ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1793
| Titulli: Zyrat e boshatisura tė PD-sė Mon Apr 21, 2008 12:26 pm | |
| | Zyrat e boshatisura tė PD-sė | | 20/04/2008 Zgjidhja
Zyrat e deputetėve zėvendėsojnė ato partiake
Zyrat e deputetėve nė ēdo zonė elektorale ku ata kanė fituar duket se janė e vetmja lidhje mes PD-sė dhe elektoratit. Pothuajse tė gjithė deputetėt e PD-sė nė kryeqytet kanė ēelur nga njė zyrė nė zonėn e tyre dhe njė herė nė javė organizojnė pritjen me popullin. Zakonisht, dita kur dikush mund tė takojė njė deputet nė zyrėn e tij ėshtė e premtja, por koha ėshtė e kufizuar, 2-3 orė. Zyrat janė tė hapura ēdo ditė dhe personat e interesuar, nėse nuk kanė mundėsi tjetėr pėr tė komunikuar me deputetin qė duhet tė pėrfaqėsojė interesat e tyre nė Kuvend, mjafton tė shėnojnė emrin nė personin e punėsuar nga deputeti, qė ėshtė sekretari apo sekretarja e tij. Nė njė bllok, personi qė viziton zyrėn elektorale tė deputetit shkruan emrin dhe problemin qė ka, ndėrsa i duhet tė presė ditėn e premte pėr tė zhvilluar takimin. Zyrat janė kompletuar dhe paguhen nga vetė deputetėt, po kėshtu edhe personi i punėsuar nė to. Kryesisht kėto zyra ndodhen nė tė njėjtat vende qė nė zgjedhjet e fundit parlamentare (2005) kanė shėrbyer si shtabe elektorale, ēka ėshtė mė e thjeshtė pėr tu gjetur nga tė interesuarit. Gjithsesi, edhe nė kėto zyra vizitat janė tė pakta, me pėrjashtim tė ditės sė premte, kur dihet se deputeti i zonės mund tė gjendet nė zyrėn e tij. Mė e thjeshtė ėshtė pėr tė takuar njė deputet qė ska post ministror, kjo pėr faktin se ai ka mė pak angazhime dhe ka njė kohė mė tė bollshme. Por edhe pėr deputetėt, ndonėse i pėrkasin mazhorancės qeverisėse, nuk ėshtė e lehtė pėrballja me elektoratin. Kundrejt kėrkesave tė banorėve tė zonės, tė mandaturit duket se janė tė pafuqishėm pėr ti zgjidhur dhe jo nė pak raste ato ngrenė supet ose pohojnė shkurt: Do shikoj se ēmund tė bėj. Nuk pėrjashtohen edhe rastet kur pėr tė dalė nga situata qė krijohet nga zgjedhėsit e tyre ata silurojnė edhe ministra apo drejtues tė institucioneve, duke shprehur nė kėtė mėnyrė edhe pakėnaqėsitė e tyre ndaj asaj qė po ndodh. Hallet dhe problemet qė parashtrohen nė takime tė tilla me deputetin e zonės janė nga mė tė ndryshmet, por kryesisht ato kanė tė bėjnė me punėsimin. Pjesa mė e madhe e zgjedhėsve kėrkojnė njė vend pune, tė tjerėt kėrkojnė njė punė mė tė mirė, por ka edhe tė tjerė qė kėrkojnė prej tė zgjedhurit tė tyre, tė bėjė ēmos pėr tė zgjidhur problemet e komunitetit, si nė infrastrukturė, ujė tė pijshėm etj. Ndonėse problemet qė parashtrohen nė shumicėn e rasteve nuk janė kompetencė e deputetėve, kėto tė fundit janė tė vetmit qė mund tė takohen mė lehtė.
Prej kohėsh nė selinė qendrore tė partisė nuk shkelin drejtuesit kryesorė
Zyrė funksionuese konsiderohet ajo e organizimit, e cila duket se shpėrndan vetėm tesera
Partia Demokratike duket se ėshtė kthyer nė njė parti elektorale. Prej gati tre vjetėsh, zyrat e drejtuesve kryesorė tė kėsaj partie qėndrojnė tė mbyllura dhe ato rrallė vizitohen nga poseduesit e tyre. Tė vetmet raste kur nė PD mund tė takosh njė funksionar janė ditėt kur zhvillohen mbledhjet rutinė tė kryesisė, ose kur nė tė rrallė zhvillohet mbledhja e Kėshillit Kombėtar. Tė dy nėnkryetarėt e partisė kanė kohė qė nuk ēelin zyrat e tyre. E njėjta situatė ėshtė edhe pėr sekretarėt, ndėrsa zyrat ēkyēen vetėm kur ato pastrohen. Madje, edhe sheshi pėrpara selisė sė PD-sė ėshtė i boshatisur dhe shumė rrallė mund tė gjesh makinėn e ndonjė funksionari partie tė parkuar. Dikur rojat nuk lejonin qė tė parkoje makinėn pėrballė me selinė, atje parkohej automjeti i kryetarit tė PD-sė, por tani vendi ėshtė bosh dhe askush nuk merr mundimin pėr tė penguar drejtuesit e automjeteve pėr tė lėnė makinat e tyre.
Situata
Nėse shkon pėr tė takuar njė nga drejtuesit e PD-sė, e vetmja zyrė ku tė drejton roja i godinės ėshtė njė zyrė nė katin e parė, mbi derėn e sė cilės shkruhet Organizimi. Mė kot lodhesh pėr tė pyetur nėse nė selinė qendrore tė Partisė Demokratike mund tė gjendet ndonjė funksionar, pasi vetė roja tė thotė: Nuk ka njeri, mos u lodh kot. Kjo ėshtė shprehja qė pėrsėritet nė ēdo orė tė ditės, ndėrsa shoqėrohet me fjalinė po deshe mund tė pyesėsh njėherė nė organizim. Nė zyrėn e vogėl tė katit tė parė duket se e vetmja procedurė qė kryhet ėshtė kėrkesa pėr tė marrė njė teserė partie. Nė tė rrallė nė kėtė zyrė mund tė gjesh sekretarin pėrkatės, qė pėrbėn edhe funksionarin mė tė lartė qė ėshtė edhe i vetmi nga strukturat drejtuese tė partisė qė mund ta gjesh tė hyjė dhe tė dalė nė seli.
Ndoshta kjo ėshtė periudha mė e qetė edhe pėr tre punonjėsit qė prej vitesh ruajnė selinė e PD-sė. Ata presin vetėm ndėrrimin e turneve, ndėrsa vizitorėt janė tė rrallė. Tashmė ėshtė mėsuar se nė selinė e PD-sė nuk mund tė gjesh njeri dhe pėr tė takuar njė deputet, njė ministėr apo njė tjetėr drejtues tė lartė tė kėsaj partie, duhet tė shkosh tė qėndrosh pėrpara derės sė Kuvendit, ministrisė apo institucionit ku ai ėshtė punėsuar apo e drejton. E njėjta panoramė ėshtė edhe nė zyrat e degės sė PD-sė nė Tiranė. Prej kohėsh drejtuesit e saj janė emėruar nė poste ministrore, ndėrsa zyrat e dikurshme tė tyre nė selinė e PD-sė qėndrojnė tė mbyllura. Tė dy drejtuesit kryesorė tė degės mė tė madhe tė partisė kanė kohė qė nuk shkelin nė zyrat e tyre tė dikurshme, ndėrsa nė tė rrallė atje mund tė gjesh njė person qė nuk di se ēpėrgjigje tu japė njerėzve qė kėrkojnė njė takim apo duan tė zgjidhin njė problem. Nė njė regjistėr, fletėt e tė cilit janė zverdhur, mund tė shquash emrat e personave qė kėrkojnė takim, ndėrsa nė njė tjetėr, edhe mė tė vjetėr, mund tė gjesh emrat e anėtarėve tė vjetėr dhe tė rinj tė partisė.
Kafet e boshatisura
Mungesa e zyrtarėve nė selinė e PD-sė ndjehet edhe nė dy-tri lokalet e vogla rreth kėsaj selie. Nė pjesėn mė tė madhe ato janė bosh dhe tek-tuk ulet dikush thjesht pėr tė kujtuar se dikur, mė shumė se tre vjet mė parė, pinte kafen apo ēajin e pėrditshėm. Klientėt qė vazhdojnė tė rrufisin kafenė janė kryesisht shoferėt e deputetėve, por edhe militantėt qė mė tepėr sesa shpresojnė tė takojnė njė zyrtar nė PD, takojnė pronarėt e lokaleve ku harxhonin pa masė kohėn kur partia ishte nė opozitė. Shumė rrallė vijnė pėr tė pirė ndonjė kafe apo ēaj ndonjė nga funksionarėt e partisė. Madje, edhe kur vijnė, nuk qėndrojnė gjatė, shprehet njė prej pronarėve tė lokaleve pranė PD-sė, i cili dikur kishte si klientė shumė nga ministrat apo drejtuesit aktualė tė shtetit.
Forumet
Mungojnė mbledhjet e shpeshta
Qė prej fitores sė Partisė Demokratike nė zgjedhjet parlamentare tė 2005-s mungojnė takimet e shpeshta apo masive, qoftė edhe me drejtuesit e degėve apo nėndegėve. Kryesia e PD-sė u mblodh pak ditė mė parė nė njė mbledhje tė shpejtė, tė paparalajmėruar, pėr tė diskutuar mbi reformėn zgjedhore, ndėrsa prej njė kohe tė gjatė ky forum partie nuk mblidhej. E njėjta gjė ndodh edhe me Kėshillin Kombėtar tė PD-sė, i cili pėr herė tė fundit ėshtė mbledhur nė shtator tė 2007, ku zgjodhi nėnkryetarin e PD-sė, Astrit Patozi, nė vend tė Bamir Topit, pas zgjedhjes sė tij nė postin e Presidentit tė Republikės. Kjo ishte e vetmja pikė e diskutuar nė kėtė mbledhje tė fundit tė Kėshillit Kombėtar, i cili nuk dihet se kur do tė mblidhet mė. E vetmja strukturė e cila duket se funksionon nė mėnyrė tė pėrjavshme ėshtė grupi parlamentar, i cili mblidhet njė herė nė javė, ditėn e hėnė, dhe mbledhjet zhvillohen nė godinėn e Kryesisė sė Kuvendit. Formati i kėtyre mbledhjeve ėshtė i njėjtė me ato qė zhvilloheshin kur PD-ja ishte nė opozitė. Ato nisin me fjalimin e mbajtur nga kryetari i PD-sė, Sali Berisha, njėkohėsisht Kryeministėr dhe mė pas punimet zhvillohen me dyer tė mbyllura. Kėto janė tė vetmet momente kur deputetėt mund tė pėrēojnė para Kryeministrit apo ministrave tė PD-sė kėrkesat e elektoratit tė tyre, vėrejtjet, kritikat, si dhe tė kėrkojnė mė shumė vėmendje pėr zgjedhėsit e zonave tė tyre.
Organizimi ēalon edhe nė bazėn e partisė
Nėndegėt e Partisė Demokratike jashtė funksionimit
Duket se situata e krijuar nė selinė qendrore tė partisė, ku tėrėsisht zyrat e funksionarėve tė partisė janė tė mbyllura nė ditėt mė tė shumta, pasqyrohet edhe nė strukturat nė bazėn e partisė. Nė bazė tė statutit, PD-ja ėshtė e organizuar nė degė dhe nėndegė (kėto janė tė shtrira nė rrethet e mėdha), por panorama ėshtė e njėjtė: tashmė janė harruar fytyrat e drejtuesve, madje nė ndonjė rast edhe emrat e tyre. Nė qytetin e Tiranės, PD-ja ka tė ngritura 11 nėndegėt e saj qė pėrkojnė me 11 zonat elektorale tė qytetit apo 11 minibashkitė e kryeqytetit. Secila nėndegė nė organizim ka kryetarin, nėnkryetarėt, sekretarin e saj, si dhe kryesinė, por asnjėra prej tyre nuk funksionon qė prej mė shumė se tre vjetėsh. Pothuajse tė gjitha zyrat ku janė vendosur nėndegėt e PD-sė janė tė mbyllura dhe ato mund tė dallohen se janė zyra partiake vetėm nga tabelat e vendosura mbi to. Qė prej zgjedhjeve tė 2005-s, nėndegėt e PD-sė nė Tiranė nuk mblidhen, ndėrsa duket se barra e organizimit apo e lidhjes mes drejtuesve lokalė partiakė dhe zgjedhėsve mbahet vetėm nga deputetėt, apo drejtuesit e minibashkive ku ka fituar PD-ja. Pjesa mė e madhe e kryetarėve tė nėndegėve janė tė punėsuar nė administratėn shtetėrore ose janė tė zgjedhur vendorė. Kaq ka mjaftuar qė ata tė harrojnė zyrat e partisė. E njėjta gjė ndodh edhe me nėnkryetarėt apo sekretarėt, ndėrsa anėtarėt e kryesive tė nėndegėve, njė pjesė e tė cilėve janė tė papunė, nuk kanė asnjė arsye pse tė vazhdojnė tė merren ose tė bėjnė jetė partiake. Madje, edhe ata drejtues lokale partie qė sot janė kėshilltarė nė kėshillat e minibashkive, nuk shfaqen ose i vizitojnė shumė rrallė selitė e partisė. Nė kėtė mėnyrė, strukturat kryesore tė PD-sė nė organizimin e saj duket se janė jashtė ēdo funksioni. Prej kohėsh nuk zhvillohen mbledhjet e strukturave. Nuk ka kėrkesė llogarie dhe pėr mė tepėr zyra e nėndegės hapet jo mė shumė se dy herė nė muaj. Edhe nė ato pak raste kur zhvillohen takime rutinė nuk kemi ētė diskutojmė, pasi problemet janė tė shumta, shprehet njė prej anėtarėve tė kryesisė sė nėndegės nr. 3 tė PD-sė nė Tiranė. E njėjta panoramė shtrihet nė tė gjitha nėndegėt, nė tė 11 njėsitė e kryeqytetit, ku militantėt e partisė kanė harruar edhe emrat e atyre qė drejtojnė kėto struktura.
Njerėzit qė dikur mbushnin sheshet janė lėnė mėnjanė dhe ndihen tė braktisur
PD, militantėt tė zhgėnjyerit dhe tė harruarit
Militantėt e PD-sė, njerėzit qė dikur mbushnin sheshet dhe kurrė nuk e kishin braktisur kėtė parti, edhe nė ditėt mė tė vėshtira tė historisė sė saj, duket se janė edhe mė tė zhgėnjyerit, qė kur kjo parti fitoi zgjedhjet mė 2005. Shumė prej tyre nuk i shikon mė nė sheshin pėrballė Partisė Demokratike, madje ato mungojnė edhe nė takimet festive qė organizohen nga kjo parti nė rastet e pėrvjetorėve.
Zhgėnjimi
Dikur mbushnin sheshet dhe sallat. Dikur ishin nė rreshtat e para tė protestave, ndėrsa sot janė nė hije. Tė konsideruar si pjesa mė vitale e partisė, militantėt duket se nuk kanė marrė atė qė mendonin nė 8 vitet kur PD-ja ishte nė opozitė. Shumė prej tyre u pushuan nga puna pas zgjedhjeve tė vitit 1997 dhe vite me parė shpresonin se do tė gjenin tė njėjtin vend pune apo njė tjetėr punė kur PD-ja tė merrte pushtetin. Por pėr pjesėn mė tė madhe tė tyre nuk ndodhi kėshtu. Ata sot ndihen tė harruar dhe zhgėnjyer nga partia qė e mbėshtetėn pėr njė kohė tė gjatė, ndoshta qė nga themelimi. Nė ditėt e para tė fitores sė zgjedhjeve tė PD-sė nė 2005-n, shumė prej tyre mendonin se gjetja e njė vendi pune nuk do tė ishte e vėshtirė, madje rastet kur ata caktonin punėn qė do bėnin nuk ishin tė pakta. Ndėrsa sot, njė pjesė e konsiderueshme e tyre nuk mund tė thonė asgjė, pėrveēse tė shprehin pakėnaqėsitė dhe mllefin e tyre pėr ata qė ndodh. Nuk e kanė tė lehtė tė lėshojnė kritika nė drejtim tė personave qė dikur i ftonin nė sheshe, ndėrsa nė fund thonė: Zgjedhjet do tė vijnė sėrish. Vazhdojnė tė jenė klientėt qė frekuentojnė mė shpesh lokalet rreth PD-sė, por nuk janė mė aktivė si mė parė. Nėse ulesh dhe bisedon thonė se janė tė papunė, ndėrsa fajėsojnė klanet dhe grupet e shfaqura nė PD. Mllefi i tyre ėshtė edhe mė i madh kur shohin nė ekrane televizori apo qė kalon aty pranė ndonjė zyrtar, sado i vogėl, i cili as nuk i pėrshėndet. Njė pjesė e tyre kėrkojnė punė pėr tė mbajtur familjet, tė tjerė janė tė zhgėnjyer sepse shpresonin nė ndonjė punė mė tė mirė. Por shumė prej tyre zhgėnjehen edhe mė shumė kur dėgjojnė apo marrin vesh se njė i afėrm i tyre ėshtė pushuar nga puna. Nė raste tė tilla nuk flitet mė pėr kritika, ndėrsa sharjet lėshohen nga mė tė rėndat. Kujtohen kur vjen fushata, por kėtė herė do tė jetė vonė. Le ti bėjnė fushatat me ata qė mbajnė apo kanė marrė nė punė, shprehet njė prej militantėve demokratė, teksa rrufit njė kafe vetėm pak metra larg selisė sė PD-sė.
Imazhi i PD
Faqja internetit jashtė funksionit
Prej gati 10 ditėsh faqja zyrtare e internetit tė Partisė Demokratike ėshtė jashtė funksionimit. Nė kėtė faqe jepen tė dhėnat mbi anėtarėt e kryesisė, Kėshillit Kombėtar, grupit parlamentar, rezultatet zgjedhore tė 2005-s dhe ato tė zgjedhjeve vendore tė 2007-s, statutit etj. Kryesisht, faqja e internetit tė PD-sė pasqyron aktivitetet e Kryeministrit dhe kryetarit tė PD-sė, si dhe takimet mė tė rėndėsishme tė drejtuesve tė kėsaj partie. Mosfunksionimi i kėsaj faqeje ditėt e fundit, sipas zyrtarėve tė PD-sė, lidhet me faktin se ajo do tė ndryshojė dhe do tė dalė me njė format dhe imazh tjetėr.
Deklarimet
Tė mos harrohen militantėt
Militantėt janė pjesa mė vitale dhe ata nuk duhen harruar. Janė kėto deklarimet e dhėna herė pas herė nga drejtuesit e Partisė Demokratike, sa herė ata zhvillojnė takime nė salla tė hapura apo tė mbyllura, nė raste festash apo nė takime me strukturat e partisė. I njėjti udhėzim ėshtė dhėnė edhe nga drejtuesit e grupeve tė punės qė po merren me riorganizimin e PD-sė, nė kuadėr tė aplikimit Njė anėtar, njė votė, pėr zgjedhjen e njė pjese tė strukturave drejtuese tė partisė. Deputetė tė PD-sė nė ēdo takim tė tyre, qoftė nė grupin parlamentar, ashtu edhe nė takime informale, ngrenė si shqetėsim mungesėn e punėsimit tė militantėve. Madje, nuk janė tė pakta rastet kur nė mbledhjet me dyer tė mbyllura tė grupit parlamentar lėshohen kritika tė ashpra ndaj ministrave apo drejtuesve tė institucioneve. Pak ditė mė parė, gjatė njė takimi me zgjedhėsit e zonės sė tij, deputeti Besnik Mustafaj do tu kėrkonte kolegėve tė tij deputetė tė Tiranės qė tė takohen me elektoratin, qė tė insistojnė nė zgjidhjen e problemeve dhe halleve tė tyre. Madje, ai kėrkoi qė nė kuadėr tė decentralizimit tė kompetencave tė pushtetit vendor, deputetėt duhet tė merrnin rolin qė u takon dhe tė kėrkonin prej | Metropol |
|