Nje vend magjik

 :: Kulture :: LETERSI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nje vend magjik

Mesazh nga Teuta prej Fri Feb 29, 2008 12:26 pm

Ka disa nete qe me pelqen te marr makinen e te ngjitem ne piken me te larte te qytetit tim e te filloj te meditoj duke veshtruar se si errsira mbeshtjell e mbulon gjithcka perreth. Eshte nje ritual qe ka vite qe kryej me te njejten perpikmeri sa here qe nervozismi, melankolia apo semundja e tmerrshme qe eshte nganjehere nostalgjia shfaqen papritur e pa zhurme brenda meje e sintonizohen me atmosferen enigmatike qe sjell nata. Madje me kujtohet qe kur isha ende femije, ne konrtrastet e para me prinderit e mi, me pelqente te ngjitesha ne nje nga pemet e o borrit perballe shtepise time, ku me disa moshatare te mi kishim krijuar nje shtepize personale qe sfidonte cdo ligj graviteti. pastaj i erdhi rradha viteve te para adoleshenciale, kur nje buzeqeshje me pak apo nje veshtrim me indiferent e vajzes qe qendronte ne anen e kundert te klases me detyronte te strukesha ne catine e pallatit nen shoqerine e cigareve te para, me bindjen qe nganjehere nje cigare dinte te dgjonte me mire se njerzit, bindje qe kam trasheguar gjer me sot.
Shume kohe kane kaluar nga atehre e shume kush prej njerzve qe me rrethojnen kane mesuar per kete pasion, dashuri apo ves timin, por me ty une nuk e kam biseduar kurre. Ka qene ky sekreti im i vetem ndaj teje, edhe gjate periudhes, kur ti ishe pjese e pandare e diteve te mia. Disa here kam qene gati te te tregoja qe naten kur me dhurove puthjen e pare, une nuk u ktheva ne dhomen time, por prita agimin, ndoshta si tentative per te tejzgjatur e per te shijuar deri ne momentet e fundit nje nate qe do te kishte mbetur gjithsesi e paharruar. Madje edhe naten qe humba perfundimisht pafajsine adoleshenciale, prita sa ti te filloje te buzeqeshje ne gjume, per te vrapuar drejt ketij vendi ku gjendem edhe sonte. As vete nuk nuk e di perse, ndoshta per tu perpjekur te kuptoja qe gjithcka kisha perjetuar deri disa caste me pare, kishte qene thjesht reale. Disa here kam qene gati te te tregoja per ekzistencen e ketij vendi, por ideja se ti nuk do arrije te kuptoje rendesine qe ka per mua, me ka frenuar gjithnje. Nuk mendoj se kam gabuar, ditet ne vazhdim treguan veshtiresite qe ti pate te kuptoje aspektet e ndryshem te karakterit tim, e tani me ben te ndihem i lumtur qe te pakten vetem njehere perpara syve te tu sa te embel aq edhe zberthyes, une dita te fsheh. nuk ka qene e thjesht, por mendimi qe as une vete nuk dija e nuk di arsyen e vertete te nevojes qe kam per nje vend te humbur e te panjohur ne lartesi, me ka ndihmuar te hesht. Disa here, gjate neteve te mia jam perpjekur te kuptoj motivin e vertete te qendrimit tim ketu. jo, nuk eshte deshire vetmie, sic mund te mendoj dikush tjeter, ti e di se sa ajo me tremb sidomos tani, por ndoshta tentative per tu ndjere njekohesisht jshte dhe padron i endrrave te nje qyteti , kur je brenda te cilit te duket sikur te ka kthyer shpinen e ka harruar plotesisht ekzistencen tende. Ndoshta eshte eshte thjesht nje tentative per te vene pak rregull e per ti dhuruar pak kthjelltesi ketyre mendimeve te mia qe karakterizojne kete fantazine time te semure, o ndoshta sepse prej ketej mund te fluturoj me lehtesisht drejt asaj bote imagjinare ku me drejtojne gjithmone deshirat e endrrat e mia . o ndoshta kishe te drejte ti kur me konsideroje si nje romantik demode e te pasherueshem.
Te verteten une nuk e di, e nuk kam ditur kurre! Por mendoj se nuk ka gjithnje nje te vertete te vetme, e kjo imja i prek pak te gjitha pa u perkufizuar nga asnjera. e vetmja gje qe di eshte qe jam vertete i lumtur per morbozitetin me te cilin kam ruajtur kete sekret. Me siguri po te te kisha folur per kete vend, ky i fundit do te kishte humbur ato pak detaje qe e bejne terheqes si gjithcka enigmatikee une do kisha qene i detyruar te kerkoja te gjeja nje vend tjeter…e padyshim tani nuk do te dija qe edhe sonte je e vetme ne dhomen tende…tani edhe drita qe dritaren tende u fik…naten e mire e dashur…ty… dhe atij qe sapo hyri ne dhomen tende

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1177
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 :: Kulture :: LETERSI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi