Berisha: Armė falas nė Ballkan e Irak

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Berisha: Armė falas nė Ballkan e Irak

Mesazh nga shqiptari prej Fri May 30, 2008 7:27 am

Berisha: Armė falas nė Ballkan e Irak
Francesco Battistini

Tė gjitha municionet qė duhen. Kėtė e kam bėrė gjatė luftės nė Ballkan me vendet mike". Deklarata ka ardhur nga vetė Kryeministri Berisha gjatė njė interviste pėr gazetėn italiane "Corriere della Sera". Por kur ėshtė pyetur nga gazetari, se cilat kanė qenė ato vende qė kanė marrė armė falas nga Shqipėria gjatė konflikteve nė Ballkan, Berisha nuk ka pranuar tė japė emra. Kreu i qeverisė shqiptare ka mohuar ēdo akuzė qė i bėhej pėr lidhje tė tij dhe familjes sė tij me aferat korruptive tė armėve. Ndėrsa pėr tregtinė e armėve ėshtė shprehur se: "'Times' i referohet njė furnizimi arsenali tė Pentagonit. Shqiptarėt nuk kanė tė bėjnė me kėtė. Ne kemi qenė tė parėt qė kemi bllokuar kontratėn pėr shitjen e armėve nė Afganistan". Gjatė kėsaj interviste kreu i qeverisė shqiptare ka folur edhe pėr njė rikandidim tė mundshėm nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm. "Vetėm dy gjėra mund tė nxjerrin Berishėn nė pension. Zoti i plotfuqishėm dhe populli shqiptar. Mė pėlqen tė shoh tek e ardhmja dhe jo tė shkuarėn", ėshtė shprehur Berisha.
Me Italinė nė tė kaluarėn ka pasur edhe projekte tė pėrbashkėta pėr mbeturinat. Mund tė bėni diēka pėr Napolin?
Ēėshtje tepėr delikate. Gjėrat kanė ndryshuar. Sot, ligjet shqiptare e ndalojnė importin e mbetjeve urbane. Unė besoj se kjo veto ėshtė vendosur edhe nga interesa tė veēantė, pasi kėshtu me biznesin e mbeturinave merren vende tė tjera. Por pengesa ligjore ėshtė e pakapėrcyeshme.
Komisionari Evropian, Franko Fratini, ka premtuar qė nė kohė tė shkurtėr do tė qarkulloni mė lirisht nė Evropė. Por tani i takon qeverisė tė bėj hapin e saj. Mendoni qė do tė bėhet?
Fratini ėshtė njė mik i madh! Nė sjelljen e tij ndaj shqiptarėve nuk mund tė ndryshojė. Njė herė takova Silvion, mė thotė mua dhe mediave: nuk kemi probleme me shqiptarėt. Nė fakt, situata nė Itali ėshtė duke u pėrmirėsuar. Ka tė paktėn 400 mijė tė rregullt, mijėra investitorė dhe 10 mijė studentė.
Ju jeni optimist, nė Itali ka shumė intolerancė...
Krimi i organizuar ėshtė njė problem kudo. Ne e pėrballojmė me tolerancėn zero. Por nėse shihen tė dhėnat tona tė kriminalitetit, janė nga mė tė ulėtat nė Evropė. Nėse Italia pėrdor dorėn e fortė kundėr kriminelėve edhe Shqipėria pėrparon mbi kėtė gjė. Por e vetmja zgjidhje e problemeve tė emigrantėve ėshtė qė t'i jepet atyre statusi i minoritetit.
Shqiptarėt tė mbrohen si tirolezėt e jugut?
Varet. Nėse minoranca e kalon 10 % tė popullatės, pėrse tė mos u jepet kjo mbrojtje? Por, Evropa nuk ėshtė ende e pėrgatitur.
Njėkohėsisht pretendoni tė hyni nė BE brenda 2014...
Nuk pėrcaktoj data. Nuk jam njė profet. Por mendoj se do tė jetė mė shpejt se ē'imagjinohet.
Sapo keni hyrė nė NATO, do t'i mirėprisnit bazat e reja ushtarake?
Njė rezultat i shkėlqyer. Tė gjitha ato qė NATO kėrkon jemi tė gatshėm t'i bėjmė.
Imazhi juaj jashtė nuk ėshtė edhe aq i mirė nė fakt.. "New York Times", ju akuzon pėr trafik armėsh. Pas tragjedisė sė Gėrdecit, ku shpėrtheu baza ushtarake afėr Tiranės, ju kanė kritikuar edhe mbi bizneset e familjes suaj...
As unė as familja ime nuk jemi pėrfshirė nė kėtė ēėshtje. Kjo gazetė e madhe ka pėrdorur pėrgjimet e mafiozėve. "Times" i referohet njė furnizimi arsenali tė Pentagonit. Shqiptarėt nuk kanė tė bėjnė me kėtė. Ne kemi qenė tė parėt qė kemi bllokuar kontratėn pėr shitjen e armėve nė Afganistan. Kur kam vėnė re se ēmimi i armėve qė i shiteshin afganėve dyfishohej, i kam telefonuar presidentit Karzai dhe i kam thėnė se tė gjitha armėt qė i nevojiten mund t'i ketė falas. Tė gjitha municionet qė duhen. Kėtė e kam bėrė gjatė luftės nė Ballkan me vendet mike.
Mė falni, kujt ia jepnit atė municion?!
Ėshtė njė histori e vjetėr, mė mirė ta lėmė. Por e kam bėrė. Kemi male tė tėrė me municione.
Pastaj ėshtė Karla Del Ponte, e cila akuzon Shqipėrinė se kanė mirėpritur UĒK-nė, ku edhe bėnin trafik organesh pėr tė financuar luftėn guerile nė Kosovė...
Unė di qė janė 1500 shqiptarė tė zhdukur nė Kosovė. Prej tre vitesh jam kryeministėr dhe gjithmonė kam mbėshtetur Gjykatėn e Hagės. Por kjo grua nuk jep prova. Ndoshta ėshtė shumė e tėrhequr nga Agatha Christie, por ėshtė njė imitim i keq. Njė zgjidhje e keqe e OKB pėr tė emėruar kėtė grua, e cila ka pasur njė vend kaq tė lartė pėr tė shpikur gjėra tė tilla. Do tė kėrkojmė tė reagojmė kundėr saj.
Berisha ka 18 vjet nė skenė, do tė rikandidojė?
Vetėm dy gjėra mund tė nxjerrin Berishėn nė pension. Zoti i plotfuqishėm dhe populli shqiptar. Mė pėlqen tė shoh tek e ardhmja dhe jo tė shkuarėn.

“Po mbaj premtimet e fushatės sė 2005”

Kryeministri Berisha ka vijuar dje turin e nisur prej disa javėsh nė qytetin e Lushnjės, ku ka pėruruar pėrfundimin e punimeve nė disa rrugė tė kėtij qyteti. Gjatė inaugurimit nė Karbunarė tė Vogėl, Berisha tha se: "Siē e shihni, ne jemi kudo me investime dhe kudo me premtime tė mbajtura. Banorėt e kėsaj zone kishin pritur 7 vjet pėr tė pasur njė rrugė tė asfaltuar dhe tashmė ata e kanė atė, njė rrugė tė standardeve mė tė mira". Gjatė pasdites sė djeshme Berisha inspektoi punimet pėr ndėrtimin e rrugės Fier Shegan-Allkaj, nė Krutje. Kjo rrugė ka njė gjatėsi 12.7 kilometra dhe ėshtė investim i buxhetit tė shtetit, me vlerė financiare 257.5 milionė lekė. "Kam ardhur kėtu dy vjet mė parė nga njė rrugė qė atėherė kalohej vetėm me fuoristradė, bashkė me mikun tim Ilir Bano, i cili mė thotė nėse ėshtė e mundur tė premtojmė ndėrtimin e kėsaj rruge. Unė i thashė se do ta premtojmė kėtė rrugė dhe do ta bėjmė atė. Rruga ishte e gjatė, por unė shpreh kėnaqėsinė qė vij sot, nė stadin para asfaltimit pėrfundimtar dhe do tė vij tė festoj bashkė me ju pėrfundimin e saj shumė shpejt", u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri vlerėsoi se kjo ėshtė njė rrugė jetike pėr Myzeqenė, ndėrsa premtoi se faza e dytė e kėsaj rruge do tė jetė Divjakė-Pushimi i Shoferit.
Panorama

shqiptari
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1060
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Berisha: Armė falas nė Ballkan e Irak

Mesazh nga ILIRI prej Fri May 30, 2008 7:44 am

I jane qep keq Berishes, po edhe ky e ka hum pusullen fare me duket.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Berisha: Armė falas nė Ballkan e Irak

Mesazh nga tironci prej Fri May 30, 2008 1:34 pm

Po kur sdi me fol, rri mor m'shpi tate mos e luj ven e mven tu lon gafa neper bot.

tironci
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 209
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Berisha: Armė falas nė Ballkan e Irak

Mesazh nga bulqizaku prej Fri May 30, 2008 1:38 pm

Laughing Laughing Laughing Laughing

bulqizaku
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 370
Anėtarėsuar : 18 May 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi