“Baresha” e Elina Dunit pushton Evropėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Baresha” e Elina Dunit pushton Evropėn

Mesazh nga ILIRI prej Thu Jul 10, 2008 8:38 am

“Baresha” e Elina Dunit pushton Evropėn
Surpriza mė e bukur e shekullit tė XXI, nė Zvicėr. Kėshtu e kanė quajtur ekspertėt e xhazit kėngėtaren e re shqiptare Elina Duni.

Ajo me zėrin e saj, po zė gjithnjė e mė shumė vend nė skenėn evropiane tė xhazit. Festivali i xhazit nė Eberswalde, pranė Berlinit: Vajza nė skenė ėshtė shtatvogėl dhe flokėgjatė me rroba qė nuk bien nė sy, thjesht tė zeza dhe me ēorape tė pėrveshura. Kur mbaron njė kėngė ngre shishen e plastikes nga toka dhe pi ujė. Kjo modesti irriton kur ke parasysh qė vetėm disa muaj mė parė, nė festivalin e Lozanės “jazz onze plus”, kjo 28-vjeēare me zėrin e formuar u quajt “surpriza mė e bukur muzikore e shekullit tė XXI-tė nė Zvicėr”. Emri i saj ėshtė Elina Duni, studente e xhazit nė Bernė, e cila ka tashmė njė vit qė ėshtė nė krye tė kuartetit me tė njėjtin emėr, po pushton klubet e xhazit nė Evropė: Sllovaki, Zvicėr, Belgjikė, Gjermani. Nė repertor janė edhe shumė kėngė ballkanike tė pėrpunuara nė xhaz. Nė procesin e pėrpunimit Elina Duni kujdeset qė kėngėt tė mos e humbin thelbin fillestar dhe t’u qėndrojė sa mė larg stereotipave. Nė njė intervistė pėr “Deutsche Welle”-n ajo bėn dallimin me pėrpunimet e tjera tė muzikės popullore: “Sot nė Shqipėri bėhen shumė kėngė folklorike, por janė mė shumė kėngė pėr aheng, pėr tė kėrcyer, dhe janė kėngė me tone elektronike, shumica e tė cilave nuk mė pėlqejnė, mė duket sikur diēka ka humbur. Ndėrsa muzika ime ėshtė akustike dhe e ruan esencėn e muzikės popullore”.
Fėmijėria nė komunizėm
Kontaktin e parė me muzikėn Elina Duni e mori qysh nė Tiranė, ku qė nė moshėn pesėvjeēare do tė kėndonte nėpėr festivalet pėr fėmijė dhe do tė mėsonte pianon. Nga njėra anė prejardhja artistike, e ėma, Besa Myftiu, shkrimtare dhe dramaturge, i ati Spiro Duni, regjisor teatri, nga ana tjetėr vetė Shqipėria e viteve 80-tė, e cila ishte plot dinamikė dhe transformim, bėnė qė fėmijėria nė kujtimet e Elinės tė jetė njė nga epokat mė tė bukura tė jetės sė saj: “Tė ishe fėmijė nė regjimin komunist nuk ishte fare keq”, thotė ajo, pastaj duke qeshur korrigjon: “Si fėmijė po them. Sepse kishe gjithė rrugėn ku mund tė luaje, shkoje hipje nė pemė, ka qenė gjithė ajo lagje e vjetėr nė Tiranė tek rruga “Siri Kodra”, tani vetėm shtėpia ime dhe dy tre shtėpi tė tjera kanė ngelur, janė bėrė pallate. Ishte njė kohė e artė pėr mua. Ishte njė lloj lirie dhe kishte shumė solidaritet midis njerėzve. Sepse mbaj mend qė kur kishim ne televizor, vinte gjithė lagja e shihte, ose merrte nė telefon, ose edhe kur ishte frigoriferi, kur tė gjithė komshinjtė vinin dhe linin mishin aty. Kėto janė anekdota, por kėto tregojnė, gjithashtu qė kishte njė solidaritet midis njerėzve.” Pikėrisht ajo Shqipėri e asaj kohe i mungon mė sė shumti nė Zvicėr, ku jeton me tė ėmėn qė nga mosha 11-vjeēare. Kėtė mall dhe gėzim nė tė njėjtėn kohė e ndjen edhe nė zėrin e saj, kur kėndon kėngė ballkanike. Elina shpjegon, se me muzikėn qė kėndon ka dashur t’i lidhė dy botėt e saj: Atė tė prejardhjes, Shqipėrinė dhe atė ku ėshtė rritur dhe ka marrė gjithė kulturėn dhe edukimin, Zvicrėn. “Lidhja mes kėtyre dy botėve ishte e vetmja mėnyrė pėr tė pasur unitet me vetveten. Xhazi pėr mua ishte Zvicra, ishte kultura evropiane, ndėrsa Shqipėria ishte fėmijėria ime, qė ka qenė periudha mė e bukur e jetės sime. Duke i bashkuar kėto dy botė unė kisha mundėsi ta gjeja vetveten.”
Kthim tek rrėnjėt
“Baresha” nuk ėshtė kthimi i parė i Dunit nė Ballkan. Nė vitin 2004 ajo pat bashkėpunuar me grupin alternativ nga Prishtina “Retrovizorja” prej nga kishte dalė edhe CD-ja “Lakuriq”, ndėrsa nė vitin 2002 pat nxjerrė njė CD tė prodhuar nė Tiranė mbas njė serie koncertesh me pianistin Gentian Rushi. Por muzika e atėhershme ishte xhaz klasik dhe nuk kishte motive ballkanike. Me xhazin ajo thotė se ra nė dashuri qė kur studionte piano klasike nė Kolegjin Sysyr (Collčge de Saussure) nė Gjenevė, ku zbuloi Majls Dajvisin (Miles Davis). Ishte shoku i vet, Colin Vallon, me tė cilin u njoh nė vitin 2004 nė Shkollėn e Lartė tė Artit nė Bernė, ai qė do ta inkurajonte pėr tė pėrpunuar kėngė shqiptare: “Ne filluam si duet dhe ajo donte tė luante mė shumė xhaz, por unė i sugjerova qė tė kėndonte kėngė shqiptare. Ajo ishte shumė e gatshme, sepse unė mendoj, se kur e ke njė kulturė interesante dhe shumė tė gjallė nė dispozicion, ėshtė shumė mirė ta lidhėsh me xhazin”. Por Elina, e cila flet rrjedhshėm pesė gjuhė evropiane, nuk preferon ta ndajė muzikėn shqiptare nga ajo ballkanike: “Nė pėrgjithėsi nuk desha tė hyja nė njė lojė nacionaliste duke kėnduar vetėm kėngė shqiptare. Mua mė prek gjithė muzika e Ballkanit dhe dua qė kjo tė na bashkojė ashtu si edhe gjithė fjalėt turke”. Nė CD-nė Baresha ajo bėn njė turne akustik nėpėr “rrėpirat e Ballkanit”, pėrveē kėngėve shqiptare, si “Qiparisi”, “Baresha”, “Lulja”, ajo kėndon edhe kėngė greke, bullgare. Me motive ballkanike ėshtė edhe punimi pėrmbyllės i diplomės sė Akademisė sė Arteve nė Bernė, tė cilin Elina ėshtė duke e kompozuar nė kėtė periudhė. Janė pjesėt kryesore nga legjenda e “Konstandinit dhe Doruntinės”, tė cilat ajo tani do t’i kthejė nė tinguj. Nė vjeshtė tė kėtij viti, Duni shpreson ta pėrfundojė shkollėn dhe tė prezantojė punimin, por deri atėherė do t’i duhet ta ndėrpresė herė pas here pėrqendrimin pėr t’u sjellė evropianėve me zėrin e saj magjik, pak nga shpirti ballkanik qė ka marrė qė nė fėmijėri.
(Marrė nga DW)

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi