Ditari i njė udhėtimi tė paharrueshėm

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: LETERSI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ditari i njė udhėtimi tė paharrueshėm

Mesazh nga ILIRI prej Sat Jul 05, 2008 8:55 am

Ditari i njė udhėtimi tė paharrueshėm
Mid’hat Frashėri
Zbadhėllimi mė gjeti tė zgjuar: njė mėngjes i bukur dhe i kthjelltė, njė veri i lehtė dhe i ftohtė. Me zėrat e kėndezėve po pėrzjeheshin hingėllimat e kuajve. Bėmė hesapin me hanxhinė dhe u nisėm. Hesapi s’ėshtė i gjatė se nė kėtė han tė bekuar vec kashtės dhe elbit s’gjendet gjėsendi tjatėr.
Tani karvani ecte fare i madh, jemi mė tepėr se njėzet kuaj. Shokėt e mij janė delegatėt e Manastirit (zoti G. Qiriazi dhe zonja P. Qiriazi) delegatėt e Ohrit dhe tė Strugės (Hamdi dhe Abdullah beu) dhe delegatėt e Korcės e tė Skraparit me tė cilėt u bashkuam nė kėtė han tė Qukėsit: Orhan beu, Idhomen Kosturi dhe Abdullah beu; bashkė me kėta dhe Osman efendi Zuraja, bashkėdelegat i Selanikut, Baki efendi Berati, shok i udhės dhe zot i fjalės.
Qukėshti ėshtė njė fshat i pėrndarė, cdo shtėpi njė nishan dyfeku larg nga njėra tjatra: kėtu rri dhe njė mydir, disa xhandarė dhe njė telegrafci, po qė tė tėrė kanė zėnė dhoma nė han tė ri. Duke parė sa shumė punon kjo udhė dhe sa i lig ėshtė hani, njeriu kupton se me tė vėrtet nė kėta vende tė varfra jeta dhe shėndeti s;kanė fare ndonjė vleftė.
Udha gjer mė njė vend kish zėnė tė bėhej, domethėnė ishte njė shose e vjetėr qė s’ėshtė shtruar, pastaj njė udhė mali me gjithė bukuritė dhe rėndėsitė e saj.
Mė tė mėngjėr kemi brigje tė mveshur me drurė, plot gjeth; mė tė djathtė rrjedh Shkumbini atje poshtė dhe mė tej malet e mėdhenj tė Cermenikut: pamjet vėrtet fort tė bukura dhe plot ėmbėlsi; edhe mendohem: pa dyshim njerėzija kėtu, ėshtė mbytur nė moskamje, nė padije dhe nė egėrsi; po kėta pyje mund tė na japin njė begati dhe ata male mund tė ushqejnė me mijė dhen e lopė. Shkojmė nga fshati Cura, ca shtėpi tė pėrndara dhe ca ara tė varfra: shtėpitė janė si varre tė zes, pa penxhere, pa dritė, pa erė. Njerės nuk sheh gjėkund, thotė njeriu se kėto ndjenjte janė pa frymė.
Kėtu bashkudhėtari ynė Hamdi beu nga Ohri, mė rrėfen njė shkėmb, njė gur i lartė dhe i vetėm, brėnda nė drurė; kėtij shkėmbi edhe sot fshatarėt kėtu i thonė gur i Skėnderbeut. Kujtimi i trimit tė madh qėnka mė i gjallė nė fshatrat e nė malet, se sa nė qytetet!
Mė tė djathtė, atje tej mbi malet e Cermenikut, shoku ynė tjatėr Osman efendiu, na rrėfen njė shkėmb mė tė madh, gur i Muzaqit, pėrmi katundet Neshta dhe Zdransha: mė ato anė duken ca kisha e fortesa tė gjermadhosura, ku qėnkan gjendur sende dhe monedha (para) tė vjetra.
Pas katėr orė e gjysmė, arrijmė nė Babja, ku njė han dhe njė gurėz anė udhės po na presin qė tė hamė drekė.
Poshtė Babjes, tej Shkumbinit po shohim cadra ushtarėsh: kėto janė cadrat e ushtarėve qė punojnė nė udhė. Pesėqind ushtarė nga ata qė bėnė trubullimin e 31 marsit nė Stamboll, janė dėrguarė kėtu qė tė punojnė nė udhė: tani udha, duke nisur nga Ura e Qukėsit do tė shkojė buzė Shkumbinit mė anė tė djathtė dhe jo nga shkėmbenjtė dhe nga malet e Curas e tė Babjes, sikundėr qė ish shėnuar herėn e parė. Udha sot gjer nė Babje ka arritur dhe pandehet se nė vaftė kėshtu, gjer motin qė vjen do arrijė nė Elbasan: nga vija e re udha do tė jetė mė e mirė se s’ka tė pėrpjetė e tė tatėpjetė.
Njė ngrėnie e lehtė, ca bukė, ca mish, njė ujė tė ftohtė neve dhe ca bar kuajve, na jep fuqi. Udha prap nis gazmore se rreth nesh cdo gjė qė shohim, na gėzon sytė dhe shpirtin, jo se ėshtė zbukuruar prej dorės sė njeriut, po njė bukuri e egėr, njė bukuri pa fitim pėr kėta njerėz.
Mbi udhėt shohim ca gurė qė mė ngjajnė me serpentin dhe mendohem se nė ato vende do tė ketė dhe metal kromi: kush e di mbase njė ditė do tė jetė njė burim begatije dhe lumturije.
Me shokun e afėrm, zotin Idhomene, po kuvėndojmė mbi nevojat e mėdha qė ka vėndi ynė pėr udhė qė tė mundim tė lėvrijmė dhe tė punojmė. Po mendohemi se kjo udhė e re nė mes Manastirit dhe Elbasanit, duke u zgjatur gjer nė Durrės, do tė celin njė rrugė tė re dhe tė lehtė: kjo udhė duke u bashkuar dhe me Korcėn do sjellė njė lehtėsi tė madhe nė tregti tė Shqipėrisė sė mesme: sot plackat e Triestės vinė prej Selanikut me udhė tė hekurtė nė Manastir; po ahere do vinė drejt pėr drejt nga Durrėsi dhe bėhet njė ekonomi e madhe.
Po dhe shumė dobi e lehtėsira do kemi kur tė mundin tė punojmė dhe automobilėt mbi kėto udhė: ahere njė udhė dy ditėsh do bėhet njė gjysmė dite dhe automobilėt do jenė si gjysmė udhė tė hekurta.
Duke kuvėnduar kėshtu po harronin kohėn, kur pėrnjėherė njė shok na thirri sė prapsmi: kėtu duhet qė tė zbrisnim nga kuajt dhe tė ecnim mė kėmbėm se ish njė e tatėpjetė e keqe. Ndodheshim nė njė vend qė i thonė Brinjė e Polisit dhe me tė vėrtet u zbritėm kafshėve, se nė Shqiėpri mė tė rrallė mund njeriu qė tė udhėtojė njė ditė tė tėrė pa u shtrėnguar qė tė zbresė nga shala.
Kjo e tatėpjetė qė e lodh pak njerinė, se ėshtė tėrė gurė dhe ferra, po shpirti kėnaqet me njė pamje tė cudicme: Shkumbini me gjarpėrimet e tij dhe me tė dy anėt e gjelbėra vėrtet bėn njė tabllo tė rallė dhe tė cudicme.
Tani jemi te Ura e Haxhi Beqarit, njė urė e gurtė bėrė dyqind vjet mė parė. Atje kafshėt dhe njerėzit clodhen pak: tė parėt pinė njė kafe, tė dytėt njė ujė nė lumė.
Nga ura shkojmė mė tė djathtė. Pas kėtaj kemi njė udhė shesh.
Kur arritėm ne Rrap i Vojvodės, gjetėm njė shumicė njerės nga Elbasani qė na kishin dalė pėrpara bashkė me Dervish benė.
Njė fjalė mirserdhjeje prej pritėsit dhe njė fjalė ngjatjetimi prej nesh dhe gjithė mė kėmbė hyjmė nė qytet drejt nė klubin Bashkimi, ku na pret dhe njė shumicė tjatėr.
21 gusht
Delegatėt dje u mblodhėn dhe kėnduan letrat qė kish sjellė sicilido prej klubit nga i cili dėrgohej, pastaj u zgjodh kryetari dhe nėnkryetari.
Sot u bė mbledhja e parė nė klubin “Vllazėnia”; atje myderizi, i ndercmi Haxhi Aliu (qė sot ėshtė deputet i Elbasanit) kėndoi njė lutje tė bukur dhe qė atė cast u hodhėm nė sallon dhe zumė kuvendin.
Vėrtet mė tė bukur qytet se Elbasani s’mund qė tė gjendej pėr njė tė tillė kongres kombiar, ku do tė bisedohet puna e shkollave shqipe dhe e mėsimit tė gjuhės sonė: njerėzia e Elbasanit jo tani, po dhe nė kohėt despotike ishin cquar pėr dashurinė e tyre pėr gjuhėn shqipe.
Mbrėmanet, me shokė vamė te ura e Shkumbinit, dhjetė minuta larg qytetit, njė urė e madhe e gurtė ndėrtuar prej Kurd pashė Beratit: atje nė fjalė, nė kunvend dhe nė ca kėngė tė ngadalcme, na zuri tė mukėtit, njė mbrėmje e qetė dhe pak e hidhur nė kėtė buzė lumi.
22 gusht
Sot e shtunė, ėshtė ditė pazari nė Elbasan: tregėtarėt vinė qė nga Dibra, Ohri, Tirana, Peqini, Kavaja dhe Berati. Vemi nė shesh dhe shohim njė tok njerės, rreth tė cilėve mbretėron njė gjėmė thirrje dhe kuvendesh: drithė, duhan, vja kėtu tė tri gjėra janė plackat qė blihen e shiten.
Elbasani mė tepėr duhanin dhe vajin e ka tė pėrmendur, nga shkaku qė rezhija kėtu s’ka patur fuqi, duhani ėshtė punuar gjithmonė dhe punonjėsi ka qėnė i sigurtė nga shitja e tij dhemė tepėr se fletėt bėhen tė mira.
Vaji dhe ullinjtė janė kamja e kėtij vendi mė tepėr se duhani: ullinj me koqe tė vogėl, po fort tė mirė dhe tė shijshėm.
Na duket se duke shtuar rrėnjėt e kėtyre drurėve elbasanasit do tė shtojnė fort tregtinė e tyre dhe shumė tė holl ado bien kėtu; s’ka dyshim se duan bėrė dhe fabrika pėr vaj e pėr sapun, se ato qė janė sot janė tė paka dhe nė sistem tė mocėm.
Po s’do harruar dhe tregtinė e mėndafshit; nė pazar shoh njė tok gra qė shesin pėlhurė, linjė dhe cerve tė mėndafshta, tė bukura dhe tė gjitha tė bėra nė vend; ca vilare pėlhure 10 dhe 12 kutėsh shiteshin gejr mė dy tri lira. Mė thanė se bėhen ca shami tė bukura, po duan porositur, se nuk gjen gati nė pazar. Mėsova se kėto pėlhura ca tregėtarė venė dhe i shesin gjer nė Manastir, Janinė dhe nė Stamboll. Pėr fat tė keq tregtia e mėndafshit s’ėshtė aq e madhe sa duhejt ė ishte: manat bėhen shumė tė mirė, krimbat rrojnė shumė bukur dhe mėndafshi del i pastėr e i butė, por si duket njerzit duan mė mirė tė jenė tė varfėr dhe tė mos lodhen, se sa tė punojnė e tė fitojnė!
Mbi ushqimin e krimbave tė mėndafshit dhe tregtinė e manavet, u mendova tė jap njė konferencė nė njė shkollė dhe t’i rrėfej popullit se fuqia dhe madhėrija e njė kombi ėshtė te pun a dhe te fitimi; po pėr fat tė keq punėt e kongresit s’mė lanė kohė qė tė mbaroj dėshirėn dhe konferenca mbeti nė krahrorin tim.
Sot mblidhemi nė shkollėn greqisht, shkollėn e kalasė: pas konstitucionit nė kėtė shkollė klubi ka vėnė njė mėsonjės dhemėson shqip; nė Elbasan ka dhe njė shkollė greqisht tjatėr, po dhe atje mėsohet shqipja: bashkimi dhe mėmėdhetaria e elbasanasve i ka lėnė shterpė kundėrqėndrimet e klerit grek qė na duken kaq tė fortė dhe tė dėmshėm gjetkė.
Pėrpara shkollės nė mes tė kėsaj dhe tė kishės, shohim varrin e Konstandin Kristoforidhit, tė atij tė palodhuri djalė tė kėtij qyteti, tė cilit gjuha jonė i ka hua shumė gjėra: kthimet e tij tė librave tė shėnjtė, fjalori i tij dhe gjithė propaganda qė ka bėrė nė kėtė qytet, janė aq monumente qė nderojnė pėr jetė kujtimin e kėtij njeriu tė vyer.
Pas dreke, nė mes dy mbledhjeve, gjej kohėn dhe shoh fabrikėn e sapuniut tė vėllezėret Nosi: njė fabrikė qė nxjerrr gjer mė 100 mijė okė sapun njė mot: njė sapun tri lloje, fort i mirė qė shitet jo vetėm kėtu nė qytet, po edhe nė Peqin, Kavajė, Tiranė, Durrės dhe nė katundet. Mė thonė se kėtu ka dhe akoma tri fabrika tė tilla.
S’ka dyshim se mund tė shtohet dhe shumė mė tepėr tė fabrikosurit e sapunit me qėnė qė vaji del nė vand ėshtė fort i mirė. Zoti Lef Nos mė thotė se pėr sė shpejti qėllon ta madhojė fabrikėn pas sistemeve tė reja.
Natėn nė klub, afėr ballkonit, njė xinxife na zgjat degėt e saj me ruaza tė kque.
Po s’dua tė mbyll kėtė ditė pa bėrė dhe pak fjalė nga Aliu i Bimit qė na shėrben nė klub: ky djalė njėmbėdhjevė vjec ka pesė muaj qė ka zėnė tė kėndojė nė klub: nga dėshira cdo libėr qė gjen e kėndon dhe, jo vetėm e mbaron, po e mėson dhe e kupton: i vogli Ali mė thotė se Kalendarėt Kombiarė i ka kėnduar tė tėrė dhe tregon qysdh bėhet nata e dita, qysh bėhet eklipsi i hėnės dhe i diellit: llamba varur nė mur, dhe tė dy grushtet e vegjėl i arrijnė pėr tė na dėftyer kėtė ngjarje.
25 gusht
Elbasani pa dyshim ka njė interes tė madh dhe cdo ditė po mė j ep njė mėsim dhe njė gėzim tė ri: ėshtė i pari qytet thjesht shqipėtar qė po shoh qė kur njoh vetent ime dhe cdo gjė mė duket e re e fort e vėrejshme.
Nė mes tė dy mbledhjeve tė kongresit, bashkė me mikun tim zotin Ras e Bardhė, vemi nė dyqan tė njė miku tjetėr tė zotit Lef Nosi: ky vend ėshtė si njė klub i vogėl kėtu nė Elbasan. Zoti Lef pėrvec plackave tė tregėtisė, shet dhe libra shqip dhe pranė kėndit qė rri, ka radhitė dhe libėrtoren e vecantė tė tij, jo vetėm shumė libra shqip, por dhe mjaft tė tjera nė gjuhė inglisht e tė tjera; edhe kėshtu dyqani bėhet vend i pjekjes i disa djelmoshėvet qė kuvėndojnė pėr gjėra mėsimi.
Kur ra fjala pėr mėsonjėsin Todhėr qė ka jetuar mė tepėr se njėqind vjet mė parė nė Elbasan dhe ka cpikur njė palė shkronja tė ndryshme pėr shqipen, tė cilavet Hahn-o dhe Geitler-i u japin njė rėndėsi tė madhe, Zoti Lef mė rrėfen njė dorėshkrim tė vogėl, afėr 16 faqėsh tė shkruar prej Todhėrit dhe me shkronjat e tij: kjo ėshtė njė fletore feje, njė liturgji; Lefi po i kėndon fort lehtė shkronjat qė ngjajnė sė largu me shenja fenikiane. Po vec kėtij dorėshkrimi, Lefi mė rrėfen dhe njė copė defter tregtari me 11-36 faqe, shkruar me kėto shkronja; nė anė tjatėr, njė mik qė na gjen nė kėtė kuvend, vete nė shtėpi dhe na sjell njė dorėshkrim me titullin Pėr Katihizmėn, 12 faqėsh tė shkruar me gėrmat e Todhėrit! Nuk e dimė nė ka dhe tė tjerė dorėshkrime, po sidoqė tė jetė, kėto rrėfejnė se shkronjat e Todhėrit janė pėrdorur mjaft kėtu nė Elbasan dhe vetė cpikėsi do ketė qenė njeri i kėnduar. Mė c’anė ka qenė ky Todhėri? Kėtė s’e mendova dot, po vetėm kaq mė thanė se nja dy plaka edh sot i kėndojnė ato shkronja dhe mbase ato mund qė tė dinė gjėsendi mbi mėsonjėsin e mocėm.
Po kėtu nė dyqan mėsojmė dhe ca fjalė tė reja prej atyre qė vinė tė blenė: nė Elbasan mariaz i thonė dhjetėshit, pular 50 parasė dhe tresh, 100 parasė.
Sot pasdreke vete tė bėj njė vizitė te prifti Papa Germanoj, i unitėve; ky prift ėstė bėrė krye i unitėve mė 1900 dhe ahere mė thonė se ishin bėrė 15 s htėpi unitė, po sot paskan mbetur vetėm dy.
Te zoti Papa Germano, kam gazė tė pjek filologun Ėeigand, ardhur nga Leipzigu me anė tė Durrėsit dhe Tiranės. Zoti Ėeigand ka qenė dhe njėzet vejt mė parė nė Shqipėri (Korcė dhe gjetkė), po ahere bėnte studime mbi rumanishten dhe vllahishten, kėrkime me tė cilat ka fituar njė emėr tė vėrtetė. Po tani Ėeigandi po mirret me gjuhėsin’ e shqipes, me shkronjėtoren historike tė saj dhe me fonetikėn, mbi tė cilat ka mbledhur njė tok lėndė qė na i rrėfen duke na dhėnė dhe mjaft cpalosje. S’ka dyshim se kur tė shpallet kjo vepėr, do kemi dhe njė vegėl tė vlefshme pėr gjuhėn tonė.
Mbrėmanet, bashkė me njė mik, bėj njė shėtitje tė vogėl. Elbasani pėr fat tė keq s’ka ndonjė vend afėr qytetit ku tė vejė e tė dėfrejė pakė njeriu. Ne marrim udhėn e varreve tė krishtera, se ky vend ka njė bukuri tė vėrtetė; shkojmė nga arrat dhe mė gjysėm ore arrijmė nė njė vend me drurė, me gjelbėsime; mė anė tjatėr ngrihen brigjet e mveshur me ullinj, ullishta tė bukura bėrė nga moti se tani mė s’ėshtė vėnė as njė rrėnjė fare; bota kėtu pandeh se gjithė kėta drurė tė bekuar janė vėnė prej venecianėve.
Nga vendet qė shkojmė shoh vijat e ujit qė jaėn marrė nga Shkumbini dhe me tė cilat ujiten arrat. Sot ky ujė shitet dhe disa zotėrinj bėjnė njė fitim tė madh. Po shoku im mė thotė se tani po bėhet njė vijė e madhe e re, ujėt e sė cilės do tė shitet mė lirė dhe tė ardhurat jo jenė pėr shkolla dhe tė tjera gjėra mėsimi.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: LETERSI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi