ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Shqipėria, Kroacia sigurojnė ftesėn pėr nė NATO, Maqedonia m

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1804

MesazhTitulli: Shqipėria, Kroacia sigurojnė ftesėn pėr nė NATO, Maqedonia m   Thu Apr 03, 2008 11:35 am

Shqipėria, Kroacia sigurojnė ftesėn pėr nė NATO, Maqedonia mbetet jashtė


Armand Mero, Bukuresht


Sekretari i Pergjithshem i NATO Jaap de Hoop Scheffer
Shqipėria do tė marrė tė enjten ftesėn pėr t’u bėrė anėtare tė Nato-s. Kjo ėshtė konfirmuar mbrėmė nė Bukuresht, nė pėrfundim tė darkės sė punės mes vendeve anėtare tė Alencės, ku u hap zyrtarisht dhe takimi i nivelit tė lartė. Sė bashku me Shqipėrinė ftesa do t’i jepet edhe Kroacisė. Ndėrkohė, Maqedonia mbeti pėrfundimisht jashtė pas kėmbėnguljes greke pėr tė kundėrshtuar Shkupin nė lidhje me problemet rreth ēėshtjes sė emrit.
Tashmė ka mbetur vetėm zyrtarizimi, por 26 vendet anėtare tė NATO-s e kanė marrė vendimin e tyre: Shqipėria dhe Kroacia do tė ftohen tė enjten paradite tė bashkohen rreth tryezės sė rrumbullakėt tė Aleancės. Mosmarrėveshjet me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit e kanė ndėshkuar rėndė Maqedoninė, e cila mbeti jashtė. Deri nė fund, shpresat ishin tek njė trysni e Shteteve tė Bashkuara ndaj Athinės tė hiqte dorė nga pengesa e madhe qė i kishte vėnė Shkupit. Greqia nuk kishte pranuar as propozimin qė, deri nė zgjidhjen e problemit, Maqedonia tė njihej dhe nga NATO-ja me emėrtimin “FYROM” si dhe as propozimet e ofruara nga ndėrmjetėsi i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Methju Nimetz. Edhe darka e mbrėmshme e punės nuk solli asnjė ndryshim.
"Greqia ishte shprehur se pėr momentin nuk ekzistojnė kushtet qė ajo tė jepte konsensusin pėr tė ftuar Maqedoninė”, deklaroi pas darkės sė punės, Ministri i Jashtėm i Spanjės, Migel Moratinos.
Ky qėndrim i Athinės ishte i pritshėm pėrsa kohė qė pėr kėtė problem ishin angazhuar publiksht autoritetet mė tė larta shtetėrore greke. Pak para darkės sė punės, si pėr tė konfirmuar se nuk do tė tėrhiqeshin, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė dhe pak mė vonė vetėm Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, e thanė qartė se “nuk kishte me hapėsira kohore pėr njė propozim tė ri pėr ēėshtjen e emrit”. Megjithatė ėndrra e Maqedonisė nuk ėshtė kėputur nė mes. Ftesa pėr tė do tė konsiderohet e mirėqenė dhe ajo do tė aktivizohet e do tė hyjė nė fuqi menjėherė sapo Shkupi dhe Athina tė gjejnė njė zgjidhje pėr emrin.
“Nė kėtė situatė ftesa do tė bėhet vetėm pėr Shqipėrinė dhe Kroacinė’’, deklaroi ministri i Jashtėm spanjoll, Moratinos.
Mbetja jashtė e Maqedonisė shihet megjthatė me shqetėsim nga Shqipėria. Njė njė intervistė dhėnė pėr agjencinė Rojters, para vendimit tė mbrėmshėm, kryeministri Sali Berisha ishte shprehur se refuzimi i ftesės pėr Shkupin mund tė nxisė lėvizjet radikale nė Maqedoni.

“Stabiliteti i fqinjit tonė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, Kosovėn, Greqinė dhe tė gjithė rajonin”, u shpreh kryeministri Berisha.
Pėrpara se tė hyjnė nė sesionin e sotėm, ku do tė zyrtarizohet ftesa pėr anėtarsim, Shqipėria dhe Kroacia janė thirrur nė njė takim nė formatin e A3, tė kėrkuar nga Maqedonia. Nuk dihet se ēfarė do tė kėrkojė Shkupi nga dy vendet me tė cilat ka ndarė shpresėn pėr t’u bėrė anėtare e NATO-s.
Por, ēėshtja e Maqedonisė nuk ishte e vetmja e papritur e kėtij takimi tė niveit tė lartė. Aleanca nuk do tė dalė as me njė vendim pėr tė pėrfshirė nė Planin e Veprimit pėr Anėtarėsim Gjeorgjinė dhe Ukrainėn, kėrkuar me forcė kjo nga Shtetet e Bashkuara dhe e refuzuar, jo vetėm nga Moska, por dhe nga vendet mė me peshė nė Evropė
Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 1020

MesazhTitulli: Re: Shqipėria, Kroacia sigurojnė ftesėn pėr nė NATO, Maqedonia m   Thu Apr 03, 2008 1:45 pm

Gezuar te gjithe shqiptareve kete dite, diten qe ndan perfundimisht shqiperine nga rreziku dhe frika e rikthimit te asaj te kaluare te zeze qe na skllaveroi per 68 vjet.
Mbrapsht nė krye Goto down

Shqipėria, Kroacia sigurojnė ftesėn pėr nė NATO, Maqedonia m

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: POLITIKE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės