Edi Rama fsheh tenderin e pastrimit tė plehrave

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Edi Rama fsheh tenderin e pastrimit tė plehrave

Mesazh nga ILIRI prej Fri Feb 01, 2008 9:50 am

Edi Rama fsheh tenderin e pastrimit tė plehrave

Vazhdon seriali i abuzimeve me fondet publike, prej kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama, i cili ėshtė pagėzuar si “Zotėria 10%”, nga firmat ndėrtuese dhe subjektet private qė operojnė me tė, pėr krerjen e shėrbimeve. Akti korruptiv i rradhės, i kryebashkiakut hajdut dhe prepotent, qė merr vendime private e banditeske ėshtė tenderi pėr pastrimin e plehrave tė Tiranės. Pas dėshtimit qė pėsoi nė tremujorin e fundit tė vitit 2007, duke iu bllokuar dy tendera pėr pastrimin e kryeqytetit, Edi Rama e vazhdoi kėtė akt skandaloz e superkorruptiv, nė fillimin e vitit 2008.Sė bashku me “ushtarėt” e tij tė zyrės sė prokurimit publik nė bashki dhe me klientėt e paracaktuar si “fitues” tė tenderit nė fjalė, kryebashkiaku i Tiranės, firmosi nė datėn 9 janar 2008, lejen pėr zhvillimin e kėtij tenderi. Ndėrsa nė datėn 14 janar 2008, pra “tė pestat” e firmosjes sė vjedhjes sė hapur, ai zhvilloi tenderin. Tenderi i zhvilluar pėr pastrimin e katėr zonave tė Tiranės, u bė me dyer tė mbyllura, pa asnjė transparencė publike. Ashtu si dy tenderat e vjeshtės 2007 edhe ky tender, do tė jetė njė bllof dhe skandal tjetėr nė pėrpjekjet e kryebashkiakut tė babėzitur pėr pėrfitime nga fondet publike, duke pėrdorur firmė e vulė tė institucionit, sikur tė jetė nė pasurinė e tij.
Mbyllen dosjet nė kasafortėn e Ramės, drejtėsia nuk vepron
Edhe pse prej disa ditėsh, nuk nuk jemi pranuar e nuk jemi lejuar tė kontaktojmė me drejtues tė Drejtorisė sė Prokurimeve Publike nė kėtė bashki (ku shef dhe punonjės janė “ushtarėt” besnikė tė Ramės), gazeta arriti tė sigurojė burime informacioni po nga bashkia, tė cilat na bėnė tė ditur dje, se tenderi ėshtė zhvilluar mė datė 14 janar, po atė ditė qė ka pėrfunduar pranimi i kėrkesave pėr pjesėmarrje, nė tenderin e kontratave pėr pastrimin e kryeqytetit. Ky tender ėshtė bėrė dhe po mbahet i fshehur, megjithėse nuk ka nisur zbatimi i komisionit tenderues, qė po kėshtu ėshtė “ēetė” hajdutėsh e kryetarit tė bashkisė. Por edhe pse ai ėshtė ngurosur nė kasafortėn e kryebashkiakut dhe tė drejtorit tė prokurimeve publike tė bashkisė Tiranė, Julian Zaka, tashmė ka dalė mbi “ujė” dhe nuk mund tė “fundoset” mė. Tė njėjtat burime nga brenda bashkisė, na konfirmuan, se fondi pėr pastrimin e kryeqytetit ėshtė mbi 150 milionė lekė tė reja. Ky fond ėshtė ndarė nė katėr pjesė, ku dihet, qė “fitues” ėshtė firma e pėrzgjedhur nga Edi Rama dhe e deklaruar nga “besnikėt” e tij, tė zyrės sė prokurimit nė bashki. Kjo pėrzgjedhje, ashtu si nė tenderat e fundvjeshtės sė vitit 2007, nuk ka lidhje me punėn pėr pastrimin e kryeqytetit, por me pėrfitimet e “kapos” sė bashkisė, i cili tashmė dihet, se fut miliona pėrqindjeje nė xhepat “trastė” tė qillotave tė tij (thuhet 10%, por ndodh edhe mė tepėr).
Milionat e prokuruara hajdutēe
Tenderi, i cili ėshtė organizuar nė mėnyrė emergjente, me motivin e papėrligjur pėr pastrimin e Tiranės, gjė kjo qė bie ndesh me ligjin. Por, kur ka drejtues tė tillė, nuk ka as ligj e as moral, por vetėm pėrfitime nėpėrmjet korrupsionit. Po flasim konkretisht, se cili ėshtė fondi i akorduar direkt, nė mėnyrė private dhe pirate, nga kryetari i bashkisė Tiranė.
1. Pėr pastrimin “emergjent” tė pjesės Jug-Perėndimore (1), tė qytetit tė Tiranės, pėr njė periudhė 6 mujore, fondi limit ėshtė 42.020.365 lekė.
2. Pėr pastrimin emergjent tė Zonės Veri-Perėndimore (1), tė qytetit tė Tiranės, pėr njė periudhė 6-mujore, fondi limit kap shifrėn prej 34.163.629 lekė.
3. Objekt prokurimi paraprak dhe “emergjent” ėshtė pastrimi i Zonės Jug–Perėndimore (2), tė qytetit tė Tiranės. Fondi limit pėr pastrimin e kėsaj zone ėshtė 37.277.761 lekė.
4. Objekt prokurimi ėshtė pjesa Veri - Perėndimore (2), e qytetit tė Tiranės. Fondi limit pėr pastrimin e kėsaj zone ėshtė 37.179.311 lekė
Ēfarė thotė ligji, pėr prokurimet e drejtėpėrdrejta?
Ligji e ndalon kategorikisht kėtė akt abuzimi, mbasi ai ėshtė shpallur, ėshtė organizuar dhe ėshtė zhvilluar me “procedurė tė pėrshpejtuar”, qė nė gjuhėn e prokurimeve publike, cilėsohet “prokurim, pra tender emergjent”. Por nuk mund tė bėhet njė tender emergjent, nė kushtet siē e ka bėrė kryebashkiaku Rama dhe “ēeta” e tij e zyrės sė prokurimeve nė bashki. Pse? Sepse, procedura e prokurimit me negocim tė drejtpėrdrejtė, nuk pėrdoret dhe aq shpesh, pasi ajo ka njė rregullore qė pėrcakton rastet, madje me udhėzim tė Kėshillit tė Ministrave, siē ėshtė rasti i KESH, qė blen energji me negocim, pėr tė shkurtuar afatet e veprimeve procedurale. Kjo nuk ėshtė e pranueshme nė rastin dhe kushtet e tenderit qė ka bėrė Rama i bashkisė sė Tiranės, duke abuzuar e mashtruar, me justifikimin, se “nuk ka kohė tė disponueshme pėr ta bėrė prokurimin tė hapur, ashtu si e kėrkon ligji nė fuqi, mbasi flitet pėr emergjencė”. Mirėpo emergjenca, sipas ligjit tė prokurimit mund tė realizohet, nėse shkaktarja e kėsaj situate emergjence, siē ėshtė qelbja e Tiranės nga plehrat, tė mos ishte shkaktuar nga bashkia e Tiranės, qė nė rastin konkret ėshtė autoriteti kontraktor i prokurimit, por nga shkaqe jashtė saj.
Ja 31 shkeljet e tenderin tė plehrave, tė anuluar nė nėntor 2007 nga APP
Nga shqyrtimi i ofertės tė paraqitur nga bashkimi i operatorėve ekonomik “JTC 1962” sh.p.k & “SIBA” sh.p.k & “SCHMID”, janė vėrejtur 9 shkelje tė kontratės. Sė pari, akt-marrėveshja e lidhur ndėrmjet kėtyre firmave, i referohet ligjit tė vjetėr pėr prokurimin publik, kur ndėrkohė, ligji i ri ka hyrė nė fuqi, nė fillim tė vitit qė shkoi. Sė dyti, sipas APP-sė, shoqėria “SCHMID”, ka paraqitur dokumentet nė zyrat e drejtėsisė, me qendėr nė Bon (Gjermani), lėshuar nė datė 18 prill 2007, jashtė afatit tremujor tė kėrkuar nė dokumentet e tenderit. Sipas regjistrit tė gjykatės sė Darmsdadt, shoqėria “SCHMID, automjete komunale”, ka si objekt veprimtarie shitblerjen (im-ex) tė automjeteve tė reja e tė vjetra tė tė gjithė llojeve dhe tregtimin e pjesėve tė kėmbimit e tė tjera tė kėtij lloji. Siē shihet, nė objektin e kėsaj shoqėrie nuk pėrfshihet pastrimi i mbeturinave urbane, pra i mungon eksperienca. Po kėshtu, kjo shoqėri ka mangėsi nė vėrtetimin e pėrfaqėsuesit tė saj ligjor, pasi nė prokurė ka emra tė ndryshėm. Kjo shoqėri ka mangėsi nė vėrtetimin e NIPT-it, sipas tė cilit, nė shtetin gjerman nuk jepen deklarata tė tilla, kur nė fakt, njė gjė e tillė duhet tė plotėsohet patjetėr, pėr tė vėrtetuar pagesėn e taksave. Pra, Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave nė bashkinė e Tiranės, i ka marrė tė mirėqena deklaratat personale tė shoqėrisė gjermane, duke mos i kėrkuar kriteret e pėrcaktuara nė ligjin shqiptar. Tjetėr shkelje. Nga dokumentacioni ligjor i shoqėrisė “SIBA” sh.p.k, konstatohet se vėrtetimi i lėshuar nga zyra e pėrmbarimit me nr. Prot 3722, nuk ka vulėn e noteres. Po kėshtu, kjo shoqėri ka paraqitur vėrtetimin e sigurimeve shoqėrore, sipas tė cilit ka tė siguruar pėr muajt shkurt, mars, prill dhe maj, respektivisht 32, 31, 32 dhe 23 punonjės, ndėrkohė qė pėr periudhėn janar-dhjetor 2006 dhe janar 2007, nuk ka paraqitur vėrtetim nga tatim-taksat, pėr numrin e punėtorėve tė siguruar. Po kėshtu dhe shoqėritė e tjera, kanė mangėsi nė vėrtetimin e sigurimit tė punonjėsve, kusht i fortė pėr t’u kualifikuar nė tender. Shoqėria “SIBA”, sipas APP-sė, ka mungesė eksperience nė punėt e pastrimit tė mbeturinave urbane. Tjetėr mangėsi nė dokumentacion, vėrehet tek kapaciteti punues i njėrės nga bashkimi i shoqėrive “JTC 1962”, e cila zotohej, se do tė kryente rreth 80 pėr qind tė punimeve, kur nė fakt nuk kishte pajisjet e duhura pėr kėtė volum. Dhe pėr kėtė qėllim, kėrkoi blerjen e makinerive tė shoqėrisė gjermane, nė datėn 24 shtator 2007. por ky veprim cėnon nenin 45 tė ligjit pėr prokurimin publik. Tė tre operatorėt ekonomikė, nuk pėrmbushin kėrkesat teknike, nė pėrputhje me raportet e vendosura nė prokurėn e posaēme, tė bėrė pėr kėtė qėllim. Nė kėto kushte, kualifikimi i tyre ėshtė bėrė nė kundėrshtim me nenin 53 tė ligjit nr. 9643 "Pėr prokurimin publik".Shoqėria tjetėr fituese “Fusha & Pastrimi”, ka kryer njė sėrė gabimesh matematikore, tė konstatuara nga bashkia e Tiranės, por qė nė fakt i ka pranuar, ndėrsa janė kryer tė tjera veprime matematikore, tė cilat nuk janė korrigjuar, duke shkelur ligjin 53 pika 2. Po ashtu, kjo shoqėri ka pėrdorur si burim ligjor, disa udhėzime e ligje, qė nė fakt janė shfuqizuar, pra qė nuk kanė patur vlerė, duke mos qenė nė dijeni, pėr ndryshimet nė ligjin e ri tė prokurimeve (20.11.06). Sipas APP, akt-marrėveshjes sė dy shoqėrive “Fusha” dhe “Pastrimi”, fitimin mė tė madh do ta merrte shoqėria respektove, e para me 90%, ndėrsa pjesėn e mbetur firma tjetėr, kur nė fakt, shoqėria “Fusha” nuk kishte kapacitetet e duhura teknike dhe fuqinė punėtore, pėr kryerjen e pastrimit nė kėtė zonė tė Tiranės. Sipas APP-ės, objekt i kėsaj shoqėrie ėshtė montim-ndėrtimi, pra pa eksperiencė nė fushėn e pastrimit tė mbetjeve urbane. Kjo shoqėri nuk tregoi qartė xhiron vjetore duke bėrė disa ndryshime nė bilance, kur bashkia duhet ta vėrtetonte njė gjė tė tillė. Ndėrsa shoqėria “Pastrimi”, nuk ka vėrtetuar me ekspertė kontabėl bilancin financiar tė vitit 2006. Probleme ka dhe te sigurimet shoqėrore, duke deklaruar shifra kontradiktore. Ka mangėsi nė vėrtetimin e derdhjes sė detyrimeve fiskale, ndėrsa CV e punonjėsve (inxhinierėve) kanė mangėsi tė theksuara tė eksperiencės, tė pėrcaktuara qartė, nė ligjin pėr prokurimin publik. Pavarėsisht kėtyre shkeljeve, komisioni prokurues i bashkisė dhe kreu i saj Edi Rama, kanė firmosur zhvillimin dhe pėrfundimin e tenderit, duke nxjerrė fituese kėto shoqėri.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edi Rama fsheh tenderin e pastrimit tė plehrave

Mesazh nga dea prej Fri Feb 01, 2008 4:19 pm

Ketu me poshte bashkia pretendon se i ka rrealizuar,madje sipas kesaj te dhene i bie ti kete lare edhe rruget.ha, ha ha tallu edvin rama tallu me kete popull. Megjithate nje gje eshte e vertete. Tirancit moren ate qe deshen.

Transporti
182 autobusė tė rinj pėr transportin publik (total 225)
10 linja tė transportit publik me shtrirje tė gjerė nė territor
Pastrimi dhe Mjedisi
Njė pastrim cilėsor tė qytetit
Tėrheqja ēdo ditė e mbeturinave
Njė shėrbim mė cilėsor me pajisje teknologjike
Larjen e rrugėve kryesore ēdo ditė

dea
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 128
Anėtarėsuar : 12 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi