Sot, konkursi per qendren e Tiranes

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sot, konkursi per qendren e Tiranes

Mesazh nga ILIRI prej Thu Apr 10, 2008 9:09 am

Sot, konkursi per qendren e Tiranes


E Enjte, 10 Prill 2008

Ne oren 09:30 te dites se sotme, nis gara e madhe mes 6 studiove qe konkurrojne per te rigjalleruar qendren e Tiranes. Qytetare te profesioneve dhe moshave te ndryshme do te kene mundesine te "votojne" per perzgjedhjen e studios fituese, e cila do te rigjalleroje sheshin "Skenderbej". Burime nga Bashkia e Tiranes thane se ky institucion do te shperndaje 200 ftesa per qytetare te moshave dhe profesioneve te ndryshme. Bashkangjitur kesaj ftese ndodhet nje flete votimi, permes se ciles pjesemarresit do te shprehin preferencen e tyre per projektet e paraqitura. Ndonese juria e Konkursit Nderkombetar ruan te drejten e vendimmarrjes, ky votim qytetar do te merret parasysh nga ta. Afati i fundit per paraqitjen e projekteve nga ana e firmave konkurruese perfundon neser, ndersa me 11 prill priten te shpallen fituesit. Gjashte studiot arkitektonike, te perzgjedhura per te prezantuar projektet e tyre ne Konkursin Nderkombetar per gjallerimin e sheshit "Skenderbej", jane "51N4E", "MVRDV", "MAP Architects", "AS.ARCHITECTURE", "DANIEL LIBESKIND Studio" dhe "ATENA Studio".

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sot, konkursi per qendren e Tiranes

Mesazh nga ILIRI prej Thu Apr 10, 2008 9:10 am


"Rindertimi, bashkia e Tiranes ka shkelur ligjin"

Luljeta Ndoka
E Enjte, 10 Prill 2008

Ish-kryetari i Bashkise se Tiranes, Albert Brojka, nuk duket aspak dakord qe monumenti i Skenderbeut te hiqet nga qendra e Tiranes, ide kjo e hedhur nga nje prej firma te kualifikuara per ne finalen e konkursit per rindertimin e zemres se kryeqytetit. Brojka tha dje, ne nje interviste per "KJ", se qendra pothuaj identifikohet me kete monument, dhe se nuk beson se siperfaqja qe ze ai, do t'u prishte pune projekteve per qendren. Ky, sipas Brojkes, eshte problemi me i vogel qe mund te dale, ne krahasim me debatet dhe problemet e pritshme. Ai parashikon se dhenia e lejes per ndertimin e Kishes Ortodokse, brenda Unazes se Vogel, apo ndertimi i shtesave pa leje ne Bashkine e Tiranes dhe ne Ministrine e Mbrojtjes, do te reflektojne probleme te mevonshme, deri ne debate nderfetare, apo prishje te shtesave. Menyren se si i sheh ndryshimet qe pritet te perfshijne qendren e Tiranes, apo edhe pjeset e tjera ku nderhyn plani francez, ish-kryebashkiaku Albert Brojka e rrefen per gazeten "KJ".

A ju duket e drejte ideja per heqjen e monumentit te "Skenderbeut", e propozuar ne nje nga projektet qe do te konkurroje per te rigjalleruar qendren e Tiranes?

Personalisht, nuk jam njohur ende me projekte te tilla, por parimisht nuk e shoh aspak te drejte. Nuk jam i mendimit as te hiqet si monument, por as te zhvendoset. Nuk besoj aspak se do t'i prishte pune rigjallerimit te qendres nje monument i tille, duke pasur parasysh edhe siperfaqen e vogel qe ze. Gjithashtu, nuk jam dakord as me zhvendosjen e tij per te njejten arsye qe thashe edhe me siper.

A mendoni se heqja e monumentit nga vendndodhja aktuale do te "dhunonte" sadopak traditen dhe vlerat e historise?

Besoj se po. Gjergj Kastrioti eshte nje nga heronjte qe njihet ne permasa boterore, ndaj me duket e palogjikshme qe ne ta zhvleresojme, duke kryer nje veprim te tille. Nga ana tjeter, sheshi "Skenderbej" do te ishte "i cunguar" pa vepren monumentale, e cila e perjeteson kete hero.

Tani jo me si nje ish-kryetar bashkie, por si qytetar, si do ta prisnit nje veprim te tille, nese do te miratohej?

Per hir te se vertetes, monumenti i Skenderbeut eshte si nje pike referimi per qytetaret e Tiranes, por jo vetem te saj. Njerezit jane mesuar tashme me te, si nje pjese e pandashme e qendres. Kam pershtypjen se asnje prej nesh nuk do te mesohej me kete ide.

Sipas jush, cilat nderhyrje do te ishin te domosdoshme per ta shnderruar qendren e Tiranes ne nje qender moderne, sigurisht pa cenuar traditen?

Une nuk jam arkitekt, por nga te dhenat qe kam mundur te marr nga ish-vartesit e mi, por edhe nga specialiste te tjere te fushes, them se ka shume nderhyrje te tjera per t'u bere pa i prekur vlerat monumentale. Ata ndoshta mund te nderhyjne ne fasada, ne rikonstruksione te godinave me vlera arkitekturore, ne shtimin e siperfaqeve te gjelbra apo lulishteve, ne "ringjalljen" e muzeut etj. Por, pa i prekur godinat kryesore, si ministrite qe gjenden prane qendres, muzeun, Banken e Shqiperise etj. Megjithate, bashkia ka kryer tashme disa shkelje, duke kryer shtesa pa leje.

Per hir te se vertetes, Teatri i Kukullave, apo edhe Pallati i Kultures kane pesuar amortizim gjate viteve. C'mendim keni ne lidhje me vazhdimesine e tyre?

Teatrit te Kukullave, si parlamenti i pare shqiptar, nuk mund t'i mohohen vlerat e padiskutueshme qe ka, si nje godine-muze. Megjithate, jam skeptik per faktin nese mund te vazhdoje te rezistoje, sepse eshte e vertete qe godina eshte mjaft e amortizuar. Te njejten gje mund te them edhe per Pallatin e Kultures. Megjithate, specialistet ndoshta e kane menduar tashme menyren se si te ringjallen edhe keto godina qe ndodhen ne agoni.

Permendet edhe shtesa te "legjitimuara" nepermjet bashkise?

Po, eshte e vertete. Bashkia e Tiranes ka kryer per llogari te saj nje shtese. Te njejten gje ka bere edhe Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar siperfaqen e territorit te saj ne menyre te jashteligjshme, si dhe Ministria e Ndertimit. Jam shume i sigurt qe firmat qe do te marrin ne dore transformimin e Qendres se Tiranes do t'i hedhin poshte keto shtesa. Te pakten keshtu eshte e drejte.

Kisha Ortodokse, parathenie e konflikteve

Sipas ish-kryetarit te Bashkise se Tiranes, Albert Brojka, bashkia ka dhene leje per ndertimin e Kishes Ortodokse, brenda unazes se vogel, pas pasur nje plan urbanistik. "Problemet qe do te lindin ne nje te ardhme jo te larget, mendoj se do te reflektojne mosmarreveshje mes kulteve fetare. Ka shume te ngjare qe edhe Kisha Katolike te kerkoje leje per te pasur nje kishe ne qender, madje edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar", thote Brojka. Sipas tij, Komuniteti Mysliman ka prona te saj brenda Unazes se Vogel, ne zonen prane "Partizanit te Panjohur". Ish-kryebashkiaku eshte i mendimit se nuk eshte cudi, qe, pervecse te kerkoje pronat e saj, Komuniteti Mysliman te kerkoje edhe ndertimin e nje xhamie, ashtu sikurse po ndodh me Kishen Ortodokse. Brojka tregon se edhe bashkia e viteve kur ai e drejtonte, ka pasur nje plan per Tiranen. "Ka qene projekti i Unazes se Vogel. Ai perfshinte zonen pas Muzeut, duke kaluar te Gjykata e Larte, duke perfshire brenda saj Ministrine e Mbrojtjes, duke kaluar prane Parlamentit, te 9-kateshet dhe duke u bashkuar prane me pjesen prapa muzeut. Nje plan i tille po zbatohet edhe sot, vecse me disa nderhyrje te jashteligjshme, me dhenie lejesh pa plan urbanistik dhe me shtesa pa leje", perfundon ish-kryebashkiaku i Tiranes, Albert Brojka.

Bashkia "bunkerizon" dokumentacionin

Asnjeri prej anetareve te Keshillit Bashkiak, por edhe perfaqesues te medieve nuk ka mundur te njihet paraprakisht me projektet e propozuara per shnderrimin e qendres se Tiranes ne nje metropol, si ato te vendeve te tjera. Perfaqesuesit e zyres se shtypit thone se nuk mund te vene asgje ne dispozicion te medieve, duke u shprehur se keto te fundit mund t'i marrin vesh bashke me te gjithe te tjeret ne momentin kur te zhvillohet konkursi.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sot, konkursi per qendren e Tiranes

Mesazh nga laluci prej Thu Apr 10, 2008 9:16 am

E kush do te jene te preferuarit per te marre kete ftese?
Ja nje farse tjeter e Rames.

laluci

Mesazhe : 17
Anėtarėsuar : 07 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sot, konkursi per qendren e Tiranes

Mesazh nga ILIRI prej Thu Apr 10, 2008 11:02 am

Sot Roma mledh 200 petrita per ti hedh hi syve popullit.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sot, konkursi per qendren e Tiranes

Mesazh nga krrau prej Thu Apr 10, 2008 4:10 pm

Ky lajm me kujtoj ate kengen;
Me 200 petrita,
komunista lule....

krrau
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 52
Anėtarėsuar : 18 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi