Atentat nė shtėpinė e Hashim Thaēit

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Atentat nė shtėpinė e Hashim Thaēit

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jun 08, 2008 10:22 am

Atentat nė shtėpinė e Hashim Thaēit
Shqiptarėt e tė gjithė rajonit kanė shprehur reagimin e menjėhershėm dhe shqetėsimin e tyre tė thellė pėr sulmin e armatosur njė natė mė parė nė shtėpinė e Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi. Sulmi u vlerėsua si njė akt antishqiptar dhe si njė pėrpjekje e kotė pėr tė penguar proceset historike dhe euroatlantike nėpėr tė cilat po kalon Kosova. Lajmi u njoftua nga SHPK dhe menjėherė mediat u mbushėn me dhjetėra reagime, tė cilat mbėshtetnin dhe inkurajonin familjen Thaēi, kryesisht nga politikanėt shqiptarė tė rajonit. Sulmi ka ndodhur mbrėmjen e sė premtes, rreth orės 23:15. Rojet e armatosura tė Thaēit shkėmbyen zjarr me sulmuesit, duke plagosur tė paktėn njėrin prej tyre. Ata kanė parė njė njeri se si po pėrpiqej tė hynte nė shtėpinė dykatėshe nga ballkoni i sipėrm nė lagjen "Arbėria", Prishtinė. Kreu i qeverisė sė Kosovės nuk ka qenė nė shtėpi nė kohėn e sulmit, por aty ndodheshin bashkėshortja dhe djali i tij, tė cilėt nuk kanė pėsuar lėndime. Sipas zėdhėnėsit tė SHPK-sė, Arbėr Beka, policia ka ndėrhyrė nė momentin e parė tė marrjes sė njoftimeve nga ana e sigurimit tė Kryeministrit. "Pas paralajmėrimit nga ana e sigurimit, ka pasur edhe shkėmbim me armė zjarri. Pas shkėmbimit me armė zjarri, tė dyshuarit janė larguar nė drejtim tė panjohur. Njėsitet policore qė kanė dalė nė vendin e ngjarjes, dyshojnė se sė paku njė nga tė dyshuarit ėshtė plagosur si pasojė e shkėmbimit me armė zjarri", tha Beka. Ndėrkohė nuk dihet numri i sulmuesve tė armatosur dhe as motivi i saktė i ngjarjes, pėr tė cilin policia po punon ta zbardhė.
Reagimi i Thaēit
Kryeministri i Kosovės ka deklaruar nė njė konferencė pėr shtyp se nuk do tė paragjykojė askėnd dhe nuk do tė merret personalisht me sulmin, duke ua lėnė nė dorė organeve kompetente tė drejtėsisė. Thaēi u bėri thirrje tė gjithė shqiptarėve tė Kosovė qė tė ruajnė qetėsinė pėr 15 qershorin, kur do tė hyjė nė fuqi Kushtetuta e vendit.
Siguri e lartė
Dje nė mėngjes zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka organizuar njė konferencė urgjente pėr mediat, duke e cilėsuar kėtė si njė akt kriminal dhe njoftoi rritjen e shkallės sė sigurisė pėr shumė nga zyrtarėt e qeverisė. "Fakti qė dikush ka bėrė pėrpjekje ta lėndojė Kryeministrin dhe familjen e tij, pėr ēfarėdo motivi, nuk ėshtė vetėm veprim kriminal, qė kalon ēfarėdo kufiri tė urrejtjes, qoftė edhe padurimin apo urrejtjen politike. Si rrjedhojė e kėsaj situate tė rėndė, Qeveria e Republikės sė Kosovės ka urdhėruar ngritjen e masave tė sigurisė pėr shumė nga zyrtarėt e qeverisė dhe bartėsit e institucioneve tė tjera, si dhe pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės. Kjo ngjarje ėshtė shumė serioze", u shpreh Kuēi, duke refuzuar ēdo mundėsi qė akti do tė ndikojė nė ndaljen e politikave tė Kryeministrit dhe qeverisė. Njė rast i tillė nė Kosovė ka ndodhur me njė sulm kundėr shtėpisė sė ish-presidentit Ibrahim Rugova, rast i cili nuk ėshtė zbardhur ende.
Reagime
Institucionet e Kosovės, tė Shqipėrisė, partitė politike nė tė gjitha trojet shqiptare, e kanė cilėsuar sulmin e mbrėmshėm nė shtėpinė e Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi si njė akt tė rėndė qė tentoi tė pengojė sovranitetin dhe ardhmėrinė evropiane tė Kosovės. Pėrmes njė deklarate, Kryesia e PDK-sė dėnoi sulmin si akt tė rėndė kriminal qė cenon integritetin kombėtar, institucional, familjar dhe individual tė liderit tė PDK-sė, Thaēit. Edhe kryesia e LDK-sė e dėnon sulmin e mbrėmshėm si tė papranueshėm dhe si sulm tė drejtpėrdrejtė jo vetėm ndaj z. Thaēi dhe familjes sė tij, por edhe ndaj institucioneve tė Republikės sė Kosovės. AKR e Behxhet Pacollit e dėnoi kėtė akt, duke e vlerėsuar atė si shumė tė dėmshėm edhe pėr zhvillimet nė Kosovė. edhe partia e Fatmir Limajt, AAK kėrkoi nga organet e rendit qė ta zbardhin urgjentisht kėtė rast kriminal dhe vlerėsoi se institucionet e Kosovės dhe udhėheqėsit e tyre janė tė paprekshėm. Shtabi i Pėrgjithshėm i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės e dėnoi fuqishėm sulmin si tė drejtuar kundėr interesave tė pėrgjithshme shtetėrore dhe kombėtare. Edhe KMDLNJ fuqishėm e gjykon kėtė sulm i cili ėshtė drejtuar kundėr Institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Indinjatė tė thellė ka shprehur edhe Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė suke e cilėsuar sulmin si njė akt terrorist. Bashkimi Demokratik Shqiptar dėnon ashpėr kėto veprime pėr destabilizimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe i cilėson ato si sulme ndaj demokracisė, ndaj pavarėsisė sė Kosovės, sulm ndaj bashkėluftėtarėve tė legjendarit Adem Jashari.

Sejdiu: Tė zbardhet ngjarja

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu e ka dėnuar ashpėr sulmin ndaj shtėpisė sė Kryeministrit Thaēi dhe ka kėrkuar zbardhjen e menjėhershme tė kėsaj ngjarjeje qė sulmon drejtpėrdrejtė institucionet e Kosovės. "Ky akt ėshtė njė sulm i drejtpėrdrejtė jo vetėm ndaj z. Thaēi dhe familjes sė tij, por edhe ndaj vetė institucioneve tė Republikės", tha Sejdiu. Presidenti Sejdiu i ka telefonuar z. Thaēi me tė marrė lajmin dhe i ka shprehur atij keqardhjen e thellė pėr kėtė akt tė pashembullt, duke kėrkuar nga Kryeministri qė shqetėsimin e tij t'ia pėrcjellė edhe familjes Thaēi. "Kėrkojmė nga organet e rendit dhe tė ligjit qė t'i ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme, me qėllim qė ky rast tė zbardhet sa mė parė, kurse personat e pėrfshirė nė kėtė akt tė shėmtuar tė vihen para organeve drejtėsisė", theksoi Presidenti Sejdiu, thuhet nė njoftimin pėr opinionin e lėshuar nga Zyra pėr informim publik pranė Presidentit tė Kosovės.

Topi e Berisha: Dėnojmė aktin


Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha kanė dėnuar dje aktin kriminal tė kryer ndaj kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi. Kreu i shtetit i ka telefonuar dje paradite Thaēit ku i ka shprehur mbėshtetjen e plotė, duke e konsideruar kėtė njė sulm tė qėllimshėm ndaj institucioneve tė ligjshme tė Kosovės. "Gjatė bisedės telefonike Presidenti i Shqipėrisė i shprehu mbėshtetjen e plotė kryeministrit Thaēi dhe tė gjitha institucioneve demokratike tė Kosovės, duke i inkurajuar ato qė tė vazhdojnė me vendosmėri zbatimin e detyrimeve kushtetuese pėr tė ndėrtuar njė shtet tė sė drejtės dhe njė Kosovė demokratike dhe evropiane", thuhet nė njoftimin pėr shtyp. Edhe kreu i qeverisė i ka telefonuar homologut tė tij. "Kryeministri Berisha i shprehu zotit Thaēi solidaritetin e tij pėr kėtė ngjarje tė rėndė, e cila ka pėr qėllim tė destabilizojė situatėn nė Kosovė. Kryeministri Berisha shprehu gjithashtu besimin se autoritetet kompetente do tė ndalojnė dhe vendosin para ligjit tė gjithė ideatorėt dhe ekzekutuesit e kėtij akti kriminal", bėn tė ditur zyra e shtypit e Kryeministrisė.


Ahmeti: Sulmi nga qarqe antishqiptare
Kreu i BDI nė Maqedoni, Ali Ahmeti ka reaguar me shqetėsim kundrejt sulmit nė shtėpinė e Kryeministrit kosovar, Hashim Thaēi. Ai e komentoi kėtė akt si njė sulm tė qarqeve antishqiptare tė shkaktuar nga alarmi dhe shqetėsimi i tyre pėr proceset progresive qė po kalon Kosova. "Me shqetėsim morėm lajmin pėr kėtė sulm. Momentet vendimtare qė po kalon Kosova dhe gjithė kombi shqiptar, nuk do mend se kanė alarmuar dhe kanė vėnė nė lėvizje tė gjitha qarqet antishqiptare. Atentati flet qartė se deri ku mund tė arrijė ēmenduria e armiqve tė Kosovės dhe perspektivės euroatlantike tė kombit tonė. Unė dhe BDI, si dhe mbarė populli shqiptar nė Maqedoni, duke dėnuar kėtė akt tė mjerė, solidarizohemi me pėrkushtimin tuaj pėr ta bėrė Kosovėn shtet modern dhe tė integruar nė NATO dhe BE. Jam i bindur se ju personalisht, ekipi juaj dhe mbarė populli i Kosovės do e rritni edhe mė shumė pėrcaktimin pėr ta bėrė Kosovėn shtet ku do sundojė ligji, e drejta, rendi, siguria dhe demokracia", shkroi Ahmeti nė telegramin e tij drejtuar Thaēit.

Krasniqi: Shantazh pėr misionin historik
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi e dėnoi ashpėr sulmin nė shtėpinė e Kryeministrit tė vendit, Hashim Thaēi nė Prishtinė. Sipas tij, sulmi ka pėr qėllim shantazhin ndaj institucioneve tė Kosovės. "Ky sulm kriminal e qyqar me armė nė shtėpinė e zotit Thaēi dhe familjes sė tij ėshtė edhe njė pėrpjekje e shqetėsuar dhe e kotė pėr tė shantazhuar e penguar Qeverinė e institucionet e tjera tė Kosovės nė pėrmbushjen e misionit historik tė tyre. Nė kohėn kur Republika e Kosovės dhe populli i saj po pėrgatiten pėr ta inauguruar Kushtetutėn e Pavarėsisė dhe kur institucionet tona do t'i marrin kompetencat e shtetėsisė e tė sovranitetit tė vendit, nė vigjilje tė shėnimit solemn tė 9 vjetorit tė lirisė dhe tė paqes nė Kosovė, sulmi mbi Kryeministrin Thaēi dhe familjen e tij, vjen si njė mesazh kundėr Kosovės, institucioneve tė saj e zhvillimeve historike nėpėr tė cilat po kalojmė. Kėrkojmė qė organet kompetente vendore dhe ndėrkombėtare ta hetojnė kėtė ngjarje kriminale, duke i identifikuar dhe sjellė para drejtėsisė aktorėt e saj", tha nė reagimin e tij kreu i Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi.
Panorama

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi