| | Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  | | Autori | Mesazh |
|---|
fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:37 am | |
| NĖ MUNDSH
Nė mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, Sa herė tė dyshojnė e s’tė pėrfillin, Por edhe dyshimet drejtė t’i gjykosh. Nė munsh tė rrish nė pritje, nė pritje pa u lodhur, A, kur tė urrejnė, urrejtje mos tė ushqesh Madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur Me thjeshtėsi, me to pa rėnė ndesh.
Nė mundsh tė mendosh, por jo nė shkatėrrim Tė ėndėrrosh por jo rob ėndėrrimesh, Dhe t’i trajtosh njėlloj e padallim Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. Nė durofsh dot thėnjet e tua tė drejta Nė kurthe pėr tradhtarėt, kopukėt tė t’i kthejnė T’i shohėsh tė thyera gjėrat mė te shtrenjta E prap t’i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.
Nė mundsh fitoret qė ke korrur t’i flijosh Si nė kumor, nė njė tė vetme lojė, Tė rrezikosh, tė humbėsh, e prap t’ia fillosh Dhe humbjen kurrė t’mos e zėshė nė gojė Nė durofsh dot muskul, nerv, puls e zemėr Tė tė shėrbejnė edhe kur gjithēka tė duket e kotė, E tė qėndrosh kur s’ke mė asgjė veē vullnetit Qė veē njė fjalė “ QĖNDRO” gjithnjė tė thotė.
Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj, por nderin ta ruash A tė ecėsh pėrkrah mbretit pa krenari qė t'vėrbon Nėse armiku ose miku s’tė bėjnė dot tė vuash Dhe gjithēka e ēmon, por veē sa meriton. Nė mundsh tė mbushėsh dy minuta aq tė rėnda Me vepra qė peshojnė–Dije dhe mos ke asnjė dyshim Se jotja do jetė bota me cka ka brenda Dhe burrė tė do jesh, o biri im!
( Ēmimi Nobel pėr poezi, 1907 )
RUDYARD KIPLING 1865-1936
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:38 am | |
| Pertej reve, pertej qiellit! Pertej.... pertej..... pertej......
Pertej ajrit, pertej boshllekut! Pertej.......pertej.......pertej.....
Pertej shpirtit, pertej njerezores! pertej....pertej.......pertej......
Eh!............. asgjeja!!!
(Tonin Nikolli)
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:38 am | |
| Ti je ...s'e di
As yll nuk je, as hėnė, as hyri, As rreze dielli terrin pėr tė ndritur, S'ke rėnė nga qielli tė tregosh ēudi, As dorė mjeshtri nuk tė ka skalitur...
Shum' net' i kam kaluar unė pa gjumė, dhe ditėt si nė gjumė unė i kam kaluar, Dhe sa mė shum mendoj ē'je, aq mė shumė e ndjej se je zjarr qė s'ka tė shuar.
Muzafer Xhaxhiu |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:39 am | |
| Nuk kam kohė tė merrem me ty!...
Mjaft mė bezdise me xhelozinė tėnde! Gjeta pak kohė tė ta them ndėr sy: Bota ime ėshtė mė e madhe se ēdo dhėmbje Lermė tė lutem, nuk merrem dot me ty!
Unė vij tė pėrkėdhel e ti kurr nuk ngopesh Ankohesh, psherėtin e pastaj thua: - mė ke xhan? Vėrtitesh brenda vehtes e prej saj friksohesh Nuk kam kohė tė merrem me ty taman!
E di se do trishtohesh dhe do kėrkosh pardon Por unė e ndjej nga larg, do mbetesh po ajo! Sa mė shumė tė tė dua, ti pėrsėri dyshon Mė ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: - a mė do!?
Tani fli dhe pafsh endrrat mė tė bukura Unė do vij fshehurazi e tė tė puth nė sy Se lulet mezi presin, mbi to, tė ndalet flutura… Ika…sepse nuk kam kohė tė merrem me ty!
A.Doci.
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:40 am | |
| DUA TĖ BĖHEM ANKTHI I YT!
Buzė njė liqeni me ujė tė embėl
qė thonė legjendat: "ish akullnajė"
Eci menduar dhe shpesh ndal kėmbėt
se mė vjen pranė, mirazh i saj!...
Nėse legjendat diku mbėshteten
dhe ka mundsi tė jetė ashtu...
Sot kam vendosur tė shkrij vetvehten
duke tė puthur dy sytė e tu...
Dimri i shkuar ngriu gjithė botėn
akujt zaptuan strehėt e shpirtit.
Po dashurija ky rit i moēėm
neve tė dyve na vuri gishtin!
"Dilni nga rreshti! Mjaft tė penduar!"
Ishte njė thirrje, qė s'di nga erdhi.
Mbetėm papritmas krejt tė hutuar
Rrezet e ngrohta ndjenja i derdhi.
Kishim kaluar 6 kontinente
Por ky i gjashti, ishte seē ishte!..
mes akullnajash cikma na merrte
Dhe na pėrplaste keq, xhelozishte...
Sa ēohej njėri, tjetri rrėxohej
Era e shpifjes bėnte hatanė.
Bora e frikės mbi ne lėshohej
dhe na mbulonte tej e matanė...
Rrinin tė fjetur, rrinim tė strukur
Bile as frymė nuk merrnim fare
Valangė e njerzve na kishte futur
shtat pash nėn dhé, varr pėr nėn varre...
Por befas ngjau dhe mrekullia
Nga njė ngulēimė qė s’di nga doli
Dorėn fisnike na dha dashuria
Dhe nga nėnvarret nė drit na nxorri.
Mos iu fshih dritės, mos i mbyll sytė!
Sekretin tonė s’e di njeri!
Nėse mes nesh do vij njė i dytė
Ndoshta atėherė quhet tradhti!…
Dua tė bėhem dashnor i krisur!
Dua tė bėhem dhe lot tek syt’
Dua tė bėhem gjumi i prishur!
Dua tė bėhem pra ankthi i yt…
A.Doci
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:42 am | |
| NĖ MUNDSH
Nė mundsh ta ruash arsyen kur bota humbe fillin E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, Sa herė tė dyshojnė e s’tė pėrfillin, Por edhe dyshimet drejtė t’i gjykosh. Nė munshd te rish nė pritje, nė pritje pa u lodhur, A, kur tė urrejnė, urrejtje mos tė ushqesh Madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur Me thjeshtėsi, me to pa rėnė ndesh.
Nė mundsh tė mendosh, por jo nė shkatėrrim Tė ėndėrrosh por jo rob ėndėrrimesh, Dhe t’i trajtosh njėlloj e padallim Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. Nė durofsh dot thėnjet e tua tė drejta Nė kurthe pėr tradhtarėt, kopukėt tė t’i kthejnė T’i shohėsh tė thyera gjėrat mė te shtrenjta E prap t’i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.
Nė mundsh fitoret qė ke korrur t’i flijosh Si nė kumor, nė njė tė vetme lojė, Tė rrezikosh, tė humbėsh, e prap t’ia fillosh Dhe humbjen kurrė t’mos e zėshė nė gojė Nė durofsh dot muskul, nerv, puls e zemėr Tė tė shėrbejnė edhe kur gjithēka tė duket e kotė, E tė qėndrosh kur s’ke mė asgjė veē vullnetit Qė veē njė fjalė “ QĖNDRO” gjithnjė tė thotė.
Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj, por nderin ta ruash A tė ecėsh pėrkrah mbretit pa krenari qė t'vėrbon Nėse armiku ose miku s’tė bėjnė dot tė vuash Dhe gjithēka e ēmon, por veē sa meriton. Nė mundsh tė mbushėsh dy minuta aq tė rėnda Me vepra qė peshojnė–Dije dhe mos ke asnjė dyshim Se jotja do jetė bota me cka ka brenda Dhe engjull do jesh, o syri im!
R.Kipling
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:43 am | |
| Nuk mund ti njeher gojen ta mbyllesh apo me duhet une veshet fort ti dyllos Nuk mund arsyen ta ruaj kur ti terheq fillin si kodra mbas bregut, budalleqe me ok Nuk mund te pres, u lodha se prituri durimi me ty pergjithmon mu sos
Nuk mund te mendoj pervec se per rrenim kjo bote nuk e ka hak kurrsesi qetesin Nuk mund drejtesi te kerkoj as te shprehem padrejtesia fron me eshte bere me kohe Nuk mund asgje te flijoj, ti s'e meriton dhe ca me pak kjo bote, asgje s'i peshon Nuk mund fitoret, as humbjet, kujtimet diku large meje, tej ti flak Nuk mund bordellove qe me epsh u qasem tundimit nuk i bej dot ball Nuk mund maskarenjeve tu bej shoqeri pa marre dicka, a shume, te humb si njeri Nuk mund te mbush jo asnje moment c'rendesi ka vepra?! diten e nis me plogeshti Se e jona s'do jetė kurre bota me cka ka brenda botes i perkasim une e ti, |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:43 am | |
| Shtrati i vdekjes....
Shtrati i vdekjes me pret aty nen ate dritare ku djelli s'hyn shume dergjem une dhe pres diten ate dite qe do i them lamtumire kesaj bote do qaj dhimbjen e fundit to qesh lumturine e fundit shtrati i vdekjes gjyqi im final.. te kem gabuar shume apo te kem qene nje engjell mbi kete toke.. nahh kam vrare, lenduar por sme kane lene mangut dhe mua thikat e fatit, dashurise... me dhimbset vetja... cuditerisht se dija ta desha jeten me shume sesa ato momente kur desha ti jepja fund saj... por ma paskan bere me hile ata ma dhane jeten ata do ma marrin.... se di pse ndihem kaq e lumtur kur di qe se kam te gjate ditet e mia po shkojne drejt varrit dhe ne vend te pezmatohem une qesh , dua te kercej... sot e morra lajmin... ngela e shokuar por jo e lenduar mos po prisja valle, ikjen time? dhe gjate gjithe kesaj kohe mundohesha ta ushqeja qenien time me moskokecarrje por vertet po shkoj.. dhimbje sndjej, vetem se shpirti ka marr nje nivel tjeter, sjam une mbase kthetrat e vdekjes kane filluar punen e tyre dhe po me hajne te gjalle shtrati i vdekjes sime, finalja kapitulli i fundit.... ato ckam bere ne jete i bera sepse i ndjeva.. i bera sepse edhe gabova.. por per me shume i zbatova.. sepse jetova, te hidhuren te embelen jete, tragji/komedia yjnore dhe une personazhi i saj... me kaprico tek tuk desha .. ti beja vije skenarit te saj por me kot.. do vdes dhe po ndodh... Lamtumire miqte e mire nga shtrati i vdekjes... intuita me thote se do jete bukur se di, mbase, por sdo ju le pa ju thene... Hasta la pasta!
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:43 am | |
| Ismail Kadare
TĖ HUAJ JEMI
Tė huaj jemi ne prej kohėsh Ē’ish pėr t’u thėnė ėshtė thėnė. Si gurėt qė zėnė vend nė tokė Njė jetė vend ne kemi zėnė.
Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet Si dy qytete mesjetarė Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natėn kur i lodhur truri Portat i Mbyll me qetėsi, Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda Njė shteg qė vetėm ti e di.
Futesh dhe si n’rrugica parqesh Shetit mes cirkonvolucionesh. Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur, Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.
Po kur mėngjesi zė ofrohet Nis shqetėsohesh edhe ti. Dhe heshturazi del pėrjashta Nga shtegu qė veē ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prap jeta Dhe ne tė dy si dhe mė parė Mė ftohtė rrimė e tė pamposhtur Si dy qytete mesjetarė. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:43 am | |
| Ismail
TI ISHE PĖR MUA
Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja Troja qė unė dot s’e pushtoja. Ti ishe pėr mua e pakuptueshme, Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske
Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra T’i pėrqafoja flokėt e dendura. Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja Se gjithė grekėt kur ra Troja.
Vetėm nė ėndrra m’ishe e kuptueshme, Ti, e shtrenjta ime etruske. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:44 am | |
| Nė parkun qė mbuluan fletėt
Nė parkun q'ė mbuluan fletėt Tė dy ne ecim qetėsisht, Pas shijes saj ka shtruar vjeshta Qilim tė verdhė natyrisht.
Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė Ju fanit njė muzg i vonė Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondėt me cigare Ti mos u tremb e dashur kot Imazhin tėnd as dinosaurėt Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.
Qė ti tė vije kaq e bukur Me kėta flokė, me kėtė hap Toka tė egrėn klimė e zbuti Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe Tė ndodhte ndryshe s'kish se si. U desh tė zhdukeshin pėrbindshat Qė te kjo botė tė vije ti... |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:44 am | |
| Petro Marko
APOLOGJIA IME (JETES)
...Marrezi, turp turp dhe mekate per jeten e terbuar se kur me ndal, o gjenerate, qe vuan rruges ndonje nate, me merr per te denuar dhe, me nje ze qe vret, ngahera me pyet: -Ku linde, o i ri? -O jete, linda ne shkreti! -Ku rron dhe ku vete, ne c'dhera e ne c'dete?! -Cudi! C'kerkon prej meje ti dhe si, o jete, pyet, kurse ne varferi me hodhe kur me gjete te lindur nga skelete pa drite, pa liri? -Njeri! Nga vete, as me thua? -S'e di! Jo, Nuk e di! Po lerme, o jete, c'ke me mua? -Dua ta di, po dua! -Atehere, jete e krisur, per mua mos pyet se qysh ne n'agim kam nisur te shkel si skllav i shkrete mbi gjurma shprese drite... . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . -O mekatar, as faliu ligjes sime, bindu i cmendur enderrtar, s'jeton me shqetesime!... -Mu thell' ne brendesire ku ndjenja rron e lire, ku dhembja dhemb e prekur nga ligja jote e fuqiplote, ne gjirin tim si hekur, si hekur e celik, qello,qello, o me kamxhik; pa frik' e pa meshire e pa pendim, se mu ne thellesire te shpirtit, ne nje kend, lindi nje shqetesim qe celi varrin tend.. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:44 am | |
| Migjeni MELODI E KĖPUTUN
Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni i njė grues sė dashun... andje e pėrplasun, xhevahir i tretun, njė andėrr e shkelun, buzė e paputhun nė melodin e kėputun. Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, verbojnė nga zbardhimi... e ther, ther hidhnimi pėr ēasteet e rrėshqitun, pėr fatin e ikun, pėr gėzimin e humbun nė melodin e kėputun. Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun: Qan grueja e pikllueme me zemėr tė piskueme (njė kitarė e gjymtun, za kange i mbytun nė buzė nga dhimb' e puthun nė melodin e kėputun). Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme... syni i venitet nė tė loti vėrvitet, diēka nxjerr nga xhepi grues ia lė - dhe sė shpejti e len gruen e humbun nė melodin e kėputun. Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet, gjaqet turbullohen, pėrzihen, pėrvlohen, ēohen peshė, tėrbohen ... e vetėm ndėgjohen ahtėt e molisun nė melodin e grisun. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:45 am | |
| Ne leksion
Shi ne rruge bie pa pushim C'po mendon atje ti shpirti im? Ne ate kend, e vetme, c'te mundon? S'mban shenime, vija vizaton. Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt qe menduar xhamat t'i veresh duhemi por zemra sec te ndjell Syte e bukur trembur pse mi hedh? Koha iken klasen do kujtosh do te gdhihet befas nje mengjes syte rreth do hedhesh te shikosh se si derdhet shiu ne mes resh Por ne banken prane s'do ta gjesh djalin qe e desh dhe te desh. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:45 am | |
| Po iki..
Po iki.. sa gjera me mbeten pergjysem tek ti.. Sorkadhja ,qe prej duaresh, ja nxora gjahtarit Ende ri shtrire, e pa prekur Portokallin ,qe keputa ne dege As ta qeroj , nuk harrita dot! deri midis yjesh u ngjta Po s'harrita , t'i numeroja dot E nxora ujin prej pusi Po as ne gote, nuk e hodha dot Trendafilat i solla ne shporte Po vazot dot nuk ua gedhenda Me dashuri akoma s'qesh ngopur.. Po iki.. Sa gjera me mbeten pergjysem , tek po iki.. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:45 am | |
| VETEM NJE JAVE JETOVA
Te henen jetoja mes imagjinatave te prinderve te mi!
Te marten linda per bukuri!
Te merkuren u rrita sadopak!
Te enjten mesova te tere misteret e botes per merak!
Te premten dashurova nje njeri!
Te shtunen u martova sa ēudi!
Te dielen vdiqa per te mos lindur kurre me, .....................................................po tani?!
Nje jave kaloi, nje jave jetova, nje maratone ka qene, nje lume qe e kaperceva...
Dje nuk isha, s'do te jem as neser, por sot jam ketu edhe kjo me intereson!
Edhe pse vdekja ka nje veshtrim te tmerrshem nuk eshte edhe aq e keqe, edhe atehere kur kjo koha ime mbi planet ...........................................papritur mbaron! |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:46 am | |
| C'mu rendua koka e m'u be sa nje thes kujt t'i hedh faj,hajt te gjorit nenkrese, hoqa te parin e vura nje te dyte pa hoqa e vura dhe te tjere po mendja s'largohej dot nga"ēna zuri zvetnim i mjere" Dhe ngritur,teksa nje te shkrete po ndizja seē me ra nder zemer deshire deshirembetesja: qe nenkresat vertet me faje te ishin e ne vete njeri te mund te sillnin. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:47 am | |
| Oh sa kam deshir ta dish Ta puth e ta puth doren tende E pran teje te bie pak me pas Dhe vdekjen ta pres me aq endje
C`me duhen ditet qe vine? Asgje s`me hyn me ne sy Dielli prap boten do ndrije Por i verber do jem un` paty
Sa vite u bene,sa vite U desheme askush s`e mor vesh Pra cohu tani,ty te lutem Nje fjale ma thuaj,a me qesh
Mes jetes time kalove Si yllin qe terrin e ndrit!... Pra cohu tani ti e vdekur Me doren e ftoht me vrit
Se jeta pa ty do me jete Nje nate e mbetur pa yll Me vrit pra me doren e ftohte Qe syte prane teje ti mbyll N.HIKMET.
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:47 am | |
| VARGJE PER LUFTEN DHE DASHURINE
Ne kembesorira dhe marina Pirateria merr dafina Ndaj vargun tim s'e vlen; Une dua gjak te derdh ne ndeshje, Ne jetedhenesen perleshje, Qe dashuri i them.
E mburr te miren e njerezise, Them: rrofte lufte e dashurise, Qe boten gjalle mban! Ja, kjo eshte lufta e vertete, Qe lind nje shpirt dhe s'mbyt tridhjete Me top e jatagan!
Robert Burns (1759-1796) |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:48 am | |
| S'KA ASGJE PER E QESHUR
S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire; Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme, Sic ka dhe gjera te cndershme te veshura mire. Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere, Ja, dhe genjeshtra me petka rri veshur! Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere? Kjo qe ju thashe s'ka gje per te qeshur!
D.Agolli
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:48 am | |
| Vėgime andrrash
Dikur andrrojsha pėr t`egrėn dashuni,
Pėr kaēurrela, lule e pėr mall,
Pėr buzėt e ambla e pėr tė idhta fjalė,
Pėr t`trishta kangė e t`zymta melodi.
Venitė e tretė mė janė ato andrrime,
E tretė mė asht dhe pamja e adhunueme!
M`ka mbetė veē ēk a mė afshe t`pėrvėlueme,
Dikur kam derdhė nė t`butat vargėzime.
Veē ti m`ke mbetė, o kanga jetime!Shko tash
Dhe ti-kėrkoje pamjen qė tu tret!
Dhe, kur ta gjejsh , prej meje ma pėrshėndet:
Tė zbraztės hije i ēoj tė zbraztin afsh!
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:49 am | |
| Ėndėrrat
Ti po mbyll sytė, i dėrrmuar
Nga puna e tmerrshme kėtu nėn tokė.
Patjetėr je duke ėndėrruar,
Se ėndėrrave pranga s’u vėnė dot.
Dhe le ta bėjnė ferr galerinė,
Ti vuan qė tė mbetesh engjėll.
Mbi supe si flatra ke mirėsinė
Dhe fluturon nėpėr ėndėrr.
Ku vete kėshtu?Ah, unė e di
Dhe ėndėrrat lidhen mes kaosit
Dhe kanė ftohtė ashtu si ti
Veē me kapotėn e tė burgosurit,
Dhe s’po tė them qė i vrasin ėndėrrat
Qė tė kam shėtitur ndėr varrėt e tyre.
Ndodh qė na vrasin mė parė se ėndėrrat
Dhe qajnė ato mbi ne si velushe.
Befas u zgjove. Buzėqesh i trembur,
Sapo u ktheve nga ai vend i lumtur.
Balli i mbushur plot me ėndėrr
E di qė bėhet... mė i bukur.
Visar Zhiti Spaē, dimėr 1982
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:49 am | |
| "Grotesk tragjik"
Kishe vdekur ti. Me ty bota gjysmė ferr, gjysmė parajsė. Ti ike. Mbeti vetėm ferri. Njerėzit papritur u shėndėrruan nė Djaj. Tani e kuptoj pse ike nga kjo botė, ike dhe le shkėlqimin si kometė. Varri i saj do ngrihet nė njė kohė rekord. Une ecja i vetėm drejt varrezave, Dy- tre zogj qė mė deshėn, Mbi arkivol ēukisnin, Njė si lutje fetare. O Zot! Tė gjallė s'mė deshėn, S'dashkan as tė vdekur?... I perzėnė nga jeta, I papranuar nga vdekja, Endesha varrezave fytyrė-eksod. Nė njė lėndinė pastaj u shtriva,
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:50 am | |
| ELEGJI PER BABANE
Ti nuk je me.
As do na shohesh, as do te shohim,baba, me kurre. Ti nuk je me...
Emrin tend e mori ky gur.
X
Vdekja-si vdekje, gjithmone e dhimbshme, gjithmone e verdhe...
Me nje kordhele tufa kujtimesh ne zemer na lidh.
Tufa kujtimesh edhe elegjish.
X
Jam i trishtuar e me mori malli. Dhe mbi trishtime e mall duke ecur ngjita rrugen e ngushte te fshatit.
Shtyva deren e varrezes se vogel dhe t'erdha te varri...
X
C'fjale te pathena do me flasesh? C'fjale te reja deshiron te degjosh? Prej ketij varri tani,baba, c'do me japesh? ....................
X
Erdha te marr cfare ne perket prej ketij varri.
Kujtime te dhimbshme. Vuajtje krenare. Ti mos me thuaj: "Biro...jane te trishtuara".
Baba i gjore! Une edhe pa to do te isha ne jete edhe me i trishtuar.
X
Dhe kur te vdes s'dua asgje vec nje varr te thjeshte.
Atje ne bregdet ku neper net bisedojne ylet me qiparisat.
Dhe fjale te kaltera flet e shperndan deti matane. Fjale qe i njohim qe i kuptojme une me babane...
Fatos Arapi u lind me 1930 ne Vlore. Studimet e mesmei kreu ne qytetin e lindjes, ato te lartat ne Sofje per ekonomi. Ka punuar si gazetar dhe si pedagog ne Universitetin e Tiranes. Ka botuar shume vellime me poezi se "Shtigje oetike", "Duke dale prej enderres","Ku shkoni statuja", "Dafina ne shi" etj. Arapi ka shkruar edhe disa roma dhe drama si "Gjon Muzaka", "Drama e partizanit pa emer" si edhe studime te ndryshme mes te cilave shquhet permbledhja "Kenge te mocme shqiptare" etj. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:50 am | |
| ENDRRA IME
Endrra ime ka sy pranvere, dhe floket behen bime peme lule Endrra ime ka trajten e duarve te mija kur prekin tere dridhje buzen e kalter te nje bregu te larget Endrra ime eshte celesi i valeve qe hyjne ne qerpikun e pergjumur te muzgut feshferitje e eres qe deperton mes degeve te kohes harresa qe ngec mes kreshtave te ngjarjeve dhe vonohet duke u ngaterruar mes figurave te shperfytyruara kreherit te mbremjes Endrra ime eshte fanella e shpuar nga plumbat e betejave pikellimi i lidhseve te kepuceve prane varrit ne agim dhe lulja e kuqe fushave te se ardhmes Endrra ime eshte prekja e rrezes se pare mbi dritaren e gjumit hapi i zemres drejt qyteteve te mengjesit Eshte e trokitura e paqes ne deren e madhe te botes guri qe i kendon bukes se neserme dhe torba e shpresave qe ngjit te perpjeten e drites Endrra ime je ti qe mban mbi supet e tua tashme te kerrusura tere peshen e ketij horizonti te ngrysur dhe rri e pret pa u lodhur karvanin e gjate te diejve qe do te vijne. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:51 am | |
| Ferit RAMADANI :
SI TĖ KUPTOHEMI
Si tė kuptohemi - pėr dėshirat qė s'mund t'i shprehim akoma njė muzg bėn hije rrugės sonė dhe ėndėrrat e lumturisė na i rrėmbejnė furtunat !
Si tė kuptohemi - me fjalė nuk shprehet ajo llavė e gjakosur qė ec padukshėm nėpėr trup dhe na kthen nė amulli tė agimeve tona tė ashpra herė- herė tė mykura!
Si tė kuptohemi - se dashuruam nė terr dhe dashurojmė pa hile as lajka nuk pėrdorėm se s'kemi kohė pėr to ; Po t'i harrojmė armiqtė e mblesėrinė atėherė - kuptohemi pėr Atdhedashurinė !
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:51 am | |
| LAKURIQĖT E NATĖS
Kur errėsira i binte pėrmbi At Dheut as yjet nė lartėsi s'lėshonin rreze suleshin ēative marramenthi - lakuriqėt e natės, pėr tė nisur kėngėt e kobit !
Shkundeshin e tundeshin atė ēast shpresat qė lindnin nga barku i errėsirės, pėrcėlloheshin nė palcė e damar duke kėrkuar netėve - pak Ditė e Dritė ! Pak Diell !
Lakuriqėt e natės ! Lakuriqėt e natės !
Zėrin kob lėshonin mbi shtyllat e At Dheut ! Dhe linjat e dashurisė pėr ( I ) liri i shndėrronin nė dhembje i shndėrronin nė plagė !
S'deshėn tė dėgjojnė, tė shohin kurrė zė bilbili dhe rreze dielli, Lulja tė shkrumoset nė pranverė - kėrkuan, e, nėpėr ēati tė bulėzojė - skėterra - shfarosja e mallkuar ...!
Ferit RAMADANI :
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:53 am | |
| Ferit RAMADANI : TRUNGU
I mbetur nga lashtėsia - cung, pėrballė kohės dergjen n'acar, dergjej nė vetmi !
As sopat e pykat se ēanė, as zjarri, shirat, erėrat nga vendi - se ndanė !
Ia prenė krahėt kur ishte lis i lartė se : Pushuan nėn hijen e tij cubat, qė ngritėn zėrin kundėr Arapit qėdoli nga det'i zi! Por, rrėnjėt qė shpėrndau - damarėve tė tokės , s'ia pėrthanė, as nė gjurmė e nishan s'u ranė !
Dhe qėndron pa krahė plot durim ! Lashtėsia forcė i jep , e rrit ndaj, Trung - Cung i mbetur nis nė udhėtim, tė futet nė shekuj, vite, e ditė...!
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:54 am | |
| Ferit RAMADANI : DUKE KėRKUAR TĖ VĖRTETĖN
U nisa tė hap shtigjet ku fundi nuk dihet. Muzgu e mbulonte rrugėn kah kish shkuar.
Ec e dil jashtė vetvetes !
I kėrkova engjujt dhe i gjeta xhindėt. Dėshirėn e tyre e mėsova shpejt : - Vetėm shpirtėra marrim !
Kurrkush nuk desha gjakun tė ma mposhtė !
Pastaj hyra nė stinėn ku pėrcėllonte flaka ! Me heshtjen nė gji ku ta gjejė blerimin ?
Fanar i kėsaj rruge dua tė mbes si guri ! Nė zemrėn e tij - t'gurgullojė gjaku im!
Tė vėrtetėn e gjeta vetėm tė trilluar ...!
|
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:55 am | |
| enderrat e nje nate dimri
enderra ime prane zjarrmit i zhveshur shelegu ne hell percellohet corapet e lagura hedhur diku tej dora ne kofshet e saj me ngrohet enderra ime stine tjeter dimrit nuk i mban avaz ngrohtesine qe ma ka zemra s'mund ta sjell aspak pranvera Enderra ime i zhytur thelle ekthshem ne gjinjte e saj rrembej e gelltis c'te gjej me par dukem i nxituar Enderra ime ne nje lume shoh qe jam lagur qull krevati det bere, e kos lere se u telendisa |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:55 am | |
| SOT
Jam ulur ne nje cep kaltersish, i dashur e qiellit per ty i tregoj.
Sot henen dhe yjet i kam me prane se kurre. Nen zhurmen e akrepave qe vrapojne rrembimthi, emrin tend shkruaj me lotet qe me rrjedhin faqeve.
Sa do te doja te kisha pushtet mbi kohen, e ta ndalja, derisa te vij tek ti.
Irma Spaho |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:55 am | |
| Per kujtim
Une tregoj histori te bukura, Ti behesh si foshnje kureshtare, Shikon me faqe te skuqura, Dhe hesht e humb fare.
E di historine e Van-Gogut, Historine e veshit te tij? Ty zemra te rreh si e zogut dhe thua ngadale: S'e di!
Van-Gogut i thoshte nje femer: "Vinsent, ke veshe te bukur!" Dhe qeshte me gjithe zemer, Sic qesh ti me mua moj flutur!
Van Gogu ne kembe kerceu, E nxorri thiken nje dite, Dhe veshin e bukur e preu, Dhe tha:"Mbaje per kujtim moj drite!"
Habitesh? Keshtu ka te ngjare Njehere nje mengjes. Pse trembesh? Ai ishte e marre. Pse trembesh? Une veshin s'e pres!
1963
Dritero Agolli. Lutjet e Kambanes, Poezi te zgjedhura |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:56 am | |
| Dashuri e ndaluar
Leshoje drerin Artemide. Harkoje harkun, shigjeten shigjetoje, piken e lotit qe shket nga syri i drerit, nese te ngushellon, qelloje.
Leshoje drerin Artemide. Se dashuria ka uri, dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur ve kujen si te jete ne zi.
Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.
Klapite e lindjes te tmerrojne? Rreshqit, rreshqit ne siperfaqen e jetes, gjahtare e vetvetes.
Mbi koken tende rri mberthyer nje cerdha gjysmehene, nen driten e saj ne kopsht te Luksemburgut, pellumbat dashurohen gjersa cmenden.
Leshoje drerin Artremide dhe mos e nis ate shigjete.
Sorkadhja veshur me te zeza, kahmot pas blirit pret.
Paris,1992
Xh.Spahiu |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:56 am | |
| "Leter Gruas"
nga Nazim Hikmet shqip. Alban Tartari
11.11. '33, Bursa. Ne burg...
E vetmja ime! Ne te fundit letren tende: "Me dhemb koka, zemren e kam rremuje" me thua. "Sikur te te varin, sikur te te humb", thua, "s'jetoj dot"!
Jeton, gruaja ime e dashur, si nje tym i zi do ndahet kujtimi im ne ere, jeton, flokekuqja e zemres sime, e shumta nje vit zgjat dhimbja e vdekjes ne shekullin e njeteze.
Vdekja. Nje i vdekur varur ne litar, kjo vdekje, s'di pse shpirtit tim si shkon per mbare.
Por ji e sigurt e dashur Nese dora e zeze si nje merimange tere qime e nje arixhiu te mjere do me hedhe litarin e perfundimit, Do shohin me kot se s'do ta gjejne, friken ne syte e kalter te Nazimit.
Une, Ne erresiren e purpurt te vjeshtes, shoket dhe ty do veshtroj, dhe vetem Nje dhimbje kenge te mbetur gjysme, dheut do ti coj.
Gruaja ime! Zemermira! Florilyera! Bleta ime me sy ngjyre mjalti: Perse te shkrova ty, se kerkojne te me varin? Gjyqi eshte vec hapi i pare, Dhe si bostan koken menjehere s'ta marrin.
Hajde, varja ketyre, kjo eshte vec nje e larget mundesi, Po pate para me blij nje pale breke fanellate e mi sill. Se me zuri prape kemben shijatiku, i flamosuri, Dhe mos harro: Vec gjera te mira duhet te mendoje gruaja e nje te burgosuri.
Nazim Hikmet, nje nga poetet perparimtare turq, kete poezi e ka shkruar ne burgun e Burses(qytet ne Anadollin perendimor) ne moshen 32 vjecare.Disa poezi te tij jane perkthyer ne shqip nga italishtja, nga poeti Xhevahir Spahiu dhe jane botuar me 1989. |
|  | | fv anetare te shquar


Anėtarėsuar : 29 May 2008 Mesazhe : 1363
| Titulli: Re: Poete shqiptare Mon Jun 02, 2008 3:57 am | |
| S'do te te lutem kurre per dashurine, por do te ta kerkoj: si nje te drejte-- sepse per ty sa s'njoha ēmendurine!
E di qe ti me do,me ke te shtrenjte, por rrekesh qe vargonjve t'u shpetosh qe malli im t'i hedhe mbi trup e zemer....
Ah,buzet e mia presin t'i gjallnosh, e dine qe kjo lidhje ka nje emer: te te dhuroj po aq,sa te te marr!
S'ka Zot te te shpetoje nga furia e shpirtit tim te ikur nga nje varr!
Pra,dil dhe ti se fundi qe nga hija: te dy te digjemi ne te njejtin zjarr. |
|  | | |
| Faqja 3 e 5 | Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| | |
| |