8 orė “peng” nė policinė e New Yorkut

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

8 orė “peng” nė policinė e New Yorkut

Mesazh nga emigranti prej Wed Feb 06, 2008 9:24 am

Funksionarja e Ministrisė sė Jashtme, 8 orė “peng” nė policinė e New Yorkut


Shtohen skandalet e zyrtarėve tė lartė shqiptarė, qė shkojnė me shėrbim jashtė vendit pėr punėt e shtetit, madje edhe nga sektori i diplomacisė. Ditėn e premte, nė New-York tė SHBA, mėsohet se njė funksionare e lartė e Ministrisė e Jashtme tė Shqipėrisė ėshtė mbajtur tetė orė nė zyrat e policisė sė New-Yorkut. Siē mėsohet nga burime brenda Ministrisė sė Jashtme, njė delegacion i kėsaj ministrie ėshtė nisur pėr nė Washington, pėr njė vizitė pune diplomatike nė emėr tė shtetit shqiptar. Qėndrimi i tyre nė New-York, u shty si rezultat i kohės sė ndėrrimit tė avionėve,kohė kur zyrtarėt tanė tė ministrisė sė jashtme, dolėn nė mjediset e qytet pėr tė bėrė shopin. Gjithmonė sipas kėtij burimi, shkak pėr marrjen nė zyrėn e policisė amerikane, tė zyrtares sė lartė tė Ministrisė sė Jashtme, ka qenė sinjali i alarmit nė dyqanin ku po blinte zonja nė fjalė. Midis artikujve qė zyrtarja e diplomacisė shqiptare kishte blerė, ishte dhe njė ēantė e cila kishte “kaluar” pa paguar. Alarmi i dhėnė nga sinjalizuesit qė vendosen nė dyqane, alarmoi shitėsit, tė cilėt lajmėruan menjėherė policinė. Pas njė kohe relativisht tė gjatė dhe pas shumė ndėrhyrjesh, zyrtarja qė u kap me ēantėn e papaguar ėshtė lėnė tė vazhdojė udhėtimin e saj pėr Washington. Ky incident i zyrtares sė Ministrisė sė Jashtme, rrezikoi seriozisht misionin e delegacionit shqiptar, si dhe komprometoi rėndė figurėn e kėtij shteti. Funksionarja e kapur duke zhvatur nė dyqan ėshtė shefe sektori nė kėtė ministri dhe ėshtė nja nga personazhet, qė ėshtė emėruar nga ministri Lulėzim Basha. Megjithėse ministri Basha, nuk ka qenė i informuar pėr kėtė incident, nuk ka vonuar kryeministri Berisha, t’i kėrkojė llogari pėr skandalin e funksionares sė vet. Shefi i qeverisė sė “duarve tė pastra”, i ka kėrkuar ministrit Basha, tė sqarojė kėtė episod, i cili nė tė vėrtetė pėrbėn njė skandal, qė duhet shėnuar nė librin “Gines” tė skandaleve tė zyrtarėve tė lartė tė qeverisė shqiptare. Ky delegacion, tashmė ėshtė kthyer nė Shqipėri, por “zhurma” e bėrė prej “ēantės” ishte dhe mbetet “damkė” dhe problematike.

Precedentėt e qėndrimeve skandaloze
Rasti i funksionares nė fjalė, nuk ėshtė rastėsi pėr diplomacinė shqiptare. Fenomene tė tilla, kanė ndodhur gjithmonė. Skandale ka krijuar dhe sjellja e ambasadores tonė nė Danimarkė, ku ambasadorja Dalla, ka bėrė njė sėrė sjelljesh skandaloze: Nė komunikimin me pronarin e ish-Godinės sė Ambasadės sonė, duke i thėnė “I will bring you to the court”; me shėrbimin e makinave dhe sidomos, nė rastin e pėrplasjes sė makinės sė Ambasadės, me njė tjetėr danez (makina drejtohej prej saj), duke i bėrtitur drejtuesit danez tė veturės nė mes tė rrugės dhe nė ambient publik: “Ju e keni fajin...ju idiotė..etj”, dhe duke e kėrcėnuar se “I am Ambassador of Albania”. Dy punonjėsit e policisė, qė erdhėn pėr tė mbyllur aksidentin sipas rregullave, janė gjendur nė pozitė tė vėshtirė, kur dėgjonin ambasadorin e Shqipėrisė, tė komunikonte duke akuzuar vendosmėrisht dhe me tone tė larta qyetarin danez, nė njė kohė, qė pėr aksidentet ka rregulla tė caktuara dhe shoqėri sigurimi. Tashmė skandalet e zyrtarėve shqiptarė nėpėr botė, nuk ndodhin pėr herė tė parė. Diplomacia shqiptare, tashmė ėshtė kthyer nė njė vend, ku mund tė mbahen dhe ndihmohen miqtė dhe shokėt e jo si njė vend shėrbimi zyrtar(pėr mė tepėr diplomatik), qė pėrfaqėson fytyrėn e shtetit shqiptar. Pėrsa kohė, emėrohen dhe ē’emėrohen njerėz, tė cilėt “gradohen” dhe “ē’gradohen” me merita militantėsh, apo qoftė edhe si rezultat i lidhjeve sentimentale, farefisnore e krahinore, do tė kemi pėrfaqėsime tė tilla jo dinjitoze deri nė pėrmasa skandalesh.

Emėrimet “diplomatike” tė Berishės: politike, preferenca, interesa dhe miqėsi
Ambasadore me njė post tė dyfishtė ėshtė Mimoza Kondo (Halimi) e cila ėshtė nė Bruksel, ambasadore e Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Belgjikės dhe shefe e Misionit tė Shqipėrisė, pranė Bashkimit Europian. Personi qė mban kėtė post tė rėndėsishėm tė diplomacisė shqiptare, kur objektivi i politikės shqiptare ėshtė integrimi europian, ka mbaruar studimet e larta nė Institutin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė Moskė. Nė njė tjetėr vend tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, nė Turqi, ambasada Shqiptare ka mbetur pa titullar prej dy vjetėsh dhe atje,detyrėn e titullarit tė ambasadės e ushtron nė cilėsinė e tė ngarkuarit me punė, nr. 2 i ambasadės, kėshilltari, qė ėshtė Neritan Kolgjini. Neritan Kolgjini ėshtė ish-korrektori i gazetės «TemA» tė Mero Bazes, punė tė cilėn e ka bėrė deri nė prill 2006, kur u emėrua nė diplomaci. Kolgjini shkoi nė kėtė post, sepse i duhet Mero Bazes, pėr tė bėrė biznese me Turqinė. Teodor Laēo, i cili hyn nė diplomaci si fillestar me kėtė detyrė tė rėndėsishme, tė cilėn e ka marrė si kompensim nga Berisha, ngaqė nuk u bė (nuk e bėnė dot) deputet nė vitin 2005. Pėr mė tepėr, qė Laēo ėshtė nė moshė tė madhe, 72 vjeē dhe nuk ėshtė mirė me shėndet. Nė Vatikan, tė gjitha vendet serioze ēojnė si ambasadorė, njerėz me kulturė, njohės tė latinishtes, tė cilėt mund tė organizojnė kėrkime nė dobi tė vendeve tė tyre, nė arkivat e famshme tė Vatikanit, gjė pėr tė cilėn, Shqipėria ka shumė nevojė. Ndėrsa Shqipėria, ēoi nė Vatikan si ambasador, njė farė Rrok Logu, qė iu propozua Berishės, nga Partia Demokristiane, njė njeri tė mirė, por qė nuk ėshtė asfare nė lartėsinė e detyrės sė tij. Ambasadore e Shqipėrisė nė Spanjė ėshtė Anila Bitri. Kjo e ka marrė kėtė post qė gjatė qeverisjes socialiste, jo pėr meritėn e saj, por sepse ėshtė gruaja e Remzi Lanit, post qė vazhdon e mbanė edhe nėn pushtetin e Berishės, i cili do qė ta ketė mirė me njeriun e Sorosit nė Tiranė, Remzi Lanin. Ambasadori i Shqipėrisė nė Zvicėr, Mehmet Elezi e mori kėtė post shpėrblim, si mik i Berishės, sipas parimit tė kamariljas. Praktika e kompensimit, ka vepruar edhe nė rastin e ambasadorit qė u emėrua nė Bullgari, Bujar Skėndajt, ish-kryeredaktorit tė gazetės «55».
Sot

emigranti
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 355
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 8 orė “peng” nė policinė e New Yorkut

Mesazh nga Teuta prej Wed Feb 06, 2008 10:26 am

Skandal! Embarassed Embarassed Embarassed

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 8 orė “peng” nė policinė e New Yorkut

Mesazh nga tironci prej Wed Feb 06, 2008 4:32 pm

Laughing Laughing Laughing Laughing kjo po i paska ra shkurt Laughing Laughing Mad

tironci
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 209
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi