Falsifikim i qėllimshėm

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Falsifikim i qėllimshėm

Mesazh nga ILIRI prej Sat Jun 21, 2008 9:10 am

Vendimi u ndryshua me telefon pas mbylljes sė seancės
Ilir Saqellari

Kryetarja e deputetėve socialistė, Valentina Leskaj, e vlerėsoi si falsifikim tė qėllimshėm ndryshimin e procesverbalit pėr dekretet presidencialė. “Keni falsifikuar me qėllim procesverbalin e seancės pėr dekretet e presidentit. Sekretariati s’ka tė drejtė tė marrė vendime jashtė seancės. Vendimi u ndryshua me telefon pas mbylljes sė seancės”, - tha ajo nė seancėn e djeshme plenare. Leskaj nėnvizoi faktin, se seanca e sė hėnės u mbyll me vendimin, se Kuvendi dha pėlqimin pėr kandidaturėn e Zamir Podės. Pas seancės, Arian Madhi, kryetar i komisionit tė numėrimit tė votave, ka dalė jashtė Kuvendit e ėshtė shprehur se ka bėrė gabim. Liderja e socialistėve nė Kuvend e cilėsoi si tė falsifikuar procesverbalin, pasi asnjė vendim qė merret jashtė seancės plenare nuk ka vlerė. “Madhi si kryetar i sekretariatit ka thėnė se pas numėrimit tė votave Kuvendi jep pėlqimin pėr z. Zamir Poda pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė. Nė procesverbal ėshtė shkruar ndryshe, duke falsifikuar tė vėrtetėn. Ky falsifikimin ėshtė bėrė nė mėnyrė tė qėllimshme. Nė procesverbal thuhet se, “pas votimit ėshtė mbledhur sekretariati dhe ka vendosur”. Por sekretariati nuk ka tė drejtė tė vendosė”, - sqaroi Valentina Leskaj. Ajo e cilėsoi kėtė fakt si njė shkelje shumė tė rėndė, pasi kryetarja e Kuvendit duhet tė shpallte rezultatet. “Ajo duhet tė shpallte rezultatet dhe jo sekretariati, qė thotė njė herė “Kuvendi ka dhėnė pėlqimin” dhe pasi ka mbaruar seanca, pasi kanė dalė deputetėt jashtė dhe pasi ka marrė telefonatėn nga ju, kryetari i sekretariatit thotė qė nuk e jep seanca pėlqimin”, - deklaroi liderja e socialistėve nė Kuvend. Sipas,Valentina Leskajt, nė procesverbal ėshtė hedhur ajo qė nuk ka ndodhur realisht. Nė emėr tė PS-sė, ajo e cilėsoi procesverbalin si tė falsifikuar, pasi sekretariati ka thėnė fjalė pėr fjalė se: “Kuvendi jep pėlqimin pėr z. Zamir Poda”. Nė fakt, nė seancėn plenare tė sė hėnės u dėgjua qartė ky qėndrim, qė ėshtė fshirė fare nga procesverbali. “Pasqyrimi nė procesverbal i aktiviteteve tė tjera qė kanė ndodhur jashtė seancės, nuk kanė vend nė kėtė procesverbal dhe kjo ėshtė parimore”, - shtoi Leskaj. Socialistėt e cilėsojnė si tė papranueshėm kėtė akt, qė e cilėsojnė si njė tjetėr shkelje tė rregullores sė Kuvendit. Akuzat e socialistėve janė dėgjuar sa herė qė ka pasur shkelje tė rregullores, qėkurse tė djathtėt kanė ardhur nė pushtet, dhe seanca drejtohet nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, por gjithsesi, herė pas here, shkelje tė tilla, sipas partisė mė tė madhe tė opozitės, vazhdojnė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ende socialistėt janė duke vlerėsuar mundėsinė pėr ndėrmarrjen e njė mocioni kundėr kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, vetėm pėr ēėshtjen e dekreteve, ėshtė akuzuar disa herė nga partia mė e madhe opozitare pėr shkelje tė rregullores, Kushtetutės dhe tejkalim kompetencash. saqellari@korrieri.com

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi