ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1804
| Titulli: Si ndahen deputetėt nė zgjedhjet e 2009 Mon Jun 09, 2008 9:03 am | |
| Si ndahen deputetėt nė zgjedhjet e 2009 Proporcionali rajonal i propozuar nga socialistėt favorizon koalicionin e djathtė. Aristir Lumezi Rezultatet e 3 korrikut 2005 tė pėrllogaritura me sistemin rajonal proporcional, japin 67 deputetė pėr koalicionin e djathtė, 61 deputetė pėr bashkimin PS-PSD, 10 deputetė pėr koalicionin E majta pėr integrim dhe 2 deputetė minoriteve. Nė njė pėrpjekje pėr tė parė se si do tė konvertohen nė zgjedhjet e vitit 2009 nė numra deputetėsh pėrqindjet e marra nė maxhoritar nga kandidatėt pėr deputetė nė zgjedhjet e 2005-ės, treguesit janė interesantė. Ndarja e mandateve tė deputetėve ėshtė bėrė sipas konfigurimit aktual tė koalicioneve, ku e djathta rezulton mė unike, rreth PD-sė. PS-ja edhe pse me kundėrshti pritet tė dalė bashkė me PSD-nė, ndėrsa E majta pėr integrim pritet tė ketė pėrveē shoqėrisė civile LSI-PDS-PAD. Ajo qė bie mė shumė nė sy ėshtė njė rishpėrndarje e deputetėve nė tė gjithė vendin, duke prishur kufijtė e mėparshėm veri-jug. Mandatet Duke bėrė pėrllogaritjet e pėrqindjeve tė marra nga kandidatėt nė 2005-ėn mbi bazėn e metodės dHondt, rezulton se socialistėt si asnjėherė marrin 5 deputetė nė Qarkun e Shkodrės, njė bastion tėrėsisht i djathtė. Nė 2005-ėn socialistėt arritėn tė fitonin nė kėtė qark vetėm 2 mandate, falė meritave individuale tė kandidatėve tė saj, Doshi dhe Sterkaj. Numri i votave tė maxhoritarit tė konvertuara nė proporcional rajonal ndryshon pėrbėrjen e deputetėve edhe nė Qarkun e Lezhės. Zgjedhjet e 2005-ės, pėr shkak edhe tė kandidaturave tė dobėta, nuk dhanė asnjė mandat fitues pėr PS-nė, ndėrsa koalicioni i djathtė mori absolutisht 5 deputetė. Metoda dHondt tregon se ky pėrfaqėsim balancohet, duke i dhėnė 3 deputetė PS-sė dhe 4 deputetė koalicionit tė PD-sė. E njėjta situatė paraqitet nė Qarkun e Dibrės, mes PS-sė dhe PD-sė, duke mbetur nė numra tė pandryshuar pėrfaqėsimi. Por si gjithmonė rezultati i zgjedhjeve ėshtė pėrcaktuar nė qarqet e mėdha, Tiranė, Durrės, Elbasan, Fier, Korēė dhe Vlorė. Nisur gjithnjė nga metoda dHondt e pėrllogaritjes sė mandateve, nė kėto qarqe, PS-ja i jep deputetė koalicionit tė djathtė, me pėrjashtim tė Qarkut tė Durrėsit, ku tentohet tė bėhet njė korrigjim i asaj qė ndodhi mė 3 korrik 2005. Nga 8 me zero pėr koalicionin e djathtė, zgjedhjet e 2009-ės gjithnjė mbi bazėn e numrave tė marra nė 2005-ėn, pritet tė japin 5 deputetė pėr PS-nė dhe 8 pėr PD-nė. Nė Qarkun e Tiranės ka njė balancim tė mandateve. PD-ja merr 16 deputetė, PS-ja 13 deputetė, ndėrsa LSI-ja merr 4 deputetė. Por sistemi zgjedhor dhe formula e pėrllogaritjes sė mandateve tė propozuara nga Partia Socialiste falin deputetė edhe nė qarqet e tjera. Nė Qarkun e Fierit, PS dhe PD marrin numėr tė barabartė deputetėsh, ndėrsa 2 deputetė i merr koalicioni i LSI-sė. Nė kėtė qark, PS nė 2005 kishte fituar 8 deputetė kundrejt 2 tė PD-sė, ndėrsa LSI 2 deputetė nga proporcionali. Edhe nė Berat, PD-ja merr edhe njė deputet mė shumė nga zgjedhjet e 2005-ės, ndėrsa koalicioni i LSI-sė merr dy deputetė, po aq sa dhe koalicioni i djathtė. LSI, gjithashtu, nisur nga numri i votave tė marra nė 2005-ėn nė Qarkun e Korēės merr njė deputet nė 2009-ėn. Por sistemi proporcional rajonal i jep mė shumė deputetė koalicionit tė djathtė edhe nė qarqet Korēė, Gjirokastėr dhe Vlorė. Pragu elektoral Sistemi proporcional rajonal ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga partitė e vogla pėr pragun jo tė barabartė qė vendos. Kėshtu, nga ky vėshtrim, pragu elektoral i kėtij sistemi lėviz nga 33 pėr qind nė Qarkun e Kukėsit, nė 20 pėr qind nė Qarkun e Dibrės dhe tė Gjirokastrės, e deri nė 3.03 pėr qind nė Qarkun e Tiranės, i cili nxjerr 33 deputetė. Nėse do tė shohim pėrqindjet qė koalicioni E majta pėr integrim ka marrė nė numra nė 2005-ėn, ai nuk bie nėn 6 pėr qind, duke treguar se tendenca e propozimit tė kėtij sistemi dhe lėnies sė pragut natyral tė tij, ka pasur si synim konsolidimin e sistemit dypartiak nė Shqipėri. Nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005, pjesėmarrja e votuesve nė zgjedhje ishte 49.2 pėr qind, ndėrsa nė zgjedhjet pėr pushtetin vendor jo mė shumė se 33 pėr qind. Kjo tregon se trendi i daljes sė njerėzve nė votime sa vjen dhe bie, duke favorizuar kėshtu nė tė ardhmen koalicionin qė ėshtė nė pushtet. Prandaj dhe e gjithė pėrpjekja e partive dhe koalicioneve duket se do tė jetė dalja nė zgjedhje e njė numri sa mė tė madh shqiptarėsh.
Pragu elektoral 2009
Qarku Shkodėr 9.1% Qarku Lezhė 14% Qarku Kukės 33% Qarku Dibėr 20% Qarku Durrės 7.7% Qarku Elbasan 7.14% Qarku Tiranė 3.1% Qarku Fier 6.2% Qarku Berat 12.5% Qarku Korēė 8.3% Qarku Gjirokastėr 20% Qarku Vlorė 7.7%
parashikimi i rezultatit te zgjedhjeve te 2009 krahasuar me perqindjet e 2005
Qarku Shkodėr PS-PSD E djathta LSI-PDS-PAD Deputetėt 2005 Deputetėt 2009 218300 zgjedhės 37.70% 54.80% 5.75% PS 2 deputetė PS 5 deputetė PD 7 deputetė PD 6 deputetė Qarku Lezhė 135900 zgjedhės 36.60% 50.80% 10.12% PS 0 deputetė PS 3 deputetė PD 5 deputetė PD 4 deputetė Qarku i Kukėsit 66402 zgjedhės 31.38% 57.70% 9.44% PS 0 deputetė PS 1 deputet PD 3 deputetė PD 2 deputetė Qarku i Dibrės 116432 zgjedhės 43.33% 49.30% 6.12% PS 2 deputetė PS 2 deputetė PD 3 deputetė PD 3 deputetė Qarku Durrės 265190 zgjedhės 36.13% 56.50% 6% PS 0 deputet PS 5 deputetė PD 8 deputetė PD 8 deputetė Qarku Elbasan 282528 zgjedhės 47.70% 42.20% 7.82% PS 9 deputetė PS 7 deputetė PD 2 deputetė PD 6 deputetė LSI 1 deputet Qarku Tiranė 650505 zgjedhės 38.91% 49.20% 9.22% PS 5 deputetė PS 13 deputetė PD 15 deputetė PD 16 deputetė LSI 4 deputetė Qarku Fier 327918 zgjedhės 42.37% 37.90% 14.45% PS 8 deputetė PS 7 deputetė PD 2 deputetė PD 7 deputetė LSI 2 deputetė Qarku Berat 158971 zgjedhės 42.07% 28.80% 26.89% PS 4 deputetė PS 4 deputetė PD 1 deputet PD 2 deputetė LSI 1 deputet LSI 2 deputetė Qarku Korēė 246700 zgjedhės 41.95% 46.60% 8.35% PS 4 deputetė PS 5 deputetė PD 5 deputetė PD 6 deputetė LSI 1 deputet Qarku Gjirokastėr 122248 zgjedhės 48.14% 33.60% 8.29% PS 3 deputetė PS 3 deputetė PD 1 deputet PD 2 deputetė Qarku Vlorė 257258 zgjedhės 43.07% 39.72% 5.95% PS 5 deputetė PS 6 deputetė PD 2 deputetė PD 5 deputetė PBDNJ 1 deputet PDNJ 2 deputetė |
|