Poete shqiptare

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: LETERSI

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  I ardhshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Poete shqiptare

Mesazh nga Drini prej Mon Dec 10, 2007 9:01 am

Migjeni eshte nje poet unik persa i perket te qenit bashkekohor, dhe kjo eshte ajo cilesi qe e ka bere ate te pavdekshem.

Dy buzė...
Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma hikėn
ndėr do bota tė larta...
Dy buzė si tėpėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn
nė buzė kur mu njitėn
andjet m'i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trurin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė gruaje stėrzane
njė pjsė zemre mė nxorne,
njė pranverė tė tanė mė morne
dhe gėzimin ma vodhne...
Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lote tė mija
qenė shenja tė dhimbjes,
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rinia.

Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 323
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga ILIRI prej Mon Dec 10, 2007 9:15 am

Meqenese jemi tek Migjeni, ajo qe dua te theksoj eshte se perveē cilesise per te mbetur aktual me vargjet e tij, krijimet e tij gjithashtu jane sejcila nje himn me vete.

MELODI E KĖPUTUN
Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni
i njė grues sė dashun...
andje e pėrplasun,
xhevahir i tretun,
njė andėrr e shkelun,
buzė e paputhun
nė melodin e kėputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnė nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
pėr ēasteet e rrėshqitun,
pėr fatin e ikun,
pėr gėzimin e humbun
nė melodin e kėputun.
Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemėr tė piskueme
(njė kitarė e gjymtun,
za kange i mbytun
nė buzė nga dhimb' e puthun
nė melodin e kėputun).
Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme...
syni i venitet
nė tė loti vėrvitet,
diēka nxjerr nga xhepi
grues ia lė - dhe sė shpejti
e len gruen e humbun
nė melodin e kėputun.
Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet,
gjaqet turbullohen,
pėrzihen, pėrvlohen,
ēohen peshė, tėrbohen
... e vetėm ndėgjohen
ahtėt e molisun
nė melodin e grisun.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga ILIRI prej Mon Dec 10, 2007 1:45 pm

Pa fjale...

Nėn flamujt e melankolisė

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga ILIRI prej Tue Dec 11, 2007 10:58 am

Ismail Kadare

Kristal

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
si tė harroj une dalėngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.

Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
nje strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.

Nė s'tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.

Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.

Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga ILIRI prej Tue Dec 11, 2007 11:02 am

Dritero Agolli

KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s'do jem,do jem larguar
ne toke i tretur si te tjeret
ne kafenene e preferuar
nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhe ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thate
mbi varin tim do rij i heshtur
nje qeparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere
se s'do me keshe ne dhome gjalle
dhe kur mbi xham te fryje ere
do qash me eren dal-ngadale.

Po kur te jesh merzitur shume
ne raft te librave kerkome
atje do jem i fshehur une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje.

Mjafton qe librin pak ta heqesh
e une do zbres do vij pas teje
dhe ti si dikur me mall do qeshesh
si nje blerim pas nje rekeje.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga mira prej Tue Dec 18, 2007 8:58 am

Ismail Kadare
Renia e debores

Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend
Se qielli rastesisht s'u mbyll
Se kjo debore qe shtroi kudo
Ne te vertete ra per ty.

U projektua cdo kristal
I saj ne qiell te madh diku
Dhe nuk pushoi se reni ajo
Gjersa i gjeti floket e tu.

Qe ti ta shkundje me nje gjest
Shkujdesshem krejt e gjithe gezim
Nje nate te tere qielli punoi
me ernat ne bashkepunim.

Dhe ne mengjes i zbehte ai,
I ftohte hapej madherisht,
ndersa shetisnim ne te dy
Nen altruizmin e tij te hirte.

mira
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 199
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga ILIRI prej Tue Dec 18, 2007 9:03 am

dritero Agolli

Koh? m? von?


Koh? m? von? e ndofta m? shum?,
Kur t? k?t? bleruar nj? dardh?
Dhe kur lumi n? prill t? zbres? me shkum?,
Un? e di, do vij me kalin e bardh?,

Para jush do shfaqem,-q? s'pat?t fat t? m? njihni,
Se disa nga ju v?rtet u lind?n m? von?
Dhe t? tjer?t mbase s'e dinin
Q? mes tyre jetoja diku n? nj? dhom?

Dhe shkruaja librin e fundit
T? v?shtirin, korrigjuar radh? m? radh?.-
Un? e di, do vij kur ju t? notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardh?.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mimoza ahmeti

Mesazh nga trimi prej Sat Jan 05, 2008 10:06 am

Vdekja


O qetesi e gjithfuqishme eternale,
nga ti une dola me perpjekje,
te ti per tu kthyer.
Vec me i mundimshem qenka kthimi...
Isha foshnje atehere,
tani jam njeri.

trimi
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 66
Anėtarėsuar : 28 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga trimi prej Sat Jan 05, 2008 10:07 am

Fikje

Ti kaltėrim ke qenė dikur. U erre.
Nuk e kupton ēfarė do tė thotė kjo?
Kujto se si vėrsulej rrezja ime
shigjetė drejt qiellit tėnd.
- Kujto.
Kėnaqėsi e sigurisė tė erri.
Tani shpotit tė tjerėt, duarxhep.

Po buzagazin aq krenar tė paqes
pėrse fytyra jote mė s’e jep?

Si paralajm nė ato mbrėmje prilli
me heshtje plumbi ma prisje ēdo fjalė.
Ti kaltėrim, ti egoist i kaltėr,
m'u fike nė duar ngadalė.

trimi
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 66
Anėtarėsuar : 28 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga trimi prej Sat Jan 05, 2008 10:07 am

Ti do te Heshtesh


Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.

trimi
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 66
Anėtarėsuar : 28 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Njė vit i Ri po vjen..." poezi nga Llemadeo

Mesazh nga shqiptari prej Sat Jan 05, 2008 11:42 am

Me rastin e Vitit tė Ri. "Njė vit i Ri po vjen..." poezi nga Llemadeo
Njė vit i Ri po vjen...

Njė vit i ri po vjen sėrish,
ti mike e dashur a e ndjen
siē e ndjej unė kėndej largėsive,
kohėn“ si Erė“ qė ikėn e s`kthen!

Ja vit i vjetėr po kalon,
si Hije e Hėnės pėrmbi Dhe...
kur njė faqe falė me dritė tė zbehtė,
ndėrsa tjetrėn e err“ si njė Re...

Ēna mbet pa bėrė nė kohė tė shkuar,
nga vit i vjetėr“ ēfarė harruam vallė ?
Sa herė u nisėm e dot nuk arritėm,
nė ditėt qė shkuan, ku dot su pamė ?!

Ah“ mos u dėshpro moj mikja ime,
kėshtu ėshtė jeta, nuk e ndryshojmė dot;
„…dikush mbolli njė rrėnjė pemė Ulliri,
por kokrrat jo“ sja hėngri dot !“.

Ndaj gėzoje ditėn“ ashtu siē tė vijė,
orėn dhe ēastin ma gėzo tė plotė,
se koha do sjellė gjithmonė vite tė Ri,
ndėrsa ne nuk festojmė pėrherė nė kėtė botė !

Do shkojmė njė ditė“ nėpėr radhėt pa radhė...
Asgjė sdo tė marrim me vehte“ dot,
tė tėra kėndej do ti lėmė...pa fjalė,
nėpėr kohėn qė shėmb ēdo gjė tė fortė...!

Do ti lėmė miqtė e dashur, dhe miket do ti lėmė,
Do tė lėmė tė bukurat, ēdo gjė do ta lėmė !
Ēdo fjalė tė ėmbėl, ēdo puthje tė ndjeshme…
Sdo tė na lėndojnė mė brengat as shpifje e thashethem !

Vetėm njė gjė“ do tė jetojė pėrjetė;
*Kujtimi pėr tė mirėn“ qė njeriu e krijon...
pėr dashurinė dhe paqen njerėzore...
pėr veprėn qė njeriun“ aq shumė e lartėson !* .

Por ti sonte gėzo atje larg“ pa mua,
siē gėzoj dhe unė“ nė Detin mallė...
e ndoshta kur ta marrėsh gotėn nė duar,
do tė kujtohet njė mik“ qė ndodhet larg.

Ndėrsa unė“ mesnatės do tė shikoj atje...
kur yjet i numėronim bashkė nė ato brigje...
atje“ kur nė bulėzėn e lotit tėnd...
e pashė Hėnėzėn“ mallesh tek digjej...

Gėzo mike e dashur kėsajė nate tė fundme
kur njė vit i ngarkuar me aq mall e zjarr...
njė kohe tė re po i hapė Udhė...
njė kohe, qė ndoshta diku“ do tė na takojė vallė !

Llemadeo
Germany

shqiptari
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 631
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mimoza Ahmeti

Mesazh nga lola prej Sat Jan 05, 2008 8:52 pm

Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.

lola
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 163
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ismail kadare

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jan 06, 2008 9:50 am

Nė parkun qė mbuluan fletėt

Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.


Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.


Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.


Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.


Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Petro Marko

Mesazh nga Jona prej Mon Jan 07, 2008 2:13 pm

APOLOGJIA IME
(JETES)
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...

Jona
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 174
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga dea prej Fri Jan 11, 2008 9:46 am

Vjedhesit e bukurise antibiblike

Permbytja e perbotshme
sic mblidhet nata po mblidhej.

Drure asgjekundi,
gjekundi brigje.

Xhevahir spahiu

N jeriu hapi dritaren e barkes
nisu, i tha pellumbit.

Asgjekundi drure
brigje gjekundi.

pellumbi u kthye
me nje bisk ulliri ne sqep.

Atje ka toke
atje ka jete.

Po njeriut ia moren pellumbin, degen.

Linden maskat,
bukurine e vodhen profetet.

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 125
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga mira prej Wed Jan 16, 2008 6:42 pm

Dimėr

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...

Lasgush poradeci

mira
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 199
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga Bora prej Fri Jan 18, 2008 11:18 am

Kėnga e dritės (Poemė)
Ndue Ukaj



Ē'ėshtė lumturia e tė shkruarit shpirti im?
Mė thuaj me plotė gojėn, lėre heshtjen mėnjanė,
Nėse jo zgjatim i kujtesės, sipas Hose Luis Borgesit,
Apo prehje me vetėn dhe pėr vetėn nė terrin e zi tė vetmisė sė thellė,
ku nuhaten tė fshehtat e universumit me gjuhėn e tė pathėnave,
me tė pazakonshmet e ruajtura nėpėr magje tė gatuara me makth
O Zoti im, arti i shkrimit imagjinata e pėrtej lumit tė heshtjes
Kohėt i vret me shikimin e Judės
E dashur, koha e lumit tė heshtjes ėshtė trazuar,
Murmurinė nė mua zhurma, furtuna
Tani po pėrgatis nisjen time drejtė majės, sė kodrės sė dashurisė,
ėshtė e lartė pėr hapat e vegjėl
aty pėrthyet arti i tė shkruarit me lakuriqėsinė e natės,
me gratė e picėlluara ofshamat mbytėse
Me metaforat e gjalla qė gjėmojnė rrufeshėm rreth kodrės.
Nuk mund tė fshehėt asgjėkundi,
Qyteti i ngritur nė maje mali,
Si dishepull bindur nė fjalė e nė dritė, ec drejtė dritės,
I bindur se nė fillim ishte fjala e fjala ishe nė njeriun,
Prej saj u bė ēdo gjė e pa tė nuk u bė asgjė.

[/size]
Shpirti im, s'mė bėn dot punė qyteti i zhurmės,
E sheh nė maje qytetin me ngjyra,
Tė rrethuar me strofulla ujqish qė uturijnė lemeritshėm,
Gjarpėrinj e krimba tė mėdhenj,
Erė e qelbur qė kundėrmon vdekshėm.
Shpirti im, kjo ėshtė rrugė e shoqėruar me kujtime tė shkruara e tė pashkruara,
me kėngė tė zorshme pėr zėrin e ējerrėn
Mė duhet tė nxitohem: ta pėrqafoj fortė kohėn qė s'e njoha,
Tė mėsoj pėr ato qė s'i pėrjetova
Qiriun e errėsirės mbaj me duart e mia tė rėnda
Nė ballin e djegur ku sfiliten - bėjnė betejė fjalėt
Hahen metaforat me ironitė e dehura pėrgjakėn, bien pėrtokė
Luftojnė njėra-tjetrėn s'e durojnė dot
As nuk e kam idenė tė iki nga dritat, e dashur,
Edhe pse ėshtė larg, me kilometra, me orė, muaj, me vite.
ndoshta shekuj ka: ēfarė domethėnė kjo pėr njė varg
qė ec me krahėt e vetėtimės, me fuqinė e tėrmeteve,
Pas shtatė fushave e pas shtatė maleve, duhet tė ec
Qyteti i dritės ėshtė i rrethuar me gjemba qė t'mbijnė nė misht',
Me gjarpėrinj e perandorė tė ruajtjes sė krimit,
Aty pranė e dashur kanė strofullat e tyre tė pabesėt, tradhėtarėt,
Diktatorėt qė ēirren tėrė ditėn e lume pėr demokraci,
Kontrastet e botės shihen si nė pasqyrė tė thyer
Kurvat dhe kurvarėt, aty janė dhe shtėpitė e panumėrta publike... s'ka libra, art,
bordele me ngjyra tė gjithfarshme ku derdhen epshe tė pagdhendurish.
Ka mes tyre mite, tė trasha sikur pluhuri nėn kėmbėt e mia,
Ka legjenda, tė shumėzuara si sperma e kurvarėve,
Ka pudėr laviresh qė kremosen pėrvuajtshėm
pas ēdo dehje seksi e mashtrimi, pėr tė pėrhumbur gjurmėt
Ėshtė rrugė e gjatė, e lodhshme e duhet ecur nėpėr tė.
Ngritjet ramjet kanė emra tė gjithfarshėm, interpretime tė pėrēudnuara.
S'ka rėndėsi, ecja ka qėllimin e vet.

Tash mė duhet tė marr frymė thellė,
tė heq tė vjellurat nga barku im i stėrmbushur me pluhur, sepse:
Rrugės e dashur ndodhet edhe Kopshti i Edenit, gjarpri i kuq, Kulla e Babelit,
Eva e lakuriqėsuar si asnjėherė mė parė, e dėlirė,
e bukur, shtathollė, sybuzėgazė, e epshme pėr kafshim
Pema e Thatė shpirti im dhe romani im me kėtė motiv s'duhet tė jetė rrugės me ne.
O, ku ishe ti, shpirti im i dėlirė, tė m'i kujtosh mrekullitė e shkrimit,
Narracionin e pandalshėm nė lumin e artit, lumi rrjedh dhe ka qėllimin e tij.
Se ndal dot rrjedhėn, s'ndalet as nga barrikadat e mendjes sė cunguar,
as nga rrezet e diellit qė tė pjekin,
as nga toka e djegur, shkrumb e djegur pėr ujė ku pjekėn mendimet tona.
Oh, e dashura ime, tė kam lodhur nė qetėsinė e lumit tė dashurisė
Me prologun e lodhshėm tė metaforės sė keqe,
Megjithatė tė lutem, ke kurajo tė mė dėgjosh:
Rrugės qė kanė pėr tė kaluar kėto vargje,
Mund tė jetė strehuar nė ndonjėrin kėnd tė vetmisė,
edhe njė pjesė e ndryshkur e historisė sė qenies sonė,
Mė duhet ta prek, edhe pse kundėrmon qelbėsirė
Mos u merakos, birit tonė Luisit asgjė s'do i ndodh
Ėshtė imunė ndaj tė palarave, pluhurit e pabesive
Ndaj urisė e miteve tė gjithfarshme,
Ėshtė imun shpirti im
Edhe ndaj diktatorėve e strofullave tė panumėrta me ujq.

Oh e dashur, dėgjoji dhembjet e mia tė vjetra e tė reja,
Dėgjoje klithmėn e lemeritshme tė artistit mistik, OH!
Dėgjoje lahutėn e artistit qė rri si qiell hijerėndė mbi ne
Dėgjoji tė rrahurat e damarėve tė tokės nga eshtrat e artistit
Me tė cilėt u ushqyen qenė... qenė tė ēmendur e perandor tė vrasjes.
Arti i tyre ėshtė dekor si pudėr kurvash
Dėgjo e dashur, njė rrebesh i pafundmė po na sillet rreth kokės,
Mė duhet edhe njėherė tė ndalem, tė marr frymė thellė,
Tė lė mėnjanė biografitė e trasha me gjak
Sepse zgjohen zogjtė nga foleja e qetėsisė e na bėjnė zhurmė,
Tė kthehemi tash te pylli ynė i fshehtėsive,
Aty i kemi armėt: vargjet, bukėn, metaforat e trasha me ironi,
E pra, tash gjėrat do marrin kahje mė tė perfeksionuar,
Mė duhet tė flas shumė, tė kėndoj mė duhet,
Ėshtė koha jonė, nė universin tonė ka aq shumė vrasje,
prishje tė klimės globale, ka e dashur pėrēudnim tė moralit,
Dhe ēdo ditė e mė pak art, brohoritet furishėm Zoti nuk ekziston
nga turma tė humbura nė epshin e kohės,
brohoritet e dashur: Zoti ėshtė i yni, ta vrasim Zotin e tė tjerėve - sa trishtim e dashur.
Fėmijė tė pėrdhunuar, vrasje tė gjithfarshme: motive tė mbytura nė shikimin e verdhė
E apokalipsia nuk ėshtė gati - megjithatė duhet ta sfidojmė.

Andaj e dashur duhet tė lėviz busullėn e metaforės sė pėrmbysur
drejtė majės sė qytetit mbi kodrėn e dashurisė. Dhe ki mendjen e pėrcill vargjet;
Kjo poezi, nuk ka sy, por i duhet tė shohė vėmendshėm
Kjo poezi nuk ka gojė, por i duhet tė flasė shumė
Kjo poezi nuk ka veshė, por i duhet tė dėgjojė edhe ato qė nuk thuhen,
dėshirat e heshtura e tė panjohura,
Kėsaj poezie nuk i shkon zėri, melodi pėrcjellėse nuk ka,
I duhet tė kėndojė, pėrtej shtatė palė kodrave e maleve duhet tė dėgjohet,
E dashur, ditėt po pėrplasėn njėra pėr tjetrėn,
Unė bėjė udhėtimin tim me libra, art e dashuri,
Luisi, ynė bir le tė flejė nė ėndrrat e lojės sė ujėrave tė pafundme, s'ka asnjė arsye tė brengoset,
E pra, e sheh, ditėt kalbėn, kundėrmojnė qelbėsirė,
Hidhėrimin e Akilit mė duhet ta mposhtė,
Ka kohė pėr tė pabėra tė shkruhet,
Kam shumė rrugė pėr tė bėrė,
Ende jam nė hapin e parė, do tė ec me kėmbėt e tė shpejtit Akil
Me vete kam ndjenja tė pėrgjakura,
Mendime tė kafshuara nga egėrsitė e kohės,
Kujtime qė prodhojnė ten vdekjeje, frikė, ikje,
Kjo ėshtė bibla e pashkruar nė trajtat e Ferrit,
Asgjė s'mė bėn tė kuptoj si kalohet nė Purgator,
Madje asgjė s'mė bėn tė kuptoj ku ėshtė dera e Parajsės e dashur,
Me terrin hahem, hahem sa fortė pėrleshėm shpirti im.

Kuptoje betejėn time, tė lutem e dashur kuptoje
Mė duhet tė mėsoj rrugėn e Dantes, ai bėri rrugėn mė tė madhe nė botė.
Tash dėgjo vėmendshėm e dashur: nė portėn e Parajsės s'ka roje.
Marr frymė thellė dhe pėrleshėm me terrin hahem sėrish, s'e dua asnjėherė.
Kemi luftuar e dashur me shekuj me terrin e padrejtė.
Ti s'pajtohesh me mua, terri ėshtė qetėsim i shpirtit,
Shtrat i epsheve tona, mė thua e dashur, s'ka metafora,
s'ka narracion as fabula pėr artin e dashurisė
Unė tė puth butėsisht... qetėsisht dhe mė duhet tė them,
Mė le mua tė ec nė dritė e dashur, dua ta kaloj kėtė udhėtim nėpėr dritė.
Asnjėherė s'i kam besuar errėsirės, kjo nuk ėshtė lojė fjalėsh as simbol surealist
E dashur, para se tė nisemi me hapat e parė,
Gjarprin tek pragu i shtėpisė mos e shkel,
Ec si njė balerinė mbi lėkurėn e tij, ai s'do tė tė kafshojė,
kėshtu i pėrvijohesh tradhėtisė, pemės sė vdekjes
Pas disa hapash e gjenė pemėn e jetės
Gjithsesi nisja jonė duhet tė kalojė nėpėr kronika tė shumta,
Na duhet tė mėsojmė shumė gjėra,
misteret e panumėrta qė ruan "bibla jonė e heshtjes",
Gjithsesi mua mė duhet tė kuptoj tė pakuptuarat e tė pathėnat,
tė pashkruarat dhe enigmėn qė mė cytė drejtė malit tė shenjtė
Si ndodh qė pėr besim ndaj Zotit, Abrahami tė provojė vrasjen e tė birit...
Oh e dashur, sėrish mė duhet tė ndalem,
Njė ēikė pauzė mė duhet, ėshtė rrugė e gjatė, frymėmarrja ime ėshtė paksa e lodhur,
mė duhet tė pėrshkoj shtatė palė kodra, male,
pyje pėrplot bishash tė shumta, rrugė tė boshatisura nėnash tė devijuara,
T'i pėrgjigjem pyetjes: ku e gjeti Abrahami besimin
pėr tė vrarė djalin (vetėm pėr besim ndaj Zotit)?
Kohėt puqen, herė puthen e herė urrehen
Nė kohėn e paemėr baballarė vrasin e armė gjėmojnė,
O Zot ē'pėrfytyrim i trishtueshėm.
Mė ngjall makth e dashur, ē'oqean i madh gjendet para meje e dashur.
Mė duhet ta kaloj nė kėmbė.
Si mos tė trembem nga stuhitė e detit, tėrbimet e pėrbindėshave tė tij,
nga valėt qė puthen natėn me qiellin.

Koha ec me shpejtėsi e dashur, koncepti i kohės mė ka pėrbirė
nė ujėvarėn e metaforave, tė armatosem duhet nga pabesitė e kohės,
dvarrėsi e ideale, rrėnuesit e poezisė.
Prandaj e dashur tė jam pėrberė tė mos ecim nėpėr terr, nuk ka besė.
Ora po puthitet, kėmbanat e kishės rrahin,
ta ndezim njė qiri pėr tė shpėtuar dashurinė e dashur,
E sheh si rrėnohet ēdo ditė, nė tė katėr anėt sulmohet
Tė kurorėzojmė vetėn dhe bashkė me tė: dashurinė dhe udhėtimin tonė.
O Zot, sa pak Don Kishotė ka bota e sa shumė qė ka nevojė pėr ta,
pėr diell tė zi nuk kemi nevojė, s'kemi syze pėr t'mbrojtur sytė - do thoshte miku im poet.
E dashur, kryeprifti na thėrret pėr kremtet e lumturisė, duhet tė gjunjėzohemi e dashur.
Tė rrėfehemi para vetės dhe identitetit tonė.
O shpirti im, e sheh ka mjegull duhet tė shtrihemi nė lumin e gjumit tonė,
Tė mos e trazojmė pėr asnjė sekondė tė nesėrmen,
Dielli sapo tė lind do tė nisim pelegrinazhin tonė,
Rruga ėshtė e gjatė ne jemi bashkudhėtar tė erės,
Do tė triumfojmė e dashur, tash mbylli sytė, bota po pushon nė atė shikim,
Unė pėrleshėm me metafora hahem me terrin e zi,
Nesėr sapo tė hiqet mjegulla, tė bjerė rrezja e parė mbi dhe
Nisemi qė tė dy nė pėrqafim, si pelegrinė...
Qyteti nė maje tė malit na pret me padurim,
Ėshtė qytet imun ndaj akullit, sėmundjeve, tė ikim tash



Bora
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 113
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga Teuta prej Fri Jan 18, 2008 2:25 pm

MERZIA

Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje

Ervin Hatibi

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1181
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga dea prej Tue Jan 22, 2008 2:35 pm

Sonet



Ku je ti, o yll i kėputur,
qė re poshtė e dogje vendin mbarė!
Njė shkretim si ky nė mes tetorit
kurrė nė jetėn time s’kisha parė.

Ku ėshtė zjarri? Ku ėshtė? Nuk e di,
di qė kraharorin e kam shpuzė.
Shi nuk bie, qytetin qė digjet
rrekem ta njom pak me buzė.

Grua qė mė jepesh e s’tė kam
siē nuk zotėrohet dot njė ėndėrr.
Nė mė ndihtė djalli, jam Adam.

Evė ti ishe para se tė lindje,
Evė e Afėrditė, veten kishe shemėr,
unė erdha pa dashur e s’kisha mė ikje.



Besnik Mustafai

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 125
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga Teuta prej Thu Jan 24, 2008 9:42 am

ervin hatibi
AUTO
FLENE NE XHEPA
LETRAT E PADERGUARA
I NDJEJ NEN LEKURE RRESHTAT TE PESHPERIJNE
ZARFAT TEK DRIDHEN
FILATELI QE TE DASHURIT NUK DO TE MUNDIN
TE MA SHQISIN NGA MISHI
JANE LETRA QE MBASE EDHE I SHKROVA
POR VETES IA DERGOVA
NE ADRESA TE LARGETA
THUAJ SE VETEN DUA TE SQAROJ
ME ARSYET E TE TJEREVE
PER PAMUNDESITE E MIA
ME FLENE NEN LEKURE
LETRA
NJE TUFE E TERE
LETRA QE MBASE EDHE DO TE NISEN
NE FAKT U NISEN, POR PER TEK UNE
QE SI KUTI POSTARE E VJEDHUR
GRUMBULLOJ PER VETE NJE FARE NGROHTESIE, FJALE TE MIRA
QE VETE I SHKROVA PER TE TJERE AQ MIRE
SA NUK MUNDET ASKUSH TE ME SHKRUAJE.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1181
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga dea prej Tue Feb 26, 2008 8:29 pm

[b]Uh! Europė, ti kurva e motit,
qi i rae mohit besės e Zotit,
po, a ky ^a sheji i qytetnisė:
me dį tokėn e Shqipnisė
pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė?
Po, ti a kėshtu sot na i pėrligje
njata burra, qi m’ kėto brigje
pėr ty vehten e bįne flie
kur ti heshtėshe prej ligėshtie ?
Ti, qi i kalle flakėn diellit
e i shestove rrathėt e qiellit,
Ti, prej eshtėnsh t’t’ ngratė Shqiptarėve,
qi bįnė dekėn pėr dhį t’ Parėve,
bįn sot t’ bijnė fatosa t’ ri,
t’ cilt nji troe t’ kėsajė Shqipnie
mos t’ ia lanė Shkjaut n’ dorė me i rį
krejt nė gjak nji herė pa e lį !
Lum, oj Zana e Velecikut,
qi m’ ia lėshon ti namėt anmikut,
qi m’ i uron djelmtė e Malsisė,
qi m’ ia kjanė hallin Shqipnisė ;
kėsaj Shqipni e cila motit,
n’ zį kah pushka e besa e Zotit,
pat kenė cmue prej fisesh t’ tana
kah bjen dielli e kah merr hana !
Por, sado qi poshtė ka rį
sot me sot e rrin tue kjį
n’ pluhun t’ tokės, prej njėrėzve shį,
prap, oj Zanė, shkėndia e burrnisė
nuk į’ shkimbė n’ male t’ Shqipnisė,
qi, manį, edhe n’ kėto kohė t’ reja
ka ’i herė ndezet flakė si rr’feja
At Gjergj Fishta
Lahuta e Malsis
Kush tha se At Fishta ka vdekė?!
[/b]

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 125
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:02 am

BALADĖ QYTETSE
Mbramė
qiella dhe hyjt e vramė
njė ngjarje tė trishtueme panė:
Hije... jo! - por njė grue
me ftyrė tė zbetė edhe me sy
tė zez si jeta e saj,
me buzėn tė vyshkuna nė vaj,
me plagė nė gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt tė grisun,
me hije grueje,
njė kens kėso bote,
njė fantom uje
vallzonte valle nė rrugė tė madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambė tė zbathun,
me zemėr tė plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokė tė thime,
me ndjesi tė ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpėrtheheshin n'aromė,
kur ish e njomė -
atėherė e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e ēmendun
nė rrugat e qytetit tonė,
njė jetėn e fikun, njė jetė e shterun,
shpin i molisun, zemėr e therun,
njė za vorri, njė jehonė
qė vallzon natėn vonė
nėpėr rrugat e qytetit tonė.

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:02 am

QĖNDRIMI




Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi kėtė dhé,
q'e kam si fe,
e pėrmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Qė gjysh stėrgjysh,
qė brez pas brez,
qė gjithėmonė.
Ti shqa thėrret,
ti shqa bėrtet,
gjer lartė nė retė
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinė e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam kėtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjėri,
as shqa tė zi.
Se jam kėtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga njė det
nė tjetrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu
nga moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn
fushė
e malin
mal.
Unė jam kėtu
e do tė jem
- dem baba dem -
sa mali tė bėhet hi
e hiri mal pėrsėri.
Mitrush Kuteli

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:02 am

Gjuha shqype


Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
Gjergj Fishta

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:03 am

Nė parkun qė mbuluan fletėt

Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.

Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:05 am

Amaneti i gjyshit ēam

Para se tė jepte
shpirt ky gjyshi ēam;
-Bir,--i tha tė birit,
njė dėshirė kam..

-Fol- iu lut i biri,-
ēfarė dėshire ke?
Nga dy sytė e gjyshit
ca lot ranė rrėke.

-Kėta lot ,-tha plaku,-
unė lė amanet
dua qė tė shkojnė
nė vendin e vet.

Gjyshin e varrosėn
nė jug, nėn njė bredh;
por nga varri i tij
nis njė ujė e rrjedh.

Rrjedh e rrjedh ky ujė
dhe shtohet gjithnjė,
i madh e i vogel
ēudi bėjnė me tė.

Uji rrjedh e rrjedh
edhe bėn njė vijė
qė nga Shqipėria
gjer nė ēamėri.

Atje nė Janinė
krijon dhe njė gurrė,
ku ēelin plot lule
petale purpur.

Petalet e kuqe
kanė aty nė mes
njė tė zezė shpendėsh
me shkėlqim si vesė.

Ky greku i lig
lulet me t'i parė ,
nė ēast i pandehu
pėr flamuj shqiptarė.

Me kėmbė lulekuqet
i shkel tėrė inat,
por pas disa ditėsh
ato ēelin prapė.

I tėrbuar greku
me zjarr bėn t'i djegė
por uji i gurrės
zjarrin e fik shpejt.

Hakmerret mbi gurrėn
greku menjėherė,
e minos tė tėrėn
dhe e hedh nė erė.

Por ujin e gurrės
prapė se ndali dot,
uji aty mbushi
plot pėrplot njė gropė.

Nė gropė racisti
hedh hekur ,beton,
po pėrsėri uji
rrjedh e nuk pushon.

Rrjedh e rrjedh ky ujė
asaj-kėsaj ane
nė tė gjitha viset
e provincės ēame.

Kudo ky ujė rrjedh
nėper ēamėri
pėrreth tij gjithkund
lule kuqezi.

Hamdi Meēa

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:06 am

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:07 am

Kush troket nė mua

Borė nė drita tė neonit
shoh nėpėr dritare ,
bardhėsisė i rriten flokėt
n'pemė e trotuare...

S'e di kush mė troket sonte
nė kėtė shpirt murlanėsh,
a resh borė si kėtu sonte,
larg tej oqeanesh...

Atje kam unė disa zemra
bij e nipa e mbesa,
njė mijė ditė nė ditė t'i kisha
s'do t'm'i zinte shpresa...

Bora s'ndalet,e stolisen
bredhat si nė pėrrallė ,
lart neonėt ende ndezur
mallin ma mbajnė gjallė...

Dhe prapė dikush troket sonte
n'zemrėn time t'thyer ,
sikur ujqit e tėrė botės
n'mua t'jenė ndėrsyer ...

Dhe e ndrydhur thellė nė mua
njė zogėz mė dridhet ,
largėsia m'bėhet gjarpėr ,
e nė fyt mė lidhet ...

Ah ta kisha nipin n'prehėr,
mbesėn time t'mirė,
ende pa rėnė bora n'tokė
do tė ishte shkrirė...

Kush troket nė mua sonte?
Njė festė me tėrmete ...
Kush i ndau ditėlindjet tona ,
nė dy kontinente ?...

Nuk e shoh atė tortė tė largėt ,
por cakrroj njė gotė,
pėr ditėlindjet qė m'kanė ikur
larg ,shumė larg nė botė ...

I afrohem telefonit
me shpirt tė trazuar ,
a thua do t'kem fuqi
t'uroj vetėm ;Gėzuar?!...

Agim Deva

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:08 am

PLAGĖT E VJETRA
THYRJET
Mė ėshtė thyer zemra keq
Plagė mė ka shkaktuar
Zemėrshkreta s’u ndreq
Nė shtratin e thyerjeve shtruar
Thyerjet mė lėnduan nė zemėr
Mė shumė nė shpirt
Tė rėnda qenkan thyerjet tė rėnda
Thyerjet nga dashuritė
Si guri nė zemėr tė malit
Rėndojnė thyerjet rėndojnė
Veēmas kur ato shkaktohen
Nga shokėt e idealit

PĖRJETIMET
Vuajtjet e popullit
Kush i pėrjeton
Mė rėndė
Me tė pėrjetuarit e veēantė
Peshėn e fjalės sė pa thėnė
Kush e mbron
Me gjuhėn e vet
Mė bukur se poeti
Kush e thotė
Me pushkė nė dorė
Kush e mbron atdheun
Mė mirė se bijtė e tij
Qė lirinė ēmojnė

SHPIRTI
Jemi shpirtmėdhenj
Nuk hapim plagė
Kemi vuajtur shumė
Kemi heshtur gjatė
Pa dyshim
Modestia na kushtoi
Nė vend tė shpagimit
Si pėr inat
Po na hakmerret sot

VARGU I ASHPĖR
( Agolliane )
Eh mor varg tė ngrehsha gurmazin
Qė mė joshė e mė sjell vėrdallė
Mė zbardhi agu duke tė kėrkuar
E ti nuk do me ardhė
Ē’mė sjell kopshteve tė mollės
Tė mollės me gjithė pjeshkė
Dehur nga lajkat e belhollės
Do mbetesh pa u futur nė vjershė

HĖNA
Natė e mbuluar me errėsirė
Me yje tė kuq nė qiell
Nė agim hėna do shkojė nuse
Dita do zbardhi me diell
Me thellėsinė e syve tė saj
Kjo natė tė futė trishtimin
Kjo errėsirė kaq e gjatė
Do ikė bashkė me agimin
Mes qiellit ngjyrė tė kuqe
Si nė pasqyrėn vezulluese
Sa gėzueshėm lozte hėna
Ajo nesėr do shkojė nuse

ATĖ
E shtrėngonte rrethimi
Njė rrethim krejt i errėt
Qė pretendonte ta ndante
Nga tė jetuarit e vet
Ajo e kuptoi rrethimin
Qeshi dhe nuk bėri vajė
E vrau hilen prapanike
Me tė qeshurėn e saj
PA DASHJE
Pa dashje tė fyeva tė lėndova
I gjalli mund tė gabojė
Qė kur s’kam fyer askėnd
Sonte do ngrysem me faj
Ndihem i lodhur i trazuar
Diēka m’i gėrryen mushkėritė
Mbase fyerja qė tė kam bėrė
Ah tė mos ishim takuar atė ditė
VRET FJALA
Ėshtė e ėmbėl
Kush ėshtė zot i saj
Me fjalė
Zihen armiqtė
Fjalėn trimat mbajnė
Lidhen burrat nė flamur t’Skėnderbeut
Dhe
Luhet me fjalė fshehur
Prapa kurrizit tė atdheut

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:08 am

MIQTĖ
ZHGĖNJIMI
Zhgėnjehemi kur
Miqtė nė baltė na lėnė
Dilemat paraqiten
Cilėt janė miqtė e vėrtetė
Cilėt miq na hiqen

I SINQERT
I sinqertė
Keqkuptim
Nė botėn tonė tė zvogėluar
Kohė e tė pasinqertėve
Nė skenė
Ėshtė vėnė
Apo ka qenė
E s’e kemi parė

PUNTORI
Kishte harruar
Se duhet ndėrtuar
Edhe diēka pėr vete
Ai harroi
Dhe tė tjerėt
Pėr tė
Harruan

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:09 am

ME KEQARDHJE
Dikur
Mendimet i kishim tė njėjta
Pėr njeri tjetrin
Kishim nevojė
Pėr ditė po largohesh
Mė vjen keq
Jo edhe aq pėr ty
Sa
Pėr mangėsinė qė s’tu heq

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:09 am

KOKA
E varėn nga kėmbėt
E lidhen nga duart
Nga koka e varėn
Litari s’ia mposhti krenarinė
Nė pallat tė mbreti
Tmerri u fut
Koka – litari – krenaria

SYNIMI
Sytė na skuqen nga gjaku
A mjafton vetėm synimi
Pėr tė arritur atje
Ku ėshtė botė e re
Me linja fytyrės
Kohė ngjyrė vrarė
Ėndėrr e rėndė
Nėn tė hijes arrė
Lia i kishte rėnė ėndrrės
Ėndrrės sė pa parė

DALLIMI
Vdekjen kėrkojnė
E s’ka kush ua jap
Xhebrailin e kanė korruptuar
Vdesin e se kuptojnė
Vdekje qė turpėrojnė
Vdekje qė pėrjetėsojnė
Luhatje
Para vdekjes dhe jetės
Dallimi hendek
Pėr t’i vajtuar
Kush shkoi e kush mbet

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:10 am

TĖ LIGJTĖ
Tė ligjtė
Urrejtje pjellin
Ata
Megjithėse shterpė janė
Urrejtje kudo mbjellin

SHEKULLI I RI
Shekulli i ri shekulli i ri
Skuqur me gjak gjerė nė mjekėr
Nga padrejtėsitė
E shekullit tė vjetėr
Flamuj tė gjakosur
Tė shekullit tė ri
Me dashje
Vrarė pėrsėri

JANARĖT E KUQ
31 JANAR
(Dėshmorėve tė kombit: Edmondit, Zahirit, Hakifit)
Tridhjetė e njė janar nėntėdhjetė e shtatė
I more bijtė tanė me Edin nė krye
Me Edin si lis tė gjatė
Ranė mbrojtėsit e lirisė
Mbrojtėsit e tokės
Me ta Edi i nėnėlokes
Ah ē’ju ēa zemra motrės
Tridhjetė e njė janar nėntėdhjetė e shtatė
Ah janar – ty tė preftė mortja
Shumė herė na lave me gjak

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:11 am

kjo poezi eshte shkruar nga dėshmorja Nurie Zeka nė spitalin e Beogradit disa ditė para se me vdekė.

PAS VDEKJES

Pas vdekjes amanet ua le
Mos me hidhni lule mbi varr,
Mos ma rendoni dheun me lot
Se mjaft lotova ne kete bote.

Mos ma rendoni dheun mbi koke
Se mjaft e pata te tera ne kete bote,
Amanet mos me vajtoni
Emrin mos ma perkujtoni.

Hija ime do t'ju ndjeke
Ashtu sic me dogji vuajtja ne jete,
Mos mu afroni me leni
O se paku ne dhe te qete.

S'dua te degjoj asnje kenge
N'qoft ajo e bilbilit te jete,
Se cdo ze qe degjoj
Me ngjane zerit te qyqes.

Mbi varr mos mbi bare
Se as gjelbrimin se dua me,
As ti mos me sjell karanfila
Te kuqe o per mua.

Haroni se kam jetuar
Ne kete bote te egersuar
Ofshamen tende mos ta ndegjoj
Por te lutem me haro.

Eren e dheut t'mikur ta ruaj
Se me takon vetem mua,
Gjithe armiqet pas vdekjes sime
Miq le te behen.

E te hedhin valle
Por jo reth meje,
Se I kam meni
Se dua t'jem n'qetesi.

Nena le te haron se ishe nene
E nje vajze t'vetme qe m'lindi,
Baba mos m'bahet babe
Mos ti zbardh floket per mua.

O ju o shoke dhe o ju miq
Amanet me haroni te gjithe.

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poete shqiptare

Mesazh nga rrezon@ prej Mon Jun 02, 2008 2:15 am

MAMA DHE BIJTE

Gjithmone e me ralle te shoh,
gjithmone e me teper
cuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bije.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotet i ke te brishte e te rinj.

Ti qe u plake dhe qan si foshnje
kur duhet te gezohesh
e qe pikellimi te ndjek si urith
pikerisht kur liria hap nje shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...

O zot, c'deshi nje njeri si ti
ne kete bote te sprovuar...
Ti akoma s'ke mesuar te genjesh,
e shtrenjte dhe duart i ke si dy
bonbone te vogla, te emblat duar, te sheqerta
nga lotet e tu.

Mireserdhe mama!
Ja shtepia, filaxhani i kafese dhe miresjellja ime
te serviret me kujdes, sofostike eshte, megjithate
ne mode...

Coje koken, perse qan?
Bijte e tu jane rritur tashme-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty te duan
misheredhimbsur, mama,
nuk te harrojne,
me mire vdesin,
Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare,
nje oval gezimi, drite e shprese,
sepse te tute ishin naivet,
si kuaj lufte, me syte e medhenj
ushqyer me ujera kroi.

I deshe fort, mama, sic dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zerin qe e kishte si varg rruazash nbi gur...

Dikur...e mban mend, mama?
Ne shtepi kendoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
perendimi vdiste i lumtur per ate lloj kenge,
dhe syri yt i lumtur per ate lloj kenge,
dhe jeta ishte oganike, mama:
luanin kalamajte,
naivett qe ti i rite me delir horizonti...

Ja ku i ke perballe, te rrahur me jete e me sprove,
felligeshtia i ka vrare, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Jane te virgjer, mama, te perdalet e tu,
jane te virgjer,
lakuriq te pambrojtur, me gjithcka te fituar me
dhembe.

Mos i shaj, mama, se ben faj. Mos i truaj.
Te kane dashur, mama, te kane dashur.
I duaj. (Kurre prindi nuk mund te
mberrije dashurine efemijes.)

Kthehu, ece ne vete, mama,
mos qaj me.
Jane te fundit vjete te tute, ne
kete femijeri te dyte
mund te ngrohe pak dielli,
po t'i teresh syte.
Fshiji lotet, mama, jemi dermuar,
te buzeqeshesh pak, kjo eshte buke per ne.

O femija im i deshperuar,
mekati me i madh i perendise mbi dhe.

Mimoza Ahmeti

rrezon@
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1353
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  I ardhshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: LETERSI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi