“Me kėmbė nė tokė” dhe “G99″

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Me kėmbė nė tokė” dhe “G99″

Mesazh nga emigranti prej Sat May 24, 2008 1:44 pm

“Me kėmbė nė tokė” dhe “G99″
Besoj se fjala e urtė me “Me kėmbė nė tokė” dhe filozofia e saj popullore qė ajo pėrcjell ėshtė mė se e domosdoshme pėr t’u pasur parasysh nė jetėn politike tė Shqipėrisė. Ajo vlen veēanėrisht pėr cilindo qė do tė merret me organizime politike tash e mbrapa, me ndryshimet kushtetuese dhe nė veēanti, me kodin elektoral “proporcional rajonal”.
Por, kur ndoqa me shumė vėmendje lanēimin e “G99”-ės, i cili u realizua pranė amfiteatrit tė liqenit artificial tė Tiranės dhe ku vura re me kėnaqėsi se kishte njė prani pozitive dhe qytetare pėr ta komplimentuar, m’u krijua bindja se drejtuesit e saj nuk besonin si unė nė domethėnien e kėsaj fjale tė urtė! Qofsha i gabuar, por pėr sa ndoqa, kryesisht nga fjala e z. Erion Veliaj dhe jehonės qė pėrcollėn mass-mediat, personalisht nuk arrita tė kuptoj ku ndahej koncepti dhe organizimi politik nga ai qytetar nė kėtė organizim tė quajtur “G99”.
Pėr sa munda tė vė re nėpėrmjet ekranit televiziv edhe aparencės sė portreteve tė pranishme, mė rezultoi se formati pėrgjithėsisht ishte intelektual dhe qytetar, por personalisht besoj se kjo nuk mjafton pėr t’iu imponuar veēanėrisht politikės shqiptare. Midis nesh veēanėrisht, vlera e votės ėshtė e barasvlershme pėr gjithsecilin pa dallim formimi, bindjeje dhe shijesh. Ky konstatim, sipas mendimit tim modest, vlen akoma mė shumė kur duhet tė llogarisim se tashmė edhe pse shumica jonė (nuk dihen akoma pėrqindjet ekzakte) jeton nė qytet, prezanton njė shoqėri me 65% formim, kulturė dhe edukatė rurale.
Nė fakt kėtė opinion (i cili mund tė jetė deri diku edhe subjektiv) ma konfirmoi edhe reagimi dhe komentet e njerėzve tė thjeshtė nėpėr sitet e ndryshme tė cilat publikuan kėtė lajm dhe ku nuk mungonin reagimet edhe fyese tė njerėzve tė thjeshtė.
Modeli i Veliajt, “kristian”?
Z. Erion Veliaj, i cili bėri dhe po bėn prezantimin i lėvizjes dhe filozofisė sė saj ka deklaruar pėr publikun se “G99”-a nuk ka nevojė pėr hierarki partiake dhe se ėshtė lėvizje qė do tė bėjė aleancė vetėm me shumicėn e abstenuesve nė votimet e kėtyre viteve tė pluralizmit politik nė Shqipėri. “Nuk duam parti si gjithė tė tjerat. Por ne mund tė jemi njė grusht njerėzish tė pėrkushtuar”, – thotė Veliaj, duke shtuar se fati i Shqipėrisė ėshtė nė dorė tė injorantėve dhe sampistėve, duke akuzuar kėshtu si tė tillė, tė gjithė politikanėt shqiptarė.
“Deputetėt tanė janė sampistė. Fatet tona janė nė duart e kėtyre tė paaftėve. Ne qeverisemi nga inferiorėt, sampistėt, injorantėt. Deputetėt tanė janė plot salltanete. Nuk ka njė ministėr nė qeverinė tonė qė ta ēojė fėmijėn nė shkollė publike, apo pėr ta kuruar nė spital publik. Asnjė pushtetar nuk e ēon djalin nė Irak apo Afganistan”, – thotė vazhdimisht Erion Veliaj si drejtues kryesor i kėsaj lėvizjeje tė fundit. Por personalisht nėn “presionin” e fjalės sė urtė qė e kam kaq shumė pėr zemėr, besoj se njė prezantim i tillė i panoramės komplekse dhe tė vėshtirė politike nuk i rezulton tė jetė i ngjashėm me atė tė qytetarit tė thjeshtė! Kjo ndjesi personale pėrforcohet kur besoj se njė moral tė tillė nuk po ua sugjeron shqiptarėve tė varfėr njė pastor kristian, por njė individ publik, i cili pėrgjithėsisht udhėton shpesh jashtė shtetit dhe vet ka studiuar (pėr fat tė mirė tė tij) po jashtė atdheut tė tė gjithėve. Ndoshta gaboj, por ky ėshtė perceptimi im.
“G99” dhe “shumicat” e tjera tė shoqėrisė shqiptare
Z. Erion Veliaj, qė deri tani ka qenė dhe ėshtė “portreti” fizik dhe frymėzues i “G99”-ės thekson vazhdimisht se frika mė e madhe e tij ėshtė ndaj pyetjeve qė do tė bėjnė fėmijėt qė ende nuk kanė lindur. “Unė tmerrohem nga pyetjet e tė palindurve tanė. Tmerrohem kur mendoj se fėmija im, ende i palindur do tė mė pyesė: Babi ē’bėre ti pėr tė ndalur sampistėt?” Dhe nė fakt pėrderisa fėmijė kanė pjesėtarėt e tė gjitha grupimeve tė mundshme socio-politike, pa dyshim qė ky do tė mund tė ishte vėrtetė lajtmotivi parimor qė do tė bėnte shumicėn absolute tė abstenuesve tė reagonin.
Por, pa dyshim pėr tė bindur kėtė “parti tė shumicės” do tė duhet tė jesh mė praktik dhe largpamės. Do tė duhet tė vėsh mė shumė kėmbėt nė tokė se nė avion. Do tė duhet tė ofrosh gjėra tė prekshme programore konkrete. Pa dyshim duhet shquar se edhe midis tyre ka diferenca thelbėsore, si nga ato tė metropolit dhe koncepteve rurale, modernes me tradicionalen, ekonomisė sė varfėr me tė pasurėn etj. Po, pa dyshim qė duhet pėrgėzuar iniciativa e mundshme e “G99”-ės nė lidhje me dhėnien e mundėsisė sė ushtrimit tė votės edhe pėr emigrantėt e shumtė shqiptarė nė botė, gjė e cila pėr kėto zgjedhje tė ardhshme mė duket e pamundur, megjithėse ėshtė plotėsisht e drejtė. Por, kjo pa dyshim nuk mjafton pėr tė qenė imponuese dhe bindėse.
Personalisht, besoj parimisht se sfida kryesore pėr “G99”-ėn, por edhe kėdo tjetėr qė dėshiron tė hyjė nė garėn elektorale shqiptare, ėshtė njė shumicė tjetėr qė mund ta quajmė “Grupimi Rural”. Nėse mund t’i merret dy partive tė mėdha ky lloj pushteti, atėherė do tė mund tė dimė si t’u pėrgjigjemi fėmijėve tanė nesėr. Besoj se ndaj kėsaj “shumice” duhet tė reflektojė edhe “G99”-a… gazeta-standard
Artur NURA

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 350
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi