SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Fri Jun 13, 2008 8:00 pm

SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

nga Olsi Jazexhi

Data 12 Maj 2005 ishte njė ditė e shėnuar pėr historinė e
botės arabe. Ajo ishte njė ditė e veēantė, pasi nė kėtė
ditė 200 vjet mė parė, popujt e Lindjes sė Mesme u vunė nėn
udhėheqjen e njė shqiptari tė madh, i cili, siē edhe
politologu amerikan Samuel Hantigton, pėrkujton nė librin e
tij, ?Pėrleshja e Qytetėrimeve?, ishte ai stateg i botės
islame qė e futi atė nė rrugėn e modernizimit. Megjithatė,
ky shqiptar i madh, tė cilit Revista e famshme egjiptian
Al-Ahram Weekly do ti dedikonte numrin e saj tė javės sė
dytė tė majit, nė Shqipėri, do tė injorohej totalisht nga
derdimenėt dhe jo-shqiptarėt qė komandojnė sot Akademinė e
Shkencave tė Shqipėrisė dhe shtetin shqiptar. Edhe ambasada
egjiptiane nė Tiranė, e cila siē duket ėshtė ndikuar nga
anti-shqiptarizmi i regjimit tė sotėm, nuk do tė kujtohej
tė pėrkujtojė kėtė njeri qė do tė ndryshonte historinė e
Lindjes sė Mesme dhe vetė Egjiptit. Shqiptarin mė tė
famshėm tė Egjiptit nuk do ta kujtonte as edhe ndonjė
organizėm tjetėr nė vendin tonė, qė pretendon tė ketė
lidhje me Islamin dhe botė islame. Megjithatė, pėr tė qėnė
besnik ndaj historisė, Revista Impakt ka vendosur tė thyej
heshtjen, dhe shkrimin kryesor tė kėtij numri i?a dedikon
shqiptarit mė tė famshėm tė historisė sė Lindjes sė Mesme;
Muhamed Ali Pashės.

* * *

Muhamed Aliu apo Mehmet Aliu, siē ai njihej nė Perandorinė
Osmane ishte njė shqiptar i lindur nė vitin 1182 pas
Hixhretit apo 1769 sipas kohės sė re, nė pjesėn evropjane
tė Perandorisė Osmane. Nė kėtė vit nė Evropė do tė lindte
edhe njė strateg tjetėr i cili do t?i jepte fytyrė tė re
Evropės dhe fuste atė nė kohėt moderne. Ai ishte Napoleon
Bonaparti. Si Bonaparti nė Perėndim, edhe Mehmet Aliu nė
Lindje, do t?i jepnin botėve tė tyre ēelėsin e ndryshimeve
tė mėdha dhe progresit nė fushat ushtarake, ekonomike dhe
politike. Mehmet Ali Pasha apo Haxhi Muhamedi, siē ai
njihej pas vizitės qė kreu nė qytetet e Shenjta tė Mekės
dhe Medinės, ėshtė njė nga njerėzit mė tė spikatur qė
historia shqiptare e shekullit tė 19-tė ka prodhuar. Ai u
lind nė qytezėn e Kavallės, qė nė atė kohė ishte njė port i
vogėl i Rumelisė, apo pjesės evropjane tė perandorisė.
Kavalla shtrihej rreth nėntėdhjetė milje nė Lindje tė
Selanikut dhe shquhej pėr cilėsinė e lartė tė duhanit qė
toka e kėtij vendi prodhonte. Babai i Mehmet Aliut ishte
bimbashi i Kavallės qė kishte emigruar nė kėtė qytet, nga
fshati i bukur i Korēės, Zėmblaku, disa vite pėrpara
lindjes sė tė birit. Por ai do tė vdiste ndėrsa i biri
ishte ende i ri, dhe pėr kėtė arsye ēorbaxhiu apo bashkiaku
i Kavallės do t?a mbante pranė, dhe kujdesej pėr tė birin e
korēarit tė vdekur si pėr djalin e tij.
Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte ende i ri dhe nėn kujdesin e
ēorbaxhiut, nė disa fshatra pėrreth Kavallės disa grekėr
kishin nisur tė rebelohen ndaj eprorėve tė tyre shqiptarė
dhe refuzojnė tė paguajnė taksat. Ndėrsa ēorbaxhiu ishte i
pavendosur sesi tė sillej me rajatė grekė, Mehmet Aliu, nė
krye tė njė bataljoni shqiptarėsh do tė vinte nėn kontroll
fshatrat rebele tė zonės, tė cilat pas kėsaj do t?i
bindeshin guvernatorit tė tyre nė Kavallė dhe paguajnė
taksat nė mėnyrė tė rregullt. Suksesi i Mehmet Aliut e
mahniti ēorbaxhiun, i cili e emėroi djaloshin Bylyk Be, apo
komandant tė policisė sė qytetit. Gjatė kėsaj kohe Mehmet
Aliu do tė martohej me njė vejushė tė bukur nga Kavalla me
tė cilėn do tė lindte tre djem, Ibrahimin, Tosunin dhe
Ismailin. Pas martesės, ai do tė merrej me tregtinė e
duhanit e cila ishte mė fitimprurėsja nė kėtė kohė nė
Rumeli. Megjithatė, nw kohėn nė fjalė, pjesa afrikano ?
veriore e perandorisė, apo mė saktė Egjipti do tė pushtohej
nga francezėt tė cilėt me Bonapartin nė krye do tė mundnin
mamlukėt e Egjiptit nė betejėn e piramidave dhe mė pas,
pushtojnė Kajron. Pėr kėtė arsye, nė vitin 1800 Porta e
Lartė nė bashkėpunim me Britaninė e Madhe do tė deklaronte
xhihad kundėr francezėve dhe nisw luftėn pėr tė ēliruar
Egjiptin. Apelit tė sulltanit pėr luftė nė frontin
egjiptian, do t?i pėrgjigjeshin tė gjithė muslimanėt
besnikė tė perandorisė. Nė kontigjentin e 300 trupave
vullnetare qė do tė niseshin nga Kavalla pėr kėtė punė, do
tė ishte edhe Mehmet Aliu. Detyra e tij nė bataljonin
shqiptar ishte tė shėrbejė si zėvendės komandant i trupės,
pas Ali Agait, djalit tė ēorbaxhiut tė Kavallės. Por meqė
Ali Agai do tė mėrzitej shpejt nė luftė dhe kthehej nė
Kavallė, postin e tij do ta zinte Mehmeti i cili do tė
emėrohej bimbash nė ushtrinė e kryevezirit. Nė luftimet qė
trupat osmano - shqiptare do tė kryenin kundėr francezėve,
Mehmeti i ri do tė shquhej si njė nga strategėt mė tė mirė
dhe efikas tė palės osmane.


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Fri Jun 13, 2008 8:06 pm, edituar 1 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Fri Jun 13, 2008 8:00 pm

PROBLEME ME MAMLUKĖT
Beteja e trupave tė bashkuara osmane dhe britanike do tė
ēonte pushtimin francez tė Egjiptit drejt kolapsit shumė
shpejt. Megjithatė, mundja dhe tėrheqja e francezėve nga
Egjiptit ishte vetėm njė pjesė e luftės pėr tė vėnė nėn
kontroll vendin. Problemi kryesor qė Egjipti do tė haste
pas largimit tė francezėve ishte se kush do ta kontrollonte
atė. Ndėrsa Stambolli kėrkonte tė emėronte njerėzit e tij,
forcat brenda vendit dhe intrigat britanike kėrkonin tė
instalojnė njerėzit e tyre pėr tė qeverisur vendin e madh
arab. Nė pėrplasjet e shumta qė ndodhėn nė Egjiptin e
pasluftės, ish-bimbashi osman, Mehmet Aliu do tė shfaqej si
njė nga lojtarėt mė tė aftė tė betejės pėr pushtet dhe
pozitė. Duke patur qė nė 1803-shin, nėn komandė bataljonin
e shqiptarėve, Mehmetit do t?i duhej tė pėrballej me fuqinė
e bejlerėve vendas tė njohur si mamlukė qė udhėhiqeshin nga
dy fraksione, njėri i drejtuar nga Osman Bej Bardisi dhe
tjetri nga Muhamed Bej al-Alfī. Kundėr bejlerėve egjiptian,
fronin e Egjiptit nga ana osmane e pretendonin dy rivalė tė
fuqishėm osmanė. I pari dhe mė i rrezikshmi ishte njė turk
i quajtur Husrev Pasha, dhe pas tij vinte njė komandant
shqiptar, i quajtur Tāhir Pasha. Etja pėr pushtet do ta
kthente Egjiptin e viteve 1803 ? 1805 nė njė zonė tė
vėshtirė pėr tė jetuar. Kėtu duhet pėrmendur qė nė krahun e
osmanėve, forca mė e vėshtirė pėr tu vėnė nėn kontroll
ishin shqiptarėt. Rebelimi i tyre nė prill tė vitit 1803 nė
Kajro, kur tė fundit do tė kėrkonin rrogat e vonuara nga
valiu turk, do tė detyronte Husrev Pashėn tė arratiset pėr
nė Damieta. Pushteti i lėnė bosh nga Husrevi do tė merrej
nga Tāhiri, i cili lidhi aleancė mė mamlukėt e Egjiptit tė
Sipėrm pėr tė mos lejuar Husrevin tė kthehet mė nė Kajro.
Megjithatė, Tahiri do tė vritej pas disa kohėsh, dhe
komandėn e trupės shqiptaro ? turke do ta merrte Mehmet
Aliu. Detyra e parė qė vihej pėrpara Mehmetit pas marrjes
sė komandės sė trupave shqiptare nė Egjipt ishte vėnia e
rendit nė vend dhe mundja e Husrev Pashės nė Damieta qė
pretendonte tė shpallej vali i Egjiptit. Por pėrveē tė
parit Mehmetit do t?i duhej tė shtypte edhe pretendentėt e
tjerė pėr fronin e Egjiptit, siē ishin mamlukėt Muhamed
al-Alfī dhe Osman Bej Bardisi. Duke pėrdorur aftėsitė e
trupės shqiptare dhe influencėn e popullatės sė Kajros, e
cila nė pashain shqiptar shihte dorėn e hekurt qė mund tė
sillte paqe nė vend, ai do tė mundte kundėrshtarėt e tij
njėri pas tjetrit. Pas shtypjes sė tyre, lufta civile nė
Egjipt do tė vinte drejt fundit. Pėr t?i dhėnė fund asaj,
do tė kontriubonin shumė edhe hoxhallarėt e lartė tė
Universitetit tė Azharit, tė cilėt 14 Mars 1805, i kėrkuan
sulltanit tė zgjedhė Mehmet Aliun vali tė Egjiptit. Fermani
konfirmues nga Stambolli pėr kėrkesėn egjiptiane do tė
vinte mė 12 Maj 2005, njė ditė tė djelė nė mėngjes, kur
sheikėt e Kajros, me ēallma dhe mjekra, tė mbledhur nė
Portėn e Kadiut tė qytetit do tė deklaronin Mehmet Aliun,
guvernator tė Egjiptit dhe lusin Allahun tė sjellė
prosperitet dhe mirėsi nė vend.
Emėrimi i Mehmetit nė fronin e Egjiptit nuk do tė mjaftonte
pėr tė qetėsuar vendin. Nė vitin 1807 vendi do tė sulmohet
nga britanikėt tė cilėt do tė pezmatohen nga vendosja e
rendit nė Egjipt. Megjithatė ata do tė thyhen nga armata
egjiptiane nė Rozeta dhe mė pas detyrohen tė braktisin
Aleksandrinė. Por britanikėt nuk ishin tė vetmit qė do tė
mėrziten me fitoret e Mehmetit. Cmirė mbi pushtetin e
valiut shqiptar do tė kishte edhe nė Stamboll. Husrev
Pasha, qė kishte parė karrierėn e tij tė shkatėrrohet nga
shqiptarėt nė Egjipt, e cyste sulltanin tė shihte nėpunėsin
e tij nė Egjipt jo mė si vartės por si njė kundėrshtar.
Pėrveē kėsaj, bejlerėt mamlukė qė Mehmeti kishte shtypur mė
parė, tashmė tė rigrupuar rreth Elfi Beut dhe duke patur
mbėshtetjen e britanikėve, kishin nisur tė rebelohen kundėr
valiut tė Kajros. Pėr t?u pėrballur njėherė e mirė me
rrezikun mamluk, nė 1 Mars 1811, Mehmet Aliu i cili edhe
pse nuk kishte lexuar kurrė Makiavelin, do tė bėnte njė
veprim qė vetėm tė fundit mund t?i shkontė ndėrmend.
Pasi nė Arabinė Saudite tė kėsaj kohe, sauditėt kishin
pushtuar Qytetet e Shenjta dhe ndalonin haxhijtė tė kryejnė
Haxhin, Mehmeti si vali i Egjiptit qė ishte, kishte pėr
detyrė tė kujdesej pėr rendin dhe qetėsinė nė Qytetet e
Shenjta. Me lejen dhe urdhėrin e sulltanit, ai kishte
vendosur tė dėrgoj djalin e tij, Tosun Pashėn pėr tė
ēliruar dhe vendosur rregull nė Tokėn e Shenjtė. Pėr tė
pėrshėndetur dėrgimin e ekspeditės kundėr rebelėve, Pashai,
do tė ftonte nė Kėshtjellėn e Kajros pjesėn mė tė mirė tė
parisė mamluke. Rreth katėrqind vetė do tė priteshin me
ceremoni madhėshtore nga kujdestari i Xhamive tė Shenjta.
Por pasi paria tė hyjė nė Kėshtjellėn e Qytetit, nė tė
cilėn ishin sarajet e Pashait dhe njėherė e njė kohė ishte
strehuar vetė Salahudin al-Ejubi, do tė ndodhte njė nga
masakrat mė tė papara tė historisė sė Lindjes sė Mesme.
Trupat shqiptare nėn udhėheqjen e Tosun Pashės, do tė
rrethonin kėshtjellėn dhe masakrojnė brenda mureve tė saj
tė gjithė bejlerėt e pabindur mamlukė, nė tė njėjtėn mėnyrė
siē do tė bėnte edhe Ali Pasha disa vite mė vonė me
kardhiqiotėt nė Toskėri. Nga masakra e Mehmetit do tė
shpėtonte vetėm njė be i vetėm i cili pas kėsaj do tė
mbushte me panik tė gjithė Egjiptin, pėr atė qė kishte
parė...
Zgjidhja e ēėshtjes mamluke do tė ndiqej nga Mehmet Aliu
edhe me njė hap tjetėr tė rėndėsishėm drejt konsolidimit tė
shtetit egjiptian. Pasi deri nė kėtė moment Mehmeti ishte
mbėshtetur nė forcėn e ushtarėve shqiptarė, tė cilėt, jo
vetėm qė ishin tė pakėt nė numėr, por shpesh edhe shumė
tekanjoz, pas shkatėrrimit tė mamlukėve ai nisi themelimin
e ushtrisė sė rregullt egjiptiane. Pėr kėtė arsye nė vitin
1814 ai nisi tė ndėrtoj ushtrinė e parė moderne tė Botės
Islame, e cila nuk do tė ngrihej mė sipas stilit tė vjetėr
tė ushtrisė osmane, por sipas skemave moderne tė ushtrive
evropjane. Kjo forcė e re do tė quhej Nidham-i Xhedid apo
Sistemi i Ri ushtarak. Ajo do tė drejtohej, strukturohej
dhe stėrvitej nga njė kolonel francez i pashait, i quajtur
Sčves, tė cilin Mehmeti do ta bindė tė kthehet nė musliman.
Pas pranimit tė fesė shqiptare, Sevesi do tė emėrohet
Sulejman Pasha. Nė ushtrinė e re, pashai fillimisht do tė
rekrutonte skllevėr sudanezė, tė cilėt do t?i zėvendėsonte
mė pas me fshatarė egjiptianė, tė njohur si fallāhīnė.


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Fri Jun 13, 2008 8:09 pm, edituar 3 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Fri Jun 13, 2008 8:00 pm

NĖNSHTRIMI I SAUDITĖVE
Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte bėrė sundues i Egjiptit, nė
Arabinė e sotme Saudite, qė nė atė botė ishte pjesė e
Kalifatit Osman, familja e Saudėve, e inspiruar nga mėsimet
e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kėrkonte
reformimin e fesė islame dhe kthimin nė traditėn e sahabėve
tė hershėm tė Islamit, kishte nisur tė krijojė shtetin
saudit, sipas traditės selefiste. Megjithatė, krijimi i
kėtij shteti nėnkuptonte copėtimin e kalifatit osman i cili
trashėgohej nga dera e osmanėve qė nga viti 1517, kur
sulltan Selimi I kishte marrė pushtetin shpirtėror tė
kalifatit nga kalifi abasid i Kajros. Edhe pse mėsimet
teuhidike saudite kėrkonin pastrimin e fesė nga bidatet dhe
kthimin nė Islamin e pastėr tė kohės sė Profetit, ndalimi i
haxhinjėve nga kryerja e Haxhit dhe pėr mė tepėr forma
militante e Shtetit tė Parė Saudit pėrbėnte njė kėrcėnim
pėr Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan nė
Stamboll. Sipas besimit tė shumicės sė besimtarėve
muslimanė nė kėtė kohė, kalifi osman ishte njė pasardhės i
kalifėve tė hershėm tė Islamit, tė cilėt amanetin e
Kalifatit e trashėgonin qė nga koha profetit Muhamed
nėpėrmjet katėr kalifėve tė drejtė, amanet qė mė pas e
kishin marrė umajadėt, dhe mė pas abasidėt deri tė osmanėt.
Duke e konsideruar rebelimin saudit kundėr normave tė
sheriatit, shejhulislami dhe shejhėt e Azharit nxorrėn
fetva qė Shteti Saudit tė vihet nėn kontroll dhe forma e
dhunshme e luftės sė tyre tė ndalohej. Pėr kėtė arsye,
Mehmet Aliu do tė dėrgonte djalin e tij, Tosun Pashėn nė
Qytetet e Shenjta pėr t?ia kthyer ato fisit tė kurejshėve
dhe kujdestarit tė tyre, sulltanit, dhe larguar nga to
pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve tė Mehmet Aliut do
tė pėrfundonin me sukses kur nė 1818 forcat shqiptaro ?
egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe
burgosėn Abdullah ibn Saudin. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha
pushtoi edhe pjesėt e tjera tė Nexhdit dhe Hixhazit (1818 ?
1820). Ndėrsa Abdullah ibn Saudi qė ishte kapur i gjallė,
do tė dėrgohej nė Stamboll, pranė sulltanit. Edhe pse
Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do tė kėrkonin faljen e tij,
sulltani do ta dėnonte me vdekje Abdullahin nė sheshin e
Gjylhanes nė Stamboll. Pėrveē fitoreve nė beteja, Ibrahimi
morri nga sauditėt edhe njė nga kopjet mė tė vjetra tė
Kuranit tė Shenjtė qė datonte qė nga koha e kalifit tė
tretė tė Islamit, Osmanit. Kjo kopje do tė ruhet deri nė
ditėt e sotme nė Top Kapė Sarajet nė Stamboll.
Pas nėnshtrimit tė sauditėve, Mehmet Aliu vazhdoi tė fuste
nėn sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe
provincat afrikane tė Nubisė, Sanarit dhe Kordofanit, qė
pas kėsaj do tė njihen si Sudan. Pėr tė nėnshtruar ato, ai
dėrgoi njė ekspeditė ushtarake prej 4000 vetėsh nė vitin
1820, qė komandohej nga djali i dytė i pashait, Ismail
Pasha e cila nė 1823 realizoi themelimin e provincės sė
Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendėr tė vendit.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Fri Jun 13, 2008 8:01 pm

PĖRBALLJA ME TERRORIN GREK
Nė kohėn kur Mehmet Aliu kishte nėnshtruar Sudanin dhe
Arabinė Saudite, nė Ballkan me cytjen e fuqive perėndimore,
grekėt po nisnin rebelimin e tyre. Ky rebelim do tė gjente
momentin mė tė mirė tė shpėrthimit me rastin e vrasjes sė
Ali Pashė Tepelenės nė Jug tė Shqipėrisė nga osmanėt.
Vakumi ushtarak, politik dhe shpirtėror qė do tė krijohej
pas vrasjes sė Aliut do tė ēlironte grekėt nga pushteti i
shqiptarėve dhe zgjojė mes tyre ndjenjėn e pamvarėsisė.
Duke qenė se Perandoria Osmane nė kohėn nė fjalė nuk kishte
burimet e duhura njerėzore pėr tė shtypur rebelimin grek,
dhe ky i fundit nisi spastrime tė egra etnike kundėr
muslimanėve, sulltan Mahmuti II do tė kėrkonte ndihmėn e
Mehmet Aliut pėr tė shtypur rebelimin. Valiu i Egjiptit qė
nė kėtė kohė posedonte ushtrinė moderne tė Nizam-i
Xhedidit, do t?i premtohej dhėnia nėn administrim e Kretės,
Qipros dhe Moresė nė rast fitoreje.
Megjithatė kundėrshtari grek nuk qėndronte i vetėm nė
luftėn e tij. Pėrkrah tij qėndronin fuqitė perėndimore, tė
cilat armatosėn dhe cysnin terrorin grek drejt qėllimit tė
tij final, qė ishte krijimi i njė shteti grek dhe
spastrimin etnik tė muslimanėve nga pjesa evropjane e
perandorisė. Pas rebelimit grek qėndronte edhe klika e
fanariotėve tė Stambollit, tė cilėt gėzonin njė pushtet tė
konsiderueshėm politik dhe financiar nė perandori. Pėr mė
tepėr, konflikti ndėrmjet Ali Pashės sė Janinės dhe
sulltanit i kishte shėrbyer organizatės terroriste greke,
Filiki Hetairia-s (Shoqata e Miqve) tė organizojė vetveten
nė tė gjithė perandorinė dhe nėpėrmjet Aleksandėr
Ipsilantit, qė ishte gjithashtu fanariot, tė nisė revoltėn
e saj nė More, nė Mars tė vitit 1821, nė kohėn kur osmanėt
mbanin tė rrethuar Ali Pashėn.
Revoltės greke brenda njė kohe tė shkurtėr do ti bashkohej
shumica e ishujve tė Egjeut, dhe lėvizja do tė shtrihej
deri nė Gjirin e Korintit. Organizatat klefte apo bandat e
hajdutėve do tė ishin forca kryesore e rebelimit grek. Duke
pėrdorur terror dhe grabitje, Morea, Athina, Teba dhe
Misolongjia do tė merreshin nė kontroll nga rebelėt grekė
nė verė 1822, tė cilėt masakronin shqiptarėt dhe turqit
muslimanė qė gjenin. Rebelimi grek arriti kulmin e tij nė
Dhjetor tė vitit 1822 kur nė More, grekėt deklaruan
pamvarėsinė e Greqisė dhe zgjodhėn njė rebel fanariot,
Aleksandėr Mavrokordatos, si presidentin e tyre.
Megjithatė, nė vitin 1823, pasi kishin vrarė shumė turq e
shqiptarė, grekėt, nisėn tė luftojnė edhe njėri tjetrin. Nė
kėto kushte kur forcat jeniēere tė sulltan Mahmutit II
ishin treguar tė paafta pėr tė shtypur ekstremistėt,
sulltani do tė kėrkonte ndihmėn e guvernatorit tė tij nė
Egjipt, i cili sapo kishte fituar mbi sauditėt.
Mehmet Aliu ishte i interesuar tė ndėrhyjė nė Greqi jo
vetėm pėr sulltanin, por edhe pėr tė shpėtuar
bashkėkombasit e tij shqiptarė, tė cilėt kishin parė tmerre
me sytė e tyre nga terrori greko ? ortodoks. Pėr kėtė arsye
ai dėrgoi nė Shkurt 1825 djalin e tij, Ibrahim Pashėn me
njė forcė prej 17.000 vetėsh nė Kretė dhe mė pas nė More.
Sulmet e ushtrisė shqiptaro ? egjiptiane do t?i mundin dhe
mposhtin lehtė ekstremistėt dhe hajdutėrit grekė dhe ēojnė
shpresat mes shqiptarėve tė Greqisė pėr vendosjen e rendit.
Rendi do tė vendosej nė Greqi me ēlirimin e Misollongjisė
nė 23 Prill 1826, kur shumica e kleftėve grekė do tė
shpėrndaheshin dhe vendit do ti kthehej paqja sėrisht.
Megjithatė me ardhjen nė pushtet tė Car Nikollės I nė fund
tė vitit 1825 nė Rusi, ekstremizmi grek do tė sponsorizohej
sėrisht nga blloku ortodoks. Nė 17 Mars 1826, cari rus do
t?i kėrkonte sulltanit restaurimin e plotė tė privilegjeve
ndaj grekėve tė Principaliteteve, autonomi pėr Serbinė dhe
plotėsimin e kėrkesave tė banditėve grekė pėr pamvarėsi.
Sulltani kėrkesės sė carit i?u pėrgjigjė me luftė, duke
dėrguar flotėn e bashkuar osmano ? egjiptiane nė Greqi. Nė
Qershor 1827 trupat egjiptiane nėn udhėheqjen e Ibrahim
Pashės, do tė hynin nė Athinė dhe pėrpjekjet pėr rebelime
nga grekėt do tė bėhen tė pamundura. Por fuqitė evropjane
qė ishin tė vendosura pėr krijimin e shtetit grek, nė 6
Korrik 1827 nėnshkruan njė traktat trepalėsh nė Londėr
ndėrmjet Britanisė, Francės dhe Rusisė, i cili parashikonte
ndėrhyrje tė pėrbashkėt pėr tė pushtuar tokat greqishtfolės
tė Rumelisė. Pėr kėtė, nė Shtator 1827, flota e aleatėve do
tė dėrgohej nė Mesdhe, bllokojė Dardanelet sėbashku me
Morenė, dhe kėrcėnojė trupat e Mehmet Aliut me luftė. Duke
hasur nė vendosmėrinė e Ibrahim Pashės qė refuzonte ēdo
diktat perėndimor pėr tė lėshuar Rumelinė, mė 20 Tetor
aleatėt e krishterė vendosėn tė pėrballen ushtarakisht me
forcėn osmane. Duke qenė superior nė numėr dhe armatime,
ata hynė nė portin e Navarinos dhe nisėn sulmet ndaj flotės
osmane, tė cilėn e shkatėrruan totalisht duke vrarė mbi
8000 marinarė.


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Fri Jun 13, 2008 8:08 pm, edituar 1 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Fri Jun 13, 2008 8:01 pm

PĖRPLASJA ME SULLTANIN
Sulltan Mahmuti II ka qėnė njė nga sulltanėt mė tė paaftė
tė Perandorisė Osmane, reformat e tė cilit do tė shkaktonin
shumė pakėnaqėsi mes muslimanėve tė perandorisė. Pėr kėtė
arsye ai shpesh edhe do tė njihej si ?kaurr sulltani? nga
forcat konservatore tė perandorisė dhe ulematė, pasi
reformat e tij krijuan vetėm kaos dhe shkatėrrim. Kėshtu
vrasja qė ai orkestroi kundėr Ali Pashė Tepelenės, me
cytjen e Husrev Pashės qė kishte inate personale me
shqiptarėt qė nga Egjipti, jo vetėm qė nuk e forcoi
perandorinė, por i dha shkas krijimit tė njė vakumi politik
nė Rumeli qė ēoi nė krijimin e shtetit grek. Si pasojė e
gabimeve tė tij, nė 1830 fuqitė e mėdha e detyruan tė
pranojė pamvarėsinė e Greqisė, dhe dy vite mė vonė i morrėn
ishujt Samos dhe Cyklade. Nė 5 Korrik 1830, francezėt do tė
pushtonin Algjerinė, dhe nė 29 Gusht, Mahmuti II do tė
njihte autonominė e shtetit serb, me nė krye Millosh
Obrenoviēin. Nė kėtė skenė kaosi qė perandoria po kalonte,
ku sulltani nė 1826 kishte shkatėrruar edhe trupėn e
jeniēerėve dhe perandoria kishte mbetur pa ushtri, atė mund
ta shpėtonte vetėm njė njeri: valiu shqiptar i Egjiptit.
Por kėshilltarėt e sulltanit me nė krye Husrev Pashėn, e
urrenin Mehmet Aliun dhe i?a kishin frikėn se mos merrte
fronin osman, dhe krijonte mė pas kėsaj njė kalifat pėr
vete. Pas luftės nė Greqi, Mehmeti kishte kėrkuar nga
sulltani tė administrojė Sirinė ku fshiheshin ende shumė
armiq tė tij. Megjithatė sulltani e kishte refuzuar kėtė.
Duke parė qė sulltani kishte nisur qė nė vend se tė merrej
me ruajten e perandorisė, tė vriste pashallarėt e tij saj
lartė e poshtė, Mehmet Aliu i dha mbėshtetje mikut tė tij
nė Shkodėr, Mustafa Bushatit dhe Kapudan Husein
Gradashqeviēit nė Bosnjė kur tė fundit u rebeluan kundėr
reformave tė Mahmudit II. Mahmuti qė i?a kishte frikėn
valiut tė tij tė fuqishėm, urdhėroi guvernatorin e Sirisė
tė pėrgatitet pėr ta sulmuar. Por Mehmet Aliu e mėsoi kėtė
nė kohė dhe vendosi ta aneksojė Sirinė paraprakisht, ku
edhe fshiheshin rreth 6000 fellahinė qė kishin dezertuar
nga ushtria gjatė luftės. Pėr tė pushtuar Sirinė, ai dėrgoi
tė birin, Ibrahim Pashėn, i cili duke komanduar njė armatė
detaro ? tokėsore brenda njė kohe rekord do tė pushtonte
Gazėn, Xhafėn, Jeruzalemin dhe Haifėn, dhe mė pas Akren pas
njė rrethimi tetė mujor (16 Nėntor 1831 ? 27 Maj 1832). Me
ndihmėn e emirit tė Libanit, Bashirit II al-Shihabi, pjesa
e mbetur e Sirisė, Sidoni, Bejruti, Tripoli dhe mė nė fund
Damasku do tė kalonin nė duart e Ibrahimit nė 18 Korrik
1832.
I trėmbur nga sukseset e Mehmetit, sulltani deklaroi luftė
tė hapur kundėr tij dhe tė bijve nė Mars 1832 ndėrsa caktoi
Aga Huseinin, guvernatorin e Edirnesė, pėr tė drejtuar
fushatėn ushtarake. Por kur trupat osmane hynė nė Siri, nė
krah tė shqiptarėve u ēuan tė gjithė arabėt, nga tė cilėt
ushtria osmane do tė thyhej nė Homs dhe Belen. Megjithatė,
Mahmuti dėrgoi njė ushtri tė dytė kundėr Ibrahim Pashės, me
kryevezirin Reshit Mehmet Pasha. Por edhe kėsaj radhe, apo
mė saktė nė 21 Dhjetor 1832 Ibrahimi do t?i thyente osmanėt
nė dyert e Konjės dhe vazhdojė avancimin drejt Stambollit.
Tė tronditur se mos Perandoria Osmane kalonte nė duart e
valiut tė Egjiptit, car Nikolla do tė dėrgonte mė 27
Dhjetor njė misioni ushtarak nė Stamboll, i cili bindi
sulltanin tė pranojė ardhjen e trupave ruse nė ndihmė tė
tij. Por nė tė njėjtėn kohė Ibrahim Pasha vazhdonte marshin
e tij nėpėr Anadoll duke pushtuar Kutahjanė (2 Shkurt
1833), dhe mė pas dimėroi nė Bursa, vetėm 50 milje larg
kryeqytetit. Sulltani qė nė kėto momente ndjehej i
terrorizuar nga trupat e valiut tė tij, do t?i jepte leje
flotės ruse tė hyjė nėpėrmjet Detit tė Zi pėr tė ndihmuar
nė mbrojtjen e Stambollit. Rusėt arritėn nė Bosfor mė 20
Shkurt dhe vendosėn tendat e tyre pėrgjatė Bosforit, nė
Hynqar Iskelesi. Ky fakt shkaktoi njė rebelim dhe indinjatė
tė thellė mes ulemave tė perandorisė, tė cilėt nuk mund tė
pranonin qė njė ushtri ortodokse tė mbronte njė vend
musliman nga njė ushtri muslimane.
Muhamed Aliu qė e kuptoi panikun e sulltanit dhe marrėzitė
qė ai mund tė bėnte me rusėt, pėr t?a qetėsuar i ofroi paqe
dhe i kėrkoi nė shkėmbim marrjen nėn kontroll tė Sirisė
edhe Cilicisė. I tmerruar nga forca e ushtrisė egjiptiane,
Mahmuti u detyrua tė pranoj tė gjitha kėrkesat. Nė
negociatat qė u zhvilluan nė Kytahja mė 29 mars 1833,
Mustafa Reshit Efendiu qė pėrfaqėsonte sulltanin i dha tė
drejtė Ibrahim Pashės tė jetė guvernator i Damaskut dhe
Alepos dhe muhasėl i Adanasė. Ndėrsa Mehmet Aliu u
konfirmua guvernator i Egjiptit dhe Kretės, dhe Ibrahimi u
emėrua gjithashtu guvernator i Xhides, duke i mundėsuar nė
kėtė mėnyrė familjes shqiptare, kontrollin mbi pjesėn mė tė
madhe tė botės arabe. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha evakuoi
Anadollin, ndėrsa nė Aleksandri, arabėt qė nuk kishin parė
nė historinė e tyre njė forcė tė kėtillė ushtarake festonin
pėr fitoren e pashait e tyre, ndėrsa dervishėt dhe ulematė
e Kajros e krahasonin atė me Iskandėr Dhulkarnejnin e
tregimeve kuranore, apo me ?Aleksandrin me dy brirė." Nė
kėtė mėnyrė Mehmet Ali Pasha, shqiptari nga Zėmblaku i
Korēės do tė bėhej sunduesi i Sirisė, Egjiptit, Hixhazit nė
Arabi, Sudanit dhe Kretės.
Historiani amerikan Uilliam Broun Hodgson, qė shkroi pėr
Pashėn shqiptar nė kėtė kohė, apo mė saktė nė mars tė vitit
1835 nė Uashington, e pėrshkruante atė si njė burrė me
shtat mesatar qė nė kėtė kohė numėronte rreth 67 vjeē dhe
gėzonte shėndet tė mirė. Fytyra e tij ishte kuqalashe, me
sy tė vegjėl dhe plot shėndet, dhe ngjante mė shumė me ato
tė tatarėve sesa tė osmanėve tė Stambollit. Pashai kishte
sy gri tė errėt dhe vishej thjeshtė, ndėrsa mbante njė
ēallmė nė kokė. Ai ngrihej herėt nė mėngjes, nė kohėn e
sabahut ku pasi kryente namazin e mėngjesit, mblidhte
divanin dhe merrej me punėt shtetėrore. Pas akshamit
kthehej nė harem, ku ose lexonte vetė, ose njerėzit e tij
tė afėrt, siē ishte e bija e myftiut, apo ndonjė zonjė e
madhe, lexonte pėr tė. Kohėt e fundit, shtonte Ulliam
Broun, pashai lexonte ?Espirit des loix? tė Monteskieut,
ndėrsa disa vite mė parė kishte lexuar Makiavelin dhe kodin
e Napoleonit.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Fri Jun 13, 2008 8:02 pm

NGA VALI NĖ KHEDIVE
Fitorja e vitit 1833 nuk do tė ishte e mjaftueshme pėr
vendosjen e fatit tė dinastisė sė Mehmet Aliut. Pėr t?a
mbajtur atė, pashait i duheshin burime tė shumta financiare
dhe pėr mė tepėr garanci politike. Nga ana financiare,
pashai do tė nxiste industrializimin masiv tė Egjiptit dhe
modernizimin e ekonomisė. Duke ndėrtuar fabrika moderne tė
pėrmasave perėndimore dhe futur vendin nė tregjet dhe
konkurrencėn ndėrkombėtare ai i dha ekonomisė egjiptiane
mundėsinė e qėnies sė pamvarur nga qendra e perandorisė.
Njė nga produktet kryesore qė Mehmet Aliu do tė zhvillonte
nė Egjipt do tė ishte pambuku, i cili do tė sillte fitimet
mė tė mėdha pėr ekonominė egjiptiane. Megjithatė duke qėnė
se ky mall ishte i lidhur shumė me eksportin, krizat
ndėrkombėtare tė viteve 1836-7 do ta godisnin rėndė
prodhimin e tij dhe ekonominė e vendit. Megjithė zhvillimet
ekonomike dhe forcėn ushtarake, zyrtarisht, Mehmet Aliu dhe
Egjipti i kėsaj kohė vazhdonin tė qėndronin nėn varėsinė e
sulltanit dhe zyrtarisht ai ishte njė vali apo guvernator i
thjeshtė. Pėr tė krijuar njė mbretėri tė tijėn nė vitin
1838, Mehmeti vuri nė dijeni fuqitė evropjane qė kishin
ndihmuar sulltanin mė parė, se ai synonte tė shkėputet nga
varėsia nga Stambolli. Reagimi negativ i Evropės ndaj
deklaratės sė Mehmetit do tė shtynte sulltan Mahmutin II tė
provojė sėrisht forcėn me pashain. Ai e deklaroi atė
tradhėtar dhe dėrgoi kundėr Ibrahim Pashės njė ushtri, e
cila do tė thyhej nė brigjet e Eufratit nga Ibrahimi nė
Qershor 1838. Me vdekjen e sulltanit nė tė njėjtin muaj,
Husrev Pasha i cili ishte dėbuar nga Egjipti kohė mė parė,
do tė krijonte hasmėrira tė reja nė Stamboll tė cilat do tė
kulminonin me arratisjen e kryeadmiralit me tė gjithė
flotėn osmane nė Aleksandri nė anėn e valiut shqiptar.
Por sulltani i ri qė erdhi nė Stamboll, Abdul Mexhidi, i
cili mesa duket kuptoi gabimet e pararendėsit tė tij dhe
kuptonte rėndėsinė e Mehmet Aliut pėr perandorinė, i ofroi
tė fundit tė drejtėn e trashėgimisė sė sundimit nė Egjipt,
duke e shpallur khedive. Pashai nga ana e tij kėrkoi tė
trashėgoj sundimin edhe mbi Sirinė dhe Adananė. Por fuqitė
evropjane me nė krye Britaninė, Prusinė, Austrinė dhe
Rusinė qė frikėsoheshin nga forca e pashait dhe
planifikonin tė kolonizojnė herėt a vonė Lindjen e Mesme,
vendosėn nė njė traktat tė nėnshkruarn nė Londėr nė Korrik
tė vitit 1840 tė lejojnė Mehmet Aliun tė sundojė vetėm mbi
Egjiptin dhe Akren. Meqė Mehmet Aliu nuk pranoi ultimatumin
e perėndimorėve, tė fundit do tė sulmonin posedimet e tij
nė Bejrut nė fund tė vitit 1840. I pėrballur me agresionin
perėndimor, pashai do tė pranonte fermanin e sulltanit nė
Qershor 1841 si sundimtar i Egjiptit.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Fri Jun 13, 2008 8:02 pm

MBRETĖRIA E EGJIPTIT
Pas nėnshkrimit tė paqes me sulltanin, Mehmet Aliu i thyer
nė moshė do tė kalonte vitet e mbetura tė jetės sė tij nė
paqe. Ai do tė pėrpiqej fuqimisht tė ndėrtojė ekonominė
egjiptiane dhe ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me Stambollin
dhe sulltanin, tė cilin edhe e vizitoi nė vitin 1846. Nė
kėtė kohė, Pashai nisi tė afrojė rreth vetes shqiptarėt e
tij nga Kavalla dhe pjesėt e tjera tė Greqisė qė tashmė
ishin dėbuar nga vatrat e tyre nga terrori grek, duke ju
dhėnė toka dhe pasuri tė shumta. Si rrjedhojė shqiptarėt do
tė themelojnė koloni dhe pasuri tė shumta nė Aleksandri,
Kajro dhe gjetkė tė cilat do t?i gėzojnė deri nė vitet 1952
kur i fundit i dinastisė sė Mehmet Aliut do tė sundonte nė
Egjipt. Pėrveē shqiptarėve pashai ofroi rreth vetes edhe
shumė kėshilltarė evropjanė tė cilėt nė pjesėn mė tė mirė
tė rasteve konvertoheshin nė fenė Islame. Nė vitin 1847 ai
do tė largohej nga pushteti si pasojė e moshės sė thyer dhe
zėvendėsohej nga i biri, Ibrahimi, i cili do tė sundoj deri
nė 1848. Ibrahimi do tė ndiqej mė pas nga Abazi (1848-54)
qė ishte i biri i Tosunit, qė u ndoq mė pas nga Saīdi
(1854-63), Ismaili (djali i Ibrahimit), nga Tefiku (1879 ?
1892), Abazi II (1892 ? 1914), Fuati dhe mė nė fund Faruku
i cili u rrėzua nga pushteti nė vitin 1952.


RRĖNIMI DHE KOLONIZIMI I EGJIPTIT
Me vdekjen e Ibrahimit dhe Mehmetit, dinastia e shqiptarėve
nė Egjipt nisi tė dobėsohet ndjeshėm. I vetmi qė u mundua
tė modernizoj vendin ishte khedive Ismaili qė sundoi nga
1863 nė 1879. Megjithatė i fundit duke marrė borxhe tė
shumta e zhyti vendin nė mjerim duke e kthyer nė pre tė
bankierėve perėndimorė. Megjithatė nga koha e Ismailit
Egjipti pėrfitoi themelimin postal, modernizimin e
ushtrisė, ndėrtimin e hekurudhave, telegrafit dhe mbi tė
gjitha ndėrtimin e kanalit tė Suezit i cili u inaguruar nė
1869. Por kostoja e lartė e kanalit tė Suezit do tė sillte
shkatėrrimin mė tė madh pėr regjimin e Ismailit i cili u
detyrua t?ia shesė kanalin fajdexhijve tė tij, britanikėve.
I zhytur nė borxhe Egjipti i Ismailit do tė shndėrrohej pak
e nga pak nė njė koloni britanike deri sa nė 1882
britanikėt morrėn tė gjithė vendin nėn kontroll ndėrsa
vazhdonin tė mbajnė nė pushtet dinastinė shqiptare pėr tė
legjitimizuar pushtimin e tyre, deri nė vitin 1952 kur
mbreti Faruk do tė rrėzohej nga pushteti nga gjenerali
nacionalist egjiptian Xhemal Abdul Naser.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Jona prej Wed Jun 18, 2008 9:33 pm

Bravo mduket se ēdo go ka lind nga neve king

Jona
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 184
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga bledikorcari prej Thu Jun 26, 2008 9:51 am

te lumshin duart teuta per kete shkrim qe ke sjelle Smile
po te plotesoj cik me fotot e MEHMET ALI PASHES dhe pasarsdhesve te tij
mehmet ali pasha


fuad i egjyptit

faruku i egjyptit
jeto sikur mos kesh jetuar asnje dite ne kete bote

bledikorcari
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 63
Anėtarėsuar : 26 Jun 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga bledikorcari prej Thu Jun 26, 2008 9:55 am

i fundit qe sundoi,fuadi i egjyptit


dhe familja komplet te gjithe bashke ata qe sunduan egjyptin:

jeto sikur mos kesh jetuar asnje dite ne kete bote

bledikorcari
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 63
Anėtarėsuar : 26 Jun 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Thu Jun 26, 2008 10:45 am

Faleminderit per komplimentin Bledi. Shoqen me te mire e kam patur korēare. Very Happy

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga bledikorcari prej Thu Jun 26, 2008 10:57 am

edhe une nje te dashuren time dikur e kishte emrin teuta Very HappyVery HappyVery Happy shaka Smile
jeto sikur mos kesh jetuar asnje dite ne kete bote

bledikorcari
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 63
Anėtarėsuar : 26 Jun 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga Teuta prej Thu Jun 26, 2008 11:27 am

Une po e marr si kompliment (per emrin) Very Happy

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHQIPTARI QĖ KRIJOI EGJIPTIN

Mesazh nga bledikorcari prej Thu Jun 26, 2008 11:32 am

emrin e ke shume te bukur,ilir dhe historik
jeto sikur mos kesh jetuar asnje dite ne kete bote

bledikorcari
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 63
Anėtarėsuar : 26 Jun 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi