Shqiptari i Everestit
:: Shoqerore :: SHQIPTARET NE BOTE
Faqja 1 e 1•
Shqiptari i Everestit
![]() |
Igli Pustina ka eksploruar boten nenujore te pese kontineteve, por ende nuk eshte kenaqur. Kerkon aventura pafund. Si ajo e ngjitjes se Everestit apo zbulimi i sekreteve te detrave shqiptare. Sepse per Igli Pustinen asgje nuk eshte e pamundur
Nga Alida Cenaj
Ai eshte ekspert i detrave. Ose me sakte i fundit te tyre. I pelqen te humbase nen siperfaqen e ujit, te zhytet ne erresiren e ftohte dhe te zbuloje gjithcka fshihet nen te. Dhe kete e ben me kenaqesine me te madhe. Por ama nuk i thote “Jo!” edhe nje ftese per t’u ngjitur ne mal. Qofte ai edhe shume i larte. Me i larti madje, vete Everesti. Per ata qe e njohin Igli Pustinen, e dine se rrezikun e ka fort per zemer. As qe e vene ne dyshim se do te jete i pari ne gare per te zbuluar nje anije te mbytur kush e di se kur, per te fotografuar peshkaqene nga ata te rrezikshmit ane e kend botes, apo per te sjelle pamje ekskluzive te gjallesave qe pakkush e di se ekzistojne. Por nese deri tetorin e shkuar, te gjithe mendonin se deti ishte e vetmja aventure per te, ja ku u gabuan. Sepse Igli ka bere cmenduri edhe me te medha se kaq. Jo me larg se fundvitin e shkuar, te gjithe miqte i ka pershendetur me nje telefonate krejt te pazakonte. Nje thirrje qe nuk vinte nga Ravena ku jeton prej 17 vitesh, por nga mali Everest. Mbase jo nga maja e “zotit te qiellit”, sic i thone ne Nepal malit me te larte te botes, por nga 5400 metra qe cke me te. Eshte shenuar si shqiptari i pare qe ka ngritur flamurin kuq e zi ne nje lartesi aq te madhe ne Himalaja, edhe pse ne Tirane e njohin fare pak. Dhe betohet se do ta provoje edhe nje here tjeter. Dhe mjafton qofte dhe nje pjese e vogel e ketyre bemave, per te ta ndezur kureshtjen te njohesh 36 vjecarin e pazakonte qe prej dy vjetesh jeton mes Shqiperise dhe Italise, qe e njeh detin si askush tjeter dhe qe ne fqinjin tone eshte jo pak i njohur. Mban ekskluzivitetin e shume dokumentareve te transmetuar ne Raitre dhe artikujve te revistes “Focus”. Ka bredhur detrat e Tajlandes, Maldiveve e Polinezise dhe misionin e radhes ka zbulimin e funddetit shqiptar. E meqe e kapim provizorisht ne Tirane, nuk mund ta humbasim rastin....
Puna e fundit qe ka pasur ne dore, ka qene fotografimi i nje anijeje italiane, e mbytur ne gjirin e Vlores gjate Luftes se Dyte Boterore. Se bashku me ekipin e ri qe ka ngritur ketu, anetare te te cilit jane dy miqte e tij, Devid Ziso dhe Arjan Gace, Igli i ka cuar revistes italiane “Focus” fotot ekskluzive te gjigandit metalik qe “fle” nen detin shqiptar. Dhe pasi misioni eshte permbushur e artikulli eshte botuar, eshte vene ne kerkim te nje tjeter anijeje italiane. Asgje e jashtezakonshme. Perkundrazi. Kjo eshte puna rutine e tij. Eksplorimi i fundit te detit, i gjallesave nenujore dhe relikeve jane profesioni i tij, qe e ben me kenaqesi me te madhe prej shume vitesh. Vetem se, qe kur ka mberritur ne Shqiperi me pak se dy vjet me pare, dy miqte e tij e kane shtene ne ngasje edhe per aventura te tjera. Jo me ne thellesite e erreta te ujit, por ne lartesi. “Dy miqte e mi, Devit dhe Arjanit u pelqen qe here pas here te bejne ngjitje ne mal. Ma propozuan edhe mua. Destinacioni ishte mali i Jezerces. Pranova te shkoja vetem sa per ta provuar. Ishte nje eksperience e veshtire, ishte ftohte dhe shume e lodhshme”. I dha karar qe mbi detin nuk vinte asgje. Ai ishte i bukur dhe clodhes. Ose sic i thote Igli vete, parajsa e botes. Kur zhytet ne thellesite e tij, nuk gjen as smog, as trafik, as bori makinash e as stres. Aty po qe ndihet si ne shtepine e tij: Ai dhe gjallesat e nenujit. “Perfundimisht besova se deti eshte me i bukur. Malin e sheh dhe kaq, ndersa deti ka surpriza pa fund”. Keshtu besonte Ingli te pakten. Ne planet e tij mali mund te ishte vetem nje shetitje sa per te mos u prishur qejfin miqve, asgje me shume se kaq. Nje aventure alla shqiptare.
Por atehere ende nuk e dinte se pasi te kthehej ne Itali, nje tjeter cmenduri do ta perfshinte keqas. Se bashku me miqte e tij atje (me te cilet ka krijuar skuadren e zhytjes), ndersa shikonin ne televizor nje dokumentar per Himalajen, si duke u tallur njeri prej tyre kish propozuar: E pse mos ta provonin. Ashtu nga ekrani i vogel dukej dicka vertet fantastike. Loja “ikim, s’ikim” do te zgjaste per muaj te tere edhe ne e-mail, deri kur njeri prej shokeve te Iglit do ta njoftonte se nuk kishin me kohe per te pritur: Biletat per Indi ishin prenotuar. Nuk mbetej tjeter vecse te prisnin daten dhe... te niseshin. “Ne fillim te korrikut, biletat me erdhen ne shtepi”, tregon Igli. “Nuk mund te ktheheshim mbrapsht. Do humbisnin kot gjithe ato para”. Me dy tetor, treshja, dy italiane dhe nje shqiptar, do te linin pas Romen dhe Stambollin per te mberritur si fillim ne Nee Delhi. Prej andej pas nje udhetimi te gjate me autobus (ndonjehere edhe siper tij) do t’u gezoheshin suprizave indiane: qyteteve Agra, Zhapur, Taxhmaharit, Varanasit dhe lumit Gang, ku hidhej hiri i te vdekurve (ftesa per l’u lare ne te nuk i kishte ndjelle dhe aq), e me pas Nepalit. Destinacioni ishte Katmanduja. Prej andej aventura Everest do te niste per te perfunduar shume dite me pas. “Kishim marre pajisje me vete, xhupa te trashe dhe pantallona, por aty na u desh t’i merrnim masat me mire. Udherrefyesi qe zgjodhem na keshilloi te mernim shtegun e Gojas, dhe ne nuk e zgjatem shume”. Ngjitja do te zgjaste plot nente dite dhe surprizat do t’i takonin sapo kapercyen 3000 metrat e para. “Mbi kete lartesi ishe 100 per qind i rrezikuar. Pak dite para se te ngjiteshim ne, ishin zhdukur 30 persona, dhe udherrefyesi na e beri te qarte ende pa u nisur. Pastaj mbi kete lartesi nuk mund te ngjitesh me shume se 600 meter ne dite sepse ndryshimi i lartesise dhe pakesimi i oksigjenit sjellin probleme”. Veshtiresite ne frymemarrje e peshtjellimet e stomakut, do ta vinin ne nje dileme te forte Iglin e deteve. Sepse ne ato dite te para, pervecse do te mallkonte veten qe i kishte hyre nje cmendurie te tille, shpesh do te mendonte edhe te kthehej mbrapsht. Tek e fundit, ai ishte zhytes dhe jo alpinist!
“Diten ishte shume vape, ndersa naten behej shume ftohte. Ne lartesi temperatura arriti edhe minus 30 grade. Ditet e para mendoja te terhiqesha, por ne fund te cdo dite ndryshoja mendje”. Dyzimi i la vendin vendimit per ta cuar deri ne fund aventuren e re. Do te fillonte te mesohej me oksigjenin e pakte dhe shpatet e pjerreta. Pastaj rruges per ne Itali, ne aeroportin e Rinasit, Igli kishte blere edhe nje flamur shqiptar, arsyeja me e forte e mbante perpara. Sepse sipas planit, do ta valeviste me te mberritur ne destinacion. Dhe me destinacion nenkuptohej lartesia 5400 metra. Nje kufi qe do ta mberrinte diten e nente te udhetimit, i cili do t’i linte vendin aventures se dyte: Zbritjes nga Tibeti dhe ngjitja ne malin Anapurna. Kesaj here me e lehte. Sepse proven e pare e kishin kaluar ne Everest.
E ndersa tregon fotot ku se bashku me mikun e tij italian mbajne flamurin shqiptar, Igli Pustina te thote kjo nuk e ka bere te ndryshoje mendje: Mes detit dhe malit, i preferuari i tij vazhdon te mbetet deti. Ate e njeh mire, e ka pare ne dite te qeta e te egersuara, te ngrohta e te ftohta, e ka gjetur plot surpriza apo monoton, e ka dashur ne te gjitha permasat. Qe ne femijerine e hershme, deti per te ka qene nje dhe i vetem. Bir i nje babai nga Tirana dhe i nje nene me origjine nga Vlora por te lindur ne Durres, ne ato fillime Igli do ta mesonte notin nga zori: Per t’u shpetuar zhytjeve te papritura te kusherirave te tij. Kohe me vone do te behej edhe notar me te rinjte e klubit Partizani, por nje gjysh i pushkatuar ne ’45 nga regjimi komunist, Abdyl Sharra (kryeinxhinieri i kantierit te tharjes se kenetes se maliqit), do te mjaftonte qe djaloshi i padiskutueshem ne arritjen e normave, te mos shpallej gjithmone kampion. Dicka apo dikush do te behej sebep te mbetej i dyti a i treti. “Por kjo nuk me shqetesonte fare. Notoja per qejfin tim”. Deri kur mbushi te 19-at. Viti 1991 do ta gjente ne Itali. U vendos ne Ravena dhe puna e pare qe do te bente ishte regjistrimi ne klubin e notit. “Aty gjeta stimulimin qe me kishte munguar ne Shqiperi. U regjistrova ne nje shkolle teknike per mesues noti dhe ne vitin 1993 mora licensen per te punuar”. Per shume vite, pervecse mesues, gjate muajve te veres bente edhe rojen e plazhit. E ndersa diten “Bayeatch-i” mbikqyrte pushuesit, ne darke e terhiqnin grupet e zhytjes. “U regjistrova ne klubin “Sub delfinus” dhe mora patenten e zhytjes deri ne nivelet sportive”, tregon Igli. Nje miqesi e vjeter me nje tjeter zhytes italian, Mauro Paci, do t’i hapte keshtu rrugen nje profesioni qe me pare as qe e kishte menduar. Te dy do te krijonin nje skuader eksploratoresh, nderkohe qe kamerat dhe aparatet fotografike te nenujit do te beheshin hobi i dyte i Iglit. Do te gjemonte pas cdo gje qe teknologjia e re prodhonte dhe harta e zhytjeve do te zgjerohej nga Kalifornia, ne Tajlande, Detin e Kuq e Maldive. Mauro gjente punet, Igli realizonte fotot ekskluzive. Nje e tille do te bente buje ne vitin 2001. Nje foto e peshkaqenit balene qe terhiqte nje njeri do te thithte vemendjen e shume mediave te huaja. Kanali italian Raitre kerkoi nje bashkepunim me te ngushte me dyshen e detrave, per dokumentare apo xhirime ekskluzive, ndersa revista “Focus” do t’u ngarkonte here pas here “detyra” per te fotografuar anije apo objekte vendndodhja e te cilave njihej. “Eshte pak a shume ndjenja qe kemi kur shohim dicka te re, pamje qe nuk perseriten e do donim t’i ndanim me te tjeret”. Nje lloj kenaqesie qe tashme eshte kthyer ne profesion. I cili keto kohe i eshte drejtuar Shqiperise. Misioni i radhes eshte eksplorimi i detrave shqiptare dhe jo pak projekte i gelojne ne koke. “Shqiperia ka boten e saj nenujore qe shqiptaret duhet ta njohin. Vertet lloje te rralle peshqish veshtire te gjesh, aq me teper qe ketu jane trembur nga dinamiti, por ama ajo ka te vecantat e saj”. Se bashku me Devin dhe Arjanin qe prej nje viti kane krijuar madje edhe nje shoqate. E kane quajtur “Blu sub” dhe megjithese punojne prej pak kohesh, kane me cfare te krenohen. Jo vetem pse gjeten dhe sollen pamjet e anijes italiane te mbytur ne gjirin e Vlores, por edhe sepse pak muaj me pare i dhuruan Muzeut te Durresit nje spirance romake, te cilen e zbuluan mu aty, ne detin Adriatik. “Kemi ne plan fotografimin e nje tjeter anijeje te mbytur ne brigjet shqiptare dhe aktualisht po punojme per kete. Nuk eshte kaq e thjeshte, sepse para se te fillojme zhytjen gjejme historikun e saj, per cfare eshte perdorur, si e ku eshte mbytur. Pastaj fillon puna”, tregon Igli.
Por a ndihet i pasur zhytesi shqiptar pas kaq punesh ne Itali? “Jo, sepse eshte nje pune qe kushton shume. Per te realizuar nje dokumentar nje ore e pese minuta nga bota nenujore e Polinezise, jane dashur rreth 400 zhytje te bera per nje muaj e gjysme nga skuadra jone prej pese vetash. Filmimet reduktohen e reduktohen, deri sa perftohet nje minutazh i shkurter me pamje qe ia vlejne. Si per fotot dhe per xhirimet, nuk eshte e thjeshte. Mund te zhytesh me dhjetera here dhe vetem nje here te shohesh ate qe kerkon: Nje pamje te rralle”. Gjithsesi sa kohe zhytja dhe kapja e fragmenteve te botes qe hapet nen dallge eshte nje pasion i vertete per Iglin, ai nuk merzitet aspak. Tani radhen e ka Shqiperia dhe Igli ndihet plotesisht i gatshem per te filluar. Me vone nuk i dihet se c’do t’i sjelle fati. Pastaj pervec punes, ne plan ka edhe familjen. Te 36-at i ka mbushur i vetem, andaj nder projektet e Iglit ben pjese edhe krijimi i nje strehe familjare. Dhe e sigurta eshte qe edhe me femijet e tij do te sillet njesoj si kusherirat e veta dikur: Do ti zhyse pa mendje per t’i “detyruar” te mesojne notin. Sepse bijte e nje eksploruesi detesh nuk mund te jene tjeter vecse notare te mire. Qe here pas here ngjisin edhe malet. Qofshin edhe majat me te larta ne bote.






