Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga Teuta prej Wed Apr 16, 2008 11:28 am


Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptareOrnela Hila
E Merkure, 16 Prill 2008

Prokuroria e rrethit te Vlores vijon hetimet rreth ngjarjeve dyditore ne Himare, duke perfshire edhe thirrjet e parullat antishqiptare. Burime zyrtare nga organi i akuzes bejne te ditur se ceshtja po hetohet ne pese drejtime te ndryshme. Sipas zevendesprokurorit te rrethit, Dorian Tafili, hetimet nga grupi i ngritur per ngjarjet kane nisur edhe per ata persona, te cilet gjate protestave apo edhe takimit me Kasimis kane hedhur parulla e thirrje antishqiptare. Tafili nuk ka dhene emra konkrete apo numer konkrete personash, te cilet do te jene pjese e kesaj ndjekjeje penale, por ai ka saktesuar se tashme po shqyrtohen te gjitha provat qe prokuroria disponon rreth ngjarjeve te Himares, ku nje pjese te vecante e zene pamjet filmike te protestes e takimit. Ai tha se, per shkak te hetimit, emrat nuk behen te ditur, por prokuroria ka nje piste te veten, te cilen tashme po e ndjek intensivisht. Ne protesten e Himares, rreth 70 himarjote te vendosur perpara komisariatit te Himares kane qelluar me gure ne drejtim te godines, ndersa kane thirrur mes te tjerash se kerkonin te largohet policia dhe media shqiptare, e te zevendesohej me ate greke. Gjithcka nga keto ngjarje dhe deklarime eshte tashme ne duart e prokurorise, e cila ka nisur hetimet. Pervec kesaj edhe gjate takimit te himarjoteve me zv/ministrin Kasimis eshte folur vetem ne greqisht, dhe nga shume qytetare nuk munguan thirrjet per autonomi e per votime te tyre ne Greqi. Ata kane shpalosur pakenaqesi per shtetin dhe policine shqiptare edhe ne mediat greke te pranishme ne kete takim. "Gjithcka - tha Tafili - po administrohet me cilesine e proves materiale, por eshte ende heret te flitet me emra dhe shifra konkrete per shkak te hetimit qe eshte ne vijim". Burime nga organi i akuzes bene te ditur se po angazhohen edhe perkthyes per te zbardhur ne gjuhen shqipe deklarimet e bera gjate dy diteve ne qytetin e Himares. Hetimi i prokurorise eshte ne pese drejtime momentalisht. Hetimet jane perqendruar ne dhunimin efektiveve te policise per shkak te detyres, ne organizimin e protestave e tubimeve te paligjshme, ndersa po hetohet edhe per dhunim te institucionit te shtetit dhe gjuajtje me gure ne drejtim te postes policore ne Himare. Paralelisht me keto hetime shkon edhe investigimi i SHKB-se per tre efektivet e policise se Himares, ndaj te ciles eshte ne fuqi padia e dy qytetareve per dhunim dhe rrahje. Fillimisht ishin evidentuar Manol Zoto dhe Erion Rrapo, te akuzuar per "kundershtim dhe fyerje te punonjesve te policise", ndersa personat e tjere qe do te ndiqen ne gjendje te lire nga prokuroria e Vlores jane: Robert Bollano, 46 vjec, Eugen Gjyzari, 34 vjec, Ardian Zoto, 37 vjec, Pano Koka, 44 vjec, Dano Prifti, 38 vjec. Policia tha se te 5 personat jane banues ne Himare dhe per ta ka prova konkrete, qe i implikojne ne disa shkelje, mbi te cilat ata tashme do te hetohen. Burime zyrtare nga policia vendore thane se ata akuzohen per veprat penale te "kundershtimit me dhune te punonjesit te policise", "goditje dhe fyerje per shkak te detyres se efektiveve te Policise se Shtetit". Pese banoret qe jane nen hetim, jane evidentuar per perfshirje ne protesta te paligjshme, ndersa nuk ka asnje te dhene nga grupi hetimor per organizatoret e kesaj ngjarjeje, qe tronditi qytezen bregdetare te Himares. Te 5 personat, te cilet tashme do te ndiqen ne gjendje te lire per ngjarjen, akuzohen edhe per kundershtim te forcave te policise, duke iu referuar ketu protestes perpara postes se policise se Himares dhe gjuajtjen me gure ne drejtim te godines se kesaj policie. Burime nga grupi hetimor, i kryesuar nga prokurori Skender Dauti, kane deklaruar se kane marre ne pyetje dy personat, qe krijuan konfliktin me punonjesit e policise dhe me pas u shoqeruan ne komisariat. Ata jane pyetur nga punonjesit e policise gjyqesore ne lidhje me ngjarjen si dhe me konfliktin qe kane pasur me dy punonjesit e policise, si dhe gjithcka qe ka ndodhur me vone gjate protestave. Po ashtu, jane marre ne pyetje dhe dy punonjesit e policise, qe jane perfshire ne konflikt me dy qytetaret, te cilet pretendojne se jane ofenduar dhe rrahur nga policia.

Revolta nisi nga dy shoqerime

Mbremjen e dates 9 prill, Manol Zoto dhe Erion Rrapo u shoqeruan ne komisariatin e policise se Himares per verifikimin e dokumentacionit. Ndersa ata ndodheshin ne polici, perpara godines filluan te mblidhen nje turme prej afro 70 personash. Ne oret e para te mengjesit te 10 prillit, ndersa dy te rinjte ishin liruar, ndodhi incidenti me policine, e akuzuar per dhunimin e dy te rinjve. Komisariati u qellua me gure, ndersa mesohet se uniformat blu kane zbrazur armet ne ajer per te shperndare njerezit. Ngjarja ndodhi nje dite perpara vizites se planifikuar te zevendesministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis. Sipas disa banoreve, njerezit qe u perfshine ne revolte, kishin ardhur me autobuse nga Greqia per te pritur zyrtarin e larte grek, i cili me pas vizitoi edhe zonat minoritare ne Gjirokaster e Sarande.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1177
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga ILIRI prej Thu Apr 17, 2008 2:25 pm

Kjo ngjarje ka hapur shume debate. Shume njerez shprehen te irrituar ne komentet e tyre ne faqe te ndryshme, dhe me te drejte. Une besoj se shkaktaret e kesaj ngjarjeje duhet te vihen perpara drejtesise.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga emigranti prej Thu Apr 17, 2008 3:02 pm

Bollano shtrembėron demografinė


Bashkia lokale hedh nė qarkullim njė guidė turistike ku Himara pėrshkruhet me popullsi mbi 85% etnike greke

Nė guidėn turistike tė Himarės, njė botim ky i njė insitucioni publik, Bashkisė sė Himarės, kryhet njė tjetėr provokacion i rėndė ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve dhe autor apo nxitės duket se pėrsėri ėshtė kryebashkiaku i lokalitetit bregdetar, Vasil Bollano.

Nė guidėn nė fjalė, e cila qarkullon nė formėn e njė broshure e qė madje ėshtė hedhur edhe nė internet (http://www.himara.eu/index-al.html), shprehen disa konsiderata tejet absurde rreth pėrkatėsisė etnike tė banorėve tė Himarės.

Pa pyetur asnjė institucion shtetėror, nė kushtet e mungesės sė njė regjistrimi zyrtar tė popullsisė dhe origjinės sė tyre etnike, zoti Bollano ka vendosur qė 85 pėrqind e popullsisė sė Himarės tė jetė greke. Nė tekstin nė fjalė shkruhet se Himara ka njė popullsi kompakte prej rreth 11.100 banorėsh ndėr tė cilėt pjesa dėrrmuese prej 85% janė me gjuhė amtare greqishten.

Ndėrkohė vetėm njė vėshtrim real nė terren mund tė tregojė se jo vetėm qė Himara s’ka 11.100 banorė, porse popullsia e atjeshme s’ėshtė as kompakte. Nga tė shtatė fshatrat qė pėrbėjnė kėtė zonė unikale nė Shqipėri, katėr prej tyre tė njohur pėr patriotizmin shqiptar (Pilur, Kudhės, Qeparo dhe Vuno) as qė e njohin greqishten. Tri fshatrat e tjerė, Himarė, Palasė dhe Dhėrmi, kanė njė popullsi tejet heterogjene (pra aspak kompakte), ku vetėm njė pakicė vetėdeklarohet si greke por edhe kėtu ėshtė e paqartė nėse me termin “grek” ata nėnkuptojnė besimin fetar ortodoks qė nė Shqipėri shpesh pėrzihet nga padituria me kombėsinė greke, apo vėrtet pėrkatėsinė etnike. Mirėpo bashkia e Himarės, ka vendosur tė mos I marrė parasysh kėto fakte, duke i ofruar publikut pėrmes njė guide ēoroditėse njė panoramė tėrėsisht tė manipuluar. Guida qarkullon nė tri gjuhė, shqip, greqisht dhe anglisht, duke u kthyer kėshtu nė burim dizinformacioni edhe pėr morinė e turistėve tė huaj tė interesuar pėr tė pushuar nė kėtė kėnd tė Shqipėrisė.

korrieri

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 350
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga petriti prej Thu Apr 17, 2008 3:26 pm

Bollano ka gjet shesh e ben pershesh. Si ka mundesi qe ministria e turizmit dhe organet e tjera te tregohen kaq te pazot ne menaxhimin e ketyre problemeve?
Turp i madh qe nje individ i pavlere si ky Bollano te luaj me nje shtet te tere.

petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 338
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga Drini prej Thu Apr 17, 2008 6:06 pm

Duke i meshuar shume ēeshtjes Bollano,me duket se po i hidhet benzine zjarrit. Nuk eshte ne interesin e Shqiperise qe te krijohen situata kaotike. Duhet patur parasysh se organet e prokurorise nuk jane ēetat vullnetare te PP, por jane organe te cialt ēdo hap qe hedhin duhet ta kene te bazuar ne ligj. Nga ana tjeter eshte gjykata ajo qe vendos mbi fajesine dhe menyren e denimit.

Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 323
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga tironci prej Thu Apr 17, 2008 6:16 pm

E drejte qe prokuroria nuk vepron mrena nji note, po amo ene ky lloj pasiviteti osht qesharak. Qeka minoritet ky Bollano e masanej. Mbi tgjitha osht shtetas shqiptar, e po si pelqeu Shqipnia t'thyje qafen n'greqi legeni.

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 202
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga trimi prej Thu Apr 17, 2008 6:26 pm

Kto budallalleqe ndodhin vetem n'Shqipri. Mire qe nuk e hapim gojen kur u shkelen te drejtat Shqiptarve ne Maqedoni, Mal te zi, Serbi, emigrantve kudo qe jan e sidomos ne greqi, po ne po na dhunon Greku edhe ne shpin tone e qeveria nuk nihet. Akoma me friken se greku po perze emigrantet. Iku ajo koh. Greku lun fallco lojen e emigrantve sepse as ai vet tani ska ēu bo shqiptarve, po qeveritaret tane kane frike edhe nga pordhet e grekut. Mjer ky popull kush e drejto.

trimi
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 66
Anėtarėsuar : 28 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga anonymus prej Thu Apr 17, 2008 7:06 pm

Himara, tre historianė dhe njė shok

Fatos Baxhaku
Zgjidhni madhesine e germes:

Ndėr shokėt e mi mė tė afėrt ishte Thanasi, qė shumė e thėrrisnin edhe "Nas greku". Pėr ne ishte thjesht Nasi. Bashkė kemi shkuar tė shohim ndeshjet e "Tironės" dhe bashkė jemi gėzuar kur ajo fitonte derbin me "Dinamon" dhe "Partizanin", bashkė kemi vjedhur hurmat ndėr bahēet tiranase, bashkė i kemi kaluar disa klasė nė shkollėn "20-vjetori", tė rrethuar nga Pallatet e Shallvares, bashkė kemi kaluar ditė tė mira e tė kėqija, sikurse ndodh rėndom me shokėt e fėmijėrisė.

Nė shtėpinė e Nasit, tė mbuluara nga gjelbėrimi i portokajve shkoja gjithnjė me qejf. Thanasi kishte lindur nė Tiranė disa ditė mė para a mė pas meje. Familja e babait tė tij, Janit, njė burrė i mirė e i urtė dhe kurdoherė mikpritės ishte nga Himara, familja e sė ėmės ishte nga Athina. Gjyshi nga nėna kishte qenė rrobaqepės nė kohėn e Italisė. Ndėr ata qė ishin mė "ēapkėnėt" e lagjes shumėkush e thėrriste Nasin "greku". Asokohe, ne tė tjerėt inatoseshim e tėrboheshim, njėsoj sikur inatoseshim sa herė qė ndonjė shok tjetėr e thėrrisnin "ku je o ēam!". Nasi vinte vetėm buzėn nė gaz. Ishte kohė e diktaturės, por ne as qė e kuptonim se ēfarė donte tė thoshte "grek", "shkodran", "ēam", ishim tė tėrė tė barabartė pėrballė topit tonė prej lecke dhe kjo na mjaftonte.

Tani Nasi ėshtė njė mexoburrė qė ėshtė larguar prej kohėsh nga shtėpia e tij me portokaj nė anė tė rrugės "Myslym Shyri". Punon nė periferinė e Athinės si mekanik. Ky ishte profesioni i tij. Sa herė kemi mundėsi ta takojmė e tė kujtojmė historitė e vjetra, pėr Pashkė apo pėr Krishtlindje, na thotė me buzagazin e tij tė pėrhershėm: Sa mirė qė kam qėlluar nė njė fshat arbėresh. Kėtu njerėzit janė aq afėr nesh. Tė paktėn shkėmbej ndonjė fjalė shqip…

Histori si kjo duhet tė ketė shumė anekėnd Shqipėrisė e Greqisė. Ndėrsa dy ditė mė parė, politika ka hapur sėrish debatet pėr Himarėn, kush e di se pėrse na dilte vazhdimisht pėrpara portreti i qeshur i Nasit, i njeriut qė vinte buzėn me gaz duke qeshur me injorancėn e tė ligjve qė kur ishte fare fėmijė. Sikurse ndodh shumė herė, sa kohė qė nė Shqipėri ka ndonjė problem tė rėndėsishėm, sikurse janė ndryshimet kushtetuese, apo reformat e tjera, dikush hap kapakun e njė kazani qė valon qė prej kohėsh, dhe avulli qė del qė prej andej shkon deri te fjalėt burg, antishqiptar, e gjėra tė ngjashme. Ėshtė absolutisht e drejtė ajo qė avokati Ngjela "shpėrtheu" dy ditė mė parė nė Parlament: kushdo qė shkel ligjet e kėtij vendi duhet tė pėrgjigjet… Por a mjafton vetėm kjo? Ta zemė se Bollanon do ta kemi pas hekurave, tė akuzuar pėr shpifje antishqiptare - dhe ka shumė gjasė qė kjo atij vetė t‘i interesojė si shou - po pastaj? Cili do tė jetė Bollano i radhės? A zgjidhet vetėm kėshtu problemi?

Kjo ėshtė njė histori qė nis qė nga thellėsia e shekujve, andaj pėr tė na ndihur se mos gjejmė ndonjė gur pėr tė kapėrcyer kėtė pėrrua tė rrėmbyeshėm mė mirė po rreshtojmė tre citime nga njerėz tė njohur tė letrave qė e kanė njohur mirė atė vend tė lakmuar nga tė mirė e nga tė ligj.


Petro Marko, 1977


"… Tė nesėrmen provokova njė mbledhje tė gjerė nė fshat. U mbush oborri i shkollės me burra dhe me gra. Mėnjanė ishin nxėnėsit dhe gjithė tė rinjtė, se e kishin marrė vesh qė unė do tė flisja rreth temės: ‘Jemi shqiptarė, apo grekė?‘.

Bisedėn e nisa pak a shumė kėshtu:

Duhet ta dimė mirė se ē‘jemi, ē‘kombėsi kemi, se dėgjohen poshtė e lart fjalė se kėta janė grekė, kėta nuk dinė se ē‘janė! Pra, fillojmė: Ti, shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinėn?…
Familja jonė, si gjithė Gjileku, jemi krutanė. Erdhėm kėtu pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinėn e familjes sate?
Ne vijmė nga Tėrbaēi. Kėtu erdhėn tre vėllezėr nga Tėrbaēi. Dhe nga tė tre vėllezėrit u shtuan lagjet Lizaj, Ēaēėdhimitrėt dhe Trekot.
Po ju, o Kostė, nga vini?
Ne vijmė nga Velēa! Jemi Tavajt, - dhe qeshi. - Ju e keni dėgjuar atė breg-shkėmb atje lart, qė quhet Trapeza ose Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontėt, si ju nga Buajt.
Aty te Trapeza paguanin venecianėt, prandaj quhet edhe sot e kėsaj dite Kont-Tava ose Trapeza…

Kėshtu me radhė tė gjitha familjet thanė se nga rridhnin. Na doli se vetėm njė ishte i huaj: Josif Auerbahu, me origjinė ēifute, nga Austria…".


Eqrem Bej Vlora, 1912


"… Disa ditė mė vonė sollėn nė Kuē gjashtė djem tė rinj nga Qeparoi (fshat ortodoks pranė Himarės), tė zėnė rob nė njė greminė tė Qafė-Mbretit. Ata ishin njė njėsi zbulimi e dėrguar aty nga komanda greke, pėr tė hetuar lėvizjet dhe numrin e forcave tona. Ata ishin shqiptarė (nuk flisnin asnjė fjalė greqisht), ndaj edhe unė duhej tė bėja kujdes pėr sot, por edhe pėr mot. I dėrgova atėherė tė rrinin te disa njerėz nė Vlorė dhe Gjirokastėr, tė cilėt ata vetė mė thanė se i kanė miq dhe tė njohur. Ndėrkaq, i shkrova edhe njė letėr komandantit tė trupave greke nė Himarė, kolonel Spiro Spiromilos (Milaj), i cili, fare pa u trazuar, i kishte dhėnė vetes titullin udhėheqės i Himarės (Archegos tis Himaros). Unė e njihja shumė mirė atė vetė dhe farefisin e tij qė jetonte ende nė Himarė; mund tė them madje, se kisha miqėsi me ta. Ne na ndanin vetėm pikėpamjet politike e kėtu ishim kundėrshtarė. Andej nacionalistėt grekė, tė cilėt nga fanatizmi fetar dhe prapambetja politike, pėrpiqeshin, me tė gjitha mėnyrat, ta bashkonin Himarėn me Greqinė, kėndej njė nacionalist shqiptar, por njėherėsh edhe ithtar besnik i parimit shtetėror osman. Megjithatė, unė kisha respekt pėr kėtė familje; ajo shquhet pėr karakter, besnikėri ndaj miqve, trimėri dhe qėndrueshmėri. Qė letra ime, nė ato rrethana, nuk mund tė kishte asnjė ndikim, kėtė e dija mirė. Sidoqoftė, unė shkrova se shqiptarėt e krishterė apo myslimanė janė vėllezėr, pėrmenda prejardhjen shqiptare tė shtėpisė sė tij dhe iu luta tė mos shkaktonte gjakderdhje midis popullsisė sė tė njėjtit vend se ndryshe ne do tė sulmojmė…".


Kristo Frashėri, 2005


"… Megjithatė, nė gjirin e fshatrave tė saj ka njė dallim nė njė pikė tė rėndėsishme. Tre nga vendbanimet e krahinės - Palasa, Himara dhe Dhėrmiu - flasin brenda dhe jashtė shtėpisė shqip dhe greqisht. Katėr fshatrat e tjerė brenda dhe jashtė shtėpisė flasin vetėm shqip. Duhet pasur parasysh se tre fshatrat e pėrmendur i kanė banesat e tyre afėr detit. Pėr kėtė arsye ato merreshin me kryesisht me lundrim, kurse kopshtarinė dhe blegtorinė e kishin si ekonomi ndihmėse. Pothuajse ēdo familje kishte mjetin e saj tė lundrimit, dikush anije, dikush varkė, sipas fuqisė ekonomike. Banorėt e katėr fshatrave tė tjerė (Vuno, Qeparo, Kudhės dhe Pilur) me banesat e tyre nė kodrina, larg buzės sė detit, nuk merreshin ose merreshin pak me detari, pra nuk kishin mjete lundrimi. Ata merreshin me kopshtari, blegtori dhe emigronin. Si rrjedhim, sa herė qė krahina e Himarės bėhej pre e fushatave ushtarake osmane, familjet e fshatrave kodrinore ngarkonin mbi kuaj teshat e shtėpisė dhe bashkė me bagėtitė e tyre strehoheshin pėrkohėsisht nė krahinėn e Kurveleshit. Pėrkundrazi, banorėt e tre fshatrave tė buzėdetit, meqenėse nuk i merrnin dot anijet nė krah, pasi ngarkonin mbi to familjet dhe orenditė e domosdoshme, lundronin nė viset qė nuk ndodheshin nėn sundimin turk - nė ishujt jonianė (Korfuz) ose nė brigjet italiane tė Puljas dhe riatdhesoheshin, nganjėherė edhe pas disa vitesh, kur largohej rreziku turk…".


Nuk e dimė nėse Nasi, himarjoti i lindur nė Tiranė dhe banues nė Atikė, tifoz i "Tironės", punėtor i mirė dhe gjithnjė i pėrmalluar pėr vendlindjen e tij, i ka lexuar shėnimet e historianėve, ndonėse ėshtė gjithnjė i etur pėr librat shqip. Nuk e dimė madje as nėse i ka parė lajmet ku diskutohej pėr atdheun e tij tė vjetėr, tė bekuarėn dhe tė lakmuarėn Himarė, njėsoj si nė kohėn e qepės. Njė gjė ama e dimė me siguri. E qeshura e Nasit do tė jetė po ajo, njėsoj si nė kohėn kur tiranas, lebėr, ēamė, shkodranė, loznim njėsoj me tė njėjtin top prej lecke. Tani kohėt kanė ndryshuar. Mbase tani politikės nuk i duhet tė lozė me lodra tė rreckosura si dikur, por ama e ka pėr detyrė qė ta shtojė dhe tė mos e mpakė tė qeshurėn kėndej dhe andej kufirit. E ndėrsa i shkruajmė kėto radhė, na shkon ndėr mend njė pyetje: Kush e di se me kė dhe me ēfarė topi kanė luajtur politikanė tė tipit tė Bollanos? Hajde merre vesh. Mbase mė vonė pėr kėtė punė do tė shkruajnė historianėt.

anonymus
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 92
Anėtarėsuar : 29 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga flutura prej Fri Apr 18, 2008 10:39 am


Dule: dule mbron Bollanon

Fatjona Mejdini
E Premte, 18 Prill 2008

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, theksoi diten e djeshme se disa media kerkojne te demonizojne figuren e kreut te Bashkise se Himares, Vasil Bollano dhe te penalizojne komunitetin e Himares. Duke u prononcuar per ngjarjet e ndodhura ne Himare, rreth nje jave me pare, kreu i PBDNJ-se theksoi se situatat e konfliktit sajohen nga media, te cilat kane qellime te mbrapshta.

"Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo, por ne menyre sistematike me qellime te mbrapshta synohet demonizimi i kryetarit te Bashkise se Himares si dhe penalizimi i komunitetit te kesaj bashkie", thekoi Dule ne fjalen e tij. Kreu i PBDNJ-se theksoi dje se shpesh here media te caktuar ngaterrojne rolet qe ju ka rezervuar sistemi demokratik, perpiqen te sajojne, te krijojne ngjarje, te krijojne precedent politik, nderkohe qe roli i tyre eshte ta pasqyrojne ate. Nga ana tjeter, Vangjel Dule theksoi se per te sajuar keto situata, mediave u kane ardhur ne ndihme edhe pamjet e arkivit, te cilat i kane transmetuar pa shenuar se ato jane te marra nga vitet e meparshme. Ne lidhje me ceshtjen e kryetarit te Bashkise se Himares, Bollano, dhe ngjarjet e ndodhura ne kete qytet, duhet te jete prokuroria ajo qe te jape pergjigje.

"Do te jete prokuroria, ajo qe do te zbardhe ngjarjet, sepse po ndodh rendom qe deputete te behen prokuror dhe gazetaret gjykates. Duhet qe secili te mbaj rolet e tij", deklaroi Dule ne fjalen e tij.

Nje ceshtje e ngritur nga kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne konferencen e djeshme per shtyp ishte edhe regjistrimi i banoreve te vendit, sipas perkatesise se tyre etnike dhe fetare. Sipas Dules, kjo eshte nje nga kerkesat e Keshillit te Evropes dhe ne Shqiperi duhet te behet menjehere regjistrimi i popullsise, sipas kesaj menyre.

"Duhet te realizohet nje regjistrim komfort standardeve te KE-se, jepet e drejta e pohimit te identitetit te tij etnik, gjuhes se tij amtare dhe besimit te tij fetar", deklaroi Dule. Sipas tij, qellimi i ketij regjistrimi eshte evidentimi i minoriteteve per garantimin dhe respektimin e te drejtave te tyre. Ne konferencen e djeshme per shtyp, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, deklaroi se partia qe ai drejtonte do te ishte gjithmone ne mbrojtje te te drejtave te njeriut dhe aq me teper ne mbrojtje te te drejtave te popullsise minoritare.

"PBDNJ do te mbetet luajale ne menyren e te pretenduarit per te drejtat e cdo vendi dhe aq me teper per pakicat, konform Kushtetutes dhe standardeve te organizatave nderkombetare", theksoi Dule ne lidhje me kete ceshtje.

flutura
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 122
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga ILIRI prej Fri Apr 18, 2008 10:49 am

Dules nuk i pelqen qe kur ne qender jane skandalet e miqve te tij, gazetat dhe deputetet te bejne gjyqtarin, por ama vete nuk ka lene minister pa i bere gjygjin.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Mesazh nga trimi prej Mon Apr 21, 2008 11:29 am

Bollano, propagandė antikombėtare nė website-in e bashkisė, shpall Himarėn tokė tė Greqisė

Nga Armand Maho

Njė guidė turistike, me pėrmbajtje antishqiptare dhe qė i shėrben vetėm shovinizmit tė shfaqur nga kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, ėshtė publikuar nė faqen zyrtare tė bashkisė sė kėtij qyteti. Emra tė historisė shqiptare, madje dhe tė simboleve kombėtare, janė kthyer pa brejtjen mė tė vogėl tė ndėrgjegjes nė emra grekė, duke dhėnė njė shembull tė shėmtuar sesi njė kryetar bashkie po krijon njė model tė keq tė qeverisjes sė njė institucioni, nė favor tė kush e di se kujt. Bollano nuk ka ngurruar qė emrin e Gjergj Kastriotit ta kthejė nė Jorgo Kastrioti dhe emrin e Gjon Kastriotit, djalit tė Skėnderbeut, nė Jani Kastrioti. Nė shpjegimet historike qė jepen nė kėtė guidė, krejtėsisht nė kundėrshtim me politikėn kombėtare qė duhet tė ndjekė njė institucion i shtetit shqiptar, tė duket sikur nuk ke tė bėsh me njė tokė brenda kufijve tė Shqipėrisė, por me ndonjė fshat tė Greqisė dhe ku shqiptarėve do iu duhet vizė pėr tė kaluar pushimet nė Dhėrmi, Himarė, apo Palasė.
“Dy kilometra nga Qeparoi takojmė Borshin, qė nė lashtėsi quhej Meandria, kurse nė periudhėn bizantine quhej Sopoto. Kėshtjella e Sopotosė ndodhet pak mė nė veri tė vendbanimit tė sotėm nė majėn e njė kodre. Ky fshat me burime tė shumta tė ujit dhe tė rrjedhshėm, ka mjaft taverna dhe ėshtė i vetmi fshat nė krahinė qė ėshtė me popullsi myslimane. Fshatrat e tjerė banohen nga greko-ortodoksė (shumica dėrrmuese)”. Kjo frazė ėshtė nxjerrė nga pėrshkrimi qė i bėhet fshat pas fshati bregdetit shqiptar. Pra, me pak fjalė, Bollano kėrkon tė thotė se borshiotėt rrojnė nė harmoni dhe paqe jo se janė nė tokėn e tyre, por falė zemėrgjerėsisė qė shfaq “shumica dėrrmuese” greko-ortodokse e “krahinės”.


Gjergj Kastrioti, bėhet Jorgji Kastrioti


Por jo vetėm kaq. Bollano nė site-in zyrtar tė Bashkisė sė Himarės, pronė kjo e shtetit shqiptar, guxon dhe ndryshon emrat dhe tė heronjve tanė kombėtarė, ose qėllimisht i shqipėron si emra grekė. Dhe jo vetėm kaq, por nuk denjon as t’i quajė kombasit e tij me emrin shqiptarė, por “shqipfolės”. “Mė 1403, mbreti i Napolit, Karli, zbarkon nė brigjet e Himarės dhe shtyn shqipfolėsit nė drejtim tė veriut. Disa vite mė vonė, himariotėt, tė udhėhequr nga Jorgji Stresi (Gjergj Stresi), mik personal i Jorgji Kastriotit (Gjergj Kastriotit), pėrpiqen tė ndalojnė zaptimin e Epirit nga otomanėt. Mbas zaptimit tė Krujės nga turqit, e vetmja krahinė e lirė nė tė gjithė Epirin mbetet Himara, e vetėqeverisur nėn mbrojtjen veneciane. Mė 1473, himariotėt me udhėheqės Vllasin sulmojnė turqit dhe me ndihmėn e venedikasve zaptuan kėshtjellėn Sopotos (Borshit tė sotėm) dhe ēliruan zonėn nga Vlora nė Sajadhė. Por, tė tradhtuar nga venedikasit, bėnė armėpushim tė veēantė (pa venedikasit), me turqit. Mė 1481, himariotėt bėnė kryengritje kundėr turqve nėn udhėheqjen e Korkodhilllos Klladhas dhe djalit tė Skėnderbeut, Jani Kastrioti (Gjon Kastrioti). Me ndihmėn e mbretit tė Napolit dhe tė udhėhequr nga Jani Kastrioti fituan pavarėsinė, duke iu paguar turqve njė taksė nėnshtrimi”, - shkruhet historia sipas Bollanos.


“Himara kundėrshton kufijtė shqiptarė”


Mė tej Bollano tregon sesi tridhjetė e tre fshatra “me ndėrgjegje kombėtare greke” u bashkuan dhe u zhveshėn nga ēdo lloj takse dhe krijuan, sipas tij, Konfederatėn Autonome tė Qevranėve. Mė tej, Bollano shpjegon sesi Ali Pashė Tepelena kėrkoi tė nėnshtronte Himarėn dhe rresht pas rreshti del nė vitin 1914, ku si pikė reference merr kryengritjen e njė majori, me emėr Spiro Spiromilo, qė erdhi nga nga Kreta dhe e ēliroi Himarėn nė 1912, bashkė mė fshatrat e tjerė. Ėshtė po ky personazh qė, sipas Bollanos, nė vitin 1914 na paska dalė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha dhe padrejtėsisė qė iu ėshtė bėrė himariotėve, duke i pėrfshirė brenda kufijve tė shtetit shqiptar. Dhe, sipas tij, deri mė 1921, Himara ka vijuar tė jetė herė krahinė autonome nėn komandėn e Greqisė, herė nėn komandėn italiane dhe sėrish nėn komandėn greke. “Nė 1920 ushtria greke hyn nė Himarė dhe himariotėt e pritėn me entuziazėm dhe brohoritje.”


Fenomeni “Bollano”


E pra, pak a shumė kjo ėshtė mėnyra e rrėfimit tė historisė, sipas stilit “Bollano”, pėr tė mos folur mė tej pėr historinė e kishave, sesi njė prift me emrin Kozma na paska zbarkuar nė zonat e Himarės dhe paska kėshilluar qė mos ndėrtohen kisha, po shkolla qė tė flasin nė gjuhėn greke etj., etj. E gjitha kjo nuk ėshtė njė mendim i pavarur i zotit Bollano, por janė tė publikuara nė faqen zyrtare tė institucionit shqiptar qė fatkeqėsisht ai drejton. Himara, qė prej hipjes nė postin e kryetarit tė bashkisė tė Vasil Bollanos, ėshtė kthyer nė njė arenė pėrplasjesh etnike qė nuk kanė ekzistuar kurrė nė kėtė vend. Shteti shqiptar mund tė mbyllė njė sy kundrejt thirrjeve shoviniste dhe etnike nga qarqe tė caktuara brenda dhe jashtė vendit pėr hir tė marrėdhėnieve miqėsore me shtetin grek, por s’mund tė lejojė kurrsesi njė Bollano, qė ėshtė pėrfaqėsues i shtetit shqiptar, qė ta pėrdorė institucionin e kėtij shteti pėr tė hedhur ide dhe tė manipulojė nė faqen zyrtare tė kėtij institucioni historinė e kėtij vendi. Bollano ka shkelur njė sėrė nenesh tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, duke filluar qė nga neni 1, pika 2 e saj, ku thuhet se “Shqipėria ėshtė shtet unitar dhe i pandashėm”. Karshillėku qė Bollano i bėn kėtij kombi ėshtė fyes dhe i padurueshėm. Askush s’ka tė drejtė tė tallet dhe tė deformojė nė mėnyrė tė turpshme historinė e kėtij kombi dhe pėr kėtė kryetari i Bashkisė sė Himarės duhet tė pėrgjigjet pėrpara ligjit dhe tė marrė atė qė i takon. Ēdo shtet qė ka njėfarė dinjiteti tė paktėn kėtė gjė do bėnte.


Ndėrrohen emrat e banorėve, kryetari i pėrshtat si emra grekė


Bollano nuk ka ndėrruar vetėm emrat e simboleve kombėtare shqiptare, por edhe emrat e banorėve tė tė gjithė fshatrave tė zonės sė jugut pėrveē Borshit, nė guidėn e tij turistike. Megjithėse Bashkia e Himarės administron dhe gjendjen civile, dhe e di mirė si i kanė emrat banorėt e saj, Bollano, sipas rastit, i ka shtuar njė prapashtesė “is” nė fund, duke i pėrshtatur si emra grekė. Dhe nė kėtė rast, Bollano s’ka ngurruar tė ndryshojė as mbiemrin e tij, siē ėshtė rasti i njė personi me emrin Andrea Bollano, qė kryetari i bashkisė e ka shndėrruar nė Andreas Bollanos. Vasili, ėshtė bėrė Vasilis, Sotiri Sotiris e kėshtu me radhė.
Por Bollano nuk ka vepruar kėshtu vetėm me pronarėt e hoteleve nė Himarė, por ka marrė pėrsipėr tė ndryshojė dhe emrat e pronarėve tė hoteleve, nė Palasė, Dhėrmi, Jalė, Qeparo etj., duke cenuar kėshtu dhe identitetin personal tė tyre. Pėr shembull, njė mbiemėr i njohur nė mbarė vendin ėshtė dhe ai Kokėdhima nga Qeparoi, por qė Bollano merr pėrsipėr ta shndėrrojė nė Kokėdhimas, Kėshtu ka ndodhur dhe me mbiemrat Leka, Koka, Nėranxi, Kuteli, Marko etj. Tė gjithė janė pėrshtatur sipas shqiptimit grek, nė Kokas, Nėranxis, Kutelis, Markos etj.
Tė irrituar nga ky veprim banorėt e Himarės dhe tė zonave pėrreth kanė deklaruar se nuk janė ata qė ka shkruar Bollano nė guidėn e tij turistike dhe me asnjė tė drejtė ai s’ka pse vė numrat e kontaktit tė tyre pėrbri njė emri qė ata nuk e njohin. Nga ana tjetėr, ata kanė deklaruar se nuk do tė paguajnė asnjė taksė, pasi nuk mund tė paguajnė me emra tė tjerė. Kjo qė po bėn Bollano, sipas tyre, ėshtė njė shkelje, qė cenon dhe fyen personalitetin e kėtyre njerėzve.

trimi
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 66
Anėtarėsuar : 28 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi