emigranti anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 313
| Titulli: Mjekra e kryeministrit Sat Dec 08, 2007 4:38 pm | |
| Gjithshka ishte gati pėr fillimin e bisedės televizive.Nė studio ishin ulur tė ftuarit,ishin fiksuar mikrofonėt,kamerat dhe gjithė vogėlsitė e tjera tė nevojshme. Drejtuesi,pasi vendosi nė vendin e caktuar pesė-gjashtė vetė nė studion pėrbri dhe pasi i porositi qė tė telefononin sa herė qė dy numrat e caktuar pėr teleshikuesit do tė mbeteshin tė lirė dhe tė lidheshin direkt me studion e bisedės,duke folur si teleshikues,u kthye nė studion e emisionit tė drejtpėrdrejt. -Tė nderuar teleshikues!Nė vazhdim tė trajtimit tė temave me interes tė veēantė pėr shikuesit tanė, sot do tė zhvillojmė bisedėn:''Mjekra e kryeministrit''.Veē tė ftuarve nė studio,tė cilėt desha t'i falėnderoj pėr pjesmarrjen,filmimeve dhe intervistave tė drejtpėrdrejta,po japim edhe dy numra telefonikė,me tė cilėt mund tė lidheni drejtpėrdrejt me studion tonė. Nė ekran u shfaqėn dy numra telefonikė. Drejtuesi i emisionit vijoi: -Dėshira jonė ishte qė vet zoti kryeministėr tė merrte pjesė nė kėtė bisedė.Por,megjithė dėshirėn e tij tė zjarrtė,ai,pasi na falėnderoi pėr ftesėn dhe na pėrgėzoi pėr emisionin,na shprehu edhe keqardhjen pėr pamundėsinė e pjesmarrjes,pasi pas pėrfundimit tė Samitit tė Bashkimit Evropian,ndodhet me pushime jashtė shtetit. Nė bisedėn tonė mendoj tė pėrqėndrohemi sa nė vlerat estetike,po aq edhe nė ato filizofike,psikologjike dhe burrėrore qė lidhen me tė.Fjalėn po ia japim njerit prej tė ftuarve. I ftuari hapi njė ēantė tė rėndė,mori prej saj njė dosje,prej tė cilės nxorri njė tufė fletėsh tė lidhura,hoqi kapėsen,vuri syzet dhe nisi tė lexonte,duke theksuar ēdo fjalė: -Fillimisht mė lejoni t'ju falėnderoj pėr ftesėn dhe t'ju pėrgėzoj sinqerisht pėr kėtė emision befasues.Zoti kryeministėr,nė vazhdim tė punės sė tij tė palodhur pėr kėtė vend,ka lėnė edhe mjekėr.Ajo qė tė bėn tė biesh nė mendime,ėshtė koha nė tė cilėn e ka lėnė mjekrėn.Ėshtė mesmosha e tij e artė ajo qė ia diktoi kėtė veprim burrėror.Mjekra lidhet sa me traditėn,aq edhe me tė renė,sa me gėzimet,aq edhe me hallet e popullit.Ajo e tregon mė fisnik,mė tė pjekur e mė serioz,ēka i shkon pėr shtat figurės sė tij tė ndritur. -Unė mendoj se nė radhė tė parė kjo lidhet me klasikėt,ndėrhyri njė i ftuar tjetėr,qė ishte edhe mė i moshuari i tė ftuarve.Por ajo ėshtė mė e mbajtur,domethėnė mė e shkurtėr,nė pėrshtatje me kohėn nė tė cilėn jetojmė. Pa e mbaruar mirė fjalėn,e ndėrpreu njė i ftuar i tretė: -Kėtu nuk ėshtė as vendi dhe as koha tė flasim pėr klasikėt e njė apo dy shekujve tė shkuar.Po e them qė nė fillim se lėnia e mjekrės prej kryeministrit, ėshtė njė marrėzi e shkuar marrėzisė.U bėka njeriu fisnik se lėnka njė mjekėr si tė cjapit!U matka fisnikėria e njeriut me njė copė mjekėr! -Aaa,tė lutem!Nuk ėshtė mirė t'i sjellim shikuesit shijen e hidhur tė fyerjes! E ndėrpreu ai qė nisi tė fliste i pari.-Nė fund tė fundit mjekra e zotit kryeministėr ėshtė diēka vetiake,tė cilėn ne e pėrkrahim. -Nuk ėshtė thjesht vetiake,pasi kryeministri ėshtė figurė shtetėrore.Mjekra e tij na takon tė gjithėve,e ndėrpreu tjetri. Fjalėn e mori njė i ftuar,mosha e tė cilit ishte aty-aty me atė tė kryetarit tė qeverisė: -Ne,tha ai,mjekrėn e kryeministrit e shohim si njė eveniment qė lidhet me shijet e tij estetike.Sot mund ta lerė,nesėr mund ta presė.Ne jemi pėr ta mbajtur, kur e mban dhe pėr ta prerė,kur e pret. -Njė kryeministėr nuk mund tė luajė me mjekrėn. -Po as tė marrė leje nga njeri dhe nga tjetri. Drejtuesi mendoi ta kanalizonte pakėz bisedėn: -Le tė dėgjojmė edhe pėrgjigjet e disa tė intervistuarve.Pyetja e vetme qė iu kemi drejtuar ėshtė:ē'mendim kini pėr mjekrėn e kryeministrit? Nė ekran u shfaq njė grua: -Unė mendoj se e mban pėr modė. Paspak doli njė burrė moshthyer: -Kjo lidhet me traditėn tonė,ndoshta edhe me besimin fetar. Njė i ri: -Nuk mė intereson aspak.Kryeministri do tė bėnte mirė tė hapte ca vende pune,se jam i papunė. Njė vajzė rreth tė njėzetepestave: -Njė imitim i disa liderve evropianė. Njė dyzetvjeēar: -S'paska ndonjė problem tjetėr vendi ynė,veēse tė merret me mjekrėn e kryeministrit? Njė flokrėnė: -Zakonisht mjekra mbahet kur tė bien flokėt.Ajo vendos njėfarė ekuilibri ndėrmjet pjesės sė qimezuar dhe asaj tė paqimezuar. Njė mjekėrosh,pasi pėrkėdheli mjekrėn e vet: -E pėrshėndes zotin kryeministėr!Mjekra i jep madhėshti! -Kėto ishin disa nga pėrgjigjet e qytetarėve tė ndryshėm,vijoi drejtuesi i emisionit.Pėr t'iu ndihmuar nė trajtimin sa mė tė plotė tė temės,po shfaqim nė ekran disa pamje tė zotit kryeministėr gjatė kohės qė ka lėnė mjekėr.Pamja e parė ėshtė nė zyrėn e tij tė punės.Vėrrejeni me kujdes!Mjekra i shton seriozitetin,e bėn mė zyrtar,mė tė pėrqėndruar nė punė,ajo ėshtė pjesė e psikologjisė sė njė burri shteti.Pamja e dytė ėshtė nė familje,pranė tė shoqes.Mjekra i shton humorin,gėzimin,ėshtė njė urė lidhjeje ndėrmjet dy bashkėshortėve.Buzėqeshja e fytyrės ngrithet mbi piedestalin e butė tė mjekrės bardhezi.Pamja tjetėr ėshtė nė kohėn e lirė.Kryeministri ka marrė njė gotė uiski nė dorė dhe po e kthen.Mjekra nuk qėndron e shkėputur.Ajė ėshtė nė funksion tė lėvizjes dhe sė bashku me tymin e cigares,formon njė kompleks lėvizor marramendės,si njė tymtajė e tejdukshme.Po kaq interesante ėshtė edhe pamja qė sapo u shfaq nė ekran,ku zoti kryeministėr debaton ashpėr me njė kundėrshtar tė tij.Mjekra i jep pėrparėsinė e njė komandanti tė rreptė,qėllimi i tė cilit ėshtė fitorja me ēdo kusht.Ėshtė,si tė thuash,ngadhnjim mbi kundėrshtarin. Fjalėn e kėrkuan dy prej tė ftuarve nė studio,por edhe telefonat e lidhur me teleshikuesit binin paprerė. -Mė lejoni t'iu bėj tė ditur se,sipas tė dhėnave qė kemi,emisionin tonė e ndjek njė numur rekord teleshikuesish,tha drejtuesi.Le tė lidhemi me disa prej tyre: -Alo! Mirėmbrėma! -Mirėmbrėma dhe urime pėr kėtė emision tė mrekullueshėm.Por do tė doja t'iu bėja edhe njė vėrrejtje.Si ka mundėsi qė ndėrmjet tė ftuarve tė mos ketė asnjė femėr?Mjekra e zotit kryeministėr nuk ėshtė njė ēėshtje vetėm pėr burra,por edhe pėr gra.Janė gratė ato,qė mund tė thonė diēka tė veēantė pėr mjekrėn e njė burri,aq mė tepėr tė njė kryeministri. Drejtuesi mbeti i shtangur.Zonja qė sapo telefonoi kishte plotėsisht tė drejtė.''Po unė ku e pata mendjen,tek emisioni apo tek mjekra?Tutkun qė paskam qėnė!'' tha me vete. Telefonata e dytė: Alo!Ju flasim nga selia e partisė tonė.Duam t'i bėjmė tė ditur opinionit publik se ne jemi pėr ta prerė mjekrėn,kur e mban dhe pėr ta mbajtur,kur e pret. Telefonata e tretė: -Ju falėnderoj sinqerisht!Ėshtė emisioni mė i bukur humoristik qė kam parė! Pėrsėri tė ftuarit nė studio: -Po them dy fjalė pėr historinė e mjekrės,tha i pari dhe hapi fletėt e pėrgatitura.Ajo nis... -Mė mirė filloje tek klasikėt,tek tė cilėt mjekra mori vlerėn e saj tė vėrtetė,e ndėrpreu mė i moshuari. Tė dytin e ndėrpreu i treti: -Ora jote ka mbetur tek klasikėt.Meqė nuk je i zoti ta zėsh kaun nga brirėt,e zė nga bishti.Po kur e zė nga bishti,veē qė tė merr zvarrė,tė jep edhe ndonjė shqelm. -Tė lutem...! -Kėtu nuk kemi ardhur tė dėgjojmė pėrralla me mbret. Tė ftuarit i ndėrpreu pėrsėri drejtuesi i emisionit. -Dhe tani e papritura e kėtij emisioni.Po lidhemi direkt me zotin kryeministėr.Lidhja satelitore u bė nė ēast.Njė gazetar me mikrofon nė dorė kishte hyrė nė vilėn e tij tė pushimit jashtė shtetit.-Zoti kryeministėr!Nė kėto ēaste televizioni ynė shfaq drejtpėrdrejt bisedėn:''Mjekra e kryeministrit''.Ajo ndiqet nga njė numur rekord teleshikuesish,tė cilėt presin me ankth fjalėn tuaj.Pyetja e vetme qė kemi pėrgatitur pėr ju,ėshtė:si ju duket mjekra juaj? -Si mjekėr kryeministri,ia ktheu ai duke buzėqeshur dhe u largua. Lidhja me jashtė mbaroi.Kamera u kthye nė studio. -Me pėrgjigjen e tij tė mėnēur,zoti kryeministėr i tha tė gjitha,tha njeri prej tė ftuarve. -Edhe i tha edhe nuk i tha,shtoi i dyti. -Kurse unė mendoj se nuk tha asgjė,mohoi i treti. -Le tė hyjmė nė thellėsinė e fjalėve tė tij tė shumėkuptimta! -Jo po tė ngjitemi nė majė tė pemėve tė mjekrės! -Ti flet si e ėma e Zeqos nė majė tė thanės! -Kurse ti si i ati i Zeqos nė majė tė fikut! -Ju lutem...flasim pėr njė temė serioze...! Tė ftuarit vazhduan tė kundėrshtonin njeri-tjetrin,duke folur njėherėsh me zė tė lartė.Edhe zilja e telefonit nuk pushonte. Fjalėn e mori drejtuesi i bisedės: -Tė nderuar teleshikues!Edhe pse biseda e sotme ishte planifikuar pėr dyzetepesė minuta,duke parė interesimin tuaj tė jashtzakonshėm,e dyfishuam kohėn e tij. Po pėrsėri diskutimet,mendimet dhe telefonatat janė tė pafundme. Ndoshta do tė na duhet tė zhvillojmė njė cikėl bisedash pėr temėn nė fjalė.Biseda e sotme na hapi njė horizont tė ri.Duke e mbyllur kėtė emision emocionues, ju njoftoj se ai do tė vazhdojė nesėr nė tė njėjtėn orė. Sidoqoftė, mirupafshim nesėr mbrėma! |
|
loki anetaret me aktiv

Anėtarėsuar : 07 Jan 2008 Mesazhe : 50
| Titulli: Re: Mjekra e kryeministrit Wed Jan 09, 2008 1:43 pm | |
| | Ideja eshte e mire por pak e lodhshme. |
|