Arroganca vetėvrasėse e PS

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Arroganca vetėvrasėse e PS

Mesazh nga ILIRI prej Mon May 26, 2008 11:50 am

Arroganca vetėvrasėse e PS
Edmond Arizaj

Pėrfytyrim: Sali Berisha i ulur nė karrigen kryeministrore, me nėnqeshjen karakteristike, syrin e djathtė pak tė mbyllur, dorėn e djathtė qė luan ethshėm me stilolapsin, me njė pamje mėse tė kėnaqur i pohon vetes; edhe kėtė radhė shkova nė fund e po dal nė krye. Me tė majtėn, tė ndarė nė copa luaj si tė dua.
Dhe Berisha nuk e gėnjen veten kot. As ata qė i rrinė pranė dhe nuk ia bėjnė fjalėn dy.
Aktualisht e majta ėshtė e ndarė nė dy copa tė mėdha. Pėrafėrsisht tė barabarta. Nga njėra anė Partia Socialiste, nga ana tjetėr ish-aleatėt e saj me nė krye LSI. Pėr Berishėn janė dy precedentė: I pari, kur kėto copa i "eliminoi" njė nga njė, dhe sot gėzon karrigen e kryeministrit dhe precedenti i dytė, vetėm njė vit mė parė, kur dy copat e bashkuara u bėnė njė kafshatė qė i mbeti nė fyt. Pėrfundimi; humbja e zgjedhjeve lokale. Dhe pėr ēudi, pikėrisht kur Berisha ndjeu frikėn dhe nisi tė tkurrej para tė majtės sė bashkuar, Partia Socialiste bėn njė nga lėvizjet mė tė habitshme; kėrkon eliminimin e partive aleate, me anė tė ndryshimit tė Kushtetutės. (Dhe tė mendosh qė ish-partitė aleate tė PS-sė kanė njė fuqi disa herė mė tė madhe se simotrat e PD-sė). Ideja duket e qartė; PS-ja shpresonte nė pezmatimin e anėtarėsisė sė kėtyre partive, duke propaganduar pragun e lartė elektoral dhe shkrirjen vullnetare tė saj me votuesit socialistė. "Harresa" e kalkuluesve tė PS-sė nė kėtė rast ishte se nė zgjedhje nuk shkon vetėm PS-ja me LSI-nė, por edhe PD-ja dhe parti tė tjera qė i janė bashkuar LSI-sė nė koalicionin e majtė. Dhe tė treja kėto forca do t'u duhet tė ndajnė mes tyre 140 vende nė Parlament. Dhe natyrisht, vendin e Berishės nė kryeministri e zė ajo parti, apo koalicion qė merr 71 deputetė.
Me njė tė majtė tė bashkuar, qė do tė vazhdonte t'i qėndronte marrėveshjeve, qė nuk do tė falte Berishėn, qė nuk do tė bėhej palė nė shformimin e demokracisė, qė nuk do tė pėrzihej me ndryshimin e ēuditshėm tė Kushtetutės, por qė do tė merrej pikėrisht vetėm me tė bėrit opozitė dhe oponencė, e djathta do ta kishte shumė tė vėshtirė tė ėndėrronte qėndrimin nė pushtet. Por me njė arrogancė qė tė lė me gojė hapur, Partia Socialiste, kėmbėngul edhe nė vendosjen e tė tjera limiteve, qė vazhdojnė tė synojnė eliminimin e ish-aleatėve. Kur nga njėra anė, i kėrkon bashkėpunim LSI-sė dhe partive tė tjera, pavarėsisht prishjes sė marrėveshjes me ta dhe bėrjes sė njė marrėveshjeje me Berishėn, nga ana tjetėr pėrpiqet tė ndryshojė nė dėm tė LSI-sė edhe Kodin Zgjedhor. Nė kėtė moment, koalicioni i majtė, me LSI-nė nė krye, duket se ka dy kundėrshtarė; natyralin dhe brenda llojit. Sigurisht qė kėtė tė fundit nuk ėshtė se e kanė kėrkuar ata, por po u imponohet pikėrisht me arrogancėn e kalkulatorėve socialistė. Kėta tė fundit, tė lodhur ndoshta nga vitet e gjata tė kalkulimeve, harrojnė se kėto parti, nuk janė nė politikė pėr tė marrė erė nga politika, por pikėrisht pėr tė bėrė politikė. Nėse PS-ja me arrogancė, do tė vijojė "punėn" me PD-nė pėr tė goditur dhe dėmtuar koalicionin e LSI-sė, duke mos bėrė nė Kodin e ri Zgjedhor, korrektim nacional, apo duke zgjedhur metodėn HONDT pėr pėrllogaritje e jo atė HARE, ajo mund t'i shkaktojė vetes dėm tė konsiderueshėm, duke dalė e treta nė disa qarqe, madje me numėr tė konsiderueshėm mandatesh.
Pavarėsisht trysnisė sė ushtruar nga PS-ja, duke shfrytėzuar edhe votat e Berishės, koalicioni i LSI-sė duket qė nuk do epet. Pėrkundrazi, elektorati i ēoroditur i sė majtės, me njė kundėrshti te akumuluar ndaj qeverisė e sidomos ndaj Berishės, do tė shohė si pėrfaqėsuesen e vėrtetė tė saj, pikėrisht koalicionin e LSI dhe aleatėve tė tjerė, duke i shkaktuar nė kėtė mėnyrė, njė rrjedhje alarmuese votave tė PS-sė sė vetmuar. Kjo do tė duket sidomos nė disa qarqe kryesore tė vendit, ato qė dhe kanė mė shumė deputetė ku shihet se Meta ėshtė duke pėrqendruar edhe energjitė mė tė mėdha, duke synuar tė renditet i pari apo i dyti. Ndėrsa vendimi i Metės pėr tė kandiduar nė Tiranė dhe jo nė zonėn e tij historike, ėshtė njė sfidė e hapur qė ai i bėn Berishės dhe Ramės.
Janė pikėrisht kėto vota, ku Edi Rama shpreson tė bėhet kryeministėr. Njė pretendim tėrėsisht legjitim i tij, po ashtu si ėshtė legjitime edhe e drejta e Ilir Metės pėr tė qenė kryeministėr, edhe e Sali Berishės, edhe e kujtdo tjetėr, qė i ka hyrė karrierės politike. Por qė tė arrish deri aty, nuk duhet vetėm dėshira, pasioni, arroganca, e prapaskenat. Duhen edhe 71 vota. Nga sa u tha mė lartė, Rama i vetėm, duket se nė situatėn aktuale e ka tė humbur mundėsinė pėr tė qenė kryeministėr i Shqipėrisė, sepse do t'i duhet tė fitojė shumicėn e vendeve nė Kuvend, pėrballė partisė nė pushtet dhe njė koalicioni tė kristalizuar qė natyrisht do tė luftojė fort jo pėr tė mbijetuar, por pėr tė dalė forcė dominuese. Kjo mundėsi e humbur e Ramės, e trajtėzuar dhe e mishėruar nga njė ndjesi fatale superioriteti e tij, apo kėshilltarėve tė afėrt, i heq nga duart edhe kontrollin mbi Partinė Socialiste. Dhe arroganca e PS-sė, kthehet nė arrogancė vetėvrasėse, pikėrisht pėr Ramėn nė radhė tė parė. Nėse nė bastin qė ai ka hedhur me veten, apo me kėdo, se i vetėm mund tė fitojė 71 deputetė, Rama luan gjithēka; dorėzon postin e kryebashkiakut tė Tiranės pėr tė kandiduar si deputet. Mund tė fitojė si deputet, por nuk arrin tė bėjė qeverinė. Humb kontrollin e Partisė Socialiste, pasi nuk do tė jetė mė i parė mes tė barabartėve, por vetėm njė nga tė barabartėt-deputetė. Tek e fundit, politika ka tė bėjė edhe me interesat. Dhe njė Edi Ramė, vetėm deputet nuk i intereson askujt, as nė kryesinė e heshtur tė PS-sė. Ndėrkohė, nėse Rama vendos tė mos kandidojė as si deputet, duke mbajtur Bashkinė e Tiranės, atėherė basti ėshtė i humbur ende pa u hedhur. Dhe nė kėtė rast, humbja do tė ishte shumėplanėshe, madje edhe me rrezikun real tė skajimit tė Ramės nė politikė.
Por edhe Ilir Meta nga ana e tij, megjithė rritjen e vazhdueshme, duket se nuk i ka shumė tė mėdha shanset pėr kryeministėr, tė paktėn pėr 2009. Por e majta, mund tė gjejė rrugės, edhe njė figurė konsensuale pėr kėtė post, figurė e cila t'i bashkojė drejtuesit e majtė. Rexhep Meidani do tė ishte mėse i pranueshėm, si nga Rama, ashtu edhe nga Meta. Por nė PS, LSI-ja apo edhe nė partitė e tjera tė majta, mund tė gjenden figura punėtore, qė mund ta bėjnė tė majtėn njė, me qėllim qė nėnqeshja e Berishės nė zyrėn e tij, tė jetė e hidhur.
Panorama

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arroganca vetėvrasėse e PS

Mesazh nga tironci prej Mon May 26, 2008 4:06 pm

E ē'po na digjet zemra per kto t'majtit qi ene me kuron (zoti na boft dua per mir ishallah) jon simol i qoftlargut(shejtonit). Kto u ēafshin, u perlafshin, e u dafshin 400 copash jarebi se si duhen gjo popllit. Si harrojm ato 8 vjet si na shkoj thika nkoc, e ska gjo si na e qet prej koci. Mjaft o tu u munu Sala, po sbohet ston me ..... joooo.

tironci
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 209
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arroganca vetėvrasėse e PS

Mesazh nga interesanti prej Mon May 26, 2008 6:07 pm

Artikull shume i dobet. Nje qarravitje e autorit per humbjen e pritshme te skuadres se tij te zemres.

interesanti
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 80
Anėtarėsuar : 05 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi