ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Pėrvijohet “e djathta e re”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 313

MesazhTitulli: Pėrvijohet “e djathta e re”   Tue May 20, 2008 10:44 pm

Pėrvijohet “e djathta e re”
Kreshnik Kuēaj
Brenda mazhorancės duket se kanė nisur diskutimet pėr mundėsinė e krijimit tė njė poli tjetėr politik ku pjesė e tij nuk do tė jetė Partia Demokratike. Sikurse bėjnė tė ditur burimet brenda mazhorancės, disa nga aleatėt e djathtė kanė rikthyer nė “tryezėn” e diskutimeve mundėsinė e krijimit tė njė koalicioni tė vegjlish nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme. Por teksa nė “nėntokėn” e sė djathtės debatet duket se vlojnė, nė sipėrfaqe mbėrrijnė vetėm reagimet. Njė pėrfaqėsues nga PDR, i tha dje fare rastėsisht “Korrierit” se nė rast se nga ideja pėr polin e ri tė sė djathtės do tė kalohet nė veprime konkrete, atėhere kjo parti do tė pozicionohet kundėr kėsaj, duke mos e lėnė nė “baltė” Partinė Demokratike. “Edhe unė kam dėgjuar tė flitet pėr njė ide tė tillė, megjithėse ende nė mėnyrė jo tė qartė”, tha dje Tritan Shehu i PDR-sė i cili shtoi: “Kjo varet nga afinitetet politike kryesisht, por dhe nga elemente pragmatiste. Cilido duhet tė bėjė zgjedhjen e tij pėr formėn e bashkėpunimit politik” deklaron nėnkryetari i partisė sė Pollos. Ndėrkohė, ai theksoi se nė rast se do tė nisnin diskutimet serioze pėr krijimin e njė poli tjetėr brenda kampit tė djathtė, atėhere reformatorėt do tė ishin absolutisht kundėr. Ai thotė se partia e tij i respekton aleatėt e tjerė, ”por kur vjen ēėshtja e lidhjeve politike, kėtu ndėrhyjnė elementė tė tjerė” ndėrsa deklaron se nuk do tė pranojė qė tė bėhet pjesė e kėtij poli. “Nė radhė tė parė ėshtė afiniteti politik ai qė ėshtė determinues. Duke analizuar nė kėtė prizėm unė do tė pėrjashtoja nė mėnyrė kategorike njė koalicion tė PDR-sė, qoftė dhe vetėm me forca tė djathta, nėse me atė grupim nuk do tė jetė dhe PD. Ky ėshtė njė nga elementet e pa negociushėm pėr ne dhe e ka bazėn jo nė shkaqe sipėrfaqėsore, por nė shkaqe themeltare politike” deklaron nėnkryetari i PDR-sė, Tritan Shehu. Sipas tij, Partia Demokrate e Re do tė krijojė lidhje tė ngushtė vetėm me Partinė Demokratike nė fillim, dhe pastaj me partitė e tjera. “Aleanca, koalicioni apo forma tė tjera lidhjeje shumė mė tė ngushta tonat, do tė jenė nė radhė tė parė vetėm me PD e mė tej me tė tjerėt. Kjo ėshtė kėrkesa jonė e qartė pėr koalicionet apo mėnyra tė tjera lidhjeje politike nesėr” thekson Shehu.Nė tė njėjtėn linjė duket se ėshtė edhe aleati tjetėr Arian Starova i Partisė Bashkimi Liberal Demokrat. Ai thotė pėr “Korrierin” se nuk do tė pranojė nė asnjė mėnyrė qė tė dalė nė zgjedhje pa Partinė Demokratike. Nė rast tė kundėrt, thotė Starova, do tė dal i vetėm nė zgjedhje. Nė kėtė mėnyrė, Starova lė tė kuptohet se edhe ai do tė jetė kundėr njė poli tė dytė brenda sė djathtės duke krijuar tėrthorazi njė ide mė tė qartė se kush mund tė jenė themeluesit e kėtij poli.

Ideja e krijimit tė njė poli tė tretė politik lindi qė nė momentin e nisjes sė bashkėpunimit mes dy partive tė mėdha PD dhe PS, ku partitė e vogla tė tė dyja kampeve u bashkuan nė deklarata duke kundėrshtuar ndryshimet kushtetuese, sidomos pėr ēėshtjen e reformės zgjedhore. Kjo solli edhe lindjen e debateve brenda tė dyja kampeve politike, gjė qė tek e majta solli edhe krijimin e njė poli tjetėr politik. Shkėputja e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim nga bashkėpunimi me Partinė Socialiste, dhe largimi po ashtu i PDS-sė dhe PAD-sė, solli krijimin e njė poli tė dytė brenda sė majtės. Ndėrkohė, nė kampin e djathtė kjo ka mbetur akoma njė ēėshtje nė diskutim. Qarkullon mendimi se republikanėt, demokristianėt e ndonjė parti tjetėr e djathtė mund tė shkėputej e tė dilte si koalicion mė vete nė zgjedhjet e 2009-ės, pa Partinė Demokratike, duke krijuar kėshtu njė pol tė dytė brenda sė djathtės.

Ndoka: ”Koalicioni ka probleme”Kryetari i Partisė Demokristiane ka deklaruar dje nga qyteti i Shkodrės se koalicioni i djathtė ka probleme.Gjatė fjalės sė tij para anėtarėsisė sė PDK-sė nė Shkodėr, Ndoka ka kritikuar mungesėn e tryezave dhe konsultave me partive tė koalicionit dhe Partisė Demokratike. “Ka probleme nė funksionimin e vetė koalicionit; mungojnė tryezat dhe konsultat institucionale, nė ndonjė rast mungon edhe besimi reciprok, por nė tėrėsi koalicioni funksionon e ka shanset tė korrigjohet dhe tė pėrmirėsohet pėr tė siguruar njė mandat tjetėr qeverisės” ka deklaruar Ndoka. Duke folur pėr ndryshimet kushtetuese, Ndoka theksoi se kritikat dhe kundėrshtitė e Partisė Demokristiane ishin tė drejta pasi kėto ndryshime nuk u reflektuan nė ndryshimet nė Kodin Zgjedhor. “Megjithatė pėrfitoj edhe njėherė nga rasti tė shpreh publikisht shqetėsimin pėr vonesėn e ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor, nė mėnyrė qė vėrtetė Shqipėria tė ndahet njėherė e mirė nga praktikat elektorale tė dėshtuara e konfliktuale”, tha Zoti Ndoka pėrpara anėtarėsisė shkodrane, e cila zgjodhi edhe kryetarin e saj tė ri. Ndėrkohė, gjatė deklaratės sė djeshme Ndoka tha se tashmė problemet brenda PDK-sė kanė pėrfunduar.
Mbrapsht nė krye Goto down

Pėrvijohet “e djathta e re”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: POLITIKE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės