohej, ajo e zėnė me punėn fėmijėt dhe pėrkujdesjet pėr familjen kishte filluar ta harronte ēfarė i kishte ndodhur me reklamėn e trėndafilave dhe kokėn e shėn Valentinit, deri nė atė pasditen kur shoqja e saj erdhi pėr vizitė nė shtėpi dhe duke pirė kafe, i tha qė sė bashku me te fejuarin e saj, kishin vendosur qė ta kalonin natėn e shėn Valentinit nė njė lokal, tė cilin e kishin pronotuar qė mė parė. Ajo filloi pėrsėri tė shihte ėndrra dite me sy hapur. Fytyra e shėnjtit kėtė rradhė iu shfaq nė mes tė njė rrėmuje njerėzish nė Romėn e Lashtė, nė festėn e Lupercalia-s . Djem dhe vajza tė reja, veshur me tunika dhe sandale tė lidhura nė nyjet e kėmbėve, me flokė tė praruara nė njė mbrėmje shkurti, iu shfaqėn mes zhurmės dhe muzikės, kėngėve dhe kėrcimeve dhe shėnjti vetėm fytyra dhe duart e tij, aty nė mes… mbante nė duar dy enė tė mėdhaja me ca letra tė shkruara tė palosura dhe femrat tėrhiqnin letra nga ena me emrat e meshkujve ndėrsa meshkujt tėrhiqnin letrat me emra, nga ena me emrat e femrave. Shkundi kokėn me rrėmbim. « E di prejardhjen e kėsaj feste? –pyeti shoqen, dhe vazhdoi pa pritur ndonjė pėrgjigje- me sa kam lexuar e ka zanafillėn nė Romėn e lashtė dhe rrėnjėt i ka nė njė festė pagane. Djemtė dhe vajzat e reja mbaheshin nė atė kohė rreptėsisht tė izoluar nga njėri tjetri, por njėherė nė vit, dhe pikėrisht nė mes tė shkurtit, ata lejoheshin qė tė festonin bashkė pėr disa ditė. Mblidheshin nė njė mbrėmje dhe nga dy enė me emrat e tyre, pra tė femrave veē dhe tė meshkujve veē, tėrhiqnin emrat ; me atė qė i binte nė pjesė, kalonin ditėt e festės duke u argėtuar…. » Shoqja e shikoi pak e ēuditur, pa ndonjė interesim tė veēantė. La filxhanin e kafesė dhe ai ktheu « Jo, kurrė nuk e kam dėgjuar kėtė. Po ju, keni planifikuar gjė se ku do e kaloni ? Ēfarė do bėni atė natė? ». « Akoma nuk e kemi planifikuar - iu pėrgjigj- por do mendojmė ndonjė gjė deri atėherė » . Ajo e dinte mirė. Asgjė nuk kishte pėr tė menduar. Asgjė nuk do ndodhte. Tashmė pas kaq vjet martesė e dinte qė shėn Valentini nuk trokiste nė derėn e saj, e kishte harruar me kohė, ose mė saktė kurrė nuk e kishte kujtuar ndonjėherė, por kjo nuk donte tė thoshte aspak qė edhe dashuria e kishte harruar. Ajo dashuronte me tėrė qėnien e saj burrin e saj, i cili nė fund tė fundit kishte qėnė zgjedhja e saj. Por ai kurrė nuk e kishte ēuar pėr tė festuar shėn Valentinin diku, edhe pse ai gjithashtu e dashuronte . Dhe ja, kėtė vit ēudia kishte ndodhur. Asaj i shfaqej Shėn Valentini dora vetė, herė me kokė e herė me duar e herė me veladon tė kuq. Pikėrisht kėtė vit, kur pėrpjekjet dhe ankthet e saj kishin mbaruar, kėtė vit kur poshtėrimi i tė mosqėnit njėsoj me turmėn, ishte gėlltitur thellė brėnda shpirtit dhe ajo besonte qė tashmė ai ishte duke kaluar nė sistemin e jashtėqitjes sė shpirtit tė saj, pikėrisht kėtė vit kur ajo nuk kishte menduar as pėr dhurata as pėr tu pėrpjekur pėr tė bėrė diēka ndryshe, pikėrisht kėtė vit zhurmat e bujshme tė turmės dhe medias, ia kishin sjellė shėnjtin nė trurin e saj tė lodhur nga lufta kundėr rrymės.
Ankthi i rritej e rritej me afrimin e ditės. Nuk mendonte aspak pėr dhuratat apo lokalet ku mund ta kalonte, por tashmė ishte e shqetėsuar pėr gjėndjen e trurit tė saj dhe ajo frika dhe shqetėsimi qė kishte ēdo vit, se si ti fshihej turmės kėtė ditė, ishte kthyer nė makthin dhe frikėn haluēinative. Sigurisht nuk priste dhurata, ishte mėsuar me kėtė tashmė. Burri i saj i dashur nuk bėnte pothuajse asnjėherė dhurata dhe veēanėrisht pėr shėn Valentin. Ajo ishte pėrpjekur tia fuste nė mėndje pėr vite me rradhė, kishte pasur raste qė edhe e kishte marrė pėr krahu dhe e kishte futur nė ndonjė dyqan dhe e kishte detyruar qė ti blinte ndonjė gjė, jo pėr kėnaqėsinė e saj, se sa pėr faktin qė tė nesėrmen do e pyesnin nė punė se si ia kishte kaluar dhe ēfarė i kishin dhuruar dhe ndėrsa tė tjerat tregonin dhuratat e tyre, ajo do ishte e shtrėnguar tė thoshte genjeshtrėn e saj tė rradhės. Por koha, ia kishte gdhėndur shpirtin dhe bėrė mė tė fortė, mė tė pandjeshėm dhe mė tė mbyllur ndaj turmės. Preokupacioni kėtė vit, ishte vetja e saj, mėndja e saj e lodhur nga rrathėt e shtrėngesave.
Atė mėngjes tė ftohtė shkurti, dashuria u derdh nėpėr rrugė si ēdo vit tjetėr. Fytyra tė mbėrdhifura nga syte e te cilave shpirti rridhte materialisht, dilnin nga ēdo cep i rrugės dhe mbushnin rrugėt qė nė mėngjes herėt, ndėrsa ajo shkonte nė punė si ēdo ditė tjetėr me njė ankth mė shumė nė shpirt kėtė vit, me ankthin e haluēinacioneve.
I lanė tė iknin dy orė mė shpejt nga puna atė ditė dhe ndėrsa kthehej nė shtėpi shikonte lokalet plot me ēifte, femrat me fytyrat teje tė kėnaqura dhe meshkujt duke pritur shpėrblimin pėr ēfarė kishin dhuruar. Turma e hallakatur endej rrugėve. Sa shumė dashuri qė mbajnė njerėzit brėnda tyre, por sa keq qė e shfaqin vetėm nė njė ditė tė vitit dhe e tkurrin pastaj nė skaje tė shpirtit pėr njė vit tė tėrė. Dashuria varej nė cepat e reklamave atė ditė… ishte ulur nė tavolinat e lokaleve…. nė sirtaret e parave tė shitėsave nėn banak. Dashuria flinte shtretėrve tė moteleve atė ditė, qė i kishin rritur ēmimet pėr orė dhe trokisnin nė dyer sapo shkonte ora qė duhet tė dilje. Dashuria ishte kėputur atė ditė ashtu si mijra gonxhe trėndafilash , ishte mbėshtjelle me njė letėr dhe kishte udhėtuar dorė mė dorė dhe derė mė derė. Dashuria ishte ngjitur jo nė fytyrat, por nė duart e njerėzve atė ditė, nė duart e njerėzve qė mbanin dicka, patjetėr dicka, atė simbolin famėmadh tė dashurisė. Dashuria, kjo gje kaq e rrallė, kaq e brishtė, kaq e fuqishme dhe qiellore ishte vėne nė garė ate ditė…kush tė mund ta shpallte dhe tregonte mė shumė nė fytyra, veshje, e gjithēka. Nuk kishte shumė rėndėsi nėse ekzistonte apo jo nė shpirt, vetėm shpalle, tregoje, vish maskėn e saj. Ata qė nuk e tregonin dukeshin tė mjerė para turmės dhe cila ego vallė do ishte aq e pathyeshme sa tė pėrballonte vėshtrimet keqardhėse dhe pse jo ndoshta edhe pėrbuzėse tė turmės?
Ajo nuk kishte asgjė nė duar dhe nuk priste tė merrte asgjė . Dhuratėn e fundit e kishte bėrė pėr shėn Valentinin e kaluar, njė pako me ēokollata qė ia kishte lenė burrit qė flinte tek komodina e anės sė tij me njė shėnim tė dashur pėrsipėr, por qė ai nuk e kishte parė fare kur ishte zgjuar. Nuk i kishte thėnė asgjė edhe pasi ishin kthyer tė dy nga puna dhe as ajo nuk ia kishte pėrmėndur, duke u pėrpjekur tė qetėsonte pjesėn e vrarė tė shpirtit tė saj. Kishin kaluar ditė dhe asnjė fjalė pėr pakon me ēokollata qė vazhdonte tė qėndronte tek koka e komodinės e heshtur, deri kur njė ditė fėmijėt kishin kėrkuar ēokollata duke e marrė pakon nė dorė dhe duke e sjelle nė dhomėn ku ata rrinin.
Pasi rrotulloi ēelsin dhe hyri nė shtėpi, u gjend e rrethuar nga dy palė krahe tė hollė tė ngrohtė fėminorė qė e pushtuan, dy engjėjt e saj tė vegjėl qė ajo i mbuloi me tė puthura, ndėrsa ato e mbulonin me cicėrrimat e tyre. Shkoi nė dhomė dhe u ul pėr tu shlodhur pak dhe ndėrsa ato vazhdonin ti cicėrinin nė vesh, me mė melodiozin dhe mė tė dashurin zė nė botė, asaj papritur i erdhėn prap ato haluēinacionet e tmerrshme. Kėsaj rradhe shėnjti iu shfaq nė njė kishė tė vogėl ndėrsa bekonte martesėn e njė ēifti. Errėsira e kishės ndriēohej vetėm nga drita qirinjsh dhe ajo ndjeu erėn e ėmbėl tė temjanit. Prifti me veladonin e kuq, bekonte fshehurazi martesėn. « …. nė emėr tė Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė, unė iu shpall burrė e grua ». Tė rinjtė me veshje romake dhe kurora me lule portokallesh nė kokė, putheshin tė heshtur… Shhhttt pa zhurmė, aty mė pas, aty mė tutje, aty nė rrugė, ushtarėt e Klaudiusit pėrgjonin martesat. Perandori Romak kishte shpallur tė paligjshme tė gjitha martesat, ngaqė lidhjet familjare, i pengonin meshkujt tė shkonin nė luftė dhe tė vriteshin pa pasur merakun e gruas dhe fėmijėve qė mund tė linin pas. Pastaj, ashtu e pazonja qė tė dilte nga thonjtė e haluēinacioneve, ajo pa njė hordhi ushtarėsh tė derdhej nė dyert e kishes, po ashtu si turma qė derdhej rrugės ditėn e shėn Valentinit nė qytetin e saj. Ajo pa se si e mbėrthyen priftin me veladon tė kuq mes hekurave, ndėrsa ēifti i sapo martuar shpėtoi duke dalė nga njė dalje e fshehtė.
Cicėrima , ajo mė e ėmbla e solli kėsaj here nė realitet : « mami im, sa e buēkur qė je dhe sa xhan tė kam » dhe mplluq zhurma melodioze e buzėve tė njoma nė faqe. U shkund, u ngrit dhe vazhdoi jetėn e saj tė zakonėshme nėpėr shtėpi si ēdo ditė tjetėr. Shyqyr qė nuk lėshonin edhe fishekzare atė ditė. Nata pas dritareve tė shtėpisė ishte e qetė dhe e heshtur si zakonisht.
Por nuk kishte qėnė pikėrisht dita e Shėn Valentinit ankthi i saj i vėrtete. Ajo i shtynte minutat atė ditė, mes turmės sė zhurmėshme dhe tė zbrazur, mes vanitetit dhe haresė fallco, deri tė nersėrmen nė mėngjes…. atėherė kur bėhej ballafaqimi.. « ēfarė bėre ? ēfarė tė bleu ? ēfarė i bleve ? » Kaq herė kishte vendosur qė tė thoshte tė vėrtetėn : “ Asgjė nuk me bleu dhe asgjė nuk i bleva!….” dhe po aq herė nė momentet kur ishte gjėndur para fytyrave dhe duarve qė tregonin dhuratat ajo ishte njėhsuar me turmėn dhe kishte gėnjyer… mė shpesh njė genjeshtėr tė improvizuar nė ēast, tė shoqėruar nga ngjyra e purpurt e faqeve qė pėrpiqej ti mbulonte nėn flokėt e gjatė tė cilat i lėshonte fytyrės. Mėndja i punonte me ankth tė nesėrmen e asaj dite : « Ah, kur do mbarojė edhe kjo ditė, tė shpėtoj… » dhe fytyra e Shėnjtit iu shfaq pėrsėri, kėsaj here nė burg, i munduar dhe rraskapitur, me veladonin e ējerrė, dhe e bija e gardianittė burgut qė vinte dhe i sillte letra mirėnjohje, ushqim dhe lule, nga tė gjithė ata qė ai i kishte martuar ilegalisht. Koleget e saj filluan ritualin e zakonshėm tė ditės sė pas shėn Valentinit, me pyetjet e tyre dhe tregimet e lumtura, se sa shumė dashuri kishin dhėnė dhe marrė ato, sa shumė kishin shitur dhe blerė, sa e shtrenjtė kishte qėnė dashuria e tyre, sa e artė, argjėndė, diamantė apo e perl-tė kishte qėnė dhe sa shumė vlera materiale kishin merituar nė shkėmbim tė asaj ēfarė ato kishin falur. Ajo aty nė qėndėr tė zhurmės sė fjalėve, nuk shihte dhe dėgjonte gjė tjetėr veē shėnjtit me veladonin e kuq, me kokėn e prere nė duar qė bėnte disa hapa dhe rrėzohej… pastaj e pa ashtu tė shtrirė nė arkivol dhe papritur, iu kujtuan ritet mortore tė krahinės sė saj, ku gratė i qanin tė vdekurit me fjalė dhe me oi dhe i erdhi tė ligjėronte aty, nė mes tė turmės sė grave qė flisnin e flisnin pa pushim, e qė mos bėnte kėtė, u ngrit e shkoi nė banjo dhe i hodhi njė grusht ujė fytyrės.
http://www.kamomila-kamomila.blogspot.com/

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 97
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 :: Kulture :: LETERSI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi