Stend Dragoti
:: Shoqerore :: SHQIPTARET NE BOTE
Faqja 1 e 1•
Re: Stend Dragoti
Dragoti kunder dhunes se Sllobodan Milloshevicit
Anisa Ymeri
Jeta e emigrantit eshte perhere me shume andralla! E tille qe edhe jeta e memedhetarit e intelektualit Asllan Dragoti, i cili ne Ameriken e larget beri cmos qe djalin e tij ta arsimonte. Stanin, qe me pas u evidentua si nje prej aktoreve dhe regjisoreve me te njohur te Hollivudit. Po si ra studiuesi Abaz Hoxha ne gjurmet e kesaj figure?! Ne librin e tij "Shqiptaret ne kinematografine boterore", ai sjell jo pak detaje mbi jeten artistike te Stan Dragotit, i cili si vetetimthi mundi te evidentohej ne industrine e madhe te filmit, ne Hollivud.
Sipas rrefimeve te mevonshme, Dragoti pohon se, "deshira per t'u marre me filmin me lindi qe kur isha 6 vjec, vecanerisht kur pash filmin "Hajduti i Bagdadit" ne variantin e Ludving Beegerit dhe Majkell Pauellit".
Sot ai eshte nje prej emrave me te njohur ne Hollivud, por gjithcka nisi me se miri ne vitin 1959, kur ai filloi pune ne nje agjenci kinematografike si regjisor per filmat vizatimore, pas perfundimit te studimeve ne universitetin Cooper Union, ne degen e arteve vizive. Talenti i tij beri qe ne 15 vjet te mund te realizonte 150 filma-reklame televizive, te cilat u shquan per vlerat e tyre te medha, qe ne nje fare menyre e shtyne edhe drejt Hollivudit, gjigantit te kinematografise boterore.
Pavaresisht fames se madhe pertej oqeanit, Shqiperia pak dinte per origjinen e tij. Ndonese nje pjese e mire e shqiptareve paten pare edhe filmat e tij, pasi "I love New York" eshte nje nder filmat e Dragotit qe ka shkuar ne cdo kend te botes. Film i cili eshte nderuar edhe me cmimin "The golden appele", "Molla e arte".
Por, nese vite shkuar, pak kush dinte per origjinen e tij shqiptare, sot ai eshte nje prej emrave teper familjar nder shqiptare. Vitin e shkuar, aktori dhe regjisori i suksesshem i Hollivudit, shqiptari Stan Dragoti mberriti ne Tirane, duke lancuar projekte filmike teper te rendesishme per vendin tone. "Via Albania" eshte nje film per hebrenjte ne Shqiperi dhe skenari mban firmen e tij.
Ishte viti 1972 kur u shenua edhe debutimi i pare i tij ne filmin artistik, "Billi i vogel i ndyre" ne te cilin kane interpretuar aktore shume te njohur, sic eshte edhe Majkell Poland, i cili ka fituar edhe cmimin Oskar. Madje, ka qene nje prej filmave qe eshte komentuar gjate edhe ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Kane.
Pas disa vitesh nderprerjeje, Stan Dragoti "u rikthye" ne Hollivud me nje tjeter film teper te suksesshem, "Love at first sight", "Dashuri me shikim te pare", i cili daton vitin 1979.
Suksesi i tij s'mund te ndalte kurrsesi me kaq! Hera e pare ne historine e Hollivudit kur dy shqiptare realizuan nje film bashke. Xhim Belushi dhe Stan Dragoti. "The man with one red shoe" u xhirua ne vitin 1985, ku nje nga protagonistet kryesore prej Dragotit ishte zgjedhur Xhim Belushi, duke u shnderruar ne nje super sukses ne Hollivud.
Ndersa filmi i fundit i Dragotit, qe mban edhe firmen e gjigantit te kinematografise boterore, Hollivud, daton ne vitin 1989, i titulluar "Ajo eshte jashte kontrollit". Nje prej filmave i cili trajton nje teme te thekshme te shoqerise sone, i cili kalon pertej kufijve te nje vendi per te shkuar pertej, ne nje problem teper te gjere... jane te rinj qe e marrin jeten krejt lehte. Film i cili jep nje mesazh teper te madh, kunder shthurjes te te rinjve ne mbare boten. Ne nje interviste pas suksesit te filmit, regjisori Stan Dragoti ka pohuar, per Zerin e Amerikes, se "ky eshte nje film qe bazat i ka ne femijerine time, pasi megjithese familja ime u integrua mire ne shoqerine amerikane, serish te ne mbetej ai mentaliteti i nje familjeje shqiptare, dhe midis babit dhe motrave te mia zhvilloheshin disa biseda e ndodhi tejet interesante".
Dragoti kunder Milloshevicit
Ndonese i lindur ne Amerike, dashuria per atdheun e te pareve te tij i qe ushqyer fort prej te atit, Asllanit, nje patriot i flakte. Dhe i biri, shqiptari i famshem i Hollivudit ne nje kohe kur vendi i tij pat teper nevoje per te, Stan Dragoti ne nje fare menyre ju pergjigj. Ngjarjet e Kosoves te vitit 1998-1999 e kishin ne krah edhe Dradotin e Hollivudit. Ai u vu ne krye te fushates per demaskimin e krimeve te Milloshevicit. Nje nder personat qe sensibilizuan opinionin nderkombetar per te shmangur tragjedi edhe me te medha se ato qe po ndodhnin ishte Dragoti, i cili ne fushaten e tij sensibilizuese i kerkoi ndihme botes nen moton "Stop vrasjeve ne Kosove". Ne saje te kesaj fushate u publikuan pamjet bardhezi qe zune me pas edhe faqet e para te gazetave me te medha ne Amerike, "Washington Post" dhe "The New York Times" por edhe me gjere ne rrjetet televizive me prestigjioze te Amerikes. Ka qene rrjeti televiziv CNN, qe e ka ftuar Stan Dragotin dhe stafin e tij te fushates te ishin ne nje transmetim direkt, nderkohe qe ne Kosove kryheshin masakrat e medha.
Fushata e Dragotit per Nju-Jorkun
Perpos filmave te tij qe jane padyshim teper te suksesshem, shqiptari i Hollivudit, Stan Dragoti u shnderrua ne nje ikone per amerikanet ne saje te nje prej fushatave me te medha te marketingut boteror. Eshte fushata per qytetin e Nju-Jorkut ne fund te viteve '70-te kur qyteti kishte nevoje urgjente per permiresimin e imazhit te tij. Kane qene vitet kur shprehja "E urrej Nju-Jorkun" ka qene ne mode. Ndaj edhe duhej nje fushate teper e madhe dhe e fuqishme per t'ju kunderpergjigjur ketij imazhi te keq qe Nju-Jorku e kishte tanime prej vitesh. Ishte motoja "I love Nju Jork" ajo qe percolli fushaten per qytetin qe e kuroi edhe ne detajin me te vogel, ylli i Hollivudit me origjine shqiptare, Stan Dragoti. Ai vijon te jete edhe sot, nje nder figurat qendrore te gjigantit te kinematografise boterore, duke pasur nje sere projektesh te rendesishme.
Familja patriotike e Stan Dragotit
I ati i Stan Dragotit ka emigruar vone ne Amerike, ne vitin 1913, kur si shume bashkatdhetare te tjere gjeten shpetimin pertej vendit te tyre. Prej Shqiperise, ai ishte nje atdhetar i njohur, dhe ne Amerike ishte jo vetem mik e i njohur i Fan Nolit, por edhe shoku i tij i afert i idealeve, duke qene njekohesisht edhe bashkepunetor i gazetes "Liria". Studiuesi Abaz Hoxha ka kerkuar gjate per te gjetur rrenjet e familjes se Stan Dragotit, dhe i shkruan te dhenat interesante te jetes se tij ne librin "Shqiptaret ne kinematografine boterore". Duke qene i permalluar per vendin e tij, Asllani, i ati i Stan Dragotit, mundi te shkelte ne Shqiperi vetem ne vitin 1962, kur siguroi nje ftese per te marre pjese ne veprimtarite festive me rastin e 50-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Vetem 3 vjet pas plotesimit te deshires se tij te madhe, Asllan Dragoti u shua ne Nju-Jork, duke lene pas bashkeshorten dhe 4 femijet.
Filmografia e Stan Dragotit
"The dirty Little Billy" 1972
"Love at first bite" 1979
"Mr. Mom" 1983
"The man with one red shoe" 1989
"Necessaty Rouhgness" 1991