Ēmenduria incestuoze, mallkimi historik i elitės politike sh

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēmenduria incestuoze, mallkimi historik i elitės politike sh

Mesazh nga ILIRI prej Sun Feb 03, 2008 10:16 am

Ēmenduria incestuoze, mallkimi historik i elitės politike shqiptare

Nga Kastriot Myftaraj - Kur lexon kujtimet e Eqerem bej Vlorės, habitesh qė ky njeri me kaq erudicion dhe sens vėzhgues, thotė si pėr njė gjė tė natyrshme se ai u martua me kushėrirėn e parė dhe me tė pati dhe fėmijė.Eqerem bej Vlora, sigurisht qė i njihte tė kėqijat e incestit, dhe megjithatė ai e bėri kėtė martesė. A thua se ai vepronte si marionetė e komanduar nga njė forcė okulte qė ishte njė mallkim qė e ndiqte pas aristokracinė muslimane shqiptare tė kohės osmane, ashtu siē kishte bėrė dhe babai i tij dhe paraardhėsit e tij. Gjenealogjia incestuoze ka qenė njė mallkim i familjeve aristokratike osmane shqiptare, familjeve tė bejlerėve dhe tė pashallarėve, tė cilat bėnin martesa incestuoze pėr tė mos lejuar qė pronat e tyre tė binin nė duart e njerėzve jashtė fisit dhe rrethit tė krushqisė. Kur u krijua shteti shqiptar, me largimin e Turqisė nga Ballkani, aristokracia osmane shqiptare e mbetur nė vend, bejlerėt dhe pashallarėt, pėr shkak tė gjenealogjisė incestuoze, mund tė krijonin fare mirė komunitetin e njė klinike psikiatrike, me tė gjithė llojet e tė sėmurėve, qė nga defiēentėt, debilėt, paranojakėt, deri tek njerėzit me ērregullime mė te lehta psikike, dhe ata qė ishin bartės tė sėmundjeve neurodegjenerative qė do t’ u shfaqeshin nė moshė mė tė madhe. E keqja e madhe ishte se kėta njerėz morėn nėn kontroll shtetin shqiptar tė porsakrijuar, duke qenė se Fuqitė e Mėdha i bėnė ata si interlokutorė tė tyre nė Shqipėri. Ismail Qemal bej Vlora kishte pas njė gjenealogji incestuoze dhe duket se ai vdiq nga njė sėmundje neurodegjenerative, me shumė gjasė Alzheimer dhe jo i helmuar siē pretendohet. Kur lexon kujtimet e Ismail Qemal bej Vlorės tė bėn pėrshtypje paaftėsia e tij e madhe pėr tė kujtuar datat, kur kujton ngjarje (veē rasteve kur u bashkėngjit kujtimeve dokumente tė hartuara prej tij dikur), shenjė e qartė kjo e njė sėmundjeje neurodegjenerative. Turhan Pashė Pėrmeti, i cili u bė dy herė kryeministėr i Shqipėrisė, nė 1914 dhe nė 1918-1920, njė tjetėr njeri pas tė cilit qendronte njė gjenealogji incestuoze, shfaqi shenja deliri, dhe vdiq nė Itali nė gjendje anormale mendore. Pėr tė mjekėt thanė se kishte njė sėmundje tė trashėguar mendore. Edhe pasardhėsi i tij nė 1920, Sulejman bej Delvina, tė cilin fuqitė e mėdha e sollėn befasisht nga Stambolli nė 1920 pėr ta katapultuar si kryeministėr (ai nuk ishte as i pranishėm nė Kongresin e Lushnjės) nė vitet e fundit tė jetės u shtrua nė njė klinikė psikiatrike nė Itali dhe edhe pėr tė u tha se vuante nga njė sėmundje mendore, e cila ishte rėnduar kohėt e fundit, por ishte duke avancuar prej shumė vjetėsh. Faik Konica, njė tjetėr bej ekcentrik vuante nga njė gjendje depresioni. Ai shkruan disa se ishte i detyruar qė tė merrte narkotikė pėr tė mposhtur depresionin dhe pėr tė mundur tė punonte. Faik Konica nė njė polemikė me njė tjetėr aristokrat me gjenealogji incestuoze, nė njė polemikė me Mehdi bej Frashėrin thotė se ky i fundit ka qenė i shtruar nė ēmendinė, ku i kanė vėnė kėmishėn e forcės. Mit’ hat Frashėri shkruan se i ati i Esad pashė Toptanit, ishte i marrė, dhe djemtė e tij pėr tė mos u turpėruar nuk e lejonin tė dilte nė rrugė, dhe njė herė pėr ta trembur e mbėshtollėn me njė rrogoz tė lyer me vajguri duke e kėrcėnuar se do ta digjnin. Ahmet bej Zogu gjithashtu kishte pas vetes njė gjenealogji incestuoze dhe vėllain e tij, i cili ishte i marrė, e mbanin larg oborrit mbretėror, nė Burgajet. Ahmed Zogu shpesh kalonte nga shpėrthimet histerike nė depresionin e thellė, dhe sipas tė gjitha gjasave duhet tė ketė vdekur nga sėmundja e Alzheimerit, qė ėshtė e trashėgueshme, edhe pse zyrtarisht u tha se vdiq nga kanceri nė stomak. Kjo listė mund tė bėhet e gjatė me njerėz qė kanė drejtuar shtetin shqiptar nė vitet 1912-1944. Ēmenduria ishte me sa duket njė mallkim i elitės aristokratike osmane shqiptare, qė sundoi Shqipėrinė nė shekujt e okupimit osman dhe qė sundoi dhe shtetin shqiptar qė me krijimin e tij, deri nė vitin 1944. Tė bėhet tė besosh se aristokracinė osmane muslimane shqiptare e zuri mallkimi i aristokracisė katolike shqiptare tė periudhės paraturke, e cila mėrgoi nga vendi kur ai u okupua nga osmanėt. Duket se aristokracia katolike kur braktisi vendin la pas njė mallkim pėr ata qė do t’ i uzurponin vendin asaj: U ēmendshi dhe ju shoftė raca! Ironia ėshtė se edhe kur Shqipėria u bė komuniste, nė krye tė saj u vu dhe e mbajti pushtetin pėr 40 vjet, njė tjetėr njeri me gjenealogji incestuoze, Enver Hoxha. Enver Hoxha kishte lindur nė Gjirokastėr, ku kishte shumė martesa incestuoze, brenda fisit, mes kushėrinjve tė afėrt, qė bėheshin pėr mos tė rėnė pronat e fisit nė duart e njerėzve tė huaj. Pasojat e gjenealogjisė incestuoze shfaqeshin nė formėn mė tė skajshme me lindje defiēentėsh, ndėrsa nė forma mė pak tė rėnda, me shfaqje sėmundjesh neurodegjenerative nė pleqėri, si Alzheimeri, qė shkatėrron trurin. Njė provė pėr kėtė ėshtė emri i njė rruge nė Gjirokastėr qė quhet “Sokaku i tė Marrėve“, dhe qė e ka marrė kėtė emėr pėr shkak se aty kanė lindur defiēentė, pėr shkak tė martesave incestuoze mes kushėrinjve tė afėrt, qė bėheshin pėr tė ruajtur pronat brenda fisit. Enver Hoxha, nė librin e tij “Kujtime tė Vegjėlisė” jep njė shpjegim se pėrse i kishte mbetur ky emėr kėsaj rruge. Ai thotė se kur kishte pyetur nėnėn e tij, Gjylon, ajo i kishte thėnė se ky emėr kishte mbetur se atje kishte shumė gurė dhe kur ecnin njerėzit atje bėnin zhurmė gurėt e sokakut, ēka bėnte tė dukej sikur ecnin tė marrėt. Por e vėrteta ishte ndryshe. Sokaku i tė Marrėve ishte vendi ku ishte pėrqėndrimi mė i lartė njerėzve-produkt tė gjenealogjive incestuoze, por tė tjerė kishte dhe nė lagje tė tjera tė qytetit. Enver Hoxhės nė fillim tė viteve shtatėdhjetė iu shfaq sėmundja e Alzheimerit, qė ėshtė njė sėmundje neurodegjenerative qė degradon trurin, dhe qė sipas tė gjitha gjasave i erdhi si trashėgimi nga gjnealogjia incestuoze. Enver Hoxha shfaqte luhatje tė mėdha nė sjellje, shenjė e sigurt kjo se ishte njė njeri qė trajtohej me barna psikike pėr tė mundur tė kishte aftėsitė e duhura mendore dhe vetėkontrollin e kėrkuar pėr t’ u shfaqur nė publik dhe pėr tė marrė pjesė dhe folur nė mbledhje tė ndryshme. Nuk ėshtė njė gjė e rastit qė pėr incestin e elitės shqiptare ka shkruar Ismail Kadare, njė shkrimtar qė ka lindur nė Sokakun e tė tė Marrėve, nė vendlindjen e Enver Hoxhės. Ismail Kadare, nė novelėn e vet “Kush e solli Doruntinėn” ka futur dhe historinė e incestit tė Kostandinit me motrėn e vet Doruntinėn. Sigurisht qė flasin personazhet, por ashtu siē i paraqet gjėrat Kadare, incesti del njė gjė e provuar dhe e kryer, me ato qė zbulon ndihmėsi i Kapitenit Stres nė arkivin e familjes sė Kostandinit dhe Doruntinės. Nė njė dialog tė gjatė, ndihmėsi i thotė kapiten Stresit se duke shqyrtuar nė arkivin e familjes letrat e nėnės sė Kostandinit dhe Doruntinės, pėr mikun e saj tė vjetėr Kontin Topia, ka zbuluar se Zonja Mėmė, siē e quanin, e ve nė dijeni kontin pėr incestin, duke e quajtur “ndjenjė jo tė natyrshme tė djalit tė saj Kostandinit ndaj sė motrės Doruntinės”. (f. 126) Ėshtė shumė interesante se incesti ėshtė e vetmja gjė nė novelė qė autori ka dashur ta provojė se ka ndodhur vėrtet, gjė qė nuk e bėn qartėsisht me atė se kush e solli Doruntinėn. Kėshtu, mė tutje, nė tė njėjtėn bisedė, ndihmėsi i thotė kapitenit: “Hollėsira tė tjera nė letėr nė letėr nuk ka, por po ta lidhim kėtė me tė tjera fakte nga letrat e mėvonshme, e sidomos me pėrgjigjen e kontit Topia, del e qartė se kemi tė bėjmė me njė prirje incesti tė vėllait ndaj motrės”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinėn”, “Gjakftohtėsia”, “Naim Frashėri”, Tiranė 1980, f. 126) Dhe si pėr tė dashur ta provojė pėrfundimisht se incesti ka ndodhur, Kadare tregon dhe pėr njė incident qė kishte ndodhur nė dasmėn e Doruntinės, dhe qė ndihmėsi ia sjell si provė shefit tė vet, Stresit: “Qė incidenti nuk u vu re nga tė tjerėt, ose edhe nė u vu re u quajt si njė gjė e zakonshme nė kėso rastesh, kjo ndodhi se njerėzit nuk i dinin rrethanat pėr tė cilat ju fola mė lart. Kurse Zonja Mėmė qė dinte gjithēka e shpjegon e shpjegon atė drejt. Pasi i shkruan kontit se si Kostandini pas ceremonisė sė kurorėzimit nė kishė kishte qenė si i marrė, se si nė kohėn e pėrcjelljes sė krushqve ai e kishte shtyrė dhėndrrin qė i qe afruar nuses, duke i thėnė ‘ajo ėshtė akoma imja, kupton imja’ zonja plakė i shkruan mikut tė vjetėr, se, lavdi zotit, ky ishte telashi i fundit qė ajo pati lidhur me ēėshtjen pėr tė cilėn ai ishte nė dijeni”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinėn”, “Gjakftohtėsia”, “Naim Frashėri”, Tiranė 1980, f. 128) Me kėtė kuptohet se Ismail Kadare do patjetėr qė ta nxjerrė Kostandinin sikur ka pasur njė incest me tė motrėn, pra qė ka pasur marrėdhėnie seksuale me tė. Pavarėsisht se Kadare ve nė gojėn e kapitenit Stres njė kundėrshtim tė ashpėr tė kėsaj ideje tė ndihmėsit tė tij, megjithatė faktet qė sjell ndihmėsi janė tė qarta dhe tė pakundėrshtueshme. Nuk mundet qė mos tė bėhet pyetje se pėrse Kadare, qė e paraqit Kostandinin si ideologun e pėrpunimit tė dokeve shqiptare, dhe posaēėrisht tė besės, si bazė pėr shtetformimin e mėvonshėm shqiptar, si njeriun qė themeloi njė parim tė ri moral, me anė tė tė cilit do t’ u kultivoheshin shqiptarėve virtute, na del si njė njeri qė ka mė tė ndyrin e veseve, incestin. Kėshtu del se sipas Kadaresė shqiptarėt nuk duhej ta quanin incestin ves, por virtyt familjar?! Kėshtu do tė priren ta shikojnė kėtė gjė tė huajt qė e njohin njeriun shqiptar me anė tė librave tė Kadaresė. Kjo ėshtė me tė vėrtetė njė situatė frojdiane! Ndihmėsi i thotė Stresit se nė momentin qė nėna hapi derėn ajo pėsoi traumė ngaqė zbuloi kryerjen e incestit: “Ėshtė pikėrisht kjo hata qė zbuloi nėna plakė para se tė hapte portėn”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinėn”, “Gjakftohtėsia”, “Naim Frashėri”, Tiranė 1980, f. 130) Ē’ traumė e ardhur nga njė situatė perverse dhe e mbetur nė subkoshiencė ka sjellė kėto rreshta? Nė fakt, e gjithė novela do tė kishte vlerė mė tepėr si njė rrėfim i autorit tek njė psikoanalist, se si njė vepėr letrare. E jo mė pastaj tė quhet kryevepėr! Pse ka hyrė Kadare nė kėtė linjė paranojake frojdiane? Duket se Kadare kėrkon qė tė keqen ta projektojė tek elita kristiane shqiptare paraturke, pėrfaqėsues tė sė cilės janė Kostandini dhe Doruntina. Pra, Kadare ka dijeni pėr mallkimin e vjetėr dhe e projekton atė tek mallkuesit. Duket se Kadare kėtė ves tė mėhallės ku ka lindur kėrkon ta projektojė mbi gjė kombin shqiptar. Pra, kjo novelė e Kadaresė ka rėndėsi pėr tė kuptuar njė kod misterioz mendor tė elitės shqiptare. Ismail Kadare ėshtė me origjinė nga Gjirokastra, dhe ka lindur nė mėhallėn e quajtur “Sokaku i tė marrėve”. Duket se edhe elitėn e tashme shqiptare e ndjek pas mallkimi i ēmendurisė dhe Edi Rama ėshtė provė e kėsaj. Si trashėgimtar ilegal i ish-Mbretit Zog, Edi Rama ka nė gen gjithė tė kėqijat e gjenealogjisė incestuoze tė kėtij tė fundit, siē i kam pėrshkruar mė lart. Pra, Edi Ramėn e ndjek mallkimi historik qė ka rėnė mbi elitėn osmane shqiptare. Nė periudhėn e parė kur Edi Rama hyri nė politikėn e lartė, si ministėr nė vitet 1998-2000 dhe nė vitet e para si kryetar bashkie, ai kishte sjellje qė ēdo vėzhgues i paanshėm do t’ i konsideronte si shfaqje e njė mendjeje tė ēekuilibruar, deri nė patologji histerike, me britma dhe gjeste tė pakontrolluara, por qė nga ithtarėt e tij e tij indulgjentė konsideroheshin si shfaqje e njė personaliteti (nė kuptimin psikologjik tė fjalės) krejt origjinal. Tė gjithėve na kujtohet Edi Rama me gjestet e pakontrolluara, britmat, pėrplasjet e grushteve mbi tryezė para kamerave televizive etj.,etj. Por kur Edi Rama u bė kryetar i PS, sjellja e tij ndryshoi relativisht, duke u zhdukur pothuajse krejt gjestet e pakontrolluara, shpėrthimet deri nė histeri, ngritjet e pakontrolluara tė zėrit etj. Kjo gjė mund tė ndodhte vetėm si rezultat i njė trajtimi tė fortė mjekėsor psikik, Shumėkush mund ta konsiderojė njė spekulim po tė thuash se Edi Rama ka bėrė trajtime tė gjata nė klinika tė famshme dhe tė shtrenjta psikiatrike jashtė vendit. Por e vėrteta ėshtė se cilido njeri qė ka njohuritė mė minimale nga psikologjia dhe nga psikiatria, qoftė edhe si lexues amator, e di se njė ndryshim i tillė nė sjelljen e njeriut nuk mund tė bėhet vetėm me autoterapi, aq mė tepėr nė natyra tė tilla. Kjo kuptohet dhe nga fakti se Edi Rama kohėt e fundit ka filluar ta humbė pėrsėri vetėkontrollin e tij, duke bėrė gjeste tė pakontrolluara, duke kaluar nė britma tė pakontrolluara gjatė fjalės sė tij etj. Ėshtė domethėnėse se kjo gjė, qė nuk i ndodhi Edi Ramės nė dimrin e vitit tė kaluar, kur situata politike ishte shumė mė e tensionuar se sot, i ndodh tash, kur situate politike ėshtė shumė mė e qetė. Kjo mund tė shpjegohet vetėm me atė se, pėr shkak se Edi Rama ka arritur nė fazėn e mbingopjes nga pėrdorimi i barnave qė i janė dhėnė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin e tij mendor, mjekėt ia kanė ndėrprerė barnat sė paku pėr njė periudhė, dhe ai e ka humbur pėrsėri vetėkontrollin relativ. Njė cikėl tjetėr trajtimi me barna duket se ėshtė llogaritur tė fillojė nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare. Ndryshimi i sjelljes sė Edi Ramės nuk mund tė ketė kaluar pa u vėnė re nga monitoruesit e huaj, tė cilėt i ndjekin me vėmendje zhvillimet nė Shqipėri, aq mė tepėr pėr shkak tė situatės nė Kosovė dhe nė pėrgjithėsi nė rajon, pėr shkak se Edi Rama ėshtė kryetari i partisė kryesore tė opozitės. Monitoruesit ndėrkombėtarė tė politikės shqiptare e dinė shumė mirė se nė perėndim, njerėz me sjelljen e Edi Ramės pėrbėjnė raste klinike, qė trajtohen nė klinika psikiatrike, me barna. Paradoksisht, nė Shqipėri, nė rastin e Edi Ramės, ajo qė do tė quhej simptomė e njė sėmundjeje psikike, quhet nga shumė njerėz me njė eufemizėm, sjellje jokonformiste. Nuk dihet se ēfarė do tė ndodhė me Edi Ramėn nė tė ardhmen, por duket e sigurt se sjellja e tij nuk mund tė pėrmirėsohet pa njė trajtim tjetėr me medikamente. Problemi ėshtė se ēdo cikėl sjell komplikime mė tė mėdha. Zakonisht pėr njerėzit qė kanė pasur njė gjendje mendore si ajo e Edi Ramės para se tė hynte nė politikė dhe nė njė periudhė tė gjatė pasi hyri, derisa u bė kryetar partie, dhe qė nė Perėndim janė tė gjithė raste klinike, mjekėsia kėshillon qė t’ u ruhen emocioneve tė forta, gjė qė nuk mund tė ndodhė pėr njė njeri si Edi Rama qė ėshtė i angazhuar nė politikė, aq mė tepėr nė njė politikė si ajo shqiptare.
Sot

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēmenduria incestuoze, mallkimi historik i elitės politike sh

Mesazh nga emigranti prej Mon Feb 04, 2008 5:07 pm

Shkrimet e ketij njeriu me ngjallin krupen. Nuk e di se sa te verteta jane ato qe shkruan , por gjithsesi ato jane te frikshme per tu besuar.

emigranti
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 355
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi