ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Topi: Nė zonėn e bregdetit janė dhėnė 2180 vendime abuzive m

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Topi: Nė zonėn e bregdetit janė dhėnė 2180 vendime abuzive m   Mon May 26, 2008 9:04 am

Topi: Nė zonėn e bregdetit janė dhėnė 2180 vendime abuzive me pronat

Nga Tema

Presidenti i Republikės, Bamir Topi, ka sulmuar dhe njėherė qė nga Himara praktikat abuzive qė janė kryer me ndarjen e tokės nė zonėn e bregdetit, duke kėrkuar rishikimin e titujve tė pronėsisė. Sipas presidentit, nė kėtė zonė janė rreth 2180 vendime abuzive, tė cilat duhet tė rishikohen sa mė shpejt, ndėrkohė qė pėr fajtorėt u shpreh se duhet t’i drejtohen dyerve tė prokurorisė pėr hetim. Nga ana e tij, Presidenti i Republikės, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve, u shpreh se duhet mė shumė transparencė nga ana e institucioneve shtetėrore nė lidhje me titujt e pronėsisė, tė cilėt jo pak herė kanė shkaktuar mjaft debate nė vend. Nga ana e qeverisė kėrkoi qė tė hartojė akte me bazament, qė krijojnė drejtėsi nė lidhje me pronėn, duke u shprehur se kėto ligje duhet tė pėrmbushin interesat kombėtare. Mė poshtė po japim tė plotė intervistėn e presidentit dhėnė pėr mediat nė Himarė.


Keni deklaruar pak minuta mė parė se do tė inkurajoni rivlerėsimin e titujve tė pronėsisė nė ato prona ku ėshtė abuzuar. Konkretisht, ēfarė nėnkupton kjo nismė dhe ku do tė kėmbėngulni, mė saktėsisht?


Nuk e dėgjoni pėr herė tė parė, unė jam shprehur edhe disa muaj mė parė lidhur me abuzimet qė janė bėrė mbi bazėn e ligjeve ekzistuese. E shoh tė rėndėsishme qė ta ritheksoj qė Presidenti i Republikės nuk mban njė pozicion ekstraligjor, pėrkundrazi ėshtė garant i gjithė kuadrit ligjor qė ekziston nė Shqipėri. Me kėtė, unė nėnkuptoj qė mbi bazėn e kuadrit ligjor ekzistues, edhe kur njė ligj i caktuar nuk pėlqehet nga njė kategori e caktuar, nga grupe interesi, kjo nuk do tė thotė qė ky ligj mund tė jetė respektuar si i tillė, ēka do tė thotė qė edhe mbi bazėn e ligjit 7501 ka pasur mjaft abuzime. Ka iniciativa edhe nė parlament qė po merren pėr tė parė tė gjithė titujt e pronėsisė mbi bazėn e respektimit tė ligjit 7501. Unė fjalėn time e kisha pikėrisht nė kėtė kontekst dhe duke diskutuar mė gjerė pėr ēėshtjen e pronėsisė, e lidhur pikėrisht me atė pėr tė cilėn ishim mbledhur sot nė Himarė, pėr ēėshtjen e zhvillimit tė turizmit, unė kam pasur, kam dhe do ta kem gjithmonė kėtė bindje dhe si unė dhe shumė tė tjerė dhe, ēka ėshtė mė e rėndėsishme, kėto mendime vijnė nga komuniteti i profesionistėve qė merren me ēėshtjet e zhvillimit tė turizmit dhe tė mjedisit, se pa konsolidim tė titujve tė pronėsisė nuk do tė kishte as hapje tė tregut ligjor, pra tė komunikimit tė njerėzve pėr tė shitur dhe pėr tė blerė tokėn. Turizmi i viteve qė vijnė, natyrisht nuk duhet tė jetė njė turizėm i kėtyre ndėrtesave qė jemi mėsuar qė nė mėnyrė abuzive t’i shohim tė ndėrtuara buzė detit. Pėr fat tė keq, edhe gjatė kėtij viti janė ndėrtuar tė tilla ndėrtime qė unė i kam konsideruar ndėrtime ordinere qė nuk janė pėr turizėm, ato janė vetėm pėr mbijetesė. Tė ndėrtosh shtėpi kaq tė dobėta, duke prishur ambientin, duke prishur ekosistemin dhe duke prishur mbi tė gjitha perspektivėn e kėtij turizmi, kjo mendoj qė mbi tė gjitha ėshtė njė pėrgjegjėsi e tė gjitha strukturave tė shtetit, e pushtetit vendor nė mėnyrė tė veēantė, nė mėnyrė qė tė bėjmė njė bllok tė pėrbashkėt pėr frenimin e kėtyre ndėrtimeve abuzive dhe mbi tė gjitha pėr t’i hapur njė perspektivė tė qartė zhvillimit tė turizmit. Ne kemi shansin e keq dhe shansin e mirė, sepse e mira dhe keqja nė kėtė botė janė kompatibile, janė bashkė, shansin e keq qė pėr shumė dekada kemi mbetur tė frenuar, pėr sa i pėrket zhvillimit tė turizmit nė kėto zona fantastike, tė mrekullueshme. Por, nga ana tjetėr, kemi shansin qė tė mėsojmė nga gabimet e tė tjerėve dhe tė vendeve mesdhetare, tė cilat sot nė kėto vite ankohen pėr brezat paraardhės qė kanė ndėrtuar nė mėnyrė abuzive dhe kanė betonuar tė gjithė brigjet e bregdetit. Kėshtu qė ne kemi shansin sot nė vitin 2008, t’i hapim njė perspektivė tė re, nė radhė tė parė pėr brezat qė vijnė, nė mėnyrė qė ndėrtimet tė jenė nė harmoni me mjedisin, ēka do tė thotė qė turizmi nuk ėshtė vetėm qė tė shtrihet nė bregun e rėrės, pėr njė periudhė tė caktuar kohe, njė javė apo dy javė, por turizmi duhet tė jetė gjithėvjetor dhe turizmi gjithėvjetor garantohet nga respektimi i kompleksitetit dhe asaj ēka sot konsiderohet si njė turizėm integral, pra turizėm i detit, i bregdetit, turizėm kulturor, turizėm qė vjen pikėrisht nga zona qė janė me tradita, ushqimin specifik tė kėsaj zone, pra janė shumė koncepte qė bashkohen nė njė dhe ky quhet koncepti i integruar i zhvillimit tė turizmit, qė unė besoj qė, duke konsoliduar titujt e pronėsisė, do tė kemi shansin qė tė bėjmė edhe masterplane, tė bėjmė edhe ndėrtimin e projekteve pėr zona tė caktuara qė do tė jenė detyrimisht tė orientuara dhe tė kontrolluara nga jashtė shtetit.


Zoti president, sot media greke ka akuzuar qeverinė shqiptare se ka abuzuar me pronat nė jug, ndėrkohė qė ju flisni pėr abuzime me tituj pronėsie. Sipas Presidentit tė Republikės, a ka qarqe tė caktuara politike, gjatė kėtyre viteve, nuk po flasim pėr katėr vitet e fundit, qė kanė abuzuar me pronat nė Shqipėri?


Sė pari, nuk shoh asnjė lidhje tė shkurtėr, sepse unė nuk merrem me komentet e gazetave. Kur unė bėj komente pėr titujt e pronėsisė, kam parasysh jo vetėm njė zonė tė caktuar, por tė gjithė territorin. Edhe njėherė po ju them qė nuk i referohem, ndonėse media ėshtė njė burim shumė i rėndėsishėm. Presidenti i Republikės ka burime tė tjera informacioni. Kur diskutojmė pėr abuzime pėr titujt e pronėsisė, nuk mund tė specifikojmė njė kontigjent tė caktuar, sepse, e kam thėnė dhe herė tjetėr, ku mė pak e ku mė shumė, janė pėrfshirė nė vite, nė tė gjithė vitet e tranzicionit. Unė kam akuzuar mė shumė drejtpėrdrejt komisionet, njėsitė e pushtetit vendor, sepse ata kanė qenė pėrgjegjės tė drejtpėrdrejtė me abuzimet me titujt e pronėsisė, por nuk mund tė mohoj as sikurse nuk mund tė pohoj, sepse do tė ishte e pafalshme qė unė tė pranoja njė fakt tė tillė, sepse ēėshtja duhet tė shkojė nė prokurori. Unė kam qenė i hapur dhe kam qenė inkurajues qė tė gjitha kontestimet tė mos mbesin kontestime verbale, tė mos mbesin si kontestime nė ajėr, por duhet tė depozitohen pranė institucionit tė Prokurorisė, institucion, tė cilin unė gjithnjė e kam mbėshtetur qė t’i bėjė patjetėr transparencė tė gjitha kėtyre momenteve qė shkojnė pėr ndjekje penale nė prokurori.


Si e vlerėsoni, zoti president, shfuqizimin e dokumentit pėr pronat e jugut dy ditė mė parė nga qeveria?


Unė mendoj qė ėshtė nė pėrgjegjėsi dhe ekskluzivitetin e qeverisė pėr tė realizuar akte tė tilla, kur gjen bazament dhe njė pikė referimi qė mund tė realizojė njė ndryshim tė tillė. Natyrisht qė janė mjaft momente teknike qė lidhen me vendimin e qeverisė, qė unė besoj qė nuk e kam tagrin ta komentoj. Ju duhet tė keni rastin tė pyesni pėrfaqėsuesit e qeverisė pėr kėtė.


Zoti president, ju keni folur pėr interesa tė ēastit qė pengojnė zhvillimin e turizmit dhe tė gjithė zonės. Ku manifestohen kėto interesa tė ēastit?


Interesat e ēastit janė pikėrisht te dėshirat e mėdha qė kanė njerėzit pėr t’iu afruar bregut me ndėrtime tė paligjshme, sepse mund tė kesh njė pronėsi pėr truallin nė rastin mė tė mirė, por kjo ėshtė zonė elitare ē’ėshtė e vėrteta dhe patjetėr kėrkohet qė tė gjithė tė jenė tė disiplinuar. Interesat e ēastit i dėmtojnė shumė interesat e perspektivės. Tė ndėrtosh njė banesė, tė ndėrtosh njė hotel pa e harmonizuar kėtė me mjedisin dhe infrastrukturėn, e bėn kėtė zonė kaq tė bukur tė kthehet nė njė geto. Kėshtu qė duhet me patjetėr qė institucionet qendrore dhe tė pushtetit vendor duhet tė punojnė me ritme tė shpejta pėr tė disiplinuar infrastrukturėn dhe pėr ta futur ēdo ndėrtim me masterplanin e pushtetit vendor.


Pėr sa i pėrket projektit tė bregdetit, presidenti do tė ndikojė nė debatin e bėrė sė fundi rreth kėtij projekti?


Unė nuk e di ēfarė keni parasysh ju, nė ēfarė sensi ka pasur polemikė...


Lidhur me tė gjitha tė dhėnat qė janė, konkretisht aty ku ėshtė prona, ngėrēi kryesor dhe komuniteti qė nuk ka pranuar...


Mė duket se ju po bėni pyetje mbi atė qė unė u shpreha qartė. Ēėshtja e pronėsisė ėshtė njė ēėshtje substanciale, ėshtė mjaft komplekse, ėshtė njė ēėshtje qė nuk mund tė ezaurohet nė njė komunikim, sepse janė bėrė mjaft debate dhe komunikime pėr kėtė. Ēėshtja ėshtė qė nga fjalėt duhet tė kalojmė nė veprime konkrete. Pra, nė rast se kėtu, nė kėtė zonė, sipas informacionit qė unė kam, janė rreth 2180 tituj pronėsie qė pretendohet se janė marrė nė mėnyrė abuzive, atėherė unė mendoj qė duhet tė ketė njė transparencė tė plotė me institucionet dhe duhet ta zgjidhim kėtė ēėshtje. Nė rast se janė marrė konform ligjit, atėherė askush nuk mund tė atakojė ligjin, aq mė shumė unė. Nė rast se ato janė nė kundėrshtim me ligjin, atėherė unė inkurajoj pikėrisht njė rikthim nė titujt e pronėsisė nė funksion tė ligjit. Ligjet pastaj nuk mund tė bėhen vetėm pėr parcela tė veēanta, apo pėr zona tė veēanta, ligjet kanė karakter kombėtar nė tė gjithė territorin. Nė ēdo qelizė tė territorit ligjet zbatohen njėsoj dhe nuk besoj se ka vend pėr konotacion tjetėr.
TEMA
Mbrapsht nė krye Goto down

Topi: Nė zonėn e bregdetit janė dhėnė 2180 vendime abuzive m

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: POLITIKE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės