Vargje per atdheun

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: LETERSI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vargje per atdheun

Mesazh nga shqiptari prej Tue Jun 03, 2008 7:41 pm

Atdheu - Artan Gj. Hasani

ATDHEU (pa taboo) poemė-ese

Flasim pėr Atdheun,
luftojmė pėr Atdheun,
qajmė pėr Atdheun,
mburremi pėr Atdheun,
vritemi pėr Atdheun,
kujdes Atdheun,
amanet Atdheun!
C'hipokrizi tė harrosh vetveten,
atdheun mė tė parė,
tė vetmin qė ėshtė vertetė
i YNI.!
Tė flasim pėr tė,
tė luftojmė pėr tė,
tė qajmė pėr tė,
tė vritemi pėr tė,
tė mburremi pėr tė,
tė turpėrohemi pėr tė,
se ėshtė i vetmi Atdhe
i YNI
qė sa pak i ngjan atij tjetrit,
ATDHEUT me gėrma kapitale,
atij qė askush
nuk mund t'ia shtojė apo heqė
lavdinė dhe madhėshtinė.
Pėrse t'ia shtojnė?
Pėrse t'ia heqin?
Pėrse u dashka patjetėr
tė bėjmė dicka pėr tė?
Fundja,c'bėn ai
kur ne lindim,jetojmė,vdesim,
nė gėzimin tonė,
nė fatkeqėsinė tonė,
nė lotin tonė,
nė brengėn tonė???
A ia ka parė kush lotėt Atdheut?
ATDHEU.
A nuk jetojmė nė tė njėjtin Atdhe
bashkė me miliona batakcinj,vrasės,hajdutė?
A nuk themi fjalėt mė poshtėruese,
gėnjeshtrat mė tė mėdha
nė gjuhėn e Tij?
A nuk bėhen tė mirat dhe tė kėqijat,
nderimet dhe turpėrimet
nė emrin e tij?
A nuk e valvisin cdo ditė flamurin e Tij
edhe duar tė ndyra predikuesish tė paskrupullt
qė flasin nė emėr tė Tij?
ATDHEU.
Flamuri i pėrket atij.
Na pėrket edhe neve.
Por ne jemi
unė,ti,lypėsi,mėsuesi,prifti,kurva,gjykatėsi,dikta torėt,
vrasėsit,bankierėt,kopilat,murgeshat,heronjtė,pija necėt,hajdutėt,virgjėreshat,ushtarėt,policėt dhe poetėt…
Tė gjithė njėzėri themi:
ATDHEU !
Cili vrasės s'e ka kėnduar Himnin Kombėtar?
Mė mirė se kushdo e kėndojnė diktatorėt.
ATDHEU.
Kush do tė mė tregojė c'ėshtė Atdheu?
Dheu i atit?
I gjyshit apo i stėrgjyshit?
E c'di Atdheu pėr ta,
pėr timin a tėndin fjala vjen?
ATDHEU ėshtė egoist
mė shumė se njė fėmijė i pėrkėdhelur.
dhuroji Atij jetėn tėnde,
pėrkėdheljen tėnde,
dashurinė tėnde,
pasurinė tėnde,
besėn tėnde
e ATDHEU s'do tė tė harrojė.
Falja batakciut mė tė ndyrė tė gjitha,
edhe jetėn tėnde
e natyrisht
edhe ai s'do tė tė harrojė kurrė.
ATDHE
Tė nėpėrkėmbėn,
ATDHE
Tė poshtėruan,
ATDHE
Tė zbardhėm faqen,
ATDHE
Tė lartėsuam!
C'gjepura!
C'fjalė boshe!
Njerėz dhe njerucėr!
Kur do ta kuptoni se ATDHEU
bėn pa virtutin tonė
po aq sa edhe pa vesin tonė?
Kur vdiqėt,ju vranė,ju pėrdhunuan,
kur nėnat qanin mbi varret tuaja
a vdiq ATDHEU?
ATDHEU ėshtė i pavdekshėm
si cdo gjė pa jetė.
Ata qė lindin,
lindin nė Atdhe.
Ata qė vranė,
vranė nė Atdhe.
Ata qė u vranė,
u vranė nė Atdhe.
Teli me gjėmba
rrethoi nė Atdhe.
Lulet qė celin,
celin nė Atdhe.
Edhe ato qė vyshken,
vyshken nė Atdhe.
Nė Atdhe luhet komedia
e njerėzit qeshin tė lumtur.
Nė Atdhe luhet tragjedia
e njerėzit fshijnė lotė tė hidhur.
Nė Atdhe luhet edhe drama
e njerėzit s'dinė tė qeshin a tė qajnė.
A iu kujtua ndonjėrit Atdheu,
ndėrsa bėnte dashuri,
martohej a divorcohej,
pronėsohej a shpronėsohej,
varfėrohej a pasurohej,
vritej a vriste,
lindėte a vdiste?
E kujtoj ATDHEUN kur nė caste delirante
e pandeh veten hero.
Mė pas,
si pas cdo deliri,
qesh si i marrė,
qaj si i cmėndur.
ATDHEU.
Brodha nėpėr botė dhe kudo njerėzit ngritėn supet,
kur dėgjuan emrin e Tij.
Brodha nėpėr Atdheun tim e kudo njerėzit ngritėn supet
kur dėgjuan emrin tim.
Brodha nėpėr VETVETEN time e kudo vrava e mė vranė,
dashurova e mė dashuruan, mallkova e mė mallkuan,
pėrkėdhela e mė pėrkėdhelėn, fala e mė falėn,
urreva e mė urryen, por mė njohėn.
Mė thanė "JE TI!".
ATDHEU.
Kujt duhet t'i krenohemi me emrin e Tij?
E c'vlen krenaria, pėr sa kohė nuk e dimė pse duhet
D-O-M-O-S-D-O-SH-M-E-R-ISH-T
tė jemi krenarė???
ATDHEU.
Ne dimė tė vrasim.
Tė na vrasin.
Tė vetvritemi.
Dimė edhe tė varrosim tė vrarėt.
Dhe vetveten.
ATDHEU.
Cdo cast i dhurojmė
gropa tė reja,
solemnisht i quajmė varre
qė mė pas tė krenohemi me to.
Ne s'dimė tė dhurojmė jetė.
Vdekje po.
A thua jemi lindur tė vdekur
pėr t'u mburrur gjithmonė
me tė rėnėt,
me tė vrarėt,
me tė vdekurit?
ATDHEU u lodh nga vdekjet tona.
U neverit.
U ngrit e u largua
nga ceremonia jonė e pėrjetshme
mortore.
Teksa kazma grryen trupin e tij,
teksa duart shkulin lule nga trupi i Tij,
oh sa lehtė Ai rikuperohet,
rigjenerohet
nga skeletėt tanė tė bujshėm.
Vetmohimi.
Kjo fjalė e shkruar keq
nė memorjen e kohės.
Gjer kur, gjer kur?
E mohuam veten me gjithė c'kishim
e pastaj ia falėm ATDHEUT
atė cka mbeti prej saj.
Mė pas ,tė tjerė vetmohues
me lopata vetmohuese nė duar
nxituan drejt
vetmohimeve tė reja.
ATDHEU
Ka origjinalin e tij
tė papėrsėritshėm,
tė paprekshėm
dhe miliona kopje tė keqpėrdorura
si fotografi porno
nė xhep tė ushtarit
qė i mburret shokut:
"E sheh kėtė?
Ć eshtė dashnorja ime!"
Politikanėt zihen pėr kopjet e Tij
se edhe ata janė ushtarė,
natyrisht,
masturbues publikė tė ATDHEUT kopje.
ATDHEU.
Nė radiografinė e Tij
duken vec skeletėt tanė
me njė gjurmė tė zezė nė gjoks
aty ku mund tė ishte zemra jonė e vetmohuar
ose vendi ku ne vetvritemi
aq natyrshėm nga thika vrastare
e kohės sė humbur
nė kėrkim tė
madhėshtisė sė varreve-
-ideali ynė i pėrjetshėm,
kolera jonė e pashėrueshme-
varret tona-
argumenti ynė
nė Gjyqin e Fundit.
Virtytet e ATDHEUT.
(ATDHEU nuk ka vese).
Megjithatė, o burra, tė luftojmė qė ATDHEU tė jetė
krenar, mburracak, mospėrfillės, egoist,
i fuqishėm, kokėfortė, i pari nė cdo gjė,
mė i miri, mė i bukuri, mė i mėncuri, mė i pėrsosuri.
(A ekzistoka pėrsosmėria, do tė pyesė njė nxėnės mėsuesen e biologjisė).
Vishjani kėto tipare njė njeriu dhe do tė shihni
sa i ftohtė do t'ju duket,
se si ftohtėsia e tij do t'ua ngrijė buzėqeshjen.
Sa gabim!
Le tė flasin tė tjerėt pėr ATDHEUN tonė nė gjuhėt e tyre
e ne pėr tė tjerė ATDHE nė gjuhėn tonė…
ATDHEU ėshtė vertetė i dashur vetėm
nė mitologjinė e Mergimit,
njė yll qė sa mė larg t'i qėndrosh
aq mė i bukur duket.
Zoti kurrė nuk na fal bashkė me jetėn edhe ATDHEUN,
kėtė copė tė rastėsishme dheu,
por na fal vetveten tonė.
Njė copė dhe dhe hija jonė mbi tė.
Aty cdo cast jeton dhe vdes
nderi, vesi, dashuria, urrejtja, lulja, thika, epshi, mėria,
mirėnjohja, mosmirėnjohja, besa, gėnjeshtra, miqėsia, armiqėsia.
Aty jemi ne –njerėzit.
Pastaj ėshtė dheu.
C'rėndėsi ka qė fėmijėt tanė do ta quajnė
atė copėz dheu ATDHE?
C'dinė ata pėr ne?
Po ti pėr mua?
Cdo njeriu njė copė dhe,
cdo cope dheu-njė njeri.
ATDHEU MERITOHET!
A JEMI TE DENJE PER TE???
..............................................
Nė varrimin e tim eti dikush pėrmėndi ATDHEUN
e mes lotėve qesha:
Pėr herė tė parė babai im po merrte njė copė ATDHE me vete.
ATDHE me njė copė mė pak!
Hipokrizi.
DERI KUR?

shqiptari
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 629
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: LETERSI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi