“Big Brother”, katėr banorė braktisen nga tė dashurat jashtė shtėpisė

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Big Brother”, katėr banorė braktisen nga tė dashurat jashtė shtėpisė

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jun 01, 2008 7:05 am

Big Brother”, katėr banorė braktisen nga tė dashurat jashtė shtėpisė
Visi, djali simpatik 24-vjeēar i cili u bė i njohur nga tė gjithė falė programit “Big Brother”, po shijon si gjithė banorėt e ish-banorėt e kėsaj shtėpie tė famshme, kėnaqėsinė e tė qenit person publik. Edhe vetė angazhimet e tij nė forumet rinore tė PD-sė kanė bėrė qė Visi tė marrė atė qė ka kėrkuar gjithmonė, tė jetė i njohur dhe kėtė fakt ta pėrdorė pėr tė realizuar ambiciet e tij. Por Visi si tė gjithė miqtė e tij tė asaj shtėpia, ka pasur njė jetė private para se tė hynte nė shtėpinė e “Big Brother”. Prej njė viti ai ishte i lidhur me njė vajzė 20-vjeēare me origjinė nga Vlora. Sapo doli nga shtėpia ai iu bashkua ish-banorėve tė tjerė nė kafetė e pasdites apo nė festat e shumta ku djemtė e vajzat, tashmė tė famshėm, e kishin gjithmonė nga njė ftesė. E dashura e Visit shpesh e shoqėronte, por asnjėherė nuk donte qė vajza tė deklarohej publikisht si e dashura e Visit, pasi thuhet se familja e saj nuk kishte dijeni pėr kėtė lidhje. Mirėpo thashethemet mė tė fundit tregojnė se marrėdhėnia e Visit me tė dashurėn misterioze duket se ka marrė fund. Miqtė e tyre tregojnė se vajza kishte filluar tė mėrzitej nga angazhimet e Visit dhe jeta e re qė ai kishte filluar pas daljes nga shtėpia. Ai kalonte shumė kohė me miqtė e rinj, por edhe me shkollėn dhe angazhimet nė aktivitetet qė forumi rinor i PD-sė ka organizuar kėto kohė. Kėshtu vajza ėshtė ndjerė keq dhe ka filluar tė kėrkojė vendin qė i takon nė jetėn e djalit qė ishte i dashuri i saj. Madje miqtė tregojė se ajo filloi tė shfaqė edhe shenja posesiviteti ndaj Visit. Tė rinjtė kishin njė vit qė rrinin bashkė, por asnjėherė nuk kishin menduar se kjo lidhje do tė ishte ajo e vėrteta dhe e pėrjetshmja, pasi mosha e tyre e re e bėnte tė pamundur kėtė fakt. Visi ka menduar gjithmonė se ai, por edhe tė gjithė tė rinjtė duhet tė kenė eksperiencat e tyre derisa tė vendosin pėr t’u lidhur pėrjetė, dhe ky moment natyrisht do tė vijė nė njė moshė mė tė pjekur. Ėshtė e ēuditshme njė fakt qė ndodh pothuajse gjithmonė: nė kėto lloj spektaklesh ndahen ēiftet duke u krijuar ēifte tė reja, megjithėse pėr Visin nuk e dimė nėse ka njė lidhje tė re apo jo. Po kėshtu edhe Olsi u nda nga e dashura e tij, Lusi, me tė cilėn kishte tre vjet qė bashkėjetonte. Poli u nda nga e dashura e tij 17-vjeēare, duke e bėrė fakt tė kryer lidhjen e tij me Inėn, edhe pse deri tani ajo ėshtė vetėm virtuale nė pritje pėr t’u bėrė reale sapo Poli tė dalė nga shtėpia e “Big Brother”. Pak ditė mė parė mėsuam se edhe Juna u nda nga i dashuri. Tė shohim se ēfarė do tė ndodhė me Visin, por edhe me tė gjithė personazhet e tjerė tė “Big Borther”, Vip-at mė tė rinj shqiptarė qė pėlqehen tashmė nga tė gjithė.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi