Dukagjin Blakaj zbulon efektin ēudibėrės tė proteinės E2 nė Amerikė

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dukagjin Blakaj zbulon efektin ēudibėrės tė proteinės E2 nė Amerikė

Mesazh nga ILIRI prej Thu Jun 19, 2008 7:31 am

]Dukagjin Blakaj zbulon efektin ēudibėrės tė proteinės E2 nė Amerikė

Nga Ragip Sylaj

-Intervistė me studiuesin e shkencave tė mjekėsisė, Dukagjin Blakaj, qė jeton dhe punon nė SHBA. Bashkėpunimi me nobelistin me prejardhje shqiptare Ferid Muradi


Me studiuesin e ri tė shkencave tė mjekėsisė, Dukagjin Blakaj qė jeton dhe punon nė SHBA bisedojmė pėr arsyet qė e kanė shtyrė t’i hyjė studimit tė kėsaj fushe, pėr rezultatet konkrete qė i ka arritur, pėr publikime shkencore nė revistat amerikane, pėr shkencėtarėt e tjerė me prejardhje shqiptare nė SHBA (si dr.Ferid Muradi), pėr planet e tij nė fushėn e preokupimeve shkencore etj. Ai shpreson se njė ditė do ta ndihmojė Kosovėn edhe me programe konkrete dhe ka dėshirė tė mbajė ligjėrata si ligjėrues vizitor nė Universitetin e Prishtinės dhe tė Tiranės, ku do t’i sillte njohuritė e tij.
I lindur nė Prishtinė, ku edhe ka kryer shkollimin fillor, Dukagjin Blakaj nė SHBA ka shkuar nė moshėn 14-vjeēare, mė 1992, bashkė me prindėrit dhe motrėn e tij mė tė re se ai, e cila vijon gjithashtu studimet pėr medicinė. Atėherė ata qenė vendosur nė qytetin Connecticut dhe pasi ai kishte njė pėrgatitje solide si nxėnės i shkėlqyeshėm nė Prishtinė, vijoi shkollimin nė gjimnazin shkencor. Pas gjimnazit, falė punės dhe suksesit qė tregoi, iu dha njė bursė pėr tė studiuar nė Ėesleyan University, njė institucion privat shumė prestigjioz. Kėtu studioi katėr vjet kiminė, biologjinė molekulare dhe biokiminė pėr tė vazhduar pastaj edhe njė vit studimet pėr magjistraturė nė kimi. Gjatė kėsaj kohe interesimi i tij hulumtues shkencor ishte nė relacionet strukturė/ funksion tė proteinave tė ADN/ ARN- interaksioneve brenda qelizave eukaryotike. Derisa ishte nė pėrfundim e sipėr tė magjistraturės, ia doli tė pranohej nė Albert Einstain College of Medicine nė NYS. Kėshtu pas njė maratone tė gjatė studimesh nė fushėn e mjekėsisė dhe pas njė pune hulumtuese shkencore laboratorike, mė 2006 Dukagjin Blakaj mbrojti temėn e doktoratės me titull: “Papillomavirus E2 protein DNA interactions in malignant and non-malignant viral types”, nė kuadėr tė biokimisė dhe kėshtu mori titullin doktor i shkencave tė mjekėsisė. Qėllimi i tij nė kėtė punė ishte tė zbulonte pse disa tipa tė viruseve shkaktojnė kancerin kurse disa lythat beninje. Pasi ka pėrfunduar edhe pjesėn e dytė tė mjekėsisė klinike dhe stazhin e praktikantit, ai tash ėshtė mjek i ri. Mirėpo, sivjet, ai nė njė rreth tė gjerė e tė fortė konkurrentėsh, ėshtė pranuar pėr specializim tė onkologjisė (Phisician in Radiation Onkology). Pėrkitazi me arritjet e tij nė kėtė fushė tė shkencės pėr lexuesit e gazetės sonė zhvilluam kėtė bisedė me Dukagjin Blakajn.




*Ēfarė ju ka shtyrė t’i hyni studimit tė shkencave tė mjekėsisė?


Blakaj: Unė qysh si fėmijė pata mundėsinė tė shihja ndryshimin qė mund tė bėjė njė mjek nė jetėn e pacientit dhe tė komunitetit ngase tė dy prindėrit e mi janė mjekė mė profesion. Madje mė kujtohet kur isha fėmijė ua merrja recetat nėnės dhe babait nė tė cilat shėnoja barnat pėr vetveten, duke luajtur kėshtu rolin e mjekut.
Ndėrkaq, dėshira pėr t’u bėrė shkencėtar mė lindi gjatė studimeve nė Ėesleyan University, kur munda tė shihja sė ē’ndikim pozitiv dhe tė madh kanė arritjet dhe zbulimet shkencore nė shoqėrinė njerėzore. Kjo ėshtė ajo qė mė preokupon dhe mė nxit pėr tė lėvizur pėrpara nė kėtė fushė shkencore shumė humane.




*Ju keni bėrė edhe publikime shkencore nė revistat amerikane. Na thuani ēfarė trajtoni nė to dhe cilat janė rezultatet konkrete qė keni arritur nė kėrkimet tuaja?


Blakaj: Po, unė mora titullin e doktorit tė shkencave tė mjekėsisė me tri punime shkencore tė publikuara nė revistat shkencore me karakter ndėrkombėtar. Nė hulumtimin tim shkencor kam bėrė analizėn e njė proteine prej gjithsej tetė proteinave sa ka papillamavirusi. Kjo proteinė quhet E2 dhe ėshtė e domosdoshme pėr transkripcionin dhe replikacionin gjenetik tė virusit. Nė hulumtimin tim shkencor unė gjeta se kjo proteinė, nė gjendjen reale, pėrdor njė mekanizėm tė ri pėr t’u lidhur te ADN-ja, duke pėrfshirė kationet mono dhe dyvalente. Unė bėra krahasimin e kėsaj proteine qė ka qenė e konservuar pėr miliona vjet tė evolucionit tė papillomavirusit, brenda 120 tipave tė virusit tė gjetura deri sot.
Mė e rėndėsishmja te tė gjitha tipat e papillomavirusit ėshtė se ai e ka konservuar proteinėn E2 nė termet e sekuencės, tė strukturės dhe tė energjetikės sė tij. Ky proces ėshtė njė pikė e re orientimi pėr zhvillimin e hulumtimeve pėr prodhimin e vaksinės efektive pėr t’u mbrojtur nga gjitha tė tipat e papillomavirusit. Ndėrlikimet e shėndetit tė njeriut nga kėto sėmundje janė tė shumta dhe ne duhet ta studiojmė kėtė mė tej pėr tė parė nėse ėshtė e mundur tė pėrdoret proteina E2 si njė pikė shėnjuese nga do tė nisin hulumtimet pėr prodhimin e vaksinės kundėr papillomavirusit. Punimi i publikuar pėrshkruan kėtė mundėsi dhe disa tė dhėna preliminare do tė bėhen tė mundshme tė shihen gjatė javėve qė vijnė. Tė gjitha kėta janė edhe njė dėshmi pėr tė vazhduar tė jem njė anėtar produktiv i komunitetit shkencor.




*Nė SHBA ka shkencėtarė tė tjerė me prejardhje shqiptare. A mund tė na pėrmendni emra qė kanė arritur nė kėtė fushė?




Blakaj: Ėshtė njė numėr i mirė mjekėsh tė rinj dhe disa shkencėtarė me prejardhje shqiptare dhe kjo mė bėn tė ndihem shumė i lumtur. Kėtu do tė veēoja pikėrisht Ferid Muradin, i cili ka arritur tė marrė ēmimet mė tė larta tė mundshme pėr arritje nė fushėn e mjekėsisė, duke pėrfshirė kėtu edhe Ēmimin Nobel. Mirėpo, ajo qė ėshtė impresionuese dhe pėr t’u admiruar te ky njeri, ėshtė vazhdimi me kėmbėngulje dhe i pandėrprerė i punės kėrkimore-shkencore edhe pas gjithė kėtyre arritjeve. Ē’ėshtė e vėrteta, gjatė gjithė punės sime studimore dhe hulumtuese ai pėr mua ka qenė model dhe frymėzim. Pata kėnaqėsinė ta ftoja nė “Albert Einstein Collage of Medicine”, i cili, ndonėse shumė i zėnė me punė, erdhi dhe ne kaluam kėtu disa ēaste qė s’harrohen pėrjetė. Ai ėshtė shembulli mė i mirė pėr ēdo student shqiptar se sa punė, mund e pėrkushtim kėrkohet pėr tė hyrė nė tempullin e quajtur shkencė. Njerėzit si dr.Ferid Muradi ma kanė bėrė tė qartė se unė ende kam rrugė tė gjatė pėr tė bėrė nė shkencė, por ėshtė gjė e mrekullueshme qė njerėzit e tillė e definojnė destinacionin pėr tė gjithė ne qė ia kemi mėsyrė shkencės.




*Nė ēfarė raporti qėndrojnė kėta dijetarė me vendin nga kanė ardhur?


Blakaj: Siē e ceka nė fillim, unė kam lindur nė Prishtinė ku dhe kam kryer shkollimin fillor, por vendin e lindjes sė babait, fshatin Lluga tė Komunės sė Istogut (tash Burim), e kam vendlindje tė dytė. Njė pjesė tė pushimeve tė verės dhe tė shumtėn e vikendeve bashkė me prindėrit i kam kaluar atje. Kėshtu unė kam njė lidhje tė thellė shpirtėrore me vendin tim, Kosovėn. Unė kam ligjėruar me kėnaqėsi pėr katėr vjet me radhė Biokiminė dhe Anatominė e nivelit universitar. E pėlqej shumė ligjėrimin dhe dėshira ime ėshtė tė mbaj ndonjė ligjėratė si ligjėrues vizitor nė Universitetin e Prishtinės dhe tė Tiranės, ku do t’i sillja disa njohuri tė mia nė vendin tim. Nė njė tė ardhme tė afėrt shpresoj tė mė mundėsohet dhe tė mė realizohet dėshira pėr tė qenė ligjėrues i jashtėm nė kėtė universitet. Shpresoj gjithashtu se njė ditė do ta ndihmoj Kosovėn edhe me programe konkrete, sepse e kuptoj mirė gjendjen nė tė cilėn ndodhet shėndetėsia e Kosovės sot.




*A mund tė flitni pėr planet dhe preokupimet tuaja shkencore?


Blakaj: Siē ju informova nė pėrgjigjen e pyetjes sė parė, unė jam pranuar pėr specializimin e Onkologjisė dhe do tė vijoj pjesėn klinike bashkė me punėn hulumtuese shkencore nė fushėn e Onkologjisė apo nė shkencėn mbi tumoret siē e quajnė ndryshe. Nė njė tė ardhme tė afėrt unė dėshiroj dhe shpresoj tė bėhem profesor nė ndonjė institut tė ngjashėm me Enstain College of Medicine, duke ligjėruar nė nivel akademik tė mjekėsisė aty ku ka laboratorė pėr hulumtim dhe ku njėkohėsisht do tė merrem edhe me shėrimin e tė sėmurėve nga kanceri.
TEMA

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi