Si ndahen deputetėt nė zgjedhjet e 2009

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si ndahen deputetėt nė zgjedhjet e 2009

Mesazh nga ILIRI prej Mon Jun 09, 2008 8:03 am

Si ndahen deputetėt nė zgjedhjet e 2009
Proporcionali rajonal i propozuar nga socialistėt favorizon koalicionin e djathtė.
Aristir Lumezi
Rezultatet e 3 korrikut 2005 tė pėrllogaritura me sistemin rajonal proporcional, japin 67 deputetė pėr koalicionin e djathtė, 61 deputetė pėr bashkimin PS-PSD, 10 deputetė pėr koalicionin “E majta pėr integrim” dhe 2 deputetė minoriteve. Nė njė pėrpjekje pėr tė parė se si do tė konvertohen nė zgjedhjet e vitit 2009 nė numra deputetėsh pėrqindjet e marra nė maxhoritar nga kandidatėt pėr deputetė nė zgjedhjet e 2005-ės, treguesit janė interesantė. Ndarja e mandateve tė deputetėve ėshtė bėrė sipas konfigurimit aktual tė koalicioneve, ku e djathta rezulton mė unike, rreth PD-sė. PS-ja edhe pse me kundėrshti pritet tė dalė bashkė me PSD-nė, ndėrsa “E majta pėr integrim” pritet tė ketė pėrveē shoqėrisė civile LSI-PDS-PAD. Ajo qė bie mė shumė nė sy ėshtė njė rishpėrndarje e deputetėve nė tė gjithė vendin, duke prishur kufijtė e mėparshėm veri-jug.
Mandatet
Duke bėrė pėrllogaritjet e pėrqindjeve tė marra nga kandidatėt nė 2005-ėn mbi bazėn e “metodės d’Hondt”, rezulton se socialistėt si asnjėherė marrin 5 deputetė nė Qarkun e Shkodrės, njė bastion tėrėsisht i djathtė. Nė 2005-ėn socialistėt arritėn tė fitonin nė kėtė qark vetėm 2 mandate, falė meritave individuale tė kandidatėve tė saj, Doshi dhe Sterkaj. Numri i votave tė maxhoritarit tė konvertuara nė proporcional rajonal ndryshon pėrbėrjen e deputetėve edhe nė Qarkun e Lezhės. Zgjedhjet e 2005-ės, pėr shkak edhe tė kandidaturave tė dobėta, nuk dhanė asnjė mandat fitues pėr PS-nė, ndėrsa koalicioni i djathtė mori absolutisht 5 deputetė. Metoda d’Hondt tregon se ky pėrfaqėsim balancohet, duke i dhėnė 3 deputetė PS-sė dhe 4 deputetė koalicionit tė PD-sė. E njėjta situatė paraqitet nė Qarkun e Dibrės, mes PS-sė dhe PD-sė, duke mbetur nė numra tė pandryshuar pėrfaqėsimi. Por si gjithmonė rezultati i zgjedhjeve ėshtė pėrcaktuar nė qarqet e mėdha, Tiranė, Durrės, Elbasan, Fier, Korēė dhe Vlorė. Nisur gjithnjė nga metoda d’Hondt e pėrllogaritjes sė mandateve, nė kėto qarqe, PS-ja i jep deputetė koalicionit tė djathtė, me pėrjashtim tė Qarkut tė Durrėsit, ku tentohet tė bėhet njė korrigjim i asaj qė ndodhi mė 3 korrik 2005. Nga 8 me zero pėr koalicionin e djathtė, zgjedhjet e 2009-ės gjithnjė mbi bazėn e numrave tė marra nė 2005-ėn, pritet tė japin 5 deputetė pėr PS-nė dhe 8 pėr PD-nė. Nė Qarkun e Tiranės ka njė balancim tė mandateve. PD-ja merr 16 deputetė, PS-ja 13 deputetė, ndėrsa LSI-ja merr 4 deputetė. Por sistemi zgjedhor dhe formula e pėrllogaritjes sė mandateve tė propozuara nga Partia Socialiste “falin” deputetė edhe nė qarqet e tjera. Nė Qarkun e Fierit, PS dhe PD marrin numėr tė barabartė deputetėsh, ndėrsa 2 deputetė i merr koalicioni i LSI-sė. Nė kėtė qark, PS nė 2005 kishte fituar 8 deputetė kundrejt 2 tė PD-sė, ndėrsa LSI 2 deputetė nga proporcionali. Edhe nė Berat, PD-ja merr edhe njė deputet mė shumė nga zgjedhjet e 2005-ės, ndėrsa koalicioni i LSI-sė merr dy deputetė, po aq sa dhe koalicioni i djathtė. LSI, gjithashtu, nisur nga numri i votave tė marra nė 2005-ėn nė Qarkun e Korēės merr njė deputet nė 2009-ėn. Por sistemi proporcional rajonal i jep mė shumė deputetė koalicionit tė djathtė edhe nė qarqet Korēė, Gjirokastėr dhe Vlorė.
Pragu elektoral
Sistemi proporcional rajonal ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga partitė e vogla pėr pragun jo tė barabartė qė vendos. Kėshtu, nga ky vėshtrim, pragu elektoral i kėtij sistemi lėviz nga 33 pėr qind nė Qarkun e Kukėsit, nė 20 pėr qind nė Qarkun e Dibrės dhe tė Gjirokastrės, e deri nė 3.03 pėr qind nė Qarkun e Tiranės, i cili nxjerr 33 deputetė. Nėse do tė shohim pėrqindjet qė koalicioni “E majta pėr integrim” ka marrė nė numra nė 2005-ėn, ai nuk bie nėn 6 pėr qind, duke treguar se tendenca e propozimit tė kėtij sistemi dhe lėnies sė pragut natyral tė tij, ka pasur si synim konsolidimin e sistemit dypartiak nė Shqipėri. Nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005, pjesėmarrja e votuesve nė zgjedhje ishte 49.2 pėr qind, ndėrsa nė zgjedhjet pėr pushtetin vendor jo mė shumė se 33 pėr qind. Kjo tregon se trendi i daljes sė njerėzve nė votime sa vjen dhe bie, duke favorizuar kėshtu nė tė ardhmen koalicionin qė ėshtė nė pushtet. Prandaj dhe e gjithė pėrpjekja e partive dhe koalicioneve duket se do tė jetė dalja nė zgjedhje e njė numri sa mė tė madh shqiptarėsh.

Pragu elektoral 2009

Qarku Shkodėr 9.1%
Qarku Lezhė 14%
Qarku Kukės 33%
Qarku Dibėr 20%
Qarku Durrės 7.7%
Qarku Elbasan 7.14%
Qarku Tiranė 3.1%
Qarku Fier 6.2%
Qarku Berat 12.5%
Qarku Korēė 8.3%
Qarku Gjirokastėr 20%
Qarku Vlorė 7.7%


parashikimi i rezultatit te zgjedhjeve te 2009 krahasuar me perqindjet e 2005

Qarku Shkodėr PS-PSD E djathta LSI-PDS-PAD Deputetėt 2005 Deputetėt 2009
218300 zgjedhės 37.70% 54.80% 5.75% PS 2 deputetė PS 5 deputetė
PD 7 deputetė PD 6 deputetė
Qarku Lezhė
135900 zgjedhės 36.60% 50.80% 10.12% PS 0 deputetė PS 3 deputetė
PD 5 deputetė PD 4 deputetė
Qarku i Kukėsit
66402 zgjedhės 31.38% 57.70% 9.44% PS 0 deputetė PS 1 deputet
PD 3 deputetė PD 2 deputetė
Qarku i Dibrės
116432 zgjedhės 43.33% 49.30% 6.12% PS 2 deputetė PS 2 deputetė
PD 3 deputetė PD 3 deputetė
Qarku Durrės
265190 zgjedhės 36.13% 56.50% 6% PS 0 deputet PS 5 deputetė
PD 8 deputetė PD 8 deputetė
Qarku Elbasan
282528 zgjedhės 47.70% 42.20% 7.82% PS 9 deputetė PS 7 deputetė
PD 2 deputetė PD 6 deputetė
LSI 1 deputet
Qarku Tiranė
650505 zgjedhės 38.91% 49.20% 9.22% PS 5 deputetė PS 13 deputetė
PD 15 deputetė PD 16 deputetė
LSI 4 deputetė
Qarku Fier
327918 zgjedhės 42.37% 37.90% 14.45% PS 8 deputetė PS 7 deputetė
PD 2 deputetė PD 7 deputetė
LSI 2 deputetė
Qarku Berat
158971 zgjedhės 42.07% 28.80% 26.89% PS 4 deputetė PS 4 deputetė
PD 1 deputet PD 2 deputetė
LSI 1 deputet LSI 2 deputetė
Qarku Korēė
246700 zgjedhės 41.95% 46.60% 8.35% PS 4 deputetė PS 5 deputetė
PD 5 deputetė PD 6 deputetė
LSI 1 deputet
Qarku Gjirokastėr
122248 zgjedhės 48.14% 33.60% 8.29% PS 3 deputetė PS 3 deputetė
PD 1 deputet PD 2 deputetė

Qarku Vlorė
257258 zgjedhės 43.07% 39.72% 5.95% PS 5 deputetė PS 6 deputetė
PD 2 deputetė PD 5 deputetė
PBDNJ 1 deputet PDNJ 2 deputetė

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi