"Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Mesazh nga krrau prej Fri May 30, 2008 8:04 pm

Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)
Anglia dėbon Gėzim Hidrin, shqiptarin qė po skalit nė gurė portretin e miliarderit rus





Autoritetet britanike tė emigracionit kanė ndėrprerė nė mes krijimtarinė njė skulptori shqiptar, duke e dėbuar atė nė Shqipėri, pasi i kishte mbaruar leja e qėndrimit. Fjala ėshtė pėr artistin Gėzim Hidri, i cili kishte nisur sė ndėrtuari njė mozaik nė formė portreti tė miliarderit rus Roman Abramoviē. Tė enjten nė mesditė, ai ėshtė kapur teksa punonte me veprėn e tij. Dje nė mesditė ai ėshtė kthyer pėr nė Tiranė. Tė afėrm tė Hidrit pohuan pėr gazetėn "Shqip" se njerėzit e Abramoviēit, njeriut i cili renditet si personi i 11 mė i pasur nė botė, kanė treguar interes nė blerjen e mozaikut. Sipas tyre, nėse Gėzim Hidri do tė arrinte ta pėrfundonte atė, vlera e shitjes mund tė ishte deri nė 5 milionė paund. Kohėt e fundit media britanike po thekson se miliarderit rus po i humb dėshira pėr tė investuar nė ekipin e
Ēelsit. Pas divorcit me bashkėshorten Irina, rusi 41-vjeēar,
ėshtė duke bashkėjetuar me 27-vjeēaren Daria Zhukova, e cila njihet si njė koleksionuese veprash arti. Miq tė skulptorit shqiptar pohojnė gjithashtu se mes tij dhe sekretarėve tė Abramoviēit janė shkėmbyer disa fakse, ku nga njerėzit e oligarkut rus ky mozaik gjigand ėshtė mirėpritur. Siē shikohet nga fotot ekskluzive qė ka mundur tė sigurojė gazeta "Shqip", fytyra e miliarderit rus Roman Abramoviē ka nisur tė marrė formė pasi Hidri me mjeshtėri ka mundur tė zgjedhė gurėt e duhur, duke i prerė ata e duke formuar kėtė mozaik. Artisti shqiptar, ish- student i Edi Ramės nė Institutin e Lartė tė Arteve nė degėn Pikturė Monumentale, deri disa muaj mė parė kishte mundur tė vendoste mbi 13 mijė gurė nė kėtė mozaik. Vepra ende e papėrfunduar kishte tėrhequr kureshtjen e artistėve nga e gjithė bota qė kishin vizituar studion ku po ndėrtonte mozaikun nė lagjen "Edmonton Green" nė veri tė kryeqytetit britanik. Nė qarqet e artit britanik e nė veēanti ato tė skulpturės, shqiptari 39-vjeēar me origjinė nga Librazhdi njihet si "Slave Stone" (skllavi i gurit). Disa vite mė parė artisti shqiptar ka kryer tė gjitha punimet e mermerit nė klubin e "Polos" tė princit Charls, gjė pėr tė cilėn ka shkruar edhe revista e pėrmuajshme e skulptorėve anglezė. Qė prej disa vitesh, ai sė bashku me disa miq, kishte hapur njė pikė mermeri, ndėrsa nė
njė cep tė saj kishte ngritur njė studio plot dritė ku punonte dhe ekspozonte krijimtarinė. Mėsohet se disa muaj mė parė, Gėzim Hidri pėr herė tė parė e ka nxjerrė mozaikun nga studioja, duke e transportuar me njė furgon drejt fushės sė stėrvitjes sė ekipit Ēelsi, ku edhe e ka ekspozuar publikisht pėr herė tė parė projektin ambicioz tė quajtur "Kodi planetit". Nė njė bisedė me disa kureshtarė qė iu afruan mozaikut, Hidri deklaroi: "Mė sillni tė gjitha pikturat e Mikelanxhelos, t‘iu a kthej nė mozaik". Interesi i kėtij mozaiku i ka kapėrcyer kufijtė e Britanisė sė Madhe. Muzeu i Arteve nė Australi i ka dėrguar disa ftesa pėr tė ekspozuar punimet e tij atje. Ndėrkohė disa
biznesmenė egjiptianė i kanė ofruar shqiptarit tė nėnshkruajė kontrata tė majme pėr tė realizuar mozaikė nė shtėpitė e tyre. Me punėn e palodhur nė gdhendjen e gurit e nė veēanti, krijimin e mozaikėve, Hidri do tė linte me gojė hapur punėdhėnėsit grekė kur shkoi nė vendin helen si emigrant. Brenda tij jetonte arti, tė cilin gjatė viteve kur mbaroi shkollimin nė Tiranė nuk mundi ta shprehte. Talenti i Hidrit do tė shpalosej nė disa ekspozita nė Kostur tė Greqisė. Atje ai nisi edhe t‘u japė leksione nė skulpturė studentėve grekė apo atyre anglezė qė
vitin nga universitete tė kėtij vendi. Nė Greqi, ksenofobėt grekė do ta vinin nė shėnjestėr, duke linēuar punėn e shqiptarit. Ata brenda njė nate arritėn t‘i vjedhin 21 punime skulpture vetėm e vetėm se ato ishin prodhuar nga dora njė shqiptari. Kjo ndodhi nuk e dekurajoi artistin librazhdas. Sė bashku me bashkėshorten dhe dy vajzat Anxhela dhe Armenisa, do tė nisnin njė emigrim tė ri tashmė drejt "eldorados shqiptare". Hidri erdhi nė Angli me njė qėllim tė vetėm: Tė ishte i lirė dhe tė bėnte art i pa trazuar nga ksenofobėt, siē i kishte ndodhur nė Greqi. Por edhe nė kėtė vend ai nuk mundi tė ishte i lirė nė lėvizje. Shumė shpejt do t‘i refuzohej e drejta e qėndrimit. Njė mėngjes tė vitit 2006, oficerėt e emigracionit do ta prangosnin nė sytė e vajzave, duke i dėbuar familjarisht. Por ai nuk heq dorė nga aventura angleze pėr tė pėrmbushur njė dėshirė tė vetme: T‘u tregonte atyre qė e dėbuan se nuk mund t‘ia varrosnin talentin. Pėrgjigja mė e
mirė sipas tij ishte ndėrtimi kėtij mozaiku me njėrin prej njerėzve jo vetėm mė tė pasur tė botės, por edhe tė njė njeriu qė pasioni i tij mė i ri ėshtė koleksionimi veprave tė artit. Nuk dihet ende si ai do tė mund t‘ia arrijė qėllimit final, pėrfundimit tė mozaikut mė 8 tetor 2008, datė tė cilėn do t‘i bėnte njė telefonatė sekretares sė Abramoviēit duke i thėnė: "Mozaiku ėshtė gati. Ejani ta merrni". Dėbimi nga Anglia i
artistit Gėzim Hidri ndodh disa muaj mė pas, nga koha kur gjykatat
britanike kanė refuzuar ekstradimin nė Shqipėri tė tė akuzuarit pėr
vrasjen e Frrok Koēekut e pėr plagosjen e Pjetėr Lekė Stakaj. Duket se autoritetet vendase tė emigracionit e kanė mė tė lehtė dėbimin e shqiptarėve qė punojnė nė Britani ndershmėrisht, se sa tė atyre
problematikė dhe qė kėrkohen nga drejtėsia shqiptare. Madje nė disa raste, nga proceset gjyqėsore tė ekstradimit ėshtė zbuluar se shqiptarėve tė kėrkuar nga Interpoli si Afrim Sinani, Arsim Murtati apo Armand Bogdani, Ministria e Brendshme vendase (Home Office) u ka dhėnė nėnshtetėsinė britanike.

krrau
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 53
Anėtarėsuar : 18 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Mesazh nga krrau prej Fri May 30, 2008 8:58 pm

Interesant. Me sa d,i shume vende dhe mendoj se edhe Anglia, personave qe kane merita te veēanta i pajis me dokumente bazuar ne nje status te veēante. Siē ndodhi p.sh me futbollistin Rraklli te cilit (ne sgaboj) vete presidenti Shirak i dorezoi pasaporten franceze. Gezim Hidri paska dhene kontribut edhe ne Angli, dhe e meriton lejen e qendrimit, por ketu me duket se eshte ēeshtje xhelozie. Mire kur ka perfunduar me kaq se mund te perfundonte edhe me keq. Te pakten eshte kthyer shendosh e mire ne shtepi.

krrau
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 53
Anėtarėsuar : 18 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Mesazh nga Teuta prej Sat May 31, 2008 11:47 am

Kjo eshte e vertete, por tek rasti i Gezim Hidrit besoj se luan diēka tjeter.
Disa vite mė parė artisti shqiptar ka kryer tė gjitha punimet e mermerit nė klubin e "Polos" tė princit Charls, gjė pėr tė cilėn ka shkruar edhe revista e pėrmuajshme e skulptorėve anglezė.
Kaq mjaftonte qe Hidri te pajisej me nje leje qendrimi pa afat ose qendrim te perhershem. Eshte jashte ēdo lloj llogjike te mendosh se Anglise i mungojne hapsirat ligjore per ti shtyre ketij artisti te madh lejen e qendrimit, keshtuqe eshte e pamundur te mos besosh se diēka tjeter qendron prapa ketij qendrimi te Anglise ndaj Hidrit, qe nuk eshte ēudi nese ka te beje pikerisht me punen qe ai ka ne dore.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Mesazh nga shqiptar e bir shqiptari prej Sat May 31, 2008 11:54 am

Per mua kushdo qe te fshihet pas kesaj pune, shteti apo individi, ky mbetet nje sjellje barbare qe na kujton kohen kur Hitleri digjte veprat e autoreve me te medhenj.

shqiptar e bir shqiptari
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 87
Anėtarėsuar : 13 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Mesazh nga ILIRI prej Sat May 31, 2008 6:53 pm

Ajo qe kuptoj eshte se largimi i tij nga Anglia, duke u bazuar ne cilesite e tij, nuk eshte i rastit.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Mesazh nga petriti prej Sun Jun 01, 2008 9:54 am

Besoj se ne kete rast i ashtequajturi "mabarim i afatit te qendrimit ne Angli" eshte thjesht nje alibi qe autoritetet angleze kane perdorur per te justifikuar largimin e Gezim Hidrit. Ne vetvete kjo eshte nje goditje qe i behet ketij artisti emigrant dhe punes se tij.

petriti
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 349
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Mesazh nga Bora prej Sun Jun 01, 2008 4:16 pm

Cili eshte qendrimi i ambasades angleze ne Tirane per kete rast, se sa per ambasaden shqiptare edime se shteti shqiptar i ka braktisur me koh qytetaret e vet.

Bora
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 116
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Atentat" nė kufijtė e artit (ose varianti anglez i Kledi Kadiut)

Mesazh nga Bora prej Sun Jun 01, 2008 4:25 pm

Vetem 2 vjet me pare Gezim Hidri punonte ne oborrin mbreteror anglez.
“KANIBALI” SHQIPTAR qė ngjan me MIKELANXHELON
Besim Dybeli
Gazeta Shqip-Tirane19-10-2006,

Njė emigrant shqiptar, falė aftėsive tė tij, ka mundur tė "hyjė" nė oborrin mbretėror anglez. Qė prej dy vjetėsh, ai vazhdon tė realizojė skulptura me fame botėrore nė oborrin e princit Ēarls, ku faqe tė tėra interneti janė tė mbushura mė punimet e tij. Shok i ngushtė me Edi Ramėn dhe mė I besuari i kėtij tė fundit, ngaqė
punonte nė studion e tij, do tė largohej nga Shqipėria qė nė vitin 1990, nė rastin e dyndjes sė shumė shqiptarėve nė ambasadat e huaja nė Tiranė. Emigranti qė ka bėrė aq bujė nė shtetin grek dhe atė anglez, ėshtė Gėzim Hidri, nga fshati Dorėz, 5 kilometra nė veri tė qytetit tė Librazhdit. Do tė mbaronte Akademinė e Arteve nė Tiranė, por nuk mundit t'i shfaqte pikturat e tij nė kryeqytet, pasi performanca dhe mesazhi ideor qė pėrcillnin aty, binte ndesh pėr propagandėn komuniste para viteve '90. Madje, pėr kėtė shkak u largua nga vendi dhe shumė vonė do tė merrte vesh se
shtėpia e tij nė fshat do tė kthehej pėrmbys nga agjentė tė sigurimit shqiptar. Rruga drejt artit i dha sukseset e para nė Kostur tė Greqisė. Studentėt e tij, nė njė universitet privat tė kėtij qyteti, do tė dilnin konkurrues dhe fitues nė shumė universitete analoge tė Greqisė, por fama e tij do tė "shuhej" brenda njė nate. Ksenofobėt grekė, do t'i zhduknin rreth 21 punime nė sculpture pėr Bashkinė e Kosturit, vetėm se ishte artist shqiptar. Pas kėsaj, u detyrua tė emigrojė ilegalisht, bashkė mė gruan e tij dhe dy vajzat, Anxhela dhe Artemisa, drejt Anglisė. Paraqitja nė njė panair skulpture dhe suksesi i veprės "Koka e kalit" e gdhendur nė mermer ku ravijėzoheshin 26 detajet si mesazhe tė kafshės mė tė zgjuar dhe mė besnike, i siguruan ftesėn nga princi Ēarls. Qė nga viti 2000, punon nė oborrin e tij, megjithėse klandestin. Mėsohet tė ketė punuar 72 statuja mermeri qė kanė shėrbyer pėr simbole tė ēmimit "Oskar" dhe tashmė thėrritet nga kolegėt anglezė si "skllavi i gurit". "E ruaj miqėsinė me Edi Ramėn, - ka pohuar ai, - pasi, kur studioja nė Shqipėri, vetėm ai m'i besonte celesta e studios sė tij, ku unė punoja pa i nxjerrė nė publik pikturat e mia". Deklarata e tij e fundit, i ka hapur debate kontradiktore me shumė artistė tė Anglisė. "Mikelanxhelo
ėshtė dhe mbetet me orgjinė shqiptare", ka pohuar, skulptori nga Librazhdi, por pakkush e ka besuar, ndėrsa njė pjesė kanė filluar ta etiketojnė nė shtyp si "kanibal" shqiptar. Sidoqoftė, adresa e tij nė internet, mbetet nga mė tė klikuarat, jo vetėm pėr tė pare punimet e tij nė skulpturė, por edhe pėr tė dhėnė porosi blerjeje.
Deklarata e tij e fundit, i ka hapur debate kontradiktore me shumė artistė tė Anglisė. "Mikelanxhelo ėshtė dhe mbetet me orgjinė shqiptare", ka pohuar skulptori nga Librazhdi, por pakkush e ka besuar, ndėrsa njė pjesė kanė filluar ta etiketojnė nė shtyp si "kanibal" shqiptar mia". Deklarata e tij e fundit, i ka hapur debate kontradiktore me shumė artistė tė Anglisė. "Mikelanxhelo ėshtė dhe mbetet me orgjinė shqiptare", ka pohuar, skulptori nga Librazhdi, por pakkush e ka besuar, ndėrsa njė pjesė kanė filluar ta etiketojnė nė shtyp si "kanibal" shqiptar. Sidoqoftė, adresa e
tij nė internet, mbetet nga mė tė klikuarat, jo vetėm pėr tė pare punimet e tij nė skulpturė, por edhe pėr tė dhėnė porosi blerjeje.

Bora
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 116
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi