Teuta anetare te shquar


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 993
| Titulli: Unė e di ilaēin pėr Kushtetutėn Sun Apr 13, 2008 10:38 am | |
| Unė e di ilaēin pėr Kushtetutėn Kreshnik Kuēaj Sabri Godo komenton zhvillimet. Krijimi i senatit dhe pėrforcimi i presidentit do tė jenė dy masa qė do ta mbrojnė tekstin themeltar
Njė ndėr hartuesit e Kushtetutės sė Shqipėrisė, plaku republikan Sabri Godo i sheh ndryshimet nė Kushtetutė si njė kėrkesė tė kohės dhe shpreh qėndrimin e tij pro kėtyre ndryshimeve. Ndėrkohė, pėr eleminimin e lindjes sė kėtyre kėrkesave tė vazhdueshme ai sheh si zgjidhje ndryshimin e sistemit parlamentar, pra krijimin e njė parlamenti me dy dhoma dhe pėrforcimin e mėtejshėm tė institucionit tė presidentit. Sipas tij, sistemi aktual parlamentar ėshtė edhe ai qė sjell lindjen e problemeve kryesore nė vend. Votimi i ligjeve tė rėndėsishme me shumicė tė thjeshtė votash, gjė qė ndodh shpesh nė parlament, sjell edhe problemet dhe kėrkesat qė tė bėhen ndėrhyrje nė Kushtetutė. Duhet tė bėhen disa ndėrhyrje nė Kushtetutė sepse i solli koha. Unė nuk jam e mendimit qė Kushtetuta tė rrijė 200 vite pa vėnė dorė nė tė. Jemi njė shoqėri mė ndryshime dhe zhvillim tė shpejtė patjetėr duhet tė rishkojmė se ēfarė ligjesh, ēfarė kuadri ligjor kemi qė na krijon vėshtirėsi qė tė ecim pėrpara. Kėshtu qė duhet tė rishikohen disa pika ka thėnė Godo i pyetur lidhur me ndryshimet qė pėrsėritshme tė Kushtetutės. Duke qenė se nė Kushtetutė po bėhen ndryshime qė lindin si kėrkesė e faktorėve politikė nė vend, konstitucionalisti Godo jep 2 zgjidhje tė mundshme qė mund tė evitonin ndėrhyrjet e shpeshta dhe qė do tė sillnin edhe eleminimin e problemeve qė lindin. Siē po shkojnė punėt nė jetėn tonė parlamentare, duhet tė zgjedhim dy rrugė. Rruga e parė ėshtė krijimi i senatit. Ndėrsa rruga e dytė ėshtė pėrforcimi i mėtejshėm i institucionit tė presidentit thotė Godo pėr Korrierin. Gjatė bisedės, ai thotė se dy rrugėt e mėsipėrme do ti jepnin zgjidhje problemeve qė lindin nga vetė parlamenti. Sipas tij, nė parlament po miratohen me pak vota, ligje shumė tė rėndėsishme tė cilat nė tė ardhmen do tė krijojnė probleme tė mėdha. Ndodh qė nė kėtė parlament tė kalohen me 50 vota ligje me shumė rėndėsi siē ishte ai i dy ditėve mė parė pėr titujt e pronėsisė. Nėse parlamenti bėn veprime tė tilla do tė krijohen probleme edhe mė tė mėdha, dhe duhet pritur qė tė ndėrrohen forcat politike tė parlamentit qė tė ribėhen ligjet dhe kėshtu krijohet njė destabilitet nė qeverisje ka thėnė Godo ndėrsa thekson se njė ndėr problemet kryesore nė vend ėshtė mosfunksionimi i mirė i sistemit parlamentar qė kemi. |
|
emigranti anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 313
| Titulli: Re: Unė e di ilaēin pėr Kushtetutėn Sun Apr 13, 2008 10:41 am | |
| Shefi i parlamentareve blu Astrit Patozi: Tė mbyllm ēdo vatėr krize qė vjen nga Kushtetuta Partia Demokratike duket shumė e bindur pėr miratimin e shpejtė tė ndryshimeve nė Kushtetutė dhe kėto ndryshime shihen si njė mėnyrė pėr tė pėrmirėsuar ligjet qė kanė qenė problematikė ndėr vite dhe krijojnė stabilitet politik. Kjo ėshtė deklaruar ditėn e djeshme nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. Sipas Patozit, tashmė nuk duhet humbur mė shumė kohė me ndryshimet nė Kushtetutė, ndryshime tė cilat sipas tij, duhet tė miratohen nė bllok. Gjatė prononcimit pėr mediat, Patozi ka komentuar edhe propozimet e Partisė Demokratike pėr ndryshime tė tjera nė Kushtetutė, pėrveē atyre tė propozuara mė parė nga socialistėt. E mira ėshtė qė tė miratohet gjithēka si njė paketė e plotė, pasi koncepti ynė ėshtė, qė Kushtetuta nuk ėshtė njė han me shumė porta, ku mund tė hyhet e tė dilet pa orar, por do tė ishte shumė serioze tė mbyllim ēdo vatėr potenciale krize qė kjo kushtetutė mund tė na krijonte. Kjo paketė e propozuar nga Partia Demokratike nuk i jep kompetenca tė tjera kryeministrit, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar demokrat. Ndryshimet e propozuara dy ditė mė parė nė Komisionin e Ligjeve nga ana e Partisė Demokratike, kanė hasur nė kundėrshtimet e opozitės, e cila i ka konsideruar kėto ndryshime si cenim pėr dokumentin themeltar tė shtetit, ndėrsa kanė vėnė nė dukje se kėto ndryshime i japin kryeministrit kompetenca qė i pėrkasin presidentit. Paketa e ndryshimeve nė Kushtetutė e propozuar nga PD-ja, synon amendimin e disa neneve tė Kushtetutės, qė lidhen me zgjedhjen e Presidentit tė Republikės, mandatin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe njė ndryshim lidhur me mocionin ndaj kryeministrit. |
|