Debati nė Kuvend, celular pranė qelisė sė Delijorgjit

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Debati nė Kuvend, celular pranė qelisė sė Delijorgjit

Mesazh nga ILIRI prej Sat Jun 07, 2008 11:12 am

Debati nė Kuvend, celular pranė qelisė sė Delijorgjit
Qelia e Mihal Delijorgjit, kreut tė kompanisė “Alba Demil”, i burgosur pėr tragjedinė e Gėrdecit, ėshtė kontrolluar me imtėsi dje nė mėngjes nga policia e Burgut 313 nė Tiranė.

Bastisja e qelisė ku mbahet biznesmeni i hekurit ėshtė bėrė vetėm 20 ditė pas njė tjetėr kontrolli tė mėparshėm, i cili nė fakt kishte zbuluar njė telefon celular. Por mėngjesin e djeshėm, vetėm njė ditė pasi nė Kuvend deputetėt u pėrfshinė nė debate dhe akuza se Mihal Delijorgji po mbante telefon nė qelitė e paraburgimit, vendi ku mbahet biznesmeni ėshtė krehur imtėsisht nga Policia e Burgjeve. Burimet e sigurta nga burgjet i thanė dje nė mbrėmje gazetės “Panorama”, se kontrolli i djeshėm nė qelinė e Delijorgjit ėshtė bėrė nė bazė tė planit tė zakonshėm tė punės, duke lėnė tė kuptohet se verifikimi nuk ėshtė nxitur nga debatet e deputetėve nė Kuvend. Por, pavarėsisht kėsaj, qelia e Mihal Delijorgjit ėshtė bastisur vetėm njė ditė pasi nė Kuvend u pretendua se biznesmeni po mbante telefon nė qeli, edhe pse ndodhej nė gjendje arresti. Burimet e konfirmuara nga burgjet pohuan dje, se kontrolli i 20 ditėve mė parė kishte zbuluar njė telefon celular. Edhe bastisja e ditės sė djeshme ka zbuluar njė tjetėr telefon, i cili nė fakt ėshtė marrė pėrsipėr nga njė tjetėr i paraburgosur, edhe pse ėshtė gjetur nė ambientet e pėrbashkėta tė repartit tė burgut ku mbahet i izoluar Mihal Delijorgji. “Nuk mund tė konfirmohet nė mėnyrė pėrfundimtare nėse celulari ėshtė mbajtur dhe pėrdorur nga ky person, pasi aparati i sekuestruar ėshtė pa kartė. Nė kėto kushte nuk mund tė identifikojmė numra, thirrje apo mesazhe qė do tė ndihmonin nė saktėsimin e identitetit tė personit qė ka pėrdorur celularin”, thanė burimet e burgjeve.
Debati nė Kuvend
Dy ditė mė parė, gjatė seancės parlamentare pėr imunitetin e tij, deputetėt u pėrfshinė nė debate, ndėrsa parlamentarėt e majtė akuzuan se Delijorgji po mbante telefon edhe nė qelitė e burgut. Ish-ministri i dorėhequr i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se: “Nuk kam asnjė lidhje me Delijorgjin, as tė drejtpėrdrejtė, as tė tėrthortė, asnjė marrėdhėnie me tė, siē mund tė kenė disa qė paradite e shajnė dhe pasdite i dėrgojnė habere nė qeli”. Deklaratėn e ish-ministrit tė Mbrojtjes e kundėrshtoi deputeti socialist Taulant Balla, i cili akuzoi Mediun se komunikonte me Delijorgjin: “Edhe Mediu tė mos abuzojė me fjalėn, pasi i drejtohemi Drejtorisė sė Policisė dhe t’i sekuestrojė telefonin atij qė ėshtė nė qeli”, tha Balla. Burime nga burgjet pohuan dje se qelia e Delijorgjit, ashtu si ēdo qeli tjetėr nė burg, i ėshtė nėnshtruar kontrolleve rutinė nga forcat e sigurisė sė burgut, tė cilėt kanė gjetur nė atė repart njė aparat celular para 20 ditėve dhe njė telefon tjetėr mėngjesin e djeshėm. Gjithsesi burimet nuk pėrjashtojnė mundėsitė qė Delijorgji tė komunikojė me persona jashtė burgut. Ai ka mundėsi qė nga kabina e burgut tė telefonojė dhe tė flasė me personat qė ndodhen jashtė, pasi kjo ėshtė njė e drejtė e tė burgosurve. Mė tej burimet nuk pėrjashtuan mundėsinė qė Delijorgji tė komunikojė me celular, tė cilin mund ta fshehė nė qelinė e ndonjė bashkėvuajtėsi apo tė pėrdorė pėr kėtė qėllim tė burgosurit qė punojnė nė ambientet e brendshme tė burgut.
Panorama

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi