Prokurori: Hetimet e Hagės nė “qendrėn” e transplanteve

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Prokurori: Hetimet e Hagės nė “qendrėn” e transplanteve

Mesazh nga ILIRI prej Thu Apr 17, 2008 7:58 am

Prokurori: Hetimet e Hagės nė “qendrėn” e transplanteve
Katėr vjet mė parė, 15 hetues tė dėrguar nga Gjykata e Hagės kanė ardhur nė Shqipėri pėr tė vėrtetuar praninė e “klinikės”, ku kryheshin transplante organesh tė serbėve.

BURREL/ ENVER DOĒI

Ky fakt, fillimisht i menduar si sajesa tė palės serbe, ėshtė cituar nė librin e ish-prokurores sė Krimeve tė Luftės, Karla del Ponte, i nxjerr aktualisht nė botim. Megjithė akuzat e mjegullta, tashmė tė quajtura trillime tė Pontes, kėrkime ka pasur realisht. Dėshmitar i verifikimit tė “qendrės sė transplanteve”, ėshtė prokurori i rrethit tė Matit, Arben Dyla, nė atė kohė i urdhėruar pėr tė shoqėruar grupin e prokurorėve tė huaj. Kur libri “Gjuetia, kriminelėt e luftės dhe unė”, i Pontes ka dalė nė shitje nė Itali e Zvicėr, Dyla rrėfen tė vėrtetėn e kėrkimeve nė fshatin e thellė Shulbatėr tė Klosit. Megjithėse numri njė i akuzės nuk ka mbajtur ndonjė ditar, ai kujton se “hetimi” i prokurorėve tė Gjykatės sė Krimeve tė Luftės ėshtė kryer nė pranverėn e vitit 2004.
Ardhja e tė huajve
“Mė telefonojnė nga Prokuroria e Pėrgjithshme dhe mė thonė se, do tė vinin nė Burrel disa hetues ndėrkombėtarė. Nuk mė thanė as objektin e hetimit dhe asnjė detaj tjetėr. Pasditen e tė nesėrmes mbėrrijnė nė qytet hetuesit e huaj. Ishin nga vende tė ndryshme tė botės dhe si pėrkthyes shėrbente njė shqiptar nga Maqedonia. Hetuesit ndėrkombėtarė na thanė para nisjes se, ata synonin tė hetonin rreth disa varreve serbe nė kėtė zonė. Sipas tyre, ushtria kosovare i kishte vrarė e varrosur ato nė territorin e Matit. Na thanė se, kėrkonin njė banesė karakteristike tė zonės, nė tė majtė tė rrugės nacionale. Nisėm udhėtimin dhe herė pas here ndalonim pėr tė pyetur miqtė e huaj pėr shtėpinė qė ato kėrkonin”, tregon Dyla. “Nė tė hyrė tė komunės Gurrė makina e parė la rrugėn kryesore dhe i drejtohet fshatit Shulbatėr. Me sa kuptova ata kishin nė mjetet e tyre foton dhe vendin ku ndodhej shtėpia qė kėrkonin tė hetonin”. Rreth orės 09:00, 5 automjete, me hetues tė huaj, punonjės tė policisė sė Matit dhe vetė prokurori i Matit mbėrrijnė nė oborrin e shtėpisė sė Abdulla Katuēit. Familjarėt e tij kanė shtangur kur kanė parė njė numėr kaq tė madh tė huajsh dhe forcash policie nė derėn e tyre. Nuk kanė kuptuar fare ēfarė po ndodhte. Asokohe u tha se policia shqiptare nė bashkėpunim me Interpolin kėrkonin tė gjenin persona nė kėrkim dhe armė nė kėtė banesė tė vjetėr.
Familja Katuēi
“Iu prezantova kryefamiljarit, tregon Dyla. Pastaj i prezantova dhe personat e tjerė me tė cilėt unė shoqėrohesha. I thashė se hetuesit e huaj kanė ardhur tė verifikojnė njė ēėshtje tė tyren nė kėtė banesė. Megjithėse i tronditur nga ajo qė po shihte, Katuēi nuk kundėrshtoi dhe afroi bashkėpunimin e tij deri nė pėrfundim tė hetimeve tė asaj dite tė lodhshme”, vijon prokurori i Matit. Policia ka bėrė rrethimin e banesės dhe ka kėrkuar qė asnjėri nga pjesėtarėt e familjes Katuēi tė mos lėvizė pa lejen e tyre. Pa nisur ende nga kontrolli i banesės Arben Dyla ka pyetur Katuēin nėse ai kishte pasur nė shtėpinė e tij ushtarė tė UĒK-sė apo qytetarė kosovarė dhe nėse pjesėtarė tė kėsaj familjeje apo tė afėrm kishin qenė ushtarė tė UĒK-sė. “Abdullai na tha se, nuk kishte pasur kurrė mysafirė nga Kosova nė shtėpinė e tij dhe se dy djem i kishte emigrantė jashtė vendit”. Dyla kujton se njė hetues amerikan i ka treguar atij qėllimin e vėrtetė tė verifikimit qė kryhej nė kėtė banesė, duke pohuar se synohej verifikimi i njė qendre ku kryhej transplanti i organeve. Pas pyetjeve qė iu bėnė Katuēit, hetuesit kanė nisur nga puna. “Nisėm kontrollin e plotė tė banesės, ēdo dhomė e cep tė saj. Nuk kemi lėnė gjė pa lėvizur. Nė fund tė oborrit tė shtėpisė, mes plehrave, hetuesit gjejnė disa shishe tė boshatisura peniciline apo streptomicine. I morėn nė duar dhe pyesnin me hollėsi sesi kanė pėrfunduar aty. Abdullai sqaroi se, nė fshat nuk kishte qendėr shėndetėsore dhe se injeksionet tė sėmurėt e kėsaj shtėpie i realizonin nė shtėpi”. Detaji tjetėr qė prokurori Dyla nuk e harron dhe nuk e lė pa pėrmendur ėshtė ai se nė mes tė rrobave tė shumta tė familjes hetuesit ndėrkombėtarė gjetėn njė beze, me ngjyrė tė bardhė. “E morėn nė duar dhe po diskutonin me njėri-tjetrin. Pėrkthyesi na tha se, sipas hetuesve kjo copė pėrdoret kundėr sėmundjeve ngjitėse. Ndėrkohė Abdullai ka sqaruar se ajo rreckė e vjetėr dhe e papėrdorshme pėr familjen Katuēi i pėrkiste kohės sė diktaturės, tė cilėn e pėrdornin si mbulesė tavoline kur ne hanin bukė”.
Njollat e gjakut
Nė orėt e mbrėmjes Arben Dyla ėshtė bėrė dėshmitar i njė tjetėr detaji tė panjohur pėr tė. Hetuesit e huaj i ishin rikthyer njėrės nga dhomat, nė katin e parė tė banesės. “E shihni kėtė solucion? Aty ku ka pasur njolla gjaku ky solucion bėhet fosforeshent. Nė reaksion me rruazat e gjakut ai jep kėtė shenjė”. Dhe vėrtetė mbi dysheme dukeshin harta fosforeshente. Duket sikur hetimet kanė rinisur nga e para. Prokurori ėshtė detyruar tė pyesė gjatė ēfarė kishte ndodhur nė kėtė dhomė. “Pyeta familjarėt nėse kishin prerė bagėti apo pula nė kėtė dhomė, pasi ajo para dy-tre vitesh kishte qenė e pashtruar fare. U lodhėn gjatė familjarėt tė kujtojnė ēfarė kishin prerė nė kėtė dhomė, por dukej se ishte e kotė. Pak rreth gjysmė ore nusja e shtėpisė sė Katuēėve ka rrėfyer se 6 vite mė parė, nė kėtė dhomė kishte lindur fėmijėn, ku si pasojė e hemorragjisė mund tė kenė mbetur njolla. Sipas prokurorit kur dhoma ėshtė shtruar me ēimento, bashkė me zhavorrin ėshtė bashkuar edhe dheu i dyshemesė me njolla gjaku. Dhoma fqinje ku solucioni dha harta fosforeshente ishte shtruar me dėrrasa. Hetuesit e huaj kanė kėrkuar ta shkatėrrojnė dyshemenė, duke thėnė se “pėrse ajo ėshtė shtruar nė kėtė mėnyrė”, me pretekstin se diēka fshihet poshtė dėrrasave. Prokurori i Matit nuk ka pranuar tė dhunohet banesa e Katuēėve, duke argumentuar se kjo nuk ishte e bazuar nė ligj dhe se nuk kishte prova e fakte pėr tė ndėrmarrė njė veprim tė tillė.
Pas orės 21:00 tė asaj dite janė ndalur verifikimet dhe ėshtė realizuar kthimi nė qytetin e Burrelit. Tė nesėrmen hetimet kanė vazhduar dhe pėr pak orė, derisa hetuesit u kthyen pas, pa lėnė asnjė proces-verbal pėr kėto kontrolle.


“Hetuesit donin tė zhvarrosnin tė vdekurit”


Arben Dyla tregon se ditėn e parė tė nisjes sė verifikimeve pėr ekzistencėn e qendrės sė transplanteve, prokurori i Matit dhe grupi i gatshėm i policisė kanė mbėrritur nė varrezat e fshatit Shulbatėr. Banorė tė shumtė kanė lėnė shtėpitė dhe kurioziteti i ka shtyrė tė afrohen pranė varrezave tė tė afėrmve tė tyre. Tė huajt bėnin fotografi dhe filmonin pa pushim. Sipas Dylės pikėrisht gjatė kėqyrjes sė varrezave tė fshatit nuk kanė munguar edhe replikat. Banorėt e fshatit kanė treguar me emra tė gjithė varret, edhe ato qė nuk ishin bėrė me pllaka. Ndėrkohė hetuesit e Gjykatės sė Krimeve tė Luftės kanė kėrkuar tė bėhet zhvarrimi i disa tė vdekurve. “Kjo nuk mund tė bėhet, ka kėmbėngulur prokurori i Matit, Arben Dyla. Sė pari, se nuk ka shkaqe dhe fakte ligjore pėr tė kryer njė veprim tė tillė dhe sė dyti nė traditėn e shqiptarėve zhvarrimi ėshtė njė veprim jo normal”. Ka mjaftuar argumenti i prokurorit Dyla qė hetuesit tė tėrhiqen nga aventura e tyre pėr zhvarrimin e banorėve tė fshatit. Nė kėto momente kanė reaguar edhe banorėt. Ata janė habitur sesi aludohet se nė kėto varreza kishte serbė.


Ish-zėdhėnėsja: Del Ponte, asnjė provė


Karla del Ponte, ish-prokuroria zvicerane e Krimeve tė Luftės nė ish-Jugosllavi ka nxjerrė sė fundi librin e saj, “Gjuetia, kriminelėt e luftės dhe unė”, duke sjellė dhe reagimin e ashpėr jo vetėm tė kosovarėve, por dhe opinionit mbarėkombėtar. Ajo thekson nė libėr mbi ekzistencėn e njė qendre transplanti nė njė zonė tė Shqipėrisė verilindore, ku janė marrė organe tė shtetasve serbė, pėr t’i shitur nė botė, kryesisht nė vitin 1999. Pėrballė kėtyre thėnieve, kurrė tė faktuara, ka reaguar dhe ish-zėdhėnėsja e saj Florence Hartman. Nė njė intervistė pėr gazetėn zvicerane “Le Temps”, ajo citohet tė ketė thėnė se, “Del Ponte nuk ka as provėn mė tė vogėl pėr njė trafik tė mundshėm organesh qė u janė marrė tė burgosurve nga luftėtarėt e Kosovės. Ajo po na zhyt sot nė orėt mė tė errėta tė propagandės”. Aktualisht, Del Ponte ėshtė ambasadore e Zvicrės nė Argjentinė.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokurori: Hetimet e Hagės nė “qendrėn” e transplanteve

Mesazh nga emigranti prej Thu Apr 17, 2008 3:07 pm

Karla Del Ponte qe nga vizita e saj ne Serbi, ka mar yrysh kunder shqiptareve.
Si eshte e mundur qe nje specialiste e fushes juridike qe ka sherbyer ne nje insitucion nderkombetar te hedhe akuza te babazuara ne asnje fakt, por mbi ca thashetheme serbie. Skandal.

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 350
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokurori: Hetimet e Hagės nė “qendrėn” e transplanteve

Mesazh nga ILIRI prej Thu Apr 17, 2008 3:30 pm

Nuk po meret vesh se ēpo behet. Po ajo po luan rrolin e agjentes serbe me kto qe de deklaron dhe po verteton se edhe ne organe te tilla kaq te rendesishme si Gjykata e Hages, mund te gjesh njerez pa integritet.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokurori: Hetimet e Hagės nė “qendrėn” e transplanteve

Mesazh nga anonymus prej Thu Apr 17, 2008 7:09 pm

As edhe nje diletanti ne fushen e drejtesise nuk i falet te beje akiuza kaq te renda kur nuk disponon asnje fakt. Me te drejt z.Kyshner ka shprehur habine e tij dhe pyet se "pse Del Ponte nuk i ngriti keto akuza ne Hage, por ne nje liber?"

anonymus
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 92
Anėtarėsuar : 29 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokurori: Hetimet e Hagės nė “qendrėn” e transplanteve

Mesazh nga flutura prej Fri Apr 18, 2008 10:43 am

Del Ponte ose duhet te paraqese faktet, ose duhet te pergjigjet perpara drejtesise nderkombetare per shpifje ndaj dhe njollosje te UCK.

flutura
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 122
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi