Firma "ANIKA" qė pretendon blerjen e "ARMO", ka 1 punėtor

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Firma "ANIKA" qė pretendon blerjen e "ARMO", ka 1 punėtor

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jun 15, 2008 12:43 pm

Firma "ANIKA" qė pretendon blerjen e "ARMO", ka 1 punėtor dhe 250 mijė franga
Nga Pėrparim HALILI (SOT)- Bashkimi i tre tė ashtuquajturave kompani nė njė Conssorcium tregtar qė ėshtė futur si konkurrente nė tenderin e privatizimit tė kompanisė sė naftės shqiptare "ARMO", nėn siglėn e firmės "Refinery Associates" tė Teksasit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė bashkim fiktiv firmash tė cilat, sipas dokumenteve ligjore e bankare qė disponojnė, rezultojnė si shitės rutinė tė karburanteve dhe jo si fuqi industriale nė sektorin e prodhim-pėrpunimit tė naftės. Edhe pse ky fakt dihet dhe ėshtė "stampuar" nė dosjet e tyre,ministria e Ekonomisė dhe e Enrgjetikės e pranoi nė tender, duke shkelur ligjin mbi kushtet e paracaktuar po me ligj pėr privaztizimin e sektorit startegjik shqiptar tė naftės shqiptare "ARMO".
Interesat e Rulit, po fusin "ARMO" nė "kthetrat" e firmės fantazmė "Refinery Associates" tė Teksasit
Nuk ka mė asnjė dyshim, qė ky 'toelrim", ose mė saktė kjo "visto" ėshtė bėrė jo si "pakujdesi", apo "gabim njerėzor", por si skemė korruptive qė nis tek ministri i "drurit tė arrės" Genc Ruli, i cili duke qėnė se nuk iu krijua mundėsia tė "gėlltiste" njė copė akison apo pėrfitim tė pisėt financiar nė privatizimin e "ALBTELECOM"", iu dha e "drejta" korruptive pėr tė pėrfituar tek privatizimi i ARMO". Tė tre firmat qė pėrbėjnė firmėn "Refinery Associates" tė Teksasit janė firma "kukull", janė firma me probleme abusive ligjore nė vendet ku janė rregjistruar dhe nė vendet ku kanė vepruar dhe veprojnė. Dhe ēuditėrisht ato depėrtojnė "qetėsisht" nė privatizimin e ekonomisė strategjike shqiptare dhe po me abzuime e korruptim, arrijnė tė diktojnė veprime antiligjore tė shtetit dhe tė qeverisė shqiptare duke u shpallur fitues edhe pse nuk kanė asnjė garanci teknike e financiare.
Gazeta "SOT", disponon dosjen e plotė tė kėsaj afere tė dukėshme dhe skandaloze korruptive qė ka "gatuar" Ruli dhe "jeniēerėt" e tij qė "qepėn letrat" pėr tė shpallur si firmė tė parė konkurrente firmėn fantazmė dhe tė skeduar amerikane tė (vet)quajtur "Refinery Associates" tė Teksasit edhe pse nuk ka rafineri, madje as nuk disponon qoftė edhe njė sondė primitive pusi nafte. Procedura antiligjore me fytyrė krimin ekonomik qė ka pėr autorė njerėz me penalitete brneda qeverisė shqiptare, ka lidhje me grupe mafioze brneda e jashtė Shqiėprisė qė synojnė tė futin nė "kthetra" sektorin e naftės, privatizimi i tė cilės po bėhet jo me strategji, por me urdhėr, jo me afate kohore ligjore, por me pėrshpejtim, me synimin pėr ta pronėsuar sa mė parė. firmat e tjera qė kanė marrė pjesė nė privaztizimin e "ARMO" ndihen tė spostuara nga ky grup mafioz qė ka arritur tė vendos "komandėn" edhe mbi qeverinė shqiptare e cila nė rastin konkret duhet tė ndėrhyjė, jo thejshtė se ka nė tavolinė arguemtet e dosjes false tė firmės qė u shpall si kryesuese "Refinery Associates" tė Teksasit, por sepse ky tender pėr shitjen e "ARMO" ėshtė organizuar duke shkelur ligjin, me object korrupsionin e dukshėm.
Lejohen shkelje, nė favor tė firmės qė po i jepet "ARMO"?
Tė tre firmat e bashkuara nė logon fiktive tė komapnisė sė "klonuar" me emrin "Refinery Associates" tė Teksasit, kanė ndėrtuar strategjinė e tyre pėr tė privatizuar "ARMO". Deri kėtu gjithēka duket krejt nė rregull, sepse gjithkush ka tė drejtė tė pretendojė pėr tė fituar njė tender, pa dallim nacionaliteti dhe feje. Por problemi qėndron nė faktin, qė tė gjithė pjesėmarrėsit duhet tė trajtohen njėlloj dhe tė provojnė publikisht, nėse i plotėsojnė tė gjitha kushtet e paravendosura nė njė proces prokurimi publik. Konssorciumi i krijuar nga "Raniferiy Associates" of Teksas, "Mercuri" dhe "Anika Enterprajs", duhet tė jap shpjegime pėr shumė paqartėsi dhe mungesa, tė kėrkuara nga komisioni i vlerėsimit tė ofertave tė ministrisė sė Ekonomisė Shqipatre qė ėshtė dhe "koka" e privatizimit tė "ARMO". Nė qoftė se procesi do bėhej dhe do tė bėhet transparent, shumė shpjetė do tė shohim, qė Konssorciumi do tė tėrhiqet menjėherė dhe pa kushte e pa asnjė reagim pėr pamundėsi pagese.
Po t’i hedhim njė sy marrėveshjes dhe ndarjes sė pėrqindjeve brneda kėtij konssorciumi, shohim qė asnjė prej firmave, madje as tė tre firmat sė bashku, nuk kanė mundėsi legale financiare pėr tė investuar shumėn prej 300.000.000 euro. Kėtu qėndron sekreti i fshehjes dhe mosbėrjes transparent tė kėtij privatizimi. Qėndrimi i njėanshėm i komisionit tė vlerėsimit tė ofertave, duke mos pėrjashtuar konssorciumin problematik dhe abuziv teksan, hedh dritė pėr njė aferė tė strukturuar korruptive dhe tė njė strategjie tė ndėrtuar me kohė pėr tė futur nė "kthetra" kompaninė e naftės shqiptare "ARMO".
Fuqia korruptive e firmės "ANIKA" pėr tė "blerė" kupolėn e ministrisė sė Ekonomisė Shqiptare
Drejtues tė tė lartė tė kupolės (mafioze) tė Ministrisė sė Ekonomisė, padyshim janė tė pėrfshirė nė kėtė akt tė rėndė korruptim, duke realizuar pjesėn e parė tė skenarit me kohė kanė bėrė pazaret me ish-specialistėt socialistė pėr ndarjen e pėrqindjeve se s’ka si shpjegohet ndryshe heshtja e plotė e opozitės. Nuk je fajtor vetėm kur vjedh, por edhe kur i lė tė tjerėt tė vjedhin dhe askush nuk do tė bėhej fajtor pa pėrfituar.
Po tė shihet me kujdes ndarja e pėrqindjeve tė vė nė dyshim i ashtuquajturi Mercuri si gjigand ka vetėm 10 (dhjetė pėrqind) kauboj si me katėr bashkėpunėtorėt 20 (njėzet pėr qind). Kurse pjesėn e luanit e ka rusja Anika.
Tani dihet qartė se kush ėshtė firma "ANIKA", qė konssorciumi i vetėquajtur "Refinery Associates" tė Teksasit, po e pėrdor pėr t’i hedhur hi syve opinionit publik e atij ligjor shqiptar. Ata qė kanė vendosur qė ky grupim fiktiv firmash tregtare qė janė parqitur nė tender si firma tė specializuara me rafineri, natyrisht qė e kanė ditur dhe e dinė mirė, se kush ėshtė kjo kompani seksere qė "jeton" me pazare" tregu nafte e hidrokarburesh. Po pėrmendim njė fakt. Gazeta "Pravda" e datės 19.03.04, shkruan pėr njė marrėveshje tė bėrė nė mes teksanėve dhe LITASKO (LUK OIL) a koment. Tė gjithė e dinė mirė se cilėt janė dhe se ēfarė kanė "fuqi" tė bėjnė rusėt nė kėtė drejtim, aq mė tepėr nė tenderat e karburanteve dhe privatizimet e rafinerive e tė sektorėve nxjerrės tė saj. Synimi i tyre pėr hegjemoni tė plotė nė Ballkan ėshtė i pafrenueshėm dhe i "mirėpaguar nėn dorė". Marrėveshja e bėrė nė rastin e privatizimit tė "ARMO", ka kapur shumėn prej 13.000.000 milionė dollarė, por fitimi i teksanėve ėshtė ai brokerit. Tė dhėnat tregojnė qė kjo kompani nuk ka tė ardhura, qė tė paguajė shumėn qė i takon pėr masėn 20%. Bėhet fjalė pėr financa tė pastra e jo pėr financa "tunelesh". Firma gurp "Refinery Associates" e Teksasit, aktualisht ka vetėm emrin me siglėn "rafineri". Ajo nuk disponon nė pronėsi ndonjė impiant, apo teknologji rafinerie nė aktivitet. Njė kompani me 5 punonjės, qė kėkron dhe kualifikohet pėr t'u bėrė blerėse bashkėpronare e "ARMO", nuk ėshtė njė astėsi, por njė skandal qė duhet ndalur dhe duhet ndėshkuar nga kryeministri, madje edhe nga kreu i shtetit, presidenti i Republikės Bamir Topi, i cili duhet tė aktivizojė drejtėsiėn nė kėtė drejtim.
U shpallėn fitues pa depostė bankare. Ku do tė gjenden financat?
Lind pyetja: Ku do gjenden paratė pėr kėtė investim gjigand prej 300.000.000 milionė euro, kush do i paguajė kur llogaritė e Raf Associ, tregojnė tė kundėrtėn. Sa ka mundėsi njė firmė seksere (ndėrmjetėse) tė investojė 60.000.000 milionė euro? Si mund tė investojė njė partner strategjik kur ka vetėm 20 (njėzet pėr qind tė tetėdhjetė e pesė pėr qindėve) pesėmbėdhjetė pėr qind janė shtetėrore, del qartė pėrse duhen amerikanėt, ndoshta paguhen nga mafia pėr fasadat.
Si ka mundėsi qė firma "Mėrcuri" ky "gjigand" ka investuar nė firmėn e pėrbashkėt "Refinery Associates" tė Teksasit dhe merr pjesė vetėm me 10%? Dhe sa mund tė investojnė, kur pėrqindja pjesėmarrėse flet vet. Ku ka investuar mė parė ose ku ėshtė duke investuar konkretisht? Askund, me keqardhje po faktet janė kokėfortė. Pėrfaqėsohet nga dy partnerė, nėnshtetas polakė tė cilėt merren me tregtinė e gazit dhe janė akuzuar pėr pastrim parash, zgjedhje e bukur. Fatkeqėsisht selia e "Mėrcurit" ndodhet nė Qipro, adresė e pakėndshme pėr ne shqiptarėt.
Firma "Anika Anterprajs" kompani e regjistruar nė Zvicėr, me aktivitet broker (sekserė) me pėrfaqėsuese znj. Anika me origjinė ruse ka probleme dhe aktualisht ėshtė zotėruese e 70% tė aksioneve nė kėtė privatizim. Ekonomi tregu do tė thotė ndonjė, le ta marrė kush tė dojė edhe me kėtė jemi plotėsisht dakord. Le ta marrin edhe rusėt "ARMO"-n. Por jo mafia ruse e ajo shqiptare. Nuk duam, qė djersėn dhe kapitalet investuara tė ekonomisė kombėtare shqiptare dhe tė punėtorėve tė rafinerisė, t'i pėrdorin "gangot al kapone" qė po depėrtojnė edhe nė Shqipėri me monopole privatizimi tė sektorėve startegjikė tė ekonomisė tonė.
Njė kontroll i thjeshtė do nxirrte shumė tė vėrteta por askujt si ka interesuar si ka mundėsi qė Anika me njė punonjėse e krijuar nga Lukoi Litasko si satelite e saj me tė ardhura modeste qė kapin shumėn prej 120.000 (njėqind e njėzet mijė) dollarė amerikan dhe me njė depozitė bankare prej 250.000 (dyqind e pesėdhjetė mijė) franga zvicerane tė ketė kontroll tė plotė tė aksioneve prej 70 (pėr qind). Lindin disa pyetje: Cili ėshtė aktiviteti i kėsaj kompanie dhe nė ē’vend tė botės ka investuar? Sa e ka qarkullimin vjetor dhe ēfarė eksperience ka nė kėtė fushė? Cila ėshtė garancia financiare, e saj? Nga cilėt burime financohet? Si mund tė kontrollohet paketėn prej 70 (pėr qind) me 250.000 mijė franga zvicerane, dhe kush fshihet pas kėtij 70 pėrqindėshi?.
Pa dyshim Lukoil (Litasko) me ndihmėn e tė korruptuarve qė fatkeqėsisht tek ne janė me shumicė. Gjithkush ka tė drejtė tė blejė dhe shesė pėr interesa personale ose shoqėrore. Por, brenda ligjit dhe rregullave nuk do isha shumė dyshues, dhe nuk jam i tillė kur gjėrat janė transparente dhe legale. Konkretisht tė bėn pėrshtypje fakti, se pėrse kompania shqiptare "Taēi Oil" nuk u paraqit si ortake konssorciumi, por pas shpalljes sė komisionit tė vlerėsimit u paraqit si drejtuese e kėtij konsserciumi. "Koka e kėsaj afere" ėshtė nė Gjenevė, nė rue Saint-Laurent 15-17 1207 Geneve Scėeiz/Sėtzerland. Pazaret e bėra fillimisht kanė dhėnė rezultat, por tek ne akoma nuk ėshtė zhdukur shija e hidhur e aromės sė barutit qė shkaktoi pakujdesia dhe mos verifikimi me dashje i partnerėvve amerikanė dhe atyre shqiptarė me seli nė Qipro. Pa partnerė strategjik, pa mundėsi financiare legale, pa njerėzit dhe teknologjinė e duhur, njė katastrofė e pashmangshme ėshtė nė horizont. Larg qoftė qė makutėria tė verbojė pėrsėri. Konsorciumit teksan i mungojnė kėto elemente tė domosdoshėm, por ku konsorcium ka njė avantazh, korrupsionin dhe kėtu i ka shpresat. "Paraja e hedh ujin pėrpjetė", - thotė populli. Por ne pamė me sytė tanė qė paraja e pistė hedh malin tej dhe merr jetė njerėzish. Rafineria ėshtė mė delikate se demontimi i municioneve, dhe serioziteti dhe kujdesi nė kėtė privatizim duhet tė jetė nė shkallėn mė tė lartė. Qeveria duhet tė marrė nė konsideratė vlerat, mundėsitė dhe tė verifikojė ēdo kompani me seriozitet duke mos neglizhuar edhe faktin pėrse opozita ėshtė.
Njė kontroll Anika Enterprajs me seli Genevė, shumė pyetje marrin pėrgjigje pėr prapavijėn dhe bashkėpunimin e mafias shqiptare, nė kėtė privatizim. Ofertės mashtruese tani i ka dal boja. Ku janė 125.000.000 milionė eurot e ofertuara e tė pranuara nga komisioni i tenderimit, plus tre pėrqindėshi i ofertės? Kush ėshtė ai partner strategjik, qė do garantojė seriozitetin dhe zhvillim teknologjik, kur dihet qė sot, ngushtimi i parametrave tė ndotjes sė mjedisit ėshtė primar dhe i domosdoshėm? Kush nga tre partnerėt e konssorciumit teksan e ka kėtė mundėsi?
Sot rregullat dhe ligjet janė tė qartė, sidomos ato bankare, besoj se qeverisė s’do t’i interesonte qė ky privatizim tė bėhet me para tė pista, sidomos tani qė Gėrdeci ėshtė kryefjalė. Tė gjithė jemi tė bindur dhe tė qartė qė Gėrdeci lindi nga makutėria dhe korrupsioni. Duke shprehur bindjen, se Ambasada Amerikane do tė jap kontributin e saj nė kėtė privatizim, qė "devirolė" tė tjerė tė mos lėndojnė Shqipėrinė, patjetėr qė do tė luaj rolin e partnerit strategjik, me kėshilla dhe informacione, tė cilat nuk i mungojnė. Amerikanėt e dinė mirė, se ēdo tė thotė njė pakujdesi nė njė rafineri, mbasi pasojat janė katastrofike dhe kėto katastrofa kanė ndodhur, pikėrisht nė njė vend, ku kujdesi dhe siguria vlerėsohen nė shkallėn mė tė lartė dhe nuk drejtohen e nuk menaxhohen nga kompani ilegale dhe fanatazma si "Refinery Associates" tė Teksasit, pėr mė tepėr nga kapoja e kėsaj kompanie "ANIKA", qė po pretendon tė blejė "ARMO". Tė paktėn, bėjnė me dije ē’janė nė tė vėrtetė qytetarėt e saj qė duan tė privatizojnė sektorė strategjikė. Interesi i pashmangshėm i departamentit tė shtetit, i sigurt qė pėrfaqėsuesit e lartė do japin ndihmesėn e tyre pėr tė parandaluar vjedhjen e radhės dhe premisat pėr njė Gėrdec tė dytė.
Letra qė pėrjashton nga tenderi firmėn "Refinery Associates" of Texas, "Anika Enterprises & Mercuria Energy Group"
Nė kapitullin e parė tė vendimit tė qeverisė nr. 82, datė 03.02.2008, termi “Investitor strategjik” do tė thotė njė shoqėri tregtare qė e vetme plotėson kriteret e parashikuara nė pikėn 2.1 (a), (b), (c), i kapitullit tė dytė. Mė konkretisht nė pikėn 2.1 (b), thuhet se kandidatėt duhet tė pėrmbushin kėrkesat e mėposhtme: tė jetė shoqėri e specializuar nė fushėn e pėrpunimit e tė tregtimit tė naftės, gazit e nėnprodukteve tė tyre, e cila t’i ketė ushtruar kėto veprimtari pėr jo mė pak se tre vjet. Pra, nė vendim pėrcaktohet konkretisht se kush ėshtė investitori strategjik. Ndėrkohė, nė letrėn qė komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave, e nėnshkruar nga Neritan Alibali, zv.ministėr i METE-s, citohet se, nga dokumentacioni qė ka paraqitur kjo firmė, aktiviteti i pėrpunimit tė kėsaj kompanie, nuk del qartė. “Nė zbatim tė VKM-sė nr. 82, datė 03.02.2008, kap II, pika 2.1 b, kandidati duhet tė jetė njė shoqėri e specializuar nė fushėn e pėrpunimit dhe tregtimit tė naftės, gazit e nėnprodukteve tė tyre, e cila ta ketė ushtruar kėtė veprimtari pėr jo mė pak se tre vjet. Do tė kėrkohen sqarime mbi aktivitetin konkret tė rafinimit tė ushtruar nga shoqėria sipas afatit tė pėrcaktuar nė VKM, gjė e cila nuk del e qartė nga dokumentacioni i paraqitur”.


Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Sun Jun 15, 2008 12:45 pm, edituar 2 herė gjithsej

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Firma "ANIKA" qė pretendon blerjen e "ARMO", ka 1 punėtor

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jun 15, 2008 12:43 pm

Kushtet qė nuk plotėson "Refinery Associates" of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group
Pėrveē shkeljes sė njė prej pikave tė vendimit tė qeverisė dhe mospėrjashtimit pėr kėtė shkak, komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave, i kėrkon kompanisė “Anika Enterprises S.A Refinery Associates of Texas & Mercuria Energy Group LTD” tė heqė dorė nga kėrkesa e saj. “Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave, nė pėrputhje me VKM-nė nr. 82, datė 03.02.2008, ka mandat tė vlerėsojė ofertėn vetėm nė rast se ajo pėrputhet me kriteret e VKM-sė sa mė sipėr. Kushtet e paraqitura nga ju dalin jashtė kėtyre kritereve. Prandaj KVO-ja nuk mund tė japė vlerėsim dhe gjykim pėr to. Madje, puna e saj pengohet nė vazhdim tė procedurės sė vlerėsimit. Pėrfundimisht ju kėrkojmė qė tė hiqni dorė formalisht nga kėto kėrkesa”, thuhet mė tej nė letrėn e Alibalit. Mė tej akoma, sipas zv.ministrit tė METE-s, komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave do tė hyjė nė negociata tė fuqishme me fituesit e kėtij tenderi. “Pėrsa mė sipėr, ndėrsa ne e pranojmė se do tė hyjmė nė negociata tė fuqishme dhe mbi baza tė drejta me fituesin e kėtij tenderi, ju nuk mund tė prisni qė kufizimet/kushtet e vendosura nė ofertėn tuaj, ashtu siē gjenden nė listėn e kushteve paraprake, tė pranohen prej nesh”, shtohet nė letėr. Nė fund tė letrės theksohet se, “si konkluzion ju informojmė se ēdo sqarim i kėrkuar nga ju duhet tė jetė njė sqarim me shkrim mbi dokumentacionin tashmė tė dorėzuar dhe nuk mund tė pėrmbajė dokumente shtesė”. Ndėrkohė nė paragrafin e fundit tė pikės 2.1 tė vendimit tė qeverisė sanksionohet qartė se njė kompani skualifikohet kur shkel njė nga pikat e kėtij vendimi. “Mosplotėsimi i kėtyre kritereve, tė parashikuara nė pikat (a), (b), (c) dhe (d) tė pikės 2 mė sipėr, pėrbėn kusht pėr skualifikimin e kandidatit.
Ruli bėnė realitet fituesin e blerjes sė "ARMO", shpall firmėn e pėrzgjedhur nga Teksasi
Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave, ngritur me urdhėr tė Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, me Nr.126, date 21.02.2008 “Pėr krijimin dhe funksionimin e Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave pėr privatizimin e kompanisė “ARMO” ShA, i ndryshuar, pasi shqyrtoi raportin e pėrgatitur nga konsulenti Patton Boggs mbi dokumentacionin e ofertave te paraqitura nga kompanitė pjesmarrėse nė tender dhe kreu vlerėsimin tekniko-financiar me pikė, nė mbėshtetje tė kritereve tė pėrcaktuara nė VKM Nr. 82, datė 03.02.2008 i ndryshuar, Tė kualifikojė ofertat e tre kandidatėve:
1. "Refinery Associates" of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group,
2. "Vitol, Euroil sha" , NFS Partners sa and USBCF Inc,
3. "Petrofac Energy Developements International Limited"
4. Skualifikohet "Penta Investmens Limited", Paraplynovy cyklus as, Bratislava and Duslo.
Pikėt pėr ofertėn
1. "Refinery Associates of Teksas", Anika Enterprises & Mercuria Energy Group
75 pikė pėr ofertėn 125 milion Euro
2. "Vitol, Euroil sha", NFS Partners sa and USBCF Inc
58.2 pikė pėr ofertėn 97 milion Euro
3. "Petrofac Energy Developements International Limited"
17.46 pike per oferten 29.1 milion Euro

Pikėt pėr vlerėsimin teknik:
1."Refinery Associates" of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group: - 18.16 pikė
2."Vitol, Euroil sha", NFS Partners sa and USBCF Inc: - 11.29 pikė
3. "Petrofac Energy Developements International Limited": - 13.06 pikė

Klasifikimi pėrfundimtar:
1."Refinery Associates" of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group: – 93.14 pikė
2."Vitol, Euroil sha", NFS Partners sa and USBCF Inc: - 69.49 pikė
3."Petrofac Energy Developements International Limited: - 30.52 pikė
Ja kontrata e Consorciumit qė kėrkon tė privatizojė kompaninė "ARMO"
Ndarja e pjesėve nė pėrqindje, sipas marrėveshjes paraprake tė arritur nė mes tė palėve:
Raniferiy Associates of Teksas, Inc 20% (njėzet pėr qind)
Mercuria Energy Grup. Limited 10% (dhjetė pėr qind)
Anika Enterprajs Sa 70% (shtatėdhjetė pėr qind).

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi