| Kush ėshtė online | 2 pėrdorues online: 0 anėtarė 0 tė fshehur 2 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė
[ Shiko krejt Listen ] Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 17 mė Mon Jul 07, 2008 6:49 pm
|
| | Kokalari: Trafiku i armėve nė Shqipėri, mbrohet nga Departam | Thu May 15, 2008 2:57 pm nga ILIRI | Kokalari: Trafiku i armėve nė Shqipėri, mbrohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit
[/b]Geri Kokalari ka komentuar raportin e shkruar nė gazetėn prestigjioze NYT, ku deklaron se administrata e Bushit e injoron korrupsionin nė Irak. Kokalari deklaron se trafiku i armėve nė Shqipėri ėshtė i mbrojtur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Kush ėshtė Geri Kokalari?
Geri Kokalari ėshtė shqiptaro-amerikani qė mban titullin e presidentit nė fondacionin Trashėgimia Shqiptare, njė organizatė avokatie qė merret me ēėshtjet shqiptare. Ai ka qenė themeluesi, financieri dhe ish-drejtor i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan,dhe ishte njeriu i pėrgjegjės pėr krijimin e zyrės sė parė lobiste pėr shqiptarėt nė Washington DC. Z. Kokalari ka qenė gjithashtu themeluesi dhe drejtuesi i Fondi i Lehtėsimit Shqiptar me zyra nė NewYork dhe Tiranė, organizėm i cili i siguroi Shqipėrisė mbi 10 milion $ nė formėn e ndihmave humanitare. Ai ka shėrbyer dhe si drejtor nė Fondin e Lehtėsimit Kosovar ku ndėr projektet e organizuara prej tij, ishin dhe ndihmat humanitare tė dhuruara nga kryebashkiaku Giuliani dhe qyteti i New Yorkut, tė cilat z. Kokalari ia shpėrndau me pas kosovarėve nė kampet e refugjatėve nė Maqedoni gjatė luftės sė 1999. Me kėrkesėn e ambasadės amerikane ai siguroi fonde pėr njė ekip qė do tė pastronte nga minat kufirin Shqiptaro-Kosovar. Z. Kokalari ka publikuar disa artikuj mbi krizat nė Shqipėri dhe Kosove dhe ėshtė shfaqur nė disa programe televizive amerikane pėr tė diskutuar mbi heshtjet shqiptare. I ati i Geri Kokalarit, Lemi Kokalari emigroi nga Gjirokastra, Shqipėri qė nė moshė tė re. Ai shėrbeu nė trupat aviatore tė ushtrisė amerikane gjatė luftės sė II botėrore, dhe ishte njė drejtues aktiv i komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Ai ka qenė president i Qendrės Shqiptare nė New York, njė ndėr organizatat shqiptaro-amerikane mė tė vjetra, dhe gjithashtu lider i Vatra. Drita Kokalari, e ėma e Gerit, ka lindur nė Amerikė dhe aktualisht ėshtė presidente e Qendrės Shqiptare. I ati i Dritės, Shazuvan Pashun ka qenė president i shoqatės mbarėshqiptare Vatra. Profesionalisht, z. Kokalari ėshtė kėshilltari financiar i njė kompanie shėrbimesh financiare me qendėr nė Manhatan. Ka marrė masterin pėr administrim biznesi nė financė nė shkollėn Wharton tė universitetit tė Pensilvanisė dhe njė diplomė pėr administrim biznesi nga Universiteti i Bostonit.
Ja se si e komenton Kokalari artikullin e NYT
Mė poshtė ėshtė raporti i datės 13 maj i NYT qė deklaron se administrata e Bushit e injoroi korrupsion nė Irak nė mėnyrė qė tė ecte pėrpara me programin e saj. Hmmm, a i bie ndėrmend ndonjėrit pėr Shqipėrinė? Duke u kthyer prapa nė kohė, mė poshtė ėshtė njė lidhje qė tė ēon nė njė artikull qė kam shkruar vite mė parė, tė titulluar S.O.B. Diplomacy i cili debatonte largimin e vėmendjes tė Departamentit tė Shtetit nga praktikat korruptuese tė qeverisjes Nano. Nė vazhdimėsi e deri mė sot, ju mund ti rifreskoni kėtė shkrim thjesht duke ndryshuar emrin e Fatos Nanos me emrat e Sali Berishės dhe Fatmir Mediut, dhe duke zėvendėsuar ambasadorin James Jeffrey me ambasadoren Marci Ries. Pėr koinēidencė, si Jeffrey ashtu dhe Rice u emėruan nė Bagdad pasi ishin caktuar nė Tiranė. Siē e kam thėnė, nė shumė raste ndėr vite, Departamenti i Shtetit e largoi vėmendjen nė mėnyrė tė qėllimshme nga praktikat korruptuese tė dy qeverive Nano dhe Berisha, si njė marrėveshje mė jep, tė jap pėr bashkėpunim, i cili ishte i rėndėsishėm pėr programin e marrėdhėnieve me jashtė tė Shteteve tė Bashkuara, veēanėrisht nė dėrgimin e ushtarėve shqiptarė pėr tė marrė pjesė nė misionet paqeruajtėse nė Irak dhe Afganistan. Edhe Departamenti i Drejtėsisė uronte qė ēėshtjet e llogarisė Credit Suisse tė Nanos tė kalonin pa u vėnė re. Por kohėt dhe ngjarjet ndryshuan. Ėshtė e ēuditshme, se ēfarė mund tė bėjnė njė shpėrthim nė Gėrdec dhe njė artikull nė faqen e parė tė NYT rreth lidhjes sė qeverisė Berisha me marrėveshjet pėr armatimet. Veēanėrisht kur kėto koinēidojnė me hetimet nga Departamenti i Drejtėsisė, Departamenti i Mbrojtje, Komiteti i Mbrojtjes dhe Komiteti i Shėrbimeve tė Armatosura tė Senatit. Ėshtė tėrheqėse se si kėto zhvillime detyruan Departamentin e Shtetit tė riorientojė prioritet e tij. E shihni dhe ju, shpėrdorimi i zhurmshėm i qeverisjes dhe pėrvetėsimi i dollarėve tė taksapaguesve amerikanė, tė miratuar nga vetė amerikanėt, pa dallim ndėrmjet republikanėve dhe demokratėve. Anėtarė tė Kongresit dhe Presidenti ju pėrgjigjėn amerikanėve. Dhe sė fundmi, departamenti i Drejtėsisė, ai i mbrojtjes dhe departamenti i shtetit duhet tu japin pėrgjigje tė gjithėve. Jam i sigurt se flas nė emėr tė shumicės sė amerikanėve kur sugjeroj qė departamenti i shtetit tė mbajė qėndrimin e nisur dhe tė detyrojė parlamentin shqiptar tu heqė imunitetin pėr tė gjithė ata pjesėtarė pėrfshirė Fatmir Mediun dhe Sali Berishėn. Mė pas departamenti i shtetit duhet tė ushtojė presion mbi hapjen forcėrisht tė hetimeve mbi ndonjė ose tė gjitha ato parti qė kishin lidhje nė marrėveshjen e municioneve ndėrmjet AEY dhe qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara. Dhe ju lutemi tė na kurseni demagogjitė tipike tė departamentit tė shtetit, qė ju nuk ndėrhyni nė punėt e brendshme tė njė vendi tjetėr. Sepse ju mundeni dhe ndėrhyni, ky ėshtė njė rast ku me siguri duhet tė bėni kėtė. Ka shumė mėnyra nė shėrbim tė departamentit tė shtetit duke pėrfshirė ndihmesėn nė ofertėn bėrė Shqipėrisė pėr tė hyrė nė NATO, ndėrprerja e ndihmės financiare dhe e fundit, por jo nga rėndėsia, tė kėrcėnojė tė zhvlerėsojė tė gjithė ata politikanė shqiptarė qė refuzojnė tė bashkėpunojnė. Nėse departamenti i shtetit nuk e bėn kėtė, atėherė Condoleezza Rice do tė jetė e detyruar tė japė shpjegime nė kongres detajet mbi praktikat e shkuara mashtruese nė Shqipėri nga ana e departamentit tė shtetit dhe pse taksapaguesit amerikanė duhet tė ulen dhe tė shohin se si paratė e fituara me aq mund, tė hidhen poshtė nga zyrtarė tė korruptuar tė qeverisė shqiptare.
Artikulli i gazetės NYT
Ish-zyrtarėt: Administrata Bush lė jashtė vėmendjes korrupsionin nė Irak
WASHINGTON (AP) Administrata Bush, nė mėnyrė tė pėrsėritur ka lėnė jashtė vėmendjes korrupsionin nė rangjet e larta brenda qeverisė sė Irakut, dhe ka mbajtur sekret informacione potencialisht tė sikletshme, pėr tė mos vėshtirėsuar raportet me Bagdatin, sipas 2 ish-zyrtarėve tė departamentit tė shtetit. Artur Brenan, i cili pėr pak kohė shėrbeu si kryetar i departamentit tė dokumentacionit dhe transparencės vitin e kaluar, dhe Xhejms Matil, i cili ka punuar si pėrgjegjės, i thanė demokratėve nė senat tė hėnėn se zyra e tyre nuk kishte personel tė mjaftueshėm dhe se paralajmėrimet e rekomandimet e tyre nuk janė marrė parasysh. Brenan gjithashtu pretendon se Departamenti i Shtetit pengoi njė tė dėrguar tė kongresit, pėr tė vizituar Bagdatin dhe pėr tė folur me stafin, duke insistuar qė ata janė shumė tė zėnė. Nė tė vėrtetė, thotė Brenan, punonjėsit e zyrės kanė qenė duke parė filma nė TV dhe nė PC-tė e tyre. Punėt qė u ishin ngarkuar stafit janė ulur nė mėnyrė dramatike sepse kryeministri i Irakut Nuri Al-Maliqi ia ka hequr detyrat thelbėsore pėr tia kaluar zyrės kryesore anti-korrupsion tė Irakut. Politika e Departamentit tė shtetit jo vetėm ka kundėrshtuar misionin anti-korrupsion por indirekt ka kontribuar pėr tė dhe ka lejuar korrupsionin tė infektojė rangjet mė tė larta tė qeverisė sė Irakut, tha Brenan Komitetit Demokrat tė Politikave nė Senat. Pėrpjekjet e ambasadės sė SHBA-ve kundėr korrupsionit (duke pėrfshirė dhe aktorin kryesor, Zyrėn dokumentacionit dhe transparencės, tani mė tė mbyllur) ishte pak a shumė si njė rregullim vitrinash, shtoi ai. Zv/zėdhėnėsi i departamentit tė shtetit Tom Kejsi tha se administrata e ka marrė seriozisht ēėshtjen e korrupsionit dhe theksoi emėrimin qė ėshtė bėrė sė fundmi tė Lorenc Benediktit si kordinartor pėr iniciativėn antikorrupsion pranė ambasadės Amrikane nė Bagdat. Emėrimi i Benediktit ėshtė njė demonstrim tjetėr se ne po punojmė me rang shume tė lartė pėr tė ndihmuar irakenėt tė pėrballen mė kėtė ēėshtje -tha Kejsi. Ēdo deklarim se ne nuk e kemi marrė seriozisht kėtė ēėshtje, ose nuk i kemi kushtuar vėmendjen qė meriton nuk ėshtė i vėrtetė. Zyra e dokumentacionit dhe transparencės, ose ekipi ZDT, ka pasur si qėllim tė sigurojė asistencė dhe trajnim agjencive irakiane tė anti-korrupsionit. Dhjetorin e kaluar ėshtė bėrė e ditur, pas pretendimeve nė njė raport-draft pėrhapur nė media se zyra e Al Maliqit, ka penguar ose devijuar hetimet nga agjencitė qė kontrollohen. Raporti-draft ka tensionuar shqyrtimin e kongresit amerikan dhe ka nxitur njė beteje ndėrmjet demokratėve dhe zyrtarėve tė lartė tė departamentit tė shtetit, mbi atė se a ka publiku tė drejtė tė informohet mbi rastet e korrupsionit, edhe tė Al Maliqit. Brenan bėn pėrgjegjės departamentin e shtetit, pėr shkak se ky institucion nuk i ėshtė pėrgjigjur raportit tė ekipit tė tij, i cili ėshtė klasifikuar prapaveprues pėr shkak se zyrtarėt e agjencive thanė, se mund tė dėmtojė marrėdhėniet bilaterale me Irakun. Gjithashtu, rekomandime tė tjera tė ekipit janė mbajtur sekret, pėrfshirė njė vlerėsim negative pėr Komitetin e Pėrbashkėt Anti-Korrupsion tė Irakut, tha Brenan. Nė korrik 2007, ekipi I ZDT konkludoi se qėllimi i vetėm i komitetit ka qenė tė krijonte njė hapėsirė, pėr tė diskutuar rreth pakėnaqėsive kundėr gjykatėsit Hamza Al Radi, njė zyrtar kryesor i anti-korrupsionit nė Bagdat, tė cilit shumė zyrtarė amerikanė e kanė brohoritur si shumė tė dobishėm nė zbulimin e mashtrimeve dhe abuzimet. Por informacioni i mėvonshėm i publikuar nga ambasada, nuk ka marrė parasysh vlerėsimet e ekipit dhe sė fundmi ka dėshtuar edhe pėr tė pėrmendur se ēfarė belaje ky komitet ka qenė nė tė vėrtetė, tha Brenan. Brenan tha se ai aprovoi raportin e ambasadės ndaj vlerėsimeve tė tij por mė vonė ėshtė penduar pėr kėtė qė kishte thėnė Mattil, cili ka punuar me Brenan, ka bėrė pohime tė njėjta. Saktėsisht, ai ka thėnė se SHBA kanė heshtur pėrballė fushatės sė ashpėr nga zyrtarė tė lartė irakianė pėr tė shkatėrruar Komisionin e Integritetit Publik, qė drejtohej nga Al Radhi. Pas kėsaj SHBA-tė u kanė kthyer shpinėn irakenėve qė janė larguar pėr nė SHBA pasi janė kėrcėnuar pėr shkak tė hetimeve mbi rastet e korrupsionit, tha ai. Pėr shak se ne kemi bėrė shumė pak (pėr tė ulur korrupsionin), ėshtė e thjeshtė tė kuptosh se pse qeveria irakiane nuk ka bėrė mė shumė, tha Matil, i cili la zyrėn e dokumentacionit tetorin e kaluar, ku shėrbeu pėr njė vit si pėrgjegjės i stafit. Ne nuk kemi kėrkuar mė tepėr. Brenan ishte emėruar drejtor i ZDT verėn e kaluar dhe arriti nė Bagdat nė Korrik. Ai u largua vetėm pak javė mė vonė pasi gruaja e tij u diagnostikua me kancer. Ai dha dorėheqjen nė gusht. Zyrtarėt e qeverisė irakiane nuk mund tė takohen pėr tu marrė ndonjė koment. Senatori Bajron Dorgan, kryetari demokrat i komitetit tė politikave, tha se dėshmia ishte vendimtare nė prag tė miratimit tė legjislacionit tė ardhshėm qė do tė caktojė mė shumė se 170 miliardė dollarė pėr luftėrat nė Irak e Afganistan. Komitetit i Senatit pėr Fondet Publike, ku Dorgan ėshtė anėtar, pritet tė miratojė legjislacionin tė enjten. Ėshtė ironike nėse ne i japim paratė tė enjten tjetėr apo qė i kemi dhėnė muajin e kaluar apo vitin e kaluar, kur dihet se kėto para pėrfundojnė pėr tė siguruar materiale pėr rebelimet nė Irak tė cilat shkaktojnė vrasjen e amerikanėve, tha Dorgan
SOT
| | Komentet: 1 |
| Politike | Drafti i plote per hapjen e dosjeve i hartuar nga deputeti Biberaj Nė mbėshtetje tė nenit 81 si dhe nenit 83 pika 1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Neni 1 Qėllimi i ligjit Ky ligj ka pėr qėllim tė kontrollojė pastėrtinė e figurės sė ēdo funksionari publik tė zgjedhur apo tė emėruar, lidhur me pjesėmarrjen e tyre nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės sė proletariatit, si drejtues apo punonjės operativ (legal apo ilegal), apo si dhe bashkėpunėtorė sekret tė ish-Sigurimit tė Shtetit, pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri nė 31 mars 1991......... POLITIKE |
| SKANDAL | Korrupsioni nė spitalin Nėnė Tereza, pranga mjekut me llogari bankare 420 mijė $
Korrupsioni nė qendrat shėndetėsore ēon nė prangat e policisė mjekun Kastriot Dautaj. Prangosja e tij ėshtė kryer gjatė mesditės sė djeshme, teksa merrte ryshfet nga tė afėrmit e njė pacienti qė sapo kishte kuruar, nė shumėn e 50 mijė lekėve tė reja. Ndėrkohė, sipas burimeve tė policisė, pas njė kontrolli tė ushtruar nė llogarinė bankare tė kirurgut Dautaj, i cili mban edhe titullin shkencor Profesor, rezulton se ai zotėron njė shumė prej 420 mijė dollarėsh, pjesėn mė tė madhe tė tė cilėve dyshohet se e ka pėrfituar me anė tė ryshfetit. SKANDAL |
| SPORT | Boksieri shqiptar i Thai&Kickboksit Gjetan Keta rregjistron nje tjeter fitore Te nderuar Stafi Ilirada Portal, Desha tju njoftoj per rezultatin e fundit te boksieri shqiptar Gjetan Keta ne turneun e zvilluar ne Ameriken Jugut. Gjetani u ftua nga ferderata boterore e K-1 per tu ndeshur me 21 Qershor ne turneun e fundit te Thai dhe Kickboxit per peshen 72 kg, qe u zhvillua ne Ameriken e Jugut ku moren pjese boxiere nga shume vende te botes. Ai arriti te dilt........... SPORT |
| KULTURE | SH Q I P T A R Ė T E gjeta tė vlefshme pėrkthimin e kėtyre rreshtave mbasi kėto pėrmbajnė gjykimin e njė tė huaji mbi Shqipėrinė, i cili e formoi kėtė vetgjykim duke qenė vetė nė kontakt me Shqiptarėt e duke shikuar me sytė e vet ēdo gjė qė ka shkruar. Pėrveē kėsaj....... KULTURE
|
| Thenie nga anetaret | N'Shqipni njerzit jon tu var veten perdit. Komunizmi na boni me fol me vete, "demokracia" na boni me var veten.  tironci |
| SHQIPTARET NE BOTE | Shqiptaret e vogla te Hollivudit Ekrani shqiptar ka qene perhere i etur per filmat e Hollivudit. Teksa pak pas premieres se tij ne vitin 2003 ne Amerike, filmi Wrong Turns shfaqet edhe ne Shqiperi. Ndjellese perpos te tjerave qe edhe shqiponja ne bluzen e bardhe, qe aktorja e Hollivudit, Eliza Dushku, mbante veshur ne dublat e filmit. Per ne perkthehej ne afersi, pasi qe nje prej simboleve tona kombetare...... SHQIPTARET NE BOTE |
| Persona vip | Detajet e ditelindjes se zonjes liri berisha dje ne vilen 31 Dje nuk ka qenė njė ditė e zakontė pėr bashkėshorten e kryeministrit shqiptar, zonjėn Liri Berisha. Pikėrisht ditėn e 60-vjetorit tė lindjes sė saj ajo ka dashur ta ndajė me miq e dashamirės ........ Princesha Maxima ne pritje te femijes se katert. Princesha 37 vjeēare Maxima e Hollandes deshiron te kete edhe nje femije tjeter qe do te jete i katerti. Princesha dhe bashkeshorti i saj princi i fronit 40 vjeēari Willem-Alexander jane prinder te tre vajzave.Amalia eshte 4 vjeē,Alexia ....
VIPAT |
| | Gjuha Shqipe ėshtė i vetmi mjet i ndriēimit dhe i pėrparimit moral. Ajo ėshtė njė gjuhė e fuqishme dhe e bukur qė duhet tė jetė krenaria e folėsve tė saj dhe njė mjet i shenjtė pėr zhvillimin kulturor dhe intelektual tė kombit tė vjetėr shqiptar | | | Holger Pedersen |
|
|