George W. Bush
:: I lire :: NJEREZ TE SHQUAR
Faqja 1 e 1•
George W. Bush
George Walker Bush (sqt. Xhorxh Uokėr Bush) lindi mė 6 korrik tė vitit 1946 nė New Haven, Connecticut. Ai ėshtė njė politikan republikan i ShBA-sė dhe presidenti i 43-tė i vendit. I ati i tij George H. W. Bush ishte presidenti i 41-t i ShBA-sė. Filloi pune si president ne 20 janar 2001.
Ėshtė djali mė i madhi i ish presidentit amerikan George H. W. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qenė governatori i 46-shtė i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president nė 2004. Pasi mbaroi kolegjin punoi nė bizinesin familiar tė naftės.
U diplomua nė histori nė Universitatin Yale mė 1968 dhe mori njė gradė master nė Administrin Biznesi nga Shkolla e Biznesit e Harvardit mė 1975.
Ndėrmjet viteve 1968 dhe 1973, Bush shėrbeu si pilot pėr Rojen Kombėtare Ajrore tė Teksasit. Mė 1975 ai filloi karrierėn profesionale tė tij nė biznesin e naftės dhe gazit, tė cilėn e la mė 1986. Mė 1988 ai u pėrfshi aktivisht nė fushatėn e suksesshme tė babait tė tij pėr presidencėn dhe mė 1989, sė bashku me njė grup investitorėsh, bleu ekipin profesionist tė bejsbollit Texas Rangers, pėr tė shėrbyer si partneri administrues i pėrgjithshėm i tij deri nė nėntor 1994, kur u zgjodh guvernator i Teksasit. Mė 1998 Bush krijoi njė precedent duke u rizgjedhur pėr njė mandat tė dytė katėr-vjeēar si guvernator i Teksasit.
Mė 1999, Bush njoftoi planet e tij pėr tė kandiduar pėr presidencėn dhe pas njė beteje tė ashpėr me kandidatė republikanė tė tjerė fitoi zgjedhjet paraprake nė mars 2000. Mė 2 gusht 2000, Xhorxh Bush dhe i zgjedhuri i tij pėr bashkėpunėtor nė kandidaturė, Riēard Ēeni, u propozuan zyrtarisht pėr president dhe zėvendėspresident tė Shteteve tė Bashkuara nė Konventėn Kombėtare Republikane nė Filadelfia. Pas njė prej garave presidenciale mė luftarake nė historinė amerikane, Bush dhe Ēeni mposhtėn kandidatėt e Partisė Demokratike, ish-Zėvendėspresidentin Al Gore dhe Senatorin Josef Lieberman. Megjithatė, fitorja kėrkoi disa javė procedura ligjore tė ndėrlikuara dhe rinumėrime tė votave nė Florida pėr t'u verifikuar.
Nė fjalimin e tij tė parė si president, Bush pėrsėriti angazhimin e tij pėr njė frymė tė pėrkushtimit politik tė dyanshėm dhe premtoi tė jetė udhėheqės i "njė kombi," jo "njė partie". Disa prej pėrparėsive kryesore tė tij tė brendshme pėrfshinė pėrmirėsimin e arsimimit, zvogėlimin e taksave dhe forcimin e ushtrisė.
Nė frontin e politikės sė jashtme, Bush premtoi tė ruajė angazhimet ndėrkombėtare tė ndėrmarra nga administrata e mėparshme, duke sugjeruar megjithatė njė zvogėlim tė mundshėm tė pranisė sė SH.B.A.-sė nė operacionet paqeruajtėse ndėrkombėtare, pėrfshirė ata nė Ballkan. Mė pak se nėntė muaj pas marrjes sė detyrės, Bush u pėrball me njė sfidė tė rėndėsishme pas sulmeve terroriste nė Nju Jork dhe Uashington mė 11 shtator. Disa muaj mė vonė ai i vendosi SH.B.A. nė krye tė fushatės botėrore kundėr terrorizmit.
Bush u martua me Laura Uelsh mė 1977. Ata kanė dy vajza binjake, Barbara dhe Xhena, tė lindura mė 1981.
Mė 10 Qershor 2007 George W. Bush bėri nje vizitė zyrtare nė Shqipėri ku shpreu qartė mbėshtetjen e ShBA pėr pavaresinė e Kosovės














