ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Njė kryeministėr opozitar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
mali




Anėtarėsuar : 03 Jan 2008
Mesazhe : 30

MesazhTitulli: Njė kryeministėr opozitar   Fri Apr 18, 2008 1:40 pm

Njė kryeministėr opozitar
Ilir Saqellari
Ndryshimi kushtetues. Opozita mund tė shkarkojė kryeministrin Berisha dhe ta propozojė vetė tė riun

[/b]Opozita mund tė ketė njė shans mė tepėr pėr tė drejtuar ekzekutivin, nėse ndryshimet njėrėn nga pikat e ndryshimeve kushtetuese qė u miratua nė Komisionin e Ligjeve, do tė marrin shumicėn e kėrkuar tė votave edhe nė Kuvend. Nė bazė tė ndryshimeve qė i bėhen nenit aktual kushtetues pėr mocionin e mosbesimit tė kryeministrit, grupi qė kėrkon shkarkimin e kryeministrit nė detyrė duhet tė propozojė pasardhėsin e tij. Pra, nėse opozita aktuale fill pas miratimit tė kėtij ndryshimi do tė paraqesė ndonjė mocion ndaj kryeministrit Sali Berisha, do tė jenė po ata qė do tė propozojnė kryeministrin e ri. Pėrcaktimi nė Kushtetutėn aktuale ėshtė vetėm se duhet zgjedhur kryeministri i ri, pa pėrcaktuar kush e propozon, por nė rregulloren e Kuvendit, nė nenin 101 saktėsohet se ėshtė partia qė ka shumicėn nė Kuvend ose koalicioni i partive qė kanė shumicėn e vendeve qė propozon kryeministrin e ri. Pra, nėse mė parė mocioni i mosbesimit do tė pranohej e kryeministri Berisha do tė hiqej nga detyra, do tė ishte sėrish PD-ja ose aleatėt e saj qė do tė propozonin emrin e ri. Nė tė kundėrt, ndryshimi nė fjalė i jep mundėsi opozitės tė propozojė kryeministrin e ri. Njė kompromis i mundshėm me deputetė tė caktuar tė PD-sė apo tė partive aleate do tė bėnte qė socialistėt tė qeverisnin deri nė zgjedhjet e ardhshme tė 2009-ės. Kėrkesa pėr mocion mosbesimi bėhet nga njė e pesta e deputetėve, numra qė opozita aktuale i ka. Nė krahun tjetėr, shpesh nė politikėn shqiptare janė bashkuar numra pėr ministra tė caktuar, apo rasti i fundit pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Pra, sado absurd qė mund tė duket bashkimi i votave tė deputetėve apo partive tė sė djathtės me ata tė majtė, precedentėt tregojnė se kjo edhe mund tė realizohet. Koalicioni humbės nė zgjedhjet mund tė qeverisė pas zgjedhjes sė kryeministrit tė parė, qė detyrimisht sipas Kushtetutės duhet tė propozohet nga partia mė e madhe sipas raportit tė votave pas garės elektorale. Por gjatė rrugės, pikėrisht humbėsit mund tė drejtojnė ligjėrisht ekzekutivin, pa shkuar mė parė nė zgjedhje tė parakohshme, pra brenda mandatit tė marrė nga e njėjta garė elektorale. Njė tjetėr kompromis, nėse ndryshohet rregullorja e grupit dhe e statutit tė PS-sė, qė nuk lejon votėn “pro” kabinetit tė ndėrtuar nga kundėrshtarėt politikė, do tė ishte vetėm largimi i kryeministrit Sali Berisha, duke pranuar njė emėr tė propozuar sėrish nga deputetėt demokratė apo tė aleatėve tė tyre, qė do tė votonin “pro” shkarkimit tė kryeministrit. Kjo do tė zgjidhte vetėm kėrkesėn e hershme tė opozitės pėr dorėheqjen e kryeministrit Sali Berisha. Kėto janė dy opsionet qė opozita aktuale mund tė pėrfitojė nėse ndryshimi miratohet edhe nė votimin gjatė seancės plenare, edhe pse ka mbetur rreth njė vit e gjysmė nga pėrfundimi i mandatit tė kryeministrit. Por, nė krahun tjetėr, duhet kujtuar se pas kėtij ndryshimi, nė tė ardhmen, kushdo qoftė nė pushtet, duhet tė rruhet nga opozita. saqellari@korrieri.com
Mbrapsht nė krye Goto down
flutura
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 12 Jan 2008
Mesazhe : 77

MesazhTitulli: Re: Njė kryeministėr opozitar   Fri Apr 18, 2008 1:45 pm

Ky eshte lajm. Ktyne te PD u ka lajthit truni fare. lol!
Mbrapsht nė krye Goto down
Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 220

MesazhTitulli: Re: Njė kryeministėr opozitar   Fri Apr 18, 2008 1:46 pm

Ksaj i thone; "Vrafsh veten me doren tate." Basketball
Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 993

MesazhTitulli: Re: Njė kryeministėr opozitar   Fri Apr 18, 2008 1:48 pm

Oooo sa miiiiiir me qen deputet! cheers cheers cheers cheers
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: Njė kryeministėr opozitar   Fri Apr 18, 2008 2:54 pm

Kjo do te thote se PD specialistet ne fushen e jurisprudences i ka shume te dobet.
Mbrapsht nė krye Goto down
tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 10 Jan 2008
Mesazhe : 166

MesazhTitulli: Re: Njė kryeministėr opozitar   Fri Apr 18, 2008 3:05 pm

Kjo do me thon me ta fut t'tut para syve. Me i fjal meqi se heqim dot Salen me firmat tona, ta heqim me firmen e vet. Kurse per Zhosin, me kto nryshime, n!qoft se bohen, mos ta maje shpresa se bohet noi her kryeministre.Epo me dy jurista n'shpi ene te munohen me ta fut!!!!!!! Kjo as osht pa, e as o nigju naiher. Mad Mad Laughing
Mbrapsht nė krye Goto down

Njė kryeministėr opozitar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: POLITIKE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės