Misteriet e jete se kompozitorit te pavdekshem Xhediku

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: MUZIKE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteriet e jete se kompozitorit te pavdekshem Xhediku

Mesazh nga Teuta prej Fri Dec 14, 2007 10:31 am

Kompozitori Muharem Xhediku eshte nje kompozitor qe i perket gjenerates se artisteve te viteve 44-60, po ai eshte shum pak i njohur per te mos thene aspak per shkak te vdekjes se tij te parakoheshme dhe per shkak te heshtjes qe u mbajt ndaj figures se tij nga qarqet kulturore te kohes.

Per te mbushur kete boshllek do tju lutesha qe nese ka dikush me teper dijeni rreth aktivitetit te tij, lutem qe ti pasqyroje ato ne kete forum, shtyp etj.
Une po perpiqem te sjell disa detaje te jetes se tij, te cilat i kam mesuar nga kujtime te te afermve te tij.


Muharrem Xhediku lindi ne fshatin Nezhe te komunes Zalldardhe ne Diber ne vitin 1917. Ai u lind ne nje familje te mesme te krahines. Familja e tij ishte e njohur per trimeri, per kete shkak Xhediket rrespektoheshin ne krahine. Babai i vdiq ne moshe te re nga pushka e "hasmit". Ne keto kushte e ema u detyrua qe se bashku me tre femijet e saj te migronte ne Tirane. Muharremi ishte ende shum i vogel, kur e ema u shperngul ne Tirane. Ne Tirane familja e tij beri nje jete te mundimshme, dhe si pasoje Muharremi u rrit ne varferi. ishte ende i ri, kur emigroi ne Itali. Ne Itali u gjend nen perkujdesjen e nje prifti i cili e beri bir ne shpirt. Atje mori edukimin e pare muzikor, por duke qene se ai kishte lindur i talentuar nuk e pati te veshtire ti mbaronte studimet e konservatorit me rrezultate te larta. Ishin vitet kur Shqiperia vuante nen thundren u pushtuesit italian, dhe tashme Muharremi kishte shtate vjet qe nuk e kishte pare familjen e cila e konsideronte te zhdukur.
Muharremi vendos te kthehet ne atdhe dhe te jap kontributin e tij ne luften per ēlirimin e Shqiperise.
Shum shpejt u lidh me levizjen antifashiste por kapet nga fashistet dhe dergohet ne Kampin e perqendrimit te Prishtines. Fati i beri te mundur te njihej me vajzen e drejtorit te kampit e cila u dashurua marrezisht me te interrnuarin nga Shqiperia. Dy te rinjt vendosen te arratisen nga kampi dhe te dalin malit partizane. Fati i ndihmoi.
Muharremi se bashku me (tashme bashkeshorten e tij) Jelicen, inkuadrohen ne brigaden e 5-te si partizane. Pas ēlirimit atij ju besua krijimi i filarmonise shqiptare. Ai eshte drejtori i pare i filarmonise shqiptare, megjithese nuk permendet. Pernjeheresh iu perkushtua me dashuri kompozimeve te kenges me ritmin e kohes. Ishte nje nder kompozitoret me te adhuruar te kohes. Kenget si "Falmi syte e shkru", "Engjellushes", "Matura" "Stakanavistja" "Jelica" etj kane mbetur edhe sot ne kujtesen e asaj gjenerate si motivet me te bukura qe i kendonin me pasion dashurise. Krahas muzikes se lehte ai kompozoi edhe muzike popullore si; Cuca e Radomires, Turtulleshe,Te kroni etj. eshte kompozitori i pare qe solli me profesionalizem ritmet e muzikes se lehte e sidomos te tangos ne Shqiperi. Por me kalimin e viteve ftohja qe kishte marre ne internim dhe jeta e veshtire qe kishte bere ne male, ben qe semundja ti avanconte dhe ti shfaqeshin shenjat e tuberkulozit. Ndoshta ishte ky shkaku qe martesa e tij me Jelicen qe mbeti dhe dashuria e tij e vetme e vertete te merrte fund. Ndarjen me Jelicen e perjetoi ne nje menyre shum dramatike. Megjithate ai gjen forca ta vazhdonte jeten dhe martohet me nje vajze te thjeshte nga Tirana (Cajen) e cila i qendroi prane deri ne ēastet e fundit te jetes. Fati e denoi te mos kishte femije, per kete aresye ai iu perkushtua me dashuri femijeve te vellait te tij Zenelit te cilin zoti e kishte gezuar me tete femije. Keshtu ai pati ne jete tre dashuri te medha; Muziken, Jelicen, dhe femijet e te vellait. Vdekja ja rrembeu jeten ne kulmin e krijmtarise se tij, megjithate ai ka lene pas nje trashegimi shume te madhe e cila ende nuk dihet se per ēfare aresyesh nuk i eshte zbuluar plotesisht publikut.
Gjithsesi ai do te mbetet njeri nga baballaret e kultivimit te muzikes se lehte shqiptare.


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Thu Nov 06, 2008 12:20 pm, edituar 4 herė gjithsej

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1177
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteriet e jete se kompozitorit te pavdekshem Xhediku

Mesazh nga dea prej Sat Dec 15, 2007 3:44 pm

Kam pare nje emision ne TV per te. Aty ishte ftuar dhe e shoqja. U kenduan kenge te tij. Ishin vertet te bukura, dhe te ndjera. Por me sa kuptoj Xhedikut nuk i ka munguar aventura ne jete. Nje aventure e dhimbshme gjithsesi.

dea
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 125
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteriet e jete se kompozitorit te pavdekshem Xhediku

Mesazh nga mira prej Sat Jan 05, 2008 4:35 pm

Kam degjuar nje emision ne TV per Muharrem Xhedikun. Kenget e tij jane vertet te bukura.

mira
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 199
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteriet e jete se kompozitorit te pavdekshem Xhediku

Mesazh nga Teuta prej Thu May 08, 2008 1:51 pm

Turtulleshe (Muharrem Xhediku)


Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1177
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteriet e jete se kompozitorit te pavdekshem Xhediku

Mesazh nga ILIRI prej Thu May 08, 2008 2:15 pm

Kam patur rastin te degjoj ne uverture muzikore bazuar ne motive popullore kompozuar nga Xhediku. Edhe pse kane kaluar shume vite ajo muzike me ka mbetur ne mendje. Per te duhet te flitet me shume.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteriet e jete se kompozitorit te pavdekshem Xhediku

Mesazh nga anonymus prej Thu May 08, 2008 5:13 pm

Sipas shkrimit me lart Muharrem Xhediku eshte Dibran. Dibra ka nxjerre shume artiste por padyshim qe Xhediku eshte nje figure e nje kalibri te veēante.
Do te ishte ne nderin e Dibres qe figura te tilla ti ruante me fanatizem duke u kujdesur qe emrat e tyre ti lartesoje me aktivitete e tituj qe i meritojne. P.sh a nuk mund te organizoje Dibra nje festival te tangos apo muzikes se lehte me emrin e Muharrem Xhedikut(te jepej ēmimi Muharrem Xhediku) siē ndodh ne shkoder me artistet Shkodran, Tirane e rrethe te tjera? Ne kete menyre Dibra do te lartesonte figurat e kultures se vet dhe do te kishte perfitime te tjera me vlere turistike.

anonymus
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 92
Anėtarėsuar : 29 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteriet e jete se kompozitorit te pavdekshem Xhediku

Mesazh nga interesanti prej Sat May 10, 2008 9:54 am

Dibra duhet te mesoje te beje te njohura kombetarisht vlerat e veta.

interesanti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 78
Anėtarėsuar : 05 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: MUZIKE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi