Protesta, opozita shfaqet e ndare

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Protesta, opozita shfaqet e ndare

Mesazh nga ILIRI prej Sat Apr 05, 2008 6:18 pm


Protesta, opozita shfaqet e ndare ne sheshin "Skenderbej"
Rama: PS ne pushtet, Shqiperia do behet anetare e NATO-s





Mijėra simpatizantė tė Partisė Socialiste u mblodhėn dje pasdite nė sheshin "Skėnderbej", nė protestė ndaj qeverisė "Berisha". Nėn moton "Po NATO-s, Jo Berishės", ata pėr rreth njė orė lėshuan thirrje pėr largimin e kreut tė ekzekutivit. Kryetari i socialistėve, Edi Rama, vlerėsoi se nga Samiti i Bukureshtit populli shqiptar mori njė mbėshtetje historike nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e tjerė euroatlantikė. "Kurse politika shqiptare mori njė detyrė tė re, qė pėr ne, socialistėt e progresistėt ėshtė njė sfidė e re: Tė anėtarėsojmė Shqipėrinė nė NATO nė vitin 2009!" - theksoi Rama. Sipas tij, rruga pėr tė ardhur deri kėtu flet vetė pėr koston qė populli shqiptar i ka paguar politikės sė vjetėr tė ndarjes e pėrēarjes sė shqiptarėve pėr interesat e politikanėve dhe nė dėm tė interesave tė vendit e tė njerėzve. "Ėshtė dita tė jemi krenarė pėr kontributin e Partisė Socialiste, qė pėrmes njė politike tėrėsisht tė re pėr Shqipėrinė e pėrēarė nga politika e vjetėr, hapi, udhėhoqi e mundėsoi njė proces politik, ku interesat strategjikė e themelorė tė vendit nuk interferohen e as cenohen nga interesat e llogaritė partiake tė ditės", nėnvizoi kreu i PS-sė. Kjo, shtoi ai, ėshtė ora e politikės sė bashkimit tė njerėzve si qytetarė qė s‘duan tė humbin mė kohė tė ēmuar duke qėndruar tė ndarė prej mureve e gardheve tė politikės sė vjetėr. "Kjo ėshtė njė orė e re pėr njė bashkim tė ri pėrtej tė majtės e tė djathtės sė vjetėr, pėrtej kufijve qė partitė kanė vėnė mes politikės e njerėzve, pėrtej paragjykimeve tė sė shkuarės, qė pėr shtatėmbėdhjetė vjet me radhė na kanė penguar ta shohim njėri-tjetrin si bashkėqytetarė", vijoi Rama. Socialistėt, siguroi ai, kanė pranuar sfidėn e madhe tė emancipimit tė politikės shqiptare me njė atdhetarizėm tė ri, pėrmes njė politike tė re qytetarėsh e energjish pozitive, tė bindur se pėrtej tė majtės e sė djathtės, matanė skenės sė vogėl ku luhet, nė parcelat e ndara mes dhjetėra partish, shfaqja bajate e llogarive partiake dhe e mėrive ndėrpartiake ėshtė vetė Shqipėria. "Kjo rrugė kalon padyshim nga zgjedhjet absolutisht tė lira e tė ndershme dhe nga reforma e domosdoshme pėr t‘ua mundėsuar, mė nė fund, votuesve shqiptarė tė drejtėn tė zgjedhin lirisht e ndershmėrisht atė qė duan - e tė mos u ndodhin mė tėrė ato pabesi, qė kanė deformuar vullnetin e popullit sovran dhe i kanė neveritur njerėzit me pėrfundimet zhgėnjyese tė cirqeve elektorale", vlerėsoi Rama. Ai shprehu vendosmėrinė pėr tė mos e lejuar mė deformimin e vullnetit sovran tė qytetarėve shqiptarė. "Do tė bėjmė deri nė fund detyrėn tonė pėr ta kryer nė kohė e me cilėsinė e duhur reformėn zgjedhore", premtoi Rama. Lideri i opozitės tha se interesi i Shqipėrisė e i qytetarėve shqiptarė ėshtė reformimi rrėnjėsor i kėtij sistemi pėrfaqėsimi dhe i gjithė infrastrukturės zgjedhore. "Jemi tė bindur qė sa mė tė lira e tė ndershme tė jenė zgjedhjet, aq mė spektakolare do tė jetė fitorja jonė dhe mė i garantuar vullneti i popullit sovran nga tradita e mbrapshtė e deformimeve tė votės", tha Rama. Ai u shpreh se Kryeministri ynė, ashtu si krejt qenia e politikės sė vjetėr qė jeton me papėrgjegjshmėri, punon me paaftėsi e ushqehet me korrupsion, nuk di tė heqė dorė e nuk ka fuqi tė tėrhiqet. "Sepse, standardet politike e morale qė Shqipėria kėrkon sot janė tė papranueshme nė botėn ku ai ka mbetur peng", argumentoi Rama.


Parullat


"Berisha, ik moo"

"Shpėto njė jetė, jep dorėheqjen"

"Ti je turpi ynė kombėtar"

"Historia tė dėnon si vrasės"

"Kamikaz me imunitet"

"Diktatori i fundit nė Evropė duhet tė bjerė"

"Kemi turp nga ty"

"S‘ka letėr higjienike qė tė pastron mė"



I vetmi qė doli pėrkrah socialistėve nė tubim ishte kreu i socialdemokratėve


Opozita shfaqet e ndarė nė shesh


Bojkoti, Meta ikėn nė Londėr, ndėrsa Milo nė Prishtinė


Protesta e djeshme e opozitės ka nxjerrė nė pah edhe njė herė protagonizmin dhe pėrēarjen e saj. Mitingu ėshtė organizuar nga Partia Socialiste dhe u ėshtė bėrė ftesė publike tė gjithė qytetarėve tė jenė tė pranishėm. Sakaq, duket se nuk ka pasur njė ftesė zyrtare pėr krerėt e partive tė tjera tė sė majtės. Nė kėtė formė nisma ka mbetur vetėm e socialistėve dhe aleatėt ishin inekzistentė. Kryetari i Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, nuk mori pjesė. Burimet zyrtare nga kjo parti sqaruan se ai ndodhej nė njė vizitė pune nė kryeqytetin britanik, Londėr. Arsye e mjaftueshme pėr tė mos u paraqitur pėrkrah Edi Ramės nė protestėn e sė premtes. Ndonėse data kishte kohė qė ishte pėrcaktuar dhe reklamuar nga selia rozė. Kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjithashtu ka gjetur njė arsye pėr tė mos qenė nė tubim. Zyrtarėt e partisė sė tij i thanė gazetės se ai ndodhej pėr njė vizitė pune nė Prishtinė, ndaj e kishte tė pamundur. Sakaq, presidenti i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, duket tė jetė treguar mė i sinqerti. Ndonėse ka qenė i pranishėm nė kryeqytet, ka preferuar tė dalė nė njė konferencė shtypi nė orėt e drekės, duke bojkotuar protestėn. I vetmi, por i natyrshėm nė miting, ishte kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi. Ai ėshtė ngjitur nė podium bashkė me Edi Ramėn dhe disa anėtarė kryesie e deputetė tė Partisė Socialiste. Nė hapėsirėn e sheshit "Skėnderbej" kanė rėnė nė sy vetėm flamujt e Partisė Socialiste, tek-tuk kishte ndonjė tė Partisė Socialdemokrate, ndėrsa tė partive tė tjera mungonin. Ndonėse zyrtarisht ishte deklaruar se pavarėsisht mungesės sė kryetarėve, simpatizantėt e LSI-sė, PDS-sė e PAD-sė do tė ishin nė shesh. Ajo ēka ndodhi dje, duket se ka ringjallur ēarjen qė ishte krijuar qė para tragjedisė sė Gėrdecit. Aleatėt e socialistėve duket se nuk do ta pranojnė dot Edi Ramėn nėse nuk do tė kėnaqen interesat e tyre sa i takon reformės zgjedhore. E ndėrsa kėto ditė pritet tė rinisė debati pėr thelbin e kėsaj reforme, mesazhi i tre aleatėve tė selisė rozė u dha qartė nė kėtė miting. Njė tjetėr detaj i rėndėsishėm ishte Skėnder Gjinushi, afrimiteti i tė cilit me Partinė Socialiste u afirmua edhe dje. Duket qartė se PS-PSD po shkojnė drejt krijimit tė federatės sė pėrbashkėt, pėr aq kohė sa gjejnė pak gjėra tė kundėrta. Ndonėse i pranishėm, Gjinushi nuk mori fjalėn, duke respektuar vetėm fjalimin e pėrfaqėsuesve tė ushtarakėve dhe familjeve tė prekura nga tragjedia e Gėrdecit. D.Malaj


Vizita


Meta, takime nė Londėr


Lideri i LSI-sė, Ilir Meta, mori pjesė dje nė Londėr nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė Qeverisjes Progresive tė organizuar nėn kujdesin e qeverisė britanike. Nė kėtė aktivitet merrte pjesė gjithashtu edhe Kryeministri britanik, Gordon Braun. Gjatė qėndrimit nė Londėr, Meta u takua me sekretarin e Jashtėm britanik, David Miliband. Kreu i LSI-sė vlerėsoi pėrkrahjen e qeverisė britanike pėr pavarėsinė e Kosovės dhe theksoi se shqiptarėt do tė kontribuojnė edhe mė shumė pėr forcimin dhe pėrshpejtimin e proceseve integruese nė rajon. Njė takim tė veēantė, lideri i LSI-sė, Meta, zhvilloi me Komisionerin Evropian pėr Tregtinė, Peter Mendelson. Meta u takua gjithashtu me ministrin e Brendshėm italian, ish-kryeministrin Xhuliano Amato, me ish-kryeministrin rumun, Adrian Nastase, dhe me shumė personalitete tė tjera tė larta.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 1877
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Protesta, opozita shfaqet e ndare

Mesazh nga qytetari prej Sun Apr 06, 2008 10:37 am

Po ku mund te shkoje tjeter Gjinushi perveēse prapa b... se Rames. Ai eshte polittikani me pa identitet.

qytetari
Musafir

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Protesta, opozita shfaqet e ndare

Mesazh nga emigranti prej Sun Apr 06, 2008 10:44 am

Do heqim Berishen e do vejm Romen. Ky burr ma i mire. Nuk i dalin monopolet e Tirones, do me monopolizu te gjithe lejet e ndertimit n'shqipri.

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 319
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Protesta, opozita shfaqet e ndare

Mesazh nga tironci prej Sun Apr 06, 2008 10:46 am

Po NATO, po une nuk pashe nainji flamur te NATO-s aty.

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 172
Anėtarėsuar : 10 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi