ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Shteti pėrballė Gėrdecit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Shteti pėrballė Gėrdecit   Thu Apr 10, 2008 9:59 am

Shteti pėrballė Gėrdecit


Sabri Godo

Dhimbja pėr Gėrdecin rėndon mbi tė gjithė, sipas ndjesive tė secilit. Katastrofa mbetet e gjallė Njė fjalė e urtė thotė: “Vdekja duke hyrė e jo duke dalė”. Pesėmbėdhjetė marsi solli njė ndryshim nė sjelljen, mendimin dhe kėrkesat tona, ndaj vetes dhe atyre qė qeverisin. Ka disa pyetje qė tė mundojnė deri nė brerje tė trurit. Si u lejua ēmontimi i municioneve nė mes tė njė qendre tė populluar? Si u lejua qė kjo tė bėhej nė mungesė tė plotė tė sigurisė? Si u lejua grumbullimi nė njė pikė i 4000 mijė tonė municioneve? Si ndodhi qė e gjithė puna tė kalonte nė administrimin e njė spekulanti tė njohur si Delijorgji? Kush tjetėr ėshtė implikuar nė kėtė ēėshtje kriminale tė pėrgjakshme? Sa mė shumė tė dėgjosh rreth Gėrdecit, aq mė tepėr tė shtohet habia e tė rrudhet zemra. Njė nga tė plagosurit thotė se aty pinin cigare fshehurazi, tė tjerė thonė se rojet flinin, gra e fėmijė loznin aty me vdekjen, krejt tė pa mėsuar e tė pa vetėdijshėm pėr sa bėnin. Pyetjet qė bėn gjithkush, mbas gati njė muaji, ende nuk kanė marrė ndonjė pėrgjigje sado pak tė pranueshme. Pritet qė problemin ta shtjellojė drejtėsia, e cila duhet tė shpejtojė, po edhe tė eci ngadalė, nė kuptimin qė tė mbetet nė shesh e vėrteta. Nė tė kaluarėn drejtėsia, nė ndikimin e politikės, i ka rrumbullakuar ēėshtjet. Nė 1997 u dogj Shqipėria dhe as njė politikan nuk u vu nėn hetim. Tani themi se po vendosim shtetin e ligjit dhe tė sė drejtės. Gėrdeci do tė jetė prova nėse do tė kemi shtet e drejtėsi, apo do tė qeverisemi edhe mė tej nga batakēillėku, korrupsioni dhe demagogjia. Disa skeptikė mendojnė se edhe rreth Gėrdecit do tė bėhet tym. Kurse unė nuk mendoj kėshtu. Kėsaj here hetuesit dhe gjyqtarėt kanė tė bėjnė me gra e fėmijė tė masakruar, me treqind vetė tė plagosur, me qindra shtėpi tė rrėnuara nga njė shpėrthim i vetėm, qė tronditi thellė mendjet dhe shpirtrat e gjithė shqiptarėve. Hetuesi dhe gjyqtari qė nuk do tė ecė drejt nė kėtė ēėshtje do tė shkatėrrojė veten, sepse Gėrdeci do tė punojė si njė zjarr qė digjet mbuluar. Gėrdeci ėshtė i lidhur tėrthori me trafikun e armėve, pėr tė cilin po heton dhe Amerika dhe aty ēėshtjeve tė tilla u shkojnė deri nė fund. Por ka dhe njė faktor tė tretė qė duhet tė mbajnė mirė parasysh si drejtėsia dhe politika: Vendi nuk duron mė tragjedi dhe katastrofa. Njerėzit kėrkojnė siguri pėr jetėn dhe pėr pronėn, shkėputjen pėrfundimtare nga tė kėqijat e rėnda qė kanė pėrjetuar. Nėse pushteti nuk ua jep kėtė siguri, s`mund tė ketė pajtime, marrėveshje ndėrmjet qytetarėve dhe atyre qė qeverisin.
Pėr Gėrdecin politika ka detyrime edhe mė tė vėshtira se drejtėsia. Shteti duhet tė bėjė analizėn e vet, pavarėsisht nga gjykata dhe t’i pėrgjigjet pyetjes: Pse e qysh ndodhi katastrofa? Aty pėr aty ka njė pėrgjigje tė vetme: Nuk funksionoi shteti, kryesisht nė disa segmente. Qeveria nuk i shpėton pėrgjegjėsisė kolektive, sepse Kushtetua ngarkon Kėshillin e Ministrave tė sigurojė zbatimin e ligjshmėrisė. Nė nenin 21, Kushtetuta na thotė vetėm kėto fjalė: “Jeta e personit mbrohet me ligj”. Nė rastin e Gėrdecit kemi njė shkelje tė hapur tė disa neneve tė Kushtetutės, zbatimi i sė cilės fjalė pėr fjalė ėshtė detyra e parė e Kėshillit tė Ministrave. Pra, qeveria duhet tė bėjė analizėn e Gėrdecit, tė pėrcaktojė pėrgjegjėsit administrativė dhe tė marrė vendimet e duhura. Nė konferencėn pėr shtyp tė 6 prillit, Kryeministri tha se kanė bėrė analizėn nė qeveri, me pėrcaktimin e pėrgjegjėsive dhe pėrcaktimin e detyrave pa shtuar asgjė rreth kėtyre. Por ne kemi tė drejtė tė dimė. Koha e mbylljes sė ngjarjeve tė rėnda me fraza tė pėrgjithshme ka kaluar. Qeveria nuk i ka hyrė ende nė themel kėsaj analize. Me sinjalet e dhėna deri tani, se do tė reformohen Shėrbimet Sekrete, se do tė krijohet njė drejtori e emergjencave etj., duket se qeveria ecėn pėrciptas. Tė nxjerrėsh mėsimet e duhura nga gjėma e Gėrdecit do tė thotė tė reformosh nga kreu nė fund administratėn shtetėrore, duke e vėnė atė mbi parime e rregulla tė tjera. Punėt e mėdha shpesh kanė zgjidhjet mė tė thjeshta. Aftėsimi i administratės bėhet duke pėrcaktuar me shkrim detyrat e ēdo nėpunėsi tė shtetit, nga ministri deri te shkalla e fundit. Kjo nuk ėshtė burokraci. Kėtė e imponon gjendja letargjike dhe mungesa e pėrgjegjėsisė qė karakterizojnė administratėn e sotme, tė prekur dhe nga korrupsioni. Kur flas pėr reformimin qė nga kreu kam parasysh realitetin. Ministrat nuk arrijnė tė zotėrojnė dikasteret edhe pėr faktin se janė fare pak tė pranishėm, pėr shkak tė angazhimeve tė tjera. Edhe kur ministri vendos ndonjė ditė tė qėndrojė nė zyrė, vėrshojnė aty deputetėt, simpatizantė partiakė dhe miqtė personale. Dhe kėshtu ndodh qė ndonjė shef sektori a specialist, tė mos e takoj ministrin gjatė dy vjetėve asnjėherė. Duhet tė zbresė nė tokė ministri qė tė zėrė vend e tė funksionojė ministria. Problemi i pushtetit lokal ėshtė i njė natyre tjetėr. Shefi i arsimit, i shėndetėsisė, i zyrės sė punės etj., qė tė gjithė janė nomenklaturė e ministrive pėrkatėse. Kėta shefa mund edhe tė mos t’i thonė mirėmėngjes kryetarit tė Bashkisė tė zgjedhur nga populli. Kėta shefa mund edhe tė mos shkojnė nė zyrė tre ditė radhazi, sepse ministri qė i emėron ėshtė shumė i largėt. Kėta shefa emėrojnė nga ana e tyre shefat e vegjėl dhe drejtorėt, nė konsultim me degėn e partisė dhe deputetin, kur u duhet konsultimi. Qė jeta e kėtyre shefave tė jetė sa mė e lehtė, ata nuk kanė ndonjė pėrgjegjėsi as pėr ndėrtesat e sferės sė tyre, sepse punė tė tilla tė rėndomta i takojnė bashkisė. Kushtetuta i pėrcakton komunat e bashkitė si baza tė qeverisjes vendore me tė gjitha detyrat e vetėqeverisjes. Ata kanė tė drejtė tė nxjerrin urdhėresa e tė japin urdhra. Por kė do tė qeverisin dhe kujt t’i japin urdhra komunat e bashkitė, kur shefat e sektorėve janė krejt tė pavarur prej tyre? Pėrqendrimi i sotėm i pushtetit fsheh edhe njė dinakėri politike, qė nė tė vėrtetė ėshtė krejt e zbuluar. Me anė tė pėrqendrimit, forca politike nė pushtet mban nėn zap edhe ato njėsi lokale qė i pėrkasin kundėrshtarit. Ky pėrqendrim, ndėr tė tjera paralizon pushtetin lokal, qė pėrbėn bazėn e shtetit. Ti mund tė nxjerrėsh ligjet mė tė mira, po punėt do tė mbeten nė gjysmėn e rrugės sa kohė nuk do tė kesh njė bazė lokale pėr t’i zbatuar. Eshtė koha t’i jepet fund demagogjisė mbi decentralizimin. I kthehem edhe njė herė mendimit se punėt e mėdha shpesh kanė zgjidhjet mė tė thjeshta. Mjafton njė ligj me katėr fjalė pėr pushtetin lokal nė rendin e duhur: Kėshilli Bashkiak tė emėrojė shefat.
Nė SHBA zgjidhen nga populli edhe prokurorėt e sherifet e policisė lokale.
Eshtė koha tė reformohet administrata nga qendra nė bazė, duke ngarkuar me pėrgjegjėsi tė qarta institucionet dhe ēdo nėpunės nė veēanti. Vetėm nė kėtė rrugė ndėrtohet shteti. Masat gjysmake do tė na lenė siē jemi. Ky ėshtė mėsimi themelor qė duhet tė nxjerrin nga Gėrdeci
* * *
Mė 7 prill ambasadori amerikan tha se, Gėrdeci duhet hetuar deri nė fund dhe tė pėrfshijė kėdo tė lidhur drejtpėrdrejt ose tėrthor me kėtė katastrofė. Pavarėsisht nga pozita politike. Deklarata gjeti miratim tė plotė nė opinionin publik, por u dėgjua edhe ndonjė zė qė e komentoi deklaratėn si ndėrhyrje nė punėt tona. Nuk e kuptoj absolutisht se ku qėndron ndėrhyrja. Tė gjitha duam qė punės t’i shkohet nė fund, por jo tė gjithė besojmė se kjo do tė bėhet. Ata qė dyshojnė se hetimet mund tė rrumbullohen, siē ka ndodhur nė tė kaluarėn, marrin zemėr kur shohin se, nė kėtė punė janė angazhuar dhe specialistė amerikane. Unė them se veē teknikėve, duhet tė jenė angazhuar dhe specialistė amerikane. Unė them se veē teknikėve, duhet tė jenė angazhuar edhe agjentė tė FBI. Nė qoftė kėshtu, me forcohet bindja se do tė dalė nė shesh krejt e vėrteta. Vetėm atėherė do tė qetėsohem disi shpirtrat e atyre qė e pėsuan nė Gėrdec, vetėm kėshtu shqiptarėt mund tė fillojnė tė besojnė nė shtetin e tyre. Atėherė mirė se tė vijė ndėrhyrja e ambasadorit dhe e gjithkujt. Ndėrkohė presim analizėn e qeverisė mbi pėrcaktimin e pėrgjegjėsive administrative dhe reformimin e vėrtetė tė administratės. Presim njė ribėrje serioze tė Kabinetit. Ndryshe, qeveria nuk do tė mund tė shmangė dėshtimin e plotė. Manipulimet politike tė ēfarėdo lloji nuk pinė ujė nė rastin e Gėrdecit.
Panorama
Mbrapsht nė krye Goto down
krrau




Anėtarėsuar : 18 Jan 2008
Mesazhe : 36

MesazhTitulli: Re: Shteti pėrballė Gėrdecit   Thu Apr 10, 2008 11:44 am

Ky burre gjithmone ka thene fjale me mend.
Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 993

MesazhTitulli: Re: Shteti pėrballė Gėrdecit   Thu Apr 10, 2008 11:50 am

Plaku i urte Gode, ka plotesisht te drejte, sidomos kur thote se pushteti vendor eshte kapur per shkak te perqendrimit te pushtetit ne duart e partive politike. Asnjehere nuk e kam kuptuar se kujt i sherbejn ter ato drejtori pas drejtorish rrajonale, si ato te arsimit, ujrave etj, perveēse se fryrjes artificiale te administrates dhe kenaqjes se orekseve te militanteve.
Mbrapsht nė krye Goto down
Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 220

MesazhTitulli: Re: Shteti pėrballė Gėrdecit   Fri Apr 11, 2008 8:34 am

Skandal. Ne te gjithe boten arsimi, ujrat, kultura, zyrat e punes, ato te ndihmave sociale varen nga bashkite dhe komunat, pa patur nje drejtori me vete, por drejtues te ketyre zyrave prane bashkive, kurse ne Shqiperi jo vetem qe nuk i kane eleminuar keto lloj burokracishe por perkundrazi sa here qe behen zgjedhje aq here krijohen lloj lloj drejtorish, kot me kot, vetem e vetem per te punesuar militantet. Kto lloj drejtorish nuk jan gje tjeter, vetem se fole korrupsioni.
Mbrapsht nė krye Goto down

Shteti pėrballė Gėrdecit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: POLITIKE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės