Tie Domi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:46 pm

Tie Domi
nga Beqir SINA
Jubileu e suksesit te shqiptarit te Kanadas u festua ne Toronto ne menyre madheshtore
WINDSOR - TORNTO (KANADA): Tahir Domi i thirrur "Tie" shqiptaro kanades – eshte lojtar hokeji, ne Ontario - Tornto - Kanada nga me populloret. Ka lindur ne qytetin Windsor - Ontario, Kanada, me 1- Nentor 1969-, nga prinder shqiptare, John e Merieme Domi. Prinderit, e tij jane me origjine nga nje fshate ne veri te Shqiperise, disa kilometra larg qytetit Kukesit - Nange. Familja Domi, u arratisen nga Shqiperia, pas luftes se Dyte Boterore kur Shqiperine e "pushtoi" komunizmi dhe ata ne shenje zemerimi e pakenaqesie, te papajtuar me rregjin enverian, kaluan kufirin ndershtetror mes Greqise, dhe Shqiperise. Duke emigruar ne fillim ne SHBA-es, e me pase u ngulen ne Kanada, ku jetojne edhe sot. . "Tie" Tahir Domi, eshte i martuar me vashen Leanne dhe kan tre femije dy vajza Carlin 12- vjeēare e Avery 7- vjeēare, djalin Maksi 10 vjeēar. "Tie" Tahir Domi, eshte nje lojtar hokeji mjaft i famshem ne Kanada, aktualisht luan me skuadren e Torontos te quajtur"Toronto Meaple


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sun Jun 29, 2008 3:56 pm, edituar 1 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:47 pm


Arratisja:
Sipas nje gazete shqiptaro kanadese shkruhej se: "E tera historia e tij nisi me nje vrrage te vjeter. Ne fakt edhe historia kanadeze e shqiptarit nisi nga dhuna. Babai i tij ishte ushtarak. Komunistet kerkonin qe Xhon Domi ta mbronte "Perden e Hekurt", pavaresisht, pasojave per vendlindjen e tij, Shqiperine. "Duhej ta vishje uniformen komuniste", - thote nipi i Xhonit, Vullkan Domi, qe tani jeton ne Floride. "Ne te kunderten, do te te vrisnin bashke me te gjithe familjen". Nipi pohon se Xhon Domi e ka veshur ate uniforme vetem sa per mbulese, ndersa vete ka bere nje lufte te veten. Ai kalonte ilegalisht njerez matane kufirit me Jugosllavine. I ka udhehequr karvan pas karvani, duke i kaluar dhe duke u kthyer serish ne Shqiperi. E kishte ditur se po ta zinin, do ta ekzekutonin ne vend. Gati edhe e kapen. Ndersa po kalonte kufirin njehere, Xhoni ndjeu nje dhimbje therrese dhe befasuese ne balle. Gjaku e kishte kapluar. E kishte rrokur plumbi. Po ia kishte dale te largohej. Gjithsesi plumbi i kishte mbetur ne koke. "Ka shpetuar shume njerez", - te thote nipi i tij, Vullkani. Xhoni me pas u martua dhe iku ne Kanada, ne Ontario. U sistemua atje si baba i tre femijeve. Gjithe jeten e ka kaluar me vrragen e plumbit ne balle qe niste nga vetulla e majte. Femija me i vogel i Xhonit, Tahiri, e kishte kaluar gjithe femijerine duke e shikuar ate vrrage.


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sun Jun 29, 2008 3:57 pm, edituar 1 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:47 pm


Karjera e sportit
Kjo skuader, eshte edhe nje prej skuadrave me te mira ne ligen e kampioneve ne Ameriken e Veriut, lige e cila, perfshine Shtetet e Bashkauara te Amerikes dhe Kanadane ne Hokej mbi akull - e quajtur perndryshe NHL(National Hockey League). Me ndeshejn e neserme te vlefshme per kampionin e Amerikes se Veriut ne Hokej mbi Akull ne "fushen" e akullt te qyetit njujorkas Buffalo ku skuadra tij Tornto Leafs, do te perballet me skuadren Sabres, shqiptaro - kanadesi Tie (Tahir) Domi, do te kete ndeshejen e tij te 1.000 ne ligen e Kampioneve te Amerikes se Veriut, ne Hokej mbi Akull. Ka me se 20- vjet qe luan ne NHL. Pas kesaj ndeshje, ai ne Toronto kundra "Ottawa Senators" do te nderohet para fansave te tij te "zjarrte" per kete sukses qe i perket Tie (Tahir) Domit dhe qe eshte nder te rrallet ne historine e NHL(National Hockey League).
"Tie" si sport te pare, thuhet se ka pasur futbollin europian dhe bejsbollin. Hokejin mbi akull e filloje mbas moshes 10- vjeēare. Ai filloi te luaj me ekipet e te rinjeve ne vitin 1984/85 me skuadren River Canadiens Junior"C". Sesionin tjeter mbasi startoi me shume sukes dhe premtoje shume, u aktivizua ne ligen e pare te Hokeijt mbi Akull me ekipin Windsor Bulldogs kua te sesion ishte edhe lojtari me i penalizuar me 346 minuta. "Tie" keshu hapi rrugen e tij drejt fames se madhe duke ndrruar shume skuadra te njohura kanadese e ameriakne. Deri sa per here te pare u be dhe fituesi i kupes Memorial Cup ne vitin 1988/89 me skuadren Peterborough Pets. Ne finale ai shkelqeu me dy gola dhe 26 minuta te penalizuara.
"Tie" me laujti dy sesione me skuadren qe luan edhe sot, Toronto Maple. 1989/90- ai u be pjestar i skuadres se njohur njujorkase New York Rangers, me te cilen luajti tre sesione. Me 1992- ai u kativizua edhe me skuadren e fameshme amerikane Winnipeg Jets. Me Jets-at ai luajti dy vjet e gjysem dhe u be mjaft i njohur sa edhe fitoi admirmin e fanasave amerikane, duke u bere keshtu hokeisti me popullor ne Ameriken e Veriut.
Si u be hokeisti me i fameshem dhe me popullori ne Kanada dhe SHBA-es. Si e gjeti fama "te dhunshmin", shqiptaro kanades hokeistine fameshem. "Tie" Tahir Domi, qe ne moshen 14-vjeēare, duke luajtur per shkollen e tij, ne loje e siper eshte perleshur me nje djale shume me te madh. 20-vjeēari kishte nisur te qeshte dhe i kishte hedhur dorezat ne akull. Kukesiani ,Domi, i ishte afruar, kishte mbyllur syte dhe kishte nisur ta "qellonte" ate me shqellma e grushta "alla shqiptarēe". Lojtaret, e tjere ishin grumbulluar dhe nuk po u besonin syve. Kuksiani, Tahir Domi i kishte hapur syte, i ishte versulur dhe 20-vjeēari, nje djale me shtat te hedhur dhe floke te gjate deri ne bel, kishte mbetur i shtrire ne akull me fytyre te pergjakur. Kur kishte perfunduar sezoni, trajneri i skuadres, Marcel Pronovost, nje trajner shume i njohur, kishte thene se sezonin e ardhshem ne ligen me te forte te hokejit kanadez do te shkonin dy lojtare te ekipit: Rajan Renod, golashenuesi me i mire i skuadres dhe Tahir Domi.
"A e dini pse e zgjodha Domin? Sepse e ka te madhe kete ketu",- kishte thene trajneri Pronovost duke bere me grusht nga zemra. Qysh atehere, Domi i vogel e kishte kuptuar se secili Rajan Renod ka nevoje edhe per nje Tahir Dom. Disa vjet me vone arriti edhe ne NHL. Qysh nga dita e pare atje, Domi eshte njohur per grushtet e tij. Te gjithe adhuruesit e hokejit ne Toronto e kujtojne lojen e tij te pare. Para ndeshjes, ai po i lidhte patinat dhe po fliste nder dhembe, duke premtuar se do t'ia thyente koken dikujt. "Te gjithe me shikonin mos kam luajtur mendsh",- kujton Domi. Ishte 20-vjeēar atehere. Tani ai eshte lojtari qe ka me teper perjashtime nga dy minuta, per shkak te rrahjeve. Per secilin gol te shenuar ne lige, ai i ka 42 minuta perjashtim. Tahir Domi, hero i Torontos Tifozet ne Toronto e adhurojne. "Ai i perfaqeson te gjithe lojtaret e patalentuar qe nuk kane arritur shume ne karrierat e tyre",- thote vellai i tij, Dashi, ekspert teknologjie ne nje kompani ne Toronto. "Une i kam tejkaluar te gjitha parashikimet",- thote vete Tahir Domi.- "Kjo me frymezon. Perhere jam me i mire dhe me i mire". Ne nje koncert te grupit "Eagles" ne Toronto, para kenges "Hotel California", kengetari Glen Frej, ka pershendetur: "Po pershendes dike, qe po te ishim ne lufte, do te doja ta kisha afer". E kishte fjalen per Tahir Domin.


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sun Jun 29, 2008 3:57 pm, edituar 1 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:48 pm


Femije te semure ne Kanada, pa shprese per te mbetur gjalle, kane deshire te fundit te tyre qe te takohen me Domin.
Para nje stervitjeje, kohe me pare, ne dhomat e zhveshjes i kishte arritur nje leter. Ate ia dergonin prinderit e nje femije te semure, te cilin Domi e kishte vizituar nje dite ne spital. Brenda ne zarf ishte fotografia e nje arkivoli, ne te cilin ishte femija i vdekur, i mbeshtjelle me nje fanelle me fotografine e Tahir Domit. Domi, krenaria e emigranteve ne Kanada Para ēdo ndeshje, ndersa bashkelojtaret e tij mendojne se si te shenojne gola, Domi mendon se me ke dhe si do te perleshet. Nuk eshte rastesi qe shoku i tij me i mire dhe golashenuesi me i mire i skuadres, Mats Sundin, nuk ka pesuar lendim qe kur Tahir Domi ka arritur ne skuader ne vitin 1995. "Askush ne skuadren time nuk ka nevoje te mendoje per rrahjet perveē meje",- thote Domi. "Nese dikush ben diēka, une jam ai qe do te merret me te." Domi eshte ende lojtar i liges, madje me i forti i me te forteve. "Eshte nje pune e zorshme",- thote ish-bashkelojtari i tij, Glen Hilej. "Nate per nate ai duhet te rrezikoje jo vetem reputacionin e tij, por gjithe karrieren per bashkelojtaret". Me rregullat e NHL-se eshte e lejuar qe hokejistet te rrihen, derisa njeri nga lojtaret te rrezohet ne akull. Pas rrahjes, te dy lojtaret perjashtohen nga dy minuta. Tahir Domi eshte rekordmen per perjashtime te tilla, madje ai ne rrethet e emigranteve shqiptare njihet edhe si sportisti qe e ka bere zap Kanadane. Dhe per kete ata edhe krenohen...


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sun Jun 29, 2008 3:58 pm, edituar 1 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:49 pm


Tahir Domi e quan veten shqiptar
"Tie" Tahir Domi, ka luajtur edhe per skuadren futbollistike shqiptare "Kosova" te Torontos, kampione te Kanadase ne futbollin europian. Ai mori pjese ne kete aktivitet kur per here te pare ne historine e ketij turneu doli fituese nje skuader futbolli europian shqiptare dhe kjo ishte "Kosova". Ne kete turne skuadra futbollistike shqiptare "Kosova" e Torontos, mori trufeun dhe nje shume te hollash; keto te fundit ata derguan at'here per femijet e Bosnjes (asaj kohe Bosnja ishte ne lufte). Ne 1995 skuadra Kosova u regjistrua ne Legen e pare kanadeze (Canadian National Soccer Leg) ku dolen nenkampion; ne kete sezon, dhe me skuadren shqiptare luajti edhe lojtari i njohur shqipetaro - kanades i "Toronto Maple Leaf", "Tie" Tahir Domi.
Per here te fundit vitin e kaluar, ai si shqiptar mori pjese ne nje "Mbremje e Madhe Festive" kur per here te pare ne Toronto kenduan dy bilbilat e kenges shqiptare, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli. Ne ate mbremje madheshtore qe u mbajte me 7- tetor 2005-, me kengetaret e mirenjohura ai dhe ata qe e ndoqen spektaklin kenget e paharruara nga te gjitha trevat shqiptare. Ne ate spektakel Mysafir Nderi - ishin Ismet Beqiri-(Mayor of Prishtina), Fisnik Prishtina-(President of C.A.R.E), Norman Ahmet-(Vice President of H.R of York University), Luan Banka-(Manager,National Defense Canada) dhe vete shqiptaro - kanadesi Tie(Tahir) Domi-(Maple Leaf Hockey Player)


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sun Jun 29, 2008 3:58 pm, edituar 1 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:50 pm


Toronto: "Tie" Tahir Domi nderohet me titullin "1.000 ndeshje"
Pe t'a pare shqiptaro kanadesin ne kete ndeshje jubilare te jetes se tij kishin shkuar ne pallatin e sportit, edhe e gruaja e tij Lenna me dy vjazat, Katrina 12 vjeēare dhe Avery 7 vjeē si dhe djali i tyre 10- vjeēar Maksi. Per here te pare per te pare ndeshjen e 1.000 shkoi edhe nena e tij Meriema. Kengetari i shquar kanades Tom Cochrane, ishte aty per te nderuar Domin dhe kendoi hyminin e Kanadase"O Kanada". Cochrane, qe u be i njohur ne vitet 80- me nje kenge , e cila i dedikohej nje prindi qe mesoi se enderra e te birit per t'u bere yll i hokeit qe nderprer nga nje aksident tragjik automobilistik. Domi 36- vjeēar, thote sesa here qe e degjon hyminin e Kanadas nuk mund te rrije pa te degjuar ate kenge ku i kujtohet i ati ati djalit, dhe arsyeja perse e thirri kengetarin, eshte qe ne nje fare menyre t'i shprehe falenderimin personit qe me shume se kedo do te donte t'a kishte ate dite ne salle." Me vjen keq qe femijet e mi nuk arriten qe t'a njohnin" thote Domi. "Ata me pyesin shpesh per te dhe sa here qe me pyesin ndjej se mbushem me energji. Sa me shume qe rriten aq me shume pyesin..."


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Sun Jun 29, 2008 3:59 pm, edituar 1 herė gjithsej

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:50 pm


Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:51 pm


Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:52 pm


Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:53 pm


Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 3:53 pm

Domi, shqiptari qė bėn zap Kanadanė
Nė ndeshjen e katėrt tė gjysmėfinales sė Konferencės Lindore tė ligės mė tė fortė botėrore tė hokejit, NHL, hokeisti Tahir Domi ka pasur njė zėnkė me njė lojtar kundėrshtar. Kundėrshtari kishte ngritur shkopin pėr ta goditur Domin, por e ka pėsuar. Nė pėrfundim tė zėnkės, shqiptari Tahir Domi pezullohet pėr 8 ndeshje. Pėrfytyroni se ēka e ka gjetur kundėrshtarin e tij. Nė mė pak se dy minuta para se tė pėrfundonte ndeshja e ligės mė tė fortė tė hokejit nė akull nė botė, NHL, tifozėt vendas shpėrthyen. Ata u ngritėn nė kėmbė dhe nisėn tė thėrrisnin: "Domi! Domi! Domi!" Tahir Domi e ka dėgjuar emrin e tij tė brohoritet edhe mė parė, por asnjėherė nė atė mėnyrė. Atė natė, atij po i brohorisnin jo pėr rrahjet e tij tė zakonshme me lojtarėt kundėrshtarė, por pėr lojėn e mirė qė po e bėnte. Domi po driblonte, po pasonte, po gjuante nė portė dhe tė gjitha kėto po i bėnte si mos mė mirė. Sa herė qė kishte pasur ndonjė kontakt me kundėrshtarėt, ai e kishte dėgjuar pėrbrėnda thėnien: "Ja kur t'ia kėrcas tani", por ishte pėrmbajtur veten dhe kishte vazhduar tė luante. Ishte loja e tij mė e mirė nė tė gjithė karrierėn. Lojtari mė i dashur i Torontos, po mbahej nė krah nga trajneri i skuadrės sė tij, Toronto Meaple Leafs. Loja gati po mbaronte. Kėmbėt e tij tė forta po rrėshqisnin nė akull dhe ai i kishte bėrė veshėt katėr pėr tė dėgjuar mė mirė brohoritjet e tifozėve: "Domi! Domi!". Vetėm edhe disa sekonda dhe Tahir Domi do tė shpallej lojtari mė i mirė i ndeshjes nga spikeri zyrtar. Mirėpo, pėrnjėherėsh, kur kishte mė pak se njė minutė pėr tė mbaruar loja, Domi ēon kokėn dhe sheh mbrojtėsin e skuadrės kundėrshtare Devils, Skot Niedermajerin, duke u nisur drejt tij. Shqiptari nuk ia hap udhė, por shtrėngohet. Niedermayer ndalet, Domi i afrohet. Niedermayeri ēon shkopin e tij tė hokejit nė ajėr. Sytė e Domit hapen dhe bebėzat i zgjerohen. Nga buza nis t'i dalė gjak i ftohtė. Ajo qė ngjau nė sekondat e mėvonshme shkaktoi shumė diskutime nė ligėn kanado-amerikane NHL. Njerėzit nisėn tė flisnin nėpėr bare, kafene, nė redaksi tė gazetave, nė zyrat e ligės nga Atlantiku nė Paqėsor. Sė pari, u mbajt njė konferencė shtypi e Domit qė kėrkonte falje dhe pastaj e zyrtarėve tė ligės qė e dėnuan Domin me pėrjashtim pėr 8 ndeshje. Ndėrkohė shumėkush pyeste: Pse e bėri Domi atė? A do ta bėnte sėrish? Pėrgjigjet nuk do tė gjenden nė Qendrėn Air Canada, kur Domit t'i mbarojė pezullimi i tetė ndeshjeve. Nuk do tė gjenden, sepse rrėfimi pėr Tahir Domin nuk ėshtė i treguar me gola dhe me asistime, por me vrraga dhe hematoma. A ėshtė penduar Domi? Tahir Domi e shndėrroi ndeshjen e tij mė tė mirė nė ditėn e tij mė tė zezė. Pas ndeshjes, ai u vesh shpejt dhe u largua nga salla pa dashur tė bisedonte me gazetarėt. Arriti nė shtėpi dhe shpėrtheu nė vaj, ku iu desh t'i tregonte tė birit tė tij tė vetėm, Maksit, se pėrse babai i tij nuk do tė luante nė disa ndeshjet e ardhshme. Mė nė fund vendosi tė fliste edhe para gazetarėve. "Njė ndeshje e mirė u shndėrrua nė njė ishull tė vetmuar",- ka belbėzuar Domi. Shumė ditė mė vonė, Tahiri nė njė zyrė nė Toronto po fliste pėr pezullimin e tij. Ndėrsa e sjell ndėrmend incidentin me Niedermajerin, ai thotė se ka bėrė njė marrėzi tė madhe. "Po tė mė jepej rasti sėrish, nuk do ta ngisja Niedermajerin nė atė ēast",- thotė Domi. Pastaj ul kokėn, buzėqesh lehtė dhe flet gati me pėrshpėrime: "Jo nė atė ēast. Do ta mbysja nė dajak mė vonė". E tėra nisi me njė vrragė tė vjetėr Nė fakt edhe historia kanadeze e shqiptarit nisi nga dhuna. Babai i tij ishte ushtarak. Komunistėt kėrkonin qė Xhon Domi ta mbronte Perdėn e Hekurt, pavarėsisht pasojave pėr vendlindjen e tij, Shqipėrinė. "Duhej ta vishje uniformėn komuniste",- thotė nipi i Xhonit, Vullkan Domi, qė tani jeton nė Floridė. "Nė tė kundėrtėn, do tė tė vrisnin bashkė me tė gjithė familjen". Nipi pohon se Xhon Domi e ka veshur atė uniformė vetėm sa pėr mbulesė, ndėrsa vetė ka bėrė njė luftė tė vetėn. Ai kalonte ilegalisht njerėz matanė kufirit me Jugosllavinė. I ka udhėhequr karvan pas karvani, duke i kaluar dhe duke u kthyer sėrish nė Shqipėri. E kishte ditur se po ta zinin, do ta ekzekutonin nė vend. Gati edhe e kapėn. Ndėrsa po kalonte kufirin njėherė, Xhoni ndjeu njė dhimbje therrėse dhe befasuese nė ballė. Gjaku e kishte kapluar. E kishte rrokur plumbi. Po ia kishte dalė tė largohej. Gjithsesi plumbi i kishte mbetur nė kokė. "Ka shpėtuar shumė njerėz",- tė thotė nipi i tij, Vullkani. Xhoni mė pas u martua dhe iku nė Kanada, nė Ontario. U sistemua atje si baba i tre fėmijėve. Gjithė jetėn e ka kaluar me vrragėn e plumbit nė ballė qė niste nga vetulla e majtė. Fėmija mė i vogėl i Xhonit, Tahiri, e kishte kaluar gjithė fėmijėrinė duke e shikuar atė vrragė. Si e gjeti fama "tė dhunshmin" Nė moshėn 14-vjeēare, duke luajtur pėr shkollėn e tij, Domi nė lojė e sipėr ėshtė pėrleshur me njė djalė shumė mė tė madh. 20-vjeēari kishte nisur tė qeshte dhe i kishte hedhur dorėzat nė akull. Domi i ishte afruar, kishte mbyllur sytė dhe kishte nisur ta "qėllonte". Lojtarėt e tjerė ishin grumbulluar dhe nuk po u besonin syve. Domi i kishte hapur sytė, i ishte vėrsulur dhe 20-vjeēari, njė djalė me shtat tė hedhur dhe flokė tė gjatė deri nė bel, kishte mbetur i shtrirė nė akull me fytyrė tė pėrgjakur. Kur kishte pėrfunduar sezoni, trajneri i skuadrės, Marcel Pronovost, njė trajner shumė i njohur, kishte thėnė se sezonin e ardhshėm nė ligėn mė tė fortė tė hokejit kanadez do tė shkonin dy lojtarė tė ekipit: Rajan Renod, golashėnuesi mė i mirė i skuadrės dhe Tahir Domi. "A e dini pse e zgjodha Domin? Sepse e ka tė madhe kėtė kėtu",- kishte thėnė trajneri Pronovost duke bėrė me grusht nga zemra. Qysh atėherė, Domi i vogėl e kishte kuptuar se secili Rajan Renod ka nevojė edhe pėr njė Tahir Dom. Disa vjet mė vonė arriti edhe nė NHL. Qysh nga dita e parė atje, Domi ėshtė njohur pėr grushtet e tij. Tė gjithė adhuruesit e hokejit nė Toronto e kujtojnė lojėn e tij tė parė. Para ndeshjes, ai po i lidhte patinat dhe po fliste ndėr dhėmbė, duke premtuar se do t'ia thyente kokėn dikujt. "Tė gjithė mė shikonin mos kam luajtur mendsh",- kujton Domi. Ishte 20-vjeēar atėherė. Tani ai ėshtė lojtari qė ka mė tepėr pėrjashtime nga dy minuta, pėr shkak tė rrahjeve. Pėr secilin gol tė shėnuar nė ligė, ai i ka 42 minuta pėrjashtim. Tahir Domi, hero i Torontos Tifozėt nė Toronto e adhurojnė. "Ai i pėrfaqėson tė gjithė lojtarėt e patalentuar qė nuk kanė arritur shumė nė karrierat e tyre",- thotė vėllai i tij, Dashi, ekspert teknologjie nė njė kompani nė Toronto. "Unė i kam tejkaluar tė gjitha parashikimet",- thotė vetė Tahir Domi.- "Kjo mė frymėzon. Pėrherė jam mė i mirė dhe mė i mirė". Nė njė koncert tė grupit "Eagles" nė Toronto, para kėngės "Hotel California", kėngėtari Glen Frej, ka pėrshėndetur: "Po pėrshėndes dikė, qė po tė ishim nė luftė, do tė doja ta kisha afėr". E kishte fjalėn pėr Tahir Domin. Fėmijė tė sėmurė nė Kanada, pa shpresė pėr tė mbetur gjallė, kanė dėshirė tė fundit tė tyre qė tė takohen me Domin. Para njė stėrvitjeje, kohė mė parė, nė dhomat e zhveshjes i kishte arritur njė letėr. Atė ia dėrgonin prindėrit e njė fėmije tė sėmurė, tė cilin Domi e kishte vizituar njė ditė nė spital. Brenda nė zarf ishte fotografia e njė arkivoli, nė tė cilin ishte fėmija i vdekur, i mbėshtjellė me njė fanellė me fotografinė e Tahir Domit. Domi, krenaria e emigrantėve nė Kanada Para ēdo ndeshje, ndėrsa bashkėlojtarėt e tij mendojnė se si tė shėnojnė gola, Domi mendon se me kė dhe si do tė pėrleshet. Nuk ėshtė rastėsi qė shoku i tij mė i mirė dhe golashėnuesi mė i mirė i skuadrės, Mats Sundin, nuk ka pėsuar lėndim qė kur Tahir Domi ka arritur nė skuadėr nė vitin 1995. "Askush nė skuadrėn time nuk ka nevojė tė mendojė pėr rrahjet pėrveē meje",- thotė Domi. "Nėse dikush bėn diēka, unė jam ai qė do tė merret me tė." Domi ėshtė ende lojtar i ligės, madje mė i forti i mė tė fortėve. "Eshtė njė punė e zorshme",- thotė ish-bashkėlojtari i tij, Glen Hilej. "Natė pėr natė ai duhet tė rrezikojė jo vetėm reputacionin e tij, por gjithė karrierėn pėr bashkėlojtarėt". Me rregullat e NHL-sė ėshtė e lejuar qė hokejistėt tė rrihen, derisa njėri nga lojtarėt tė rrėzohet nė akull. Pas rrahjes, tė dy lojtarėt pėrjashtohen nga dy minuta. Tahir Domi ėshtė rekordmen pėr pėrjashtime tė tilla, madje ai nė rrethet e emigrantėve shqiptarė njihet edhe si sportisti qė e ka bėrė zap Kanadanė. Dhe pėr kėtė ata edhe krenohen...

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 4:04 pm


Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga Teuta prej Sun Jun 29, 2008 4:08 pm

Chris Simon vs. Tie Domi

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tie Domi

Mesazh nga flutura prej Sun Jun 29, 2008 8:09 pm

Shum sport i dhunshem.

flutura
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 129
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi