ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1804
| Titulli: Fishekėt, pyeten 4 zyrtarė tė Pentagonit Wed Jun 25, 2008 9:08 am | |
| Fishekėt, pyeten 4 zyrtarė tė Pentagonit Komisioni pėr Mbikėqyrjen dhe Reformėn i Kongresit amerikan zhvilloi dje njė seancė lidhur me arsyet qė ēuan nė dhėnien e kontratave kompanisė AEY me qendėr nė Miami, e cila blinte municione nga Shqipėria pėr ti dėrguar nė Afganistan.
ILIR IKONOMI/ Washington
Komisioni mori nė pyetje 3 zyrtarė tė Departamentit tė Mbrojtjes qė merren me kontraktimin e armėve, William Phillips, Mitchell Howell dhe Jeffrey Parsons dhe 1 zyrtar i Departamentit tė Shtetit, Steven Mull, ndihmės sekretar i shtetit nė detyrė pėr ēėshtjet politiko-ushtarake. Ligjet amerikane ndalojnė shitblerjen e armėve apo municioneve tė prodhimit kinez dhe kompania AEY akuzohet se, ka qenė e pėrfshirė nė blerjen dhe transferimin e kėtij lloj municioni, qė mbahej nė depot e Shqipėrisė. Njė nga pyetjet kryesore qė shtroi nė seancė kryetari i komisionit Henry Waxman ishte se si ka mundėsi qė njė kompani e drejtuar nga njė 21-vjeēar tė fitojė njė kontratė prej 300 milion dollarėsh pėr furnizimin me municion tė forcave afgane. Zoti Waxman tha se komisioni ka tani informacione tė shumta se ēfarė nuk funksionoi kur kontrata iu dha kompanisė AEY nė janar tė vitit 2007. Ne e dimė, tha ai, se municioni i lėvruar nga kjo kompani ishte i papėrdorshėm dhe se njė pjesė e mirė e tij ishte i prodhimit kinez. Kontrata e qeverisė me kėtė kompani u pezullua kėtė vit, pasi kompanisė AEY i ishin paguar 60 milionė dollarė. Kemi mėsuar gjithashtu, tha kryetari i komisionit, se ekzistojnė pikėpyetje lidhur me rolin e ambasadės amerikane nė Shqipėri nė pėrpjekje pėr tė fshehur origjinėn kineze tė municionit qė blihej nga kompania AEY. Zyrtarėt ushtarakė qė dėshmuan nė fillim tė seancės thanė se kontrata me kompanisė AEY ishte bėrė nė pėrputhje me rregullat por, thanė ata, nevojitet qė nė tė ardhmen tė forcohen standardet e kontrollit pėr kėto kontrata. Anėtarja e Komisionit, pėrfaqėsuesja e Washingtonit nė Kongres, Eleanor Norton tha se tė gjithė personat e pėrfshirė nė blerjen e municioneve nga Shqipėria ishin nė listėn e njerėzve nėn vėzhgim, listė qė pėrfshin emrat e atyre qė janė marrė me tregti tė paligjshme armėsh. Burimi i municioneve ishte firma shtetėrore shqiptare, MEICO me drejtor Ylli Pinarin. Ai ėshtė futur pėr herė tė parė nė kėtė listė nė vitin 2005, tha zonja Norton. Nė listėn e personave nėn vėzhgim ishin edhe Efraim Diveroli i futur aty nė vitin 2006, si dhe firma e tij AEY qė nė vitin 2005. Po ashtu, edhe ndėrmjetėsi Henry Tomei ishte futur nė listė qė nė vitin 2006. Departamenti i Shtetit po mbledh informacione pėr dyshimet ndaj ambasadorit Widhers. Seanca ishte pritur me interes, sidomos pėr njė letėr qė kryetari i kėtij komisioni, Henry Waxman i ka dėrguar Sekretares amerikane tė Shtetit Kondoliza Rajs, ku hidhte dyshime mbi ambasadorin amerikan nė Tiranė, John Withers, se ka gisht nė fshehjen e origjinės sė municioneve qė bliheshin nė Shqipėri. Gjatė seancės ndihmės sekretari i shtetit nė detyrė pėr ēėshtjet politiko-ushtarake, Steven Mull nuk pranoi tė komentonte lidhur me kėto njoftime. Por duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė anėtarit tė Komisionit Bruce Braley, ai tha se Departamenti i Shtetit ka nė plan tu pėrgjigjet kėtyre akuzave serioze pėrmes kanaleve tė duhura, pasi tė grumbullojė informacionin e duhur. Megjithėse nuk pranoi tė jepte hollėsi, zoti Mull tha se ēdo shkelje e ligjit amerikan do tė ishte e papranueshme. Komisioni ka intervistuar nė fillim tė muajit atasheun ushtarak tė ambasadės amerikane nė Shqipėri Larry Harrison, i cili flet pėr njė takim tė zhvilluar nė nėntor tė vitit tė kaluar mes ish-ministrit shqiptar tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ambasadorit amerikan nė Tiranė, John Withers e zyrtarėve tė tjerė tė ambasadės. Sipas majorit Harrison, ambasadori Withers e miratoi idenė qė tė hiqeshin tė gjitha arkat me municion kinez nga objekti qė do tė vizitonte gazetari. Gjithnjė, sipas dėshmisė sė majorit, zoti Withers u shpreh nė atė takim se heqja e municionit kinez do tė lehtėsonte dyshimet pėr shkelje ligji. Letra e zotit Waxman drejtuar Sekretares sė Shtetit Rajs lė tė kuptohet se ambasadori Withers e dinte qė municioni ishte i prodhimit kinez. Gjithashtu, nė letėr thuhet se nė pėrgjigjet e ambasadės amerikane ndaj pyetjeve tė komisionit bėhet pėrpjekje pėr tė fshehur takimin e nėntorit 2007. Dje, kryetari i Komisionit Waxman ka bėrė njė kėrkesė tjetėr pėr dokumente shtesė dhe pėr takimet e diplomatėve tė ambasadės dhe zyrtarėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes.
Agjencitė federale amerikane, edhe shtatė kontrata tė tjera me Diverolin
SHBA- Historia e tregtisė sė armėve tė AEY, drejtuar nga njė 22-vjeēar nga Majami, i cili u arrestua javėn e kaluar, po pėrkeqėsohet ēdo minutė e mė shumė. Katėr zyrtarė tė qeverisė dėshmuan dje nė Capitol Hill mbi mėnyrėn sesi kompania pėrfundoi njė kontratė 300 milionė dollarėsh me ushtrinė amerikane, duke siguruar dhe dėrguar armė ilegale dhe tė skaduara pėr ushtrinė afgane. Deri tani, zyrtarėt nuk kanė diskutuar ende mbi mbulimin e dyshuar tė Departamentit tė Shtetit. Por ata diskutuan mbi kontratat e mėparshme tė AEY me qeverinė dhe gjėrat nuk duken mirė. Nė deklaratėn e tij hapėse, kongresmeni Henry Waxman tregoi njė sėrė problemesh tė mėparshme qė ushtria kishte pasur me AEY. Dokumentet e paraqitura nga Komiteti tregojnė se agjencitė federale kishin mbyllur, tėrhequr apo eliminuar tė paktėn shtatė kontrata tė mėparshme me AEY. Nėn kėto kontrata, AEY ka siguruar helmeta tė pasigurta pėr forcat tona nė Irak, ka dėshtuar nė shpėrndarjen e mijėra armėve dhe ka dėrguar municion me cilėsi tė dobėt pėr forcat speciale amerikane. Zyrtarėt kontraktues tė qeverisė vazhdimisht kanė paralajmėruar pėr cilėsi tė ulėt, mallra tė dėmtuara, armė vjetėrsira dhe pajisje tė tjera nė kategorinė refuzuese. Dhe ata janė ankuar se kompania vazhdimisht angazhohej nė taktika sulmo dhe tėrhiqu qė po dėmtonin misionin. Njė zyrtar kontraktues na tha: Unė thjesht nuk i besoj atij djali. Nuk mund tė besoja asgjė qė ai tha. Ai na tha se AEY ishte kompania e vetme mė e keqe me tė cilėn ai kishte bėrė marrėveshje pėr nė Irak, duke cituar: Ajo ishte limoni qė duhet ta nxirrja nga limonada ime. Megjithatė, zyrtarė tė Departamentit tė Mbrojtjes argumentuan se regjistrimet e mėparshme pėr AEY mbetėn tė pastra, pasi pjesėrisht problemet e mėparshme nuk pėrfshinin kontrata tė mėdha sa pėr tė hyrė nė kėrkesat aktuale tė raportimit Panorama |
|