Gėrdeci dhe opozita

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gėrdeci dhe opozita

Mesazh nga Drini prej Tue Apr 08, 2008 12:39 pm

Gėrdeci dhe opozita
Fatos Lubonja
Botuar tek Korrieri 3 prill 2008
Ribotuar tek Perpjekja me 7 Prill 2008

Nė njė nga takimet e tij tė kėtyre ditėve tė fundit me banorėt e Gėrdecit kryetari i PS Edi Rama, duke u folur atyre nė emėr tė opozitės u tha: “ne” (kupto Partia Socialiste) dhe “njerėzit tanė sipėrmarrės”do tė bėjmė ēmos pėr tė lehtėsuar tragjedinė qė ju ka rėnė.
Mė bėn pėrshtypje se si kjo deklaratė e Ramės nuk u morr si duhet nė analizėn kritike nga shtypi. Nė fakt, ėshtė pėr tė ardhur keq qė, nė pėrgjithėsi, trajtimi i Gėrdecit po bėhet nė mėnyrė sempliste me njerėz tė ndarė nė dy kampe. Janė mė njė anė tė akuzuarit, dhe mė anėn tjetėr akuzuesit, kryesinė e tė cilėve e mori shpejt e shpejt opozita. Ndėrkohė, sipas gjykimit tim, tė shprehur edhe nė shkrime paraardhėse, Gėrdeci nuk do tė ishte njė tragjedi aq e madhe sikur tė bėhej fjalė pėr njė aksident sado i rėndė, madje as edhe pėr veprėn korruptive tė njė partie nė pushtet, sikur opozitėn ta kishim tė shėndoshė e tė mirė. Madje, madje nuk do tė ishte pėrsėri njė tragjedi e madhe sikur tė ishte thjesht vepėr e politikės. Gėrdeci ishte njė tragjedi qė nxorri zbuluar tėrė sistemin politik dhe ekonomik qė kemi ngritur, llojin e shtetit qė kemi ndėrtuar, vendin dhe shoqėrinė qė kemi ndėrtuar dhe sistemin e vlerave qė kemi ndėrtuar. Janė me qindra njerėzit qė vdesin gjatė njė viti nga ky sistem nė spitalet tona, pėr shkak tė rrugėve tona, tė ndotjes sė ambjentit, tė pasigurisė nė punė nė shumė sektorė etj., ashtu sikurse janė tė panumėrt ata tė cilėve u shkurtohet jeta apo u ulet dita ditės cilėsia e saj, ashtu sikurse ėshtė i pallogaritshėm dėmi qė po i bėhet tė ardhmes sė fėmijėve tanė, nga ky sistem kriminal, nėpėrmjet masakrimit tė burimeve tona njerėzore dhe natyrore. Gėrdeci vetėm sa i ka mbledhur tėrė kėto tragjedi nė njė skenė dhe nė njė ditė nė mėnyrėn me shpėrthyese dhe dramatike - ashtu si njė autor qė zgjedh njė ngjarje kuptimplote pėr tė zbėrthyer tėrė plagėt e njė shoqėrie. Prandaj dhe pėrgjegjės moralė dhe politikė tė Gėrdecit janė jo vetėm tėrė strukturat shtetėrore, por edhe opozita edhe mediat edhe shoqėria civile, sepse janė autorėt kryesorė tė ndėrtimit tė kėsaj shoqėrie me veprimet apo mosveprimet e tyre. Me kėtė nuk dua tė shpėrndaj pėrgjegjėsinė ligjore tė atyre qė janė autorėt konkretė tė Gėrdecit, por tė ve nė dukje se, po nuk ndryshuam tė gjithė me Gėrdecin, nė ndėrgjegjen tonė dhe nė sistemin e marrėdhėnieve politiko shoqėrore mediatike qė kemi ndėrtuar, tė tjera Gėrdecė, edhe mė tė frikshėm, mund tė na ndodhin, cilido tė jetė nė pushtet. Pra se, tek e fundit, duhet tė ndryshojė natyra e pushteti qė ka pėrftuar Gėrdecin dhe jo ai qė ėshtė nė krye tė kėtij pushteti.
Fatkeqėsisht kėtė e provon pikėrisht deklarata e pėrmendur e Ramės. Ajo vėrteton se kjo lloj ndjeshmėrie mungon krejtėsisht tek opozita. Pėrkundrazi ajo tregon se opozita kėrkon thjesht ta instrumentalizojė Gėrdecin pėr pushtet, se ajo veēse na ka bėrė demagogji kur na ka folur pėr “politikėn e re” qė do tė zevendėsojė “politikėn e vjetėr”. Nė fakt ndonėse shpesh i ėshtė kėrkuar tė jetė mė konkret, Rama nuk ka konkretizuar thuajse asgjė lidhur me pėrmbajtjen e politikės sė re. Me deklaratėn nė Gėrdec zbuloi se fjala “politikė e re” nuk ndryshon nga fjala “reforma” e dalė nga goja e Berishės sė fundmi. Janė fjalė boshe tė fetishizuara qė mė tepėr kėrkojnė tė mbulojė mungesėn e ndryshimit sesa tė sjellin ndryshimin. Sepse, cili ka qenė thelbi i politikės sė vjetėr, nga e cila Rama thotė se do tė shkėputet? Thelbi i politikės sė vjetėr ka qenė pikėrisht ajo qė solli Gėrdecin. Lidhjet e politikės me krimin deri nė atė shkallė saqė ato nuk i ndan dot nga njėra tjetra. Ndėrtimi i njė shteti qė ka punuar pėr delijorgjėt. Ndėrtimi i njė klase politke qė ka ndarė pasurinė publike me delijorgjėt nė kurriz tė “gėrdecarėve” qė janė e tėrė pjesa tjetėr e shoqėrisė.
Po ē’lidhje ka kjo me deklaratėn e fundit tė Ramės do tė pyesė lexuesi.
Lidhja qėndron pikėrisht nė premtimin se “sipėrmarrėsit” qė qėnkan anėtarė tė PS ose tė lidhur me PS do tė kontribuokan pėr tė lehtėsuar gėrdecarėve plagėt e traumės.
Nuk mund tė mos ngrihen disa pyetje menjėherė duke u nisur nga kjo deklaratė. Sė pari, cilėt janė kėta sipėrmarrės, qė ta dimė edhe ne se cilėt janė biznesmenėt e lidhur me PS dhe cilėt janė ata tė lidhur me PD. Sė dyti, nėse kėta janė politikanė, a ka mundėsi tė dimė se si janė pasuruar, apo nga i nxjerrin fitimet? Kjo sepse prej kohėsh ėshtė ngritur akuza se PS nuk ėshtė njė parti e majtė, se politikanėt e majtė janė njerėzit mė tė pasur tė vendit pikėrisht ngase e kanė pėrdorur pushtetin pėr tu pasuruar vetė, siē po bėjnė tani edhe tė djathtėt e Berishės duke i shėrbyer tė dyja, tek e fundit, tė njėjtit rrjet tė ngushtė interesash. Jam i sigurtė se tė gjithė ata sipėrmarrės socialistė tė papėrmendur me emra do tė ndjehen keq sikur Rama tė deklarojė emrat e tyre.
Nė fakt kjo deklaratė e Ramės tė kujton politikėn e vjetėr tė Nanos kur ky shkoi nė Veri i shoqėruar me disa biznesmenė duke u premetuar veriorėve tu ngrinin shkolla. Dihet mirė se kėto udhėtime kanė pėrfunduar pastaj jo me shkolla, por me tavane shkollash tė rrėzuara nga shpėrdorimi i tenderave pėr rikonstruktim. Apo me ndonjė drekė ku Nano pinte verė, nga ato qė kushtojnė 300 euro shishja, pasi kishte firmosur dhėnien thuajse falas kėtyre biznesmenėve tė njė pjese tė pasurisė publike, siē ishte rasti i Hotel Tiranės.
Por kjo ėshtė politika e vjetėr qė e ka aplikuar edhe Rama gjithashtu. Ata qė e kanė ndjekur aktivitetin e tij si kryebashkiak, pa pasur interesa marrjen e ndonjė leje ndėrtimi, nuk mund tė harrojnė se njė pjesė e mirė e pastrimevet tė Lanės u bėnė nga “sipėrmarrės” tė tillė tė cilėt morėn nga Rama, pastaj, si shpėrblim, tendera rrugėsh qė po ndėrtohen nga katėr herė apo sheshe ndėrtimi nga ato qė e kanė bėrė masakrėn urbane tė Tiranės tė pakthyeshme.
Pikėrisht pėr shkak tė tėrė kėtyre historive ne kemi shumė arėsye tė mendojmė se nė kėtė vendin tonė nuk ka lindur ende brezi i biznesmenėve filantropė qė japin sipas asaj thėnies sė Nėnė Terezės se “kėnaqėsia e tė dhėnit ėshtė mė e madhe se ajo e tė marrit”. Pėrkundrazi kemi shumė mė tepėr arėsye tė mendojmė se po veprohet, ashtu siē ka vepruar deri mė sot politika e vjetėr nė fushata elektorale kur, pėr tu marrė votėn njerėzve, u jepet ndonjė thėrrime pėr tu marrė pastaj kafshatėn deri edhe jetėn, siē ndodhi nė Gėrdec.
Njė shtet serioz nuk ka nevojė pėr filantropi, por pėr biznesmenė qė paguajnė taksa dhe qė nuk vjedhin pasurinė publike. Njė parti serioze nuk mund tė jetė parti e njė grushti sipėrmarrėsish, por e njė shtrese shumė mė tė gjerė dhe, nėse mbėshtetet nga sipėrmarrės, kėta janė tė detyruar me ligj tė deklarojnė kontributet e tyre.
Kurse deklarata e Ramės tregon se Gėrdeci nuk i ka vlejtur socialistit Rama as edhe njė fije. Sė pari, nuk i ka vlejtur pėr tė kuptuar se sistemi i lidhjeve tė shkurtėra me privatin ku ky, si shpėrblim i ndonjė pune “gratis”, merr njėqin fitime tė paligjshme duhet tė mbarojė nėse duam tė ndėrtojmė shtet. Nuk i ka vlejtur, po ashtu, pėr tė kuptuar se njė nga gjėrat dramatike qė tregoi Gėrdeci edhe pėrsa i pėrket kategorisė sė bisnemenėve e tregut tė lirė nė pėrgjithėsi, ėshtė fakti se nė kėtė lloj sistemi tė ngritur nga Berisha, Nano, Meta, Majko, Rama & Co vjen duke u eliminuar gjithnjė e mė shumė biznesmeni i ndershėm dhe i aftė – si pasojė edhe tregu i lirė - nė favor tė mashtruesve dhe spekulantėve tė tregut tė kapur. Rama duhet tė pėrgjigjet se si ka mundėsi qė njė ish traktorist vetėm 30 vjeēar rezulton si njė nga njerėzit mė tė pasur tė vendit, me lidhje tė ngushta me tė dhe me ish kryeministra socialistė, me 30 pallate tė ndėrtuar, apo dhėnė si leje ndertimi, vetėm nė Tiranė e me tėrė ata biznese tė tjera. Ai dhe sivėllezėrit e tij socialistė duhet tė pėrgjigjen, sėbashku me Berishėn, Mediun & Co se cilat kanė qenė arsyet qė e lidhėn Delijorgjin me ta, cilat kanė qenė taksat qė ka paguar Delijorgji nė kohėn e tyre e me rradhė.
Sė dyti, deklarata e Ramės tregon se Gėrdeci nuk i ka vlejtur atij aspak pėr tė ndryshuar vizionin pėr misionin e njė partie tė majtė, siē deklarohet PS qė drejton ai, qė duhet tė jetė ai i pėrfaqėsimit tė interesave tė shtresave mė tė brishta tė shoqėrisė, siē ishin edhe gėrdecarėt, i promovimit tė barazisė sė mundėsive pėr tė gjithė dhe jo ai i njė partie sipėrmarrėsish superiorė qė u jepkan lėmosha varfanjakėve me paratė qė, nė fakt, po ta shohėsh thellė thellė, burojnė nga grabitja, shpesh e paligjėshme, e pasurisė publike qė u takon tė gjithėve.

Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 323
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gėrdeci dhe opozita

Mesazh nga trimi prej Tue Apr 08, 2008 3:17 pm

E di si i thon ksaj pune;
Lec lec karkalec, deri ktu e ktu ke njec.
Leci meti ke Gerdeci. Ul e ngre Gerdec. Fatkeqsi osht, ske ēi thu, po ne kshtu nuk bohet.
E bon Gerdecin, si poēi i llamraqit.

trimi
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 66
Anėtarėsuar : 28 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi