ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Mihal Trivoli-Artioti, ndryshe Maksim Greku (1475-1556).

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 1020

MesazhTitulli: Mihal Trivoli-Artioti, ndryshe Maksim Greku (1475-1556).   Sat Jun 21, 2008 8:45 pm

Mihal Trivoli-Artioti, ndryshe Maksim Greku (1475-1556).

Mihal Artioti siē ėshtė quajtur nė vendlindje, apo Mihal Trivoli siē e quajnė nė studime tė ndryshme - ēfare duhet te jete mbiemri i sakte i tij - ka lindur nė nje familje shqiptare tė kulturuar rreth vitit 1475 (nė nje botim gjerman "Legende vom Heiligen Maxim Grek" konsiderohet i ditelindjes 1480, edhe nė botimet ruse konsiderohet i njėjti vit) ne qytetin shqiptar Arte (sot Greqi) qė ishte pushtuar nga osmanėt nė vitin 1449. Prinderit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, qe konsideroheshin njerez tė ditur pėr kohen e qe kishin lidhje me personalitete tė kulturės nė Itali, u kujdesėn qė i biri tė mesonte nė shkollat humaniste evropiane. Kėshtu Mihalin e ri nė vitin 1492 (sipas botimi te Wolfang Heller 1993) e dėrguan me studime ne Itali e mė pas nė Paris, France dhe sipas hamendjeve tė studiuesve edhe nė Spanjė.
Nė Itali qėndroi pėr shume vjet ku studioi artet si dhe ndoqi studime ne fushen e moralit, drejtesise, filosofise dhe dijeve tė tjera. Mori mėsime humaniste nė Firence nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino ( 1433-1499), Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494), studjoi ne Bolonja, Milano, ndersa ne Universitetin e qytetit Padova, ku ai ndiqte studimet, jepte mėsime bashkėkombasi i tij, filozofi, historiani e astronomi i madh me prejardhje shqiptare Leonik Tomeu ( 1456-1531, mėsues gjithashtu i Kopernikut).
Mihal Trivoli-Artioti qendroi edhe ne Venecia ku zhvillonin veprimtarine e tyre figura te njohura me origjine shqiptare si shkrimtari Marin Barleti, humanisti Marin Beēikemi dhe piktori i famshem i Rilindjes Viktor Karpaci. Ne kete qytet, ai bashkėpunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio.
Gjate kohes qe ishte ne Itali, Mihal Trivoli - Artioti bie nėn ndikimin e ideve te Savonaroles. Krahas marrjes se mėsimeve humaniste ngulmoi pėr kalitjen e karakterit te tij, duke bere nje jetė stoike. Ne vitin 1502, ne Firence u fut nen urdhėrin katolik dominikan. Ndersa ne vitin 1506 futet ne urdhrin e murgjeve orthodoks te monastirit tė famshėm Vatoped nė malin Athos, i njohur pėr jeten e mundimshme e te shkėputur nga bota, prej te cilit kane dale 43 shenjtorė tė orthodoksise, dhe sipas botimit tė vetė kėtij monastiri, Monastiri i madh i Vatopedit" Mali Athos, 1998, ne dy volume, 744 faqe, nder figurat mė kryesore historike ka qenė Mihal Trivoli.
Rreth vitit 1516 ai u kthye nė Arte, por nė qytetin e tij ishte e pamundur tė zhvillonte veprimtari pėr shkak tė kushteve tė rėnda tė pushtimit. Kur Knjazi i Moskes, Vasili i III Ivanoviē kėrkoi njė letrar tė shquar e njeri tė ditur pėr pėrkthimin e shkrimeve tė shenjta qė kishte marre nga Bizanti, Mihali e pranoi ftesėn dhe pas nje qėndrimi nė Krim pėr te mesuar rusishten me 4 mars 1518 arriti ne Moske ku u prit me nderime dhe iu vu nė dispozicion biblioteka e pasur e kėtij qyteti. Qė ne fillim ai u mor me perkthimet fetare te psallmeve si dhe rishikimet e teksteve fetare te pėrkthyera mė pare prej tė tjereve nga latinishtja, por tashme duke patur pėr baze origjinalet nė greqisht.
Nė Rusi mori nje emėr te ri, Maksim Greku, mbase pėr shkakun se ai ishte nje interpretues, njohes e pėrkthyes i kultures antike dhe bizantine, dhe me kėtė emer do te njihet si ne studimet e shumta te tij por edhe ne studimet e botimet e autoreve tė ndryshėm mbi tė.
Veprimtaria e pare humaniste qė bėri nė Moskė qe hapja e njė shkolle nėn shembullin e shkollave ku kishte studiuar ne Itali. Ai deshironte te sillte ne kete vend te prapambetur frymen e ideve te Rilindjes Evropiane, duke u bere boterisht humanisti i pare ne Rusi. Ne kohen e Ivanit te Tmerrshem hapi te paren shtypshkronje te rregullt dhe me shkrimet e tij publicistike ai i dha popullaritet zbulimeve te reja gjeografike te epokes duke afruar dukshem Rusine me zhvillimet europiane, cfare nuk u pa me sy te mire nga ato forca qe perfaqesonin mentalitete te vjetra.
Ne ate kohe, ne Rusi kishte dy grupime qe ishin ne kundershtim me njeri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me kete te fundit pėr shkak te karakterit humanist te ideve te tij, ai do te behej objekt sulmesh e ndjekjesh madje publike. Duke qene me i fuqishem, grupimi konservator arriti edhe ta arrestoje ne 1525 dhe e mbyllin ne keshtjellen monastir te Volokolamskut. Ne vitin 1531 do ti benin serisht nje gjyq me padinė si heretik dhe se kishte keqinterpretuar pėrkthimet biblike nga greqishtja nė rusisht. Nga viti 1531 deri ne vitin 1551 e izolojne ne monastirin Otrou ne Tain. Por internimet nuk do t'i ndahen. Fundin e jetes do ta kalonte ne monastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohe i ndaluar te lexonte e shkruante.
Kėrkesėn kėmbėngulėse te Maksim Grekut qe ne pleqerine e tij te thelle ta lejonin qe te kthehej ne atdheun e tij, ne Shqiperi, Knjazi i Moskes ia refuzoi me pretekstin se duke qene njeri i ditur e i zgjuar, qe di aq shume pėr Rusine, ai do te perhapte te verteten ne te gjithe boten. Eshte pėr te vene ne dukje se ai shkroi vec te tjerash edhe pėr vendlindjen e vet Shqiperine dhe pėr kohen e bemat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Keshtu Mihal Trivoli-Artioti (Maksim Greku), njeriu me i ditur dhe humanisti me i madh i Rusise, qe pėrēoi idete e mėdha te Rilindjes Evropiane nė ate vend, ne perpjekje te jashtakoneshme pėr ta bere ate pjese e asaj kulture, u denua ta kaloje jeten ne internime te pafundme, por me nje krenari e dinjitet te palėkundur e te admirueshem sepse nuk hoqi dore deri ne fryme te fundit prej ideve te ndritura te kultures e te dijeve qe kishin pėrfshirė kontinentin dhe hapnin nje epoke te re pėr njerezimin.
Ne faqen perfaqesuse ne Internet te Ambasades Amerikane ne Moske US - Rusian Relations-timeline", qe ne krye thuhet se, "I pari qe e ka bere te njohur publikisht zbulimin e Amerikes tek ruset ka qene Maksim Greku ne vitin 1540. ([www.moscow.usembasy.gov/links/history.php.])
Edhe pse rreth 80 vjeēar, i lodhur e i dėrrmuar nga jeta e vėshtire, vdiq i paperkulur ne idete e veta te ndritura, i vetmuar e ne internim ne Trinita Sergiev, me 21 Janar te vitin 1556. Duhej te kalonin afro pese shekuj qe shqiptari i Artes, Mihal Trivoli - Artioti, nen emrin e rusifikuar Maksim (Greku), te shpallej ne menyre triumfuese prej Sinodit te Shejte, si Shenjtori i Orthodoksise Ruse ne vitin 1988.
Por gjithėsesi, sido qe te mbiquhet, te gjithe studiuesit serioze, shqiptare dhe te huaj nepėr epoka (madje edhe vete studiuesit rusė, ne nje Fjalor enciklopedik, botuar nga "Ruskoje sllovo" tė vitit 1996) e kanė konsideruar dhe e konsiderojne Mihal Trivolin - shenjtorin e orthodoksise Maksim Greku - si shqiptarin nga Arta.
Mihail Artioti, ishte humanist i madh qe dha nje kontribut te jashtezakonshem ne mendimin intelektual humanist tė Rusisė. E mund te konsiderohet ne menyre te padyshimte me i shquari ne Rusine e kohes, sepse ai zhvilloi nje veprimtari te gjere filozofike, pedagogjike, etike, publicistike si dhe ne fushen e pėrkthimeve, duke qenė autor i me shumė se 150 veprave e studimeve ne fushe te teologjise, filozofise, pedagogjise e shkencave humane.
Mbrapsht nė krye Goto down

Mihal Trivoli-Artioti, ndryshe Maksim Greku (1475-1556).

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shoqerore :: SHQIPTARET NE BOTE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės