03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga mira prej Sat May 24, 2008 10:37 am

03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk
(Shqiperia; Nje pune te vertete per Eurovizionin)



Dimitri:
Na de lachwekkende pathos van Litouwen komt Albaniė even tonen hoe het wél moet. In de voorbije jaren wist Albaniė geen blijvende indruk te maken, maar dat zetten ze in één ruk recht met het van melancholie doordrenkte ‘Zemren Lame Peng’. Ondersteund door een bos strijkers en een meeslepende melodie bezorgt de zestienjarige Olta Boka ons met haar fragiele stem rillingen van begin tot einde. Alleen de elektrische gitaar op het einde gooit wat roet in het eten en aan de styling mag ook een fikse draai worden gegeven, maar wįt een verademing is dit nummer! Jammer dat het orkest is afgeschaft, want dat zou nog een extraatje gegeven hebben. Geen idee of dit aanslaat, maar bij ons sloeg dit in als een bom. 18/20

Luc: Interessant nummer, zeker in de herwerkte er ingekorte versie. Meeslepende melodie en een refrein dat blijft hangen. Olta boka heeft ook een aangenaam stemgeluid dat zacht klinkt in de strofes en stevig aanzwelt in het refrein. Ik mag dit liedje wel en hoop dat ze er nog een passende act bij verzinnen om een tafereeltje te creėren op het podium. Alleen het einde had misschien iets minder abrupt gekund. 14/20

Erika: Albaniė stuurt een pareltje dat ons de slechte inzendingen van de laatste jaren doet vergeten en in de teletijdmachine terugstuurt naar de tijd toen we niet konden kiezen tussen al dat moois en magische van de toverachtige maar toch sterke ballades in diverse Oost-Europese talen. Met de winnares van vorig jaar in gedachten, hoop ik stilletjes dat Europa weer klaar is voor het echte Eurovisiewerk waar wannabe Ruslana’s, Paparizous en kalkoenen niet thuishoren, maar waar we onze ogen kunnen sluiten en echt genieten van wat muziek zou moeten zijn. Hemelse klanken en hemels gezongen. 18/20
Totaal: 50/60

Mare nga www.eurosong.be
(Lexoni perkthimin me poshte)

mira
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 202
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga mira prej Sat May 24, 2008 10:55 am

Kto jan 3 gazetar nga Belgjika qe kan dhen mendimin e tyre per kengen shqiptare.
Dimitri nder te tjera thote;"Pas patosit qesharak te Lituanise vjen Shqiperia per te treguar se si duhet.Ne vitet qe kaluan Shqiperia nuk arriti te bente pershtypje, por ata e kane korrigjuar tashme menjehere me kengen melankolike qe te mbetet ne mendje "Zemren e Lam Peng"Mbeshtetur nga orkestra me nje melodi qe te ben per vete na ben 16 vjeēarja Olta Boka me zerin e saj te bukur vibrues, te dridhemi nga fillimi deri ne fund. Se dim ne se kjo keng do ta arrij suksesin por per ne ajo ishte nje shperthim ,nje bum." Ai e vlereson kengen me 18/20 ose me noten 9.
Luc thot;".. melodija ishte shum e ndjer me nje refren qe nuk harrohet " dhe e vlereson kengen me 14/20 ose noten 7.
Dhe per se fundi edhe Erika dha mendimin e saj . Ajo shprehet;"Kenga shqiptare na ben te kujtojm momentet magjike te baladave nga europa lindore . Zeri edhe muzika jan te mrekullueshme." duke e vleresuar kengen me 18/20 ose noten 9
Nderkoh ata e vlersojn kengen shqiptare me 50/60 duke i dhen vendin e dyt pas Suedis te cilen e kan vlersuar me 51/60 .


Edituar pėr herė tė fundit nga mira nė Sat May 24, 2008 1:34 pm, edituar 1 herė gjithsej

mira
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 202
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga emigranti prej Sat May 24, 2008 1:08 pm

Kete vit kenga shqiptare ka marre vleresime edhe nga vende te tjera. Ky eshte nje ogur i mire per naten finale. Duhet thene se perveē te tjerash vleresimin e tyre e bazojne edhe mbi vleresimet e publikut ne vendet perkatese. p.sh publiku belg e ka vleresuar me vendin e dyte kengen shqiptare dhe siē e shohim edhe tre gazetaret ne vleresimin e tyre i japin vendin e dyte kenges shqiptare. Prandaj eshte e rendesishme qe kenga jone te votohet ne sitet zyrtare te eurosongut te vendeve perkatese.

emigranti
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 355
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga mira prej Sun May 25, 2008 11:01 am

ANILA MEMA

Rusi Dima Bilan ka fituar “Eurovision 2008” nė Beograd me kėngėn “Believe”. Pėr kėngėtarin e njohur rus nuk ėshtė hera e parė qė triumfon nė garėn evropiane tė kėngės.
Me talentin e tij tė veēantė dhe aftėsitė e jashtėzakonshme, vokalin e ndjeshėm tėrhoqi vėmendjen e botės nė maj tė vitit 2006, kur pėrfaqėsoi Rusinė nė “Eurovision 2006” nė Athinė, ku fitoi dhe ēmimin e dytė me kėngėn “Never let you go”. Me kėngėn e shkruar nga vetė ai dhe Jim Beanz, kompozuar nga tė dy, rrėmbejnė trofeun nė Serbi me epėrsi tė madhe ndaj vendit tė dytė, i cili fitoi 272 pikė. Pas tij, vendin e dytė e rrėmbeu Ani Lorak nga Ukraina dhe vendin e tretė grekja Kalomira. Bilan ėshtė kualifikuar nė natėn finale, pas prezantimit tė tij tė parė nė natėn e parė gjysmėfinale. Ndėrkohė, Shqipėria nuk mundi tė kualifikohet nė dhjetėshen mė tė mirė tė edicionit tė 53-tė tė “Eurosong” qė zhvillohej nė Serbi, pavarėsisht opinioneve tė mira qė shkruheshin nė faqe tė ndryshme interneti pėr tė. Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė, Olta Boka me kėngėn “Zemrėn lamė peng” ėshtė vlerėsuar vetėm me 55 pikė dhe ėshtė renditur nė vendin e 16-tė pas votimeve tė 43 vendeve. Treshi ka qenė njė numėr tė cilin Olta Boka e quan gjithmonė tė rėndėsishėm dhe si njė numėr fati. Por kėsaj here, duket se fati nuk e ka ndjekur 16-vjeēaren shqiptare, e cila u ngjit dje nė skenėn e Beogradit me kėngėn “Zemrėn lamė peng”.
* * *
Pas Rumanisė e cila ēeli mbrėmjen finale tė edicionit tė 53-tė “Eurosong”, Britanisė sė Madhe nė skenė ėshtė ngjitur 16-vjeēarja shqiptare me kėngėn e kompozuar nga Adrian Hila mbi vargjet e Pandi Laēos, tingujt e sė cilės bėnė qė tė duartrokiste spektatori nė arenėn “Beogradska”. 12 pikėt pėr kėngėn shqiptare janė marrė si gjithmonė nga Maqedonia, 10 pikė janė marrė nga Greqia, tetė pikė nga Zvicra e Kroacia, shtatė pikė nga Mal i Zi ndėrsa katėr pikė nga Sllovenia, tre pikė janė marrė nga San Marino dhe njė pikė nga Bosnjė-Hercegovina, Turqia dhe Azerbajxhani. Olta kėsaj here nė krahasim me natėn gjysmėfinale nuk ka ndryshuar performancė, ėshtė shfaqur me tė njėjtėn veshje tė realizuar nga stilistja Mirela Nurēe, e njėjta zemėr e madhe trengjyrėshe ēiklami, jeshile dhe e verdhė nė mes, pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė ėshtė shfaqur dje. E vetmja gjė ndryshe, ka qenė truku, flokėt, kėsaj here tė lėshuara dhe me pak onde nga fundi. Veē flokėve Olta ka mundur tė pėrmbajė emocionet dhe tė shfaqet sa mė mirė nė skenėn e madhe qė u zhvillua nė Beograd, kryeqytetin e Serbisė. Ndėrkaq, nga postimi i kėngės nė ueb-faqe www.youtube.com, Olta ėshtė klikuar mė shumė se 190 901 herė, ndėrkohė, qė nuk mungojnė as komentet e adhuruesve tė shumtė, jo vetėm tė shqiptarėve por edhe tė atyre britanikė, italianė, etj. Paraditen e djeshme, sipas disa komenteve tė bėra nė televizionin “Alpha” tė Greqisė, komentohej mirė pėr performancėn dhe vokalin e Olta Bokės, por ajo qė diskutohej gjatė ishte truku dhe krehja e flokėve, tė cilat sipas tyre dukeshin sikur ishin tė pakrehur.
* * *
Pėr tre orė me radhė kanė konkurruar 25 finalistė nga vende tė ndryshme, si pėrfaqėsuesit e shteteve tė Greqisė, Rumanisė, Bosnje–Hercegovinės, Finlandės, Rusisė, Izraelit, Azerbajxhanit, Armenisė, Polonisė dhe Norvegjisė, Ukraina, Kroacia, Shqipėria, Islanda, Gjeorgjia, Danimarka, Suedia, Letonia, Turqia dhe Portugalia, tė pėrzgjedhur kėta nė dy netėt gjysmėfinale. Ndėrsa finales sė madhe i janė bashkuar edhe pesė shtetet e kualifikuara automatikisht tė cilat janė: Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Serbia si vend organizues. Njė nga surprizat e mbrėmjes finale tė “Eurosong” ka qenė i famshmi Goran Bregoviē me kėngėn e tij pa aq tė njohur “Kallashnikov”.

mira
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 202
Anėtarėsuar : 16 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga ILIRI prej Mon May 26, 2008 8:17 am

Eurovizioni - karnavalja kulturore e Evropės

Nga “Deutsche Welle”

Kritikėt e gjendjes, nė tė cilėn ndodhet Festivali Evropian, mendojnė se ka mbetur vetėm njė gjė pėr tė bėrė. “Gjėja mė e mirė qė mund tė bėjmė ėshtė moszhvillimi i tij”, - tha njė vėzhgues anonim. “Festivali ėshtė kthyer nė njė maskaradė. Kėngėt ta shpifin dhe vendet fqinje votojnė pėr njeri-tjetrin.”
E shkuara me vlerė ka marrė fund, kur anglishtja nuk ishte gjuha dominuese dhe gara e Eurovizionit ishte vėrtetė garė – kur gara ishte mė shumė pėr kompozimet muzikore dhe tekstet e kėngėve dhe mė pak pėr vulgarizmat dhe kostumet.
Festivali i parė evropian u zhvillua nė Lugano tė Zvicrės mė 1956. Lyss Assia, e Zvicrės, nuk e la trofeun tė dilte nga vendi i saj. Asokohe morėn pjesė vetėm shtatė vende dhe nga fundi i viteve ‘60 fesivali nisi tė kthehej nė ngjarje tė madhe.
Kohė pas kohe, fesivali kthehej edhe nė njė makth politik – siē ishte fitorja e Spanjės nė vitin 1968, ndėrsa diktatori Franko ishte ende nė pushtet. Edhe sot, kėngėtarja Massiel, e cila faktikisht quhet Maria de los Angeles Santamaria Espinosa, vazhdon tė jetė heroinė nė vendin e vet – tek e fundit ajo i rrėmbeu ēmimin Cliff Richards tė Britanisė sė Madhe.
Autorėt e njė dokumentari spanjoll kohėt e fundit lanė tė kuptohej se Franko mund tė kishte ndihmuar me ndopak manipulim. Ndėrsa pėr dyshime tė tilla nuk ka fakte, sistemi i votimit tė Eurovizionit vazhdon tė jetė kundėrshtues, ngaqė shtetet e harrojnė idenė e madhe evropiane, kur u vjen rasti tė zgjedhin kėngėn e tyre tė preferuar.
Vendet fqinje nuk ua kursejnė pikėt njėri-tjetrit – sidomos ish-anėtarėt e Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit tė Varshavės, si edhe shtetet e ish-Jugosllavisė, tė cilat duket se kanė harruar – tė paktėn nė lidhje me festivalin – se deri pak kohė mė parė ata ishin nė luftė mes tyre.
Zyrtarėt e Eurovizionit janė pėrpjekur ta zgjidhin problemin me rregulla tė reja: dy gjysmėfinalet e sivjetshme, qė u mbajtėn tė martėn dhe tė enjten para finales, synonin tė parandalonin votimin nė bllok duke i ndarė fqinjėt.
Tek e fundit ajo mendohet tė jetė njė garė paqėsore dhe vetėm paqja mund tė ēojė nė fitore – siē e vėrteton fituesja e vetme e Gjermanisė, Nikola. Nė vitin 1982, ajo i bėri gjermanėt krenarė, duke fituar me “Pak paqe”.
Megjithatė, e vetmja kėngė e famshme qė ka dalė nga festivali evropian ėshtė “Waterloo” e grupit suedez ABBA, mė 1979. Ajo ishte pikėnisja e lavdisė sė grupit nė skenėn botėrore – diēka qė askush tjetėr nga pjesėmarrėsit nė Eurovizion nuk e ka realizuar mė deri tani.
Arsyeja kryesore e metamorfozės sė festivalit tė ēuditshėm tė kthyer nė skenė performuesish qė tė acarojnė ishte vendimi pėr tė hequr traditėn e jurive profesioniste nga tė gjitha vendet pėr tė votuar fituesit. Nė vend tė saj, procesi u hap pėr tė gjithė popullsinė qė tė votojė pėrmes telefonit.
Nga njėra anė, kjo ēoi nė rritjen e teleshikuesve. Nga ana tjetėr, kjo iu dha fund zonjave tė bukura e serioze dhe meshkujve tė pashėm qė kėndonin kėngė tė mrekullueshme. Ata u zėvendėsuan nga meshkuj tė veshur si stjuardesa, gjyshe me daulle, kėrcimtarė tė egėr veshur me meshin dhe rokistė monstra nga Finlanda.
Sivjet nuk ka pėr tė qenė ndryshe. Finlandezėt me klithma po kthehen, Franca mund tė rrėshqasė, duke kėnduar nė anglisht dhe Irlanda po dėrgon njė kukull.
A do tė jetė kjo status quo-ja e pėrhershme? Ndoshta jo: fituesja e vitit tė shkuar, Marija Sherifoviē e Serbisė, ishte goxha normale krahasuar me pjesėn ekstravagante.
Fatėkeqėsisht, pėr tė arritur sukses nuk ka ndonjė formulė sekrete dhe Gjermania, bie fjala, ėshtė pėrpjekur pėr dekada tė mos renditej nė shkallėt e fundit vit pas viti. Vitin e shkuar disa kėshilluan qė Gjermania duhet t’i kėrkonte shkrimtarit tė njohur Botho Strauss tė kujdesej pėr tekstet e kėngėve dhe tė gjente njė transseksual provincial qė mund tė fyente shtetet ballkanike. Gjermanėt nuk e morėn parasysh kėtė kėshillė dhe po dėrgojnė nė Beograd njė grup vajzash tė quajtur “No Angels”. Kėnga e tyre, “Disappear” (Zhdukje) – njė titull aspak optimist, por qė mund tė mjaftojė pėr tė bėrė kthesėn.
TEMA

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga interesanti prej Mon May 26, 2008 6:10 pm

Olta Boka kendoi shume mire, por kuptohet se me kete mish mash qe seshte bere Eurovizioni, Shqiperia nuk do te arrij asnjehere jo me te fitoje por as ne 10 nuk do te jete ndonjeher. Keshtuqe Olta Boka ka te drejte te kenaqet me vendin e 17.

interesanti
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 80
Anėtarėsuar : 05 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga Teuta prej Mon May 26, 2008 6:23 pm

I uroj suksese te metejshme Oltes, kendoi shume bukur. Na nderoi pavarsisht vendit qe zuri.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga lola prej Tue May 27, 2008 8:50 am

Pas mbylljes sė Eurovizionit, po bėhen bilancet pėrfundimtare. A ishte e drejtė zgjedhja e kėngės sė Olta Bokės si pėrfaqėsuese e Shqipėrisė? Ēfarė shkoi mirė dhe ēfarė keq?

Kėngėtari Alban Skėnderaj ndihet shumė mirė qė Olta Boka ka prekur finalen e “Eurovision 2008”, dhe ashtu siē ka menduar mė parė thotė se qėndrimi i tij ishte i drejtė.

Njė burim, ka thėnė se Alban Skėnderaj tashmė ndihet plotėsisht i shfajėsuar dhe beson se edhe kosovarėt e kanė kuptuar se vendimi i tij ishte i drejtė.

Skėnderaj kishte votuar kundėr dy kosovarėve Flaka Krelani dhe Dorentina Disha gjatė festivalit tė kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar. Votat e tij nuk i dėrguan nė finale dy kosovaret, pėr tė cilat u bė shumė zhurmė nė Shqipėri. Nga ana tjetėr kėnga e Olta Bokės, “Zemrėn e lamė peng”, ėshtė pritur shumė mirė nga ekspertėt e muzikės jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Olta Boka vėrtet nuk arriti qė pėr shkak tė konjukturave politike tė sigurojė ndonjė vend mė tė mirė nė renditje sesa ai i 17, por sidoqoftė tashmė ėshtė e pakundėrshtueshme se kėnga e saj ishte ndoshta pėrfaqėsimi mė i mirė pėr Shqipėrinė qė nga koha e Anjeza Shahinit. Problemi i pėrhershėm me kėtė kėngė ishte pėrsėri grupi shoqėrues. Kėngėtarja shqiptare pėrsėri u la pa njė kompleks zėrash shoqėrues dhe pa koreografi nė njė paraqitje tė mjerueshme skenike tė cilėn u mundua ta kompensojė vetėm talenti i saj, zėri i saj i ngrohtė dhe kėnga me njė vijė melodike qė vetėm tani po vlerėsohet me drejtėsi nga shqiptarėt. Nuk dihet pėrse autoritetet e RTSH-sė e lanė kėngėtaren e njomė tė paraqitet nė skenė vetėm me dy kitaristė fallco dhe me njė baterist tė cilit nė natėn gjysmėfinale madje i shpėtoi nga dora njėri nga shkopinjtė me tė cilėt po interpretonte duke shkaktuar ilaritet nė sallė dhe mes teleshikuesve. Dihej qė vija melodike e kėngės do tė ishte me superpozim, prandaj paraqitja e instrumentistėve ishte e tepert dhe e kote. Limiti i pjesėmarrėsve prej 6 personash mund tė ishte shfrytėzuar nga organizatorėt pėr t’i dhėnė kėngėtares njė grup vokal ose disa balerinė duke e bėrė kėngėn ndoshta mė spektalolare. Askush nuk flet pėr kėto, ashtu si edhe pėr detaje tė tjera qė sigurisht e kanė bėrė grupin shqiptar tė bėjė njė figurė qesharake nė Arenėn e Beogradit. Kartolina pėrshėndetėse pėr Shqipėrinė, e cila u ofrua si njė realizim i Radio Televizionit tė Serbisė ishte vėrtet poshtėruese sipas disa kritikėve. Ajo paraqiste njė grup njerėzish tė veshur me tė kuqe tė cilėt qėndronin shtrirė dhe lėvrinin si nė njė imitacion primitiv larvash, ndėrkohė qė kolona zanore nė sfond pėrngjante me njė vijė melodike arabe. Pikėrisht kėtu mund tė ishin treguar tė dobishėm drejtuesit e RTSH-sė tė cilėt u kujdesėn posaēėrisht pėr tė nxjerrė vetveten nė ekran edhe nė Beograd duke mos e lėnė grupin e interpretuesve tė shfaqej nė momentet kur kamera kalonte nė prapakuinta.

KORRIERI

lola
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 176
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 03. Albaniė: Het échte Eurovisiewerk

Mesazh nga ILIRI prej Wed May 28, 2008 7:56 am

Mė pritėn me vėrshėllima. Mė lanė pa shoqėrim vokal. Mė lanė pa koreografi. Mė vodhėn pikėt e Anglisė

E shoh nė oborrin e gjimnazit “Sami Frashėri”, ku ajo mėson prej dy vitesh. E rrethuar nga shoqėria dhe mėsueset e shkollės, ajo nuk rresht sė thėni “Faleminderit!” pėr gjithė pėrgėzimet qė ata i japin. Njė buqetė e madhe me lule nė dorė dhe njė thjeshtėsi e jashtėzakonshme e karakterizon 16-vjeēaren Olta Boka, qė ka lėnė pas skenėn e Beogradit pėr t’iu rikthyer jetės normale. E shkėpusim pėr pak ēaste nga grupi shoqėror, pėr t’i marrė edhe ne njė intervistė, ndonėse numėron vetėm katėr orė gjumė, pas mbėrritjes natėn vonė nė aeroportin e Tiranės. Nuk ngurron tė flasė pėr emocionet, incidentet e vogla nė skenė, koreografinė e paplotėsuar dhe veshjen sė cilės duhej t’i pėrshtatej medoemos. Kėtė herė Olta nuk ka lėnė zemrėn peng, por e ka hapur atė pėr lexuesit e gazetės “Korrieri”.


-Olta, si ndihesh tani qė ke lėnė pas eksperiencėn tėnde nė Beograd?

“Unė kam marrė me vete ēdo copėz qė kam jetuar ato ditė nė Beograd. Nuk mund ta cilėsoja njė sfidė, por njė eksperiencė shumė tė bukur. Jam ndjerė si dikush qė zbret nga qielli dhe gjen nė tokė njė mbėshtetje dhe njė pėrkrahje tė padiskutueshme. Kam parė fansa qė mė janė ulur nė gjunjė pėr tė mė puthur dorėn, kam dhėnė autografe pafund dhe kjo mė ka befasuar. Nuk e kisha imagjinuar kurrė njė sukses tė tillė, pasi mė duhet tė pranoj, qė unė isha njė vajzė e thjeshtė, nė kuptimin qė nuk isha afirmuar mė parė, nuk kisha pasur tė tjera eksperienca si kėngėtare. Ky festival mė ngriti dhe normalisht mė dha bumin e parė, sepse unė nuk isha ndonjė emėr i njohur qė njerėzit tė mė njihnin aq shumė, aq shumė atje nė Serbi”.

-Ju ishit kėngėtarja mė e vogėl e “Eurovizion 2008”. A tė kanė parė vėrtet me syrin e tė ledhatuarės sė festivalit?

“Po, sigurisht. Duke qenė e vogėl nė moshė, gjatė konferencės pėr shtyp nuk kanė munguar as pyetjet ngacmuese karshi meje. Mė pyetėn si ka mundėsi qė njė kėngėtare kaq e re kėndon balada dashurie, pėr stilin e kėngės, por nė asnjė moment nuk jam ndjerė nė siklet, sepse nė tė gjitha pėrgjigjet qė kam dhėnė, kam qenė vetvetja”.

-Por, si ēdo gjė e mirė qė e ka njė tė keqe pas, edhe performanca juaj nuk ka kaluar pa kritika. Nė disa forume nė internet ėshtė shkruar se nė kohėn kur ju keni pėrfunduar kėngėn nė skenė, ka pasur ovacione aspak tė kėndshme karshi teje. Je nė dijeni tė kėtij fakti?

“Nuk mund tė jap njė pėrgjigje tė sigurt pėr kėtė pyetje. Kur duartrokitemi nė skenė, ne kėngėtarėt kemi kufjet nė vesh, pasi nė ato momente duhet tė dėgjojmė vetėm bazėn muzikore dhe asgjė tjetėr. Kur unė hoqa kufjet, pėr tė qenė e sinqertė dėgjova shumė duartrokitje e tė njėjtėn gjė konstatova edhe kur pashė tė regjistruar nga im atė nė video paraqitjen time. Nuk mund ta mohoj qė ka pasur edhe mos pėlqime, qė janė shfaqur nė pasthirrma aspak tė pėlqyeshme, por kjo pėr mua nuk ka rėndėsi vendimtare, pasi unė isha e ndėrgjegjshme pėr skenėn e vendin ku po kėndoja...”

-Sa i takon kartolinės pėrshėndetėse pėr Shqipėrinė, edhe ky moment ėshtė parė me nota skepticizmi dhe aspak vlerėsuese pėr vendin tonė. Cili do tė ishte komenti juaj nė kėtė rast?

“Kam pėrshtypjen se kėto janė vlerėsime me koniunktura politike. Mua nuk m’u duk shumė keq, nėse do e krahasoja me atė qė kishin pėrgatitur shtetet e tjera tė botės. Them se e kemi pasur tė bukur, pasi flamuri shqiptar do tė ishte njė simbol i pamungueshėm nė atė spot, pa diskutim. Unė nuk pashė qė shtetet e tjera tė kishin bėrė ndonjė mrekulli nė kėtė aspekt”.

-Gjatė performancės tėnde nė skenė, u pa qė vija melodike ishte zėvendėsuar me instrumentistėt qė tė shoqėronin nė Beograd, ndėrkohė qė nė festivalin e fundvitit nė RTSH nuk ishte e njėjta situatė. Ėshtė ripunuar kėnga apo....

“Kėnga ėshtė ripunuar nė Itali, duke nxjerrė njė version tė dytė, i bazuar mbi atė tė parin. Janė hequr back vokalet dhe ka dalė mė nė pah kitara, bateria e basi, pėr tė prodhuar njė version mė ritmik. Por, nėse do tė kisha back, vokalet shoqėruese nė skenėn e “Eurovizionit” do tė ishte njė rrezik pėr tė stonuar”.

-Dihet qė limiti i grupit qė mund tė shoqėrojė kėngėtarėt nė skenėn e “Eurovizionit” ėshtė deri nė gjashtė. Vetėm kėnga juaj kėtė vit nuk kishte njė grup shou, siē kishin gjithė shtetet e tjera tė botės. Pse ka ndodhur kjo?

“Kėnga ėshtė e stilit baladė dhe nuk u pa si e nevojshme qė tė bėhej njė kėrcim koreografik. Nė fakt, pėr hir tė sė vėrtetės, mund tė pohoj qė ėshtė kėrkuar pėr tė pasur njė ēift balerinėsh nė skenė dhe jam e bindur qė kjo do t’i shtonte mė tepėr pikė performancės sime, por siē ēdo gjė tjetėr, edhe kjo nuk ishte nė dorėn time”.

-Kamerat kanė fokusuar njė moment kur bateristit i ėshtė shkėputur nga dora shkopi me tė cilin po interpretonte. Ishte diēka e sikletshme pėr ty?

“Kėtė mund ta quaja si njė ogur tė mbarė pėr tė hyrė nė finale dhe vetėm kaq!”

-Edhe veshja juaj ėshtė komentuar jo pak nė site tė ndryshme nė internet, madje e kanė cilėsuar si njė uniformė kolegji. Ju vetė si do ta cilėsonit kėtė gjė?

“Ishte njė veshje serioze. Njė xhubletė e zezė me shumė kopsa, qė tė jepte pėrshtypjen e njė veshjeje ushtarake. Qėllimi ka qenė tė ishte njė performancė dinjitoze, nė sajė tė paraqitjes serioze. Nuk ėshtė se jam ndjerė keq, pasi ajo u bė pjesė e imja, pavarėsisht pėlqimit ose jo. Kur e vesh njė gjė tri herė nė ditė, pėr pesė ditė rresht, do apo nuk do je e detyruar qė t’i pėrshtatesh. Sa i takon etiketimit si uniformė kolegji, mund tė them qė ēdo opinion ėshtė subjektiv. Pasi ajo qė nė fillim ishte nisur pėr njė veshje tradicionale, e ndėrthurur me modernen dhe rezultati ishte ai qė patė nė skenė”.

-Pavarėsisht kėtyre faktorėve, mendon se mund tė kishim marrė mė shumė pikė?

“Votimet nuk janė pjesa qė mė takon mua tė pėrgjigjem. Por fakti qė ai u konsiderua si njė festival politik, nuk ka nevojė pėr koment. Normalisht prisja mė shumė, por duke qenė se jemi njė shtet i vogėl, aleancat tona me shtetet fqinjė nuk janė aq tė fuqishme sa lobingu i shteteve tė tjera, kėshtu qė edhe rezultati dihej. Nga disa shtete, si Greqia apo Turqia, prisja vlerėsim mė tė madh. Gjatė gjithė kohės unė isha mė pesimistja e grupit shqiptar qė ndodhej nė Beograd, sepse pavarėsisht se bėra maksimumin tim, dhe kjo bėri qė Shqipėria tė kalonte nė finale, unė e dija atė qė mė priste. Unė jam e bindur qė shumė shqiptarė tė Kosovės e Shqipėrisė me banim nė Angli mė kanė votuar. E nė fund fare unė nuk kam marrė asnjė pikė nga ky vend, gjė qė lė vend pėr dyshime. Me kėtė nuk dua tė justifikohem pėr asgjė, por dėshira ishte e madhe qė tė hyja tė paktėn nė 10 vendet e para”.

-Jeta jote artistike, si do tė vijojė tash e tutje?

“Do ta vazhdoj kėtė rrugė. Do tė kem njė kėngė tė re sė shpejti, pėr tė cilėn nuk jam e autorizuar tė flas. Besoj se do tė jetė njė hit i bukur, qė do tė mė lėrė mundėsinė tė eksperimentoj edhe nė zhanrin muzikor”.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi