FJALA E PRESIDENTIT TOPI NĖ KONFERENCĖN E NIVELIT TĖ LARTĖ TĖ FAO-s MBI SIGURINĖ USHQIMORE BOTĖRORE:

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

FJALA E PRESIDENTIT TOPI NĖ KONFERENCĖN E NIVELIT TĖ LARTĖ TĖ FAO-s MBI SIGURINĖ USHQIMORE BOTĖRORE:

Mesazh nga ILIRI prej Tue Jun 03, 2008 10:50 pm

FJALA E PRESIDENTIT TOPI NĖ KONFERENCĖN E NIVELIT TĖ LARTĖ TĖ FAO-s MBI SIGURINĖ USHQIMORE BOTĖRORE: SFIDAT E NDRYSHIMIT TĖ KLIMĖS DHE BIOENERGJISĖ.

3 qershor 2008
Romė

I nderuar zoti Zhak Diuf,
Shkėlqesi,
Zonja dhe zotėrinj,
Si President i njė vendi tė vogėl dhe relativisht tė varfėr, duke konsideruar me pėrgjegjėsi tė plotė paralajmėrimet e bėra nga institucionet ndėrkombėtare prestigjioze se, dy tė tretat e popullsisė sė Botės mund tė pėrballen me njė inflacion me dy shifra, jam angazhuar plotėsisht nė pėrpjekjet pėr kooperim qė duhet tė bėjė Shqipėria pėr gjetjen e njė zgjidhjeje optimale tė problemit tė shkaktuar kryesisht nga rritja e ēmimit tė naftės dhe e prodhimeve ushqimore.

Kontrollet e ēmimit dhe ndalimi i eksporteve nga disa vende eksportuese, kanė sjellė si rezultat copėzimin e mėtejshėm tė tregut botėror, pasi parandalimi i rritjes sė ēmimeve me kėto mėnyra zvogėlon nxitėsit pėr fermerėt qė tė rrisin prodhimin bujqėsor dhe konsumatorėt tė ulin kėrkesėn pėr ushqim, duke zgjatur nė kohė disbalancat qė kanė rritur ēmimet.

Nė kėto kushte, pėr shtimin dhe pėrmirėsimin e furnizimit me ushqim, kėrkohet vullneti i politik i tė gjitha vendeve, pėr tė mos pėrsėritur tė njėjtat gabime qė u bėnė nga vendet e zhvilluara nė lidhje me inflacionin e madh tė viteve 70’. Heqja e barrierave tregtare, zgjerimi i mundėsive tė rritjes sė prodhimit bujqėsor dhe rishikimi i prioriteteve tė ndihmės pėr bujqėsinė dhe shėrbimet rurale do tė jenė objektivat tanė.

Njė zgjidhje e qėndrueshme dhe afatgjatė , varet nga financimi i investimeve nė bujqėsi, si dhe nga pėrmirėsimi i insfrastrukturės rurale. Njė zgjidhje e tillė kėrkon mirėkuptimin dhe vullnetin pėr tė vepruar nė kohėn e duhur.

Pėr tė formuluar politika nxitėse pėr rritjen dhe prodhimtarinė e prodhimeve bujqėsore Shqipėria e konsideron tė domosdoshme pėrfshirjen e saj nė mėnyrė aktive, pėr ta udhėhequr sektorin bujqėsor drejt politikave nxitėse tė prodhimit.

Nė Shqipėri zhvillimi i bujqėsisė po ndeshet me vėshtirėsitė e mėdha tė kapitalizimit nė njė sipėrfaqe tė vogėl toke, qė shoqėrohet nga simptoma varfėrie pėr shkak se ende ka sipėrfaqe tė tokės bujqėsore qė nuk punohet prej vitesh.

Zhvillimi i bujqėsisė shqiptare kėrkon mbėshtetje tė shumėanėshme pėr tė menaxhuar, nė mėnyrė tė qėndrueshme, burimet e pakta tė tokės bujqėsore. Mbėshtetja financiare dhe nxitja e specializimit tė prodhimit bujqėsor do t’i orientonin fermerėt shqiptarė drejt tregut, do t’i nxisnin ata tė pėrmirėsonin infrastrukturėn e ekonomisė bujqėsore dhe tė pėrvetėsonin teknollogjitė moderne tė prodhimit bujqėsor.

Zhvillimi i sektorit bujqėsor nė Shqipėri ka nevojė pėr 150 – 200 milion dollarė amerikanė nė vit nga 5 – 10 milion dollarė qė u ėshtė dhėnė fermerėve deri tani.

Shqipėria ndodhet para njė sfide tė vėrtetė sepse konsumatori shqiptar ka sot normėn mė tė lartė tė shpenzimeve pėr ushqimin e familjes.

Ne jemi tė bindur se nė pėrpjekjet tona pėr zhvillimin e sektorit bujqėsor, nė pėrputhje me rregullat e arta tė tregut, do tė arrijmė tė sigurojmė mbrojtjen e tė varfėrve nga ndikimi i ēmimeve tė larta dhe nga kėrcėnimi i mungesės sė ushqimit. Kjo do tė dėshmojė qartė pėrgjegjshmėrinė tonė politike, morale dhe shoqėrore.

Strategjitė kėrkojnė para, investime dhe vizion, por mbi tė gjitha ato kėrkojnė pėrfaqėsimin e interesave tė tė gjithė njerėzve, veēanėrisht tė njerėzve tė varfėr tė kėsaj Bote dhe zgjidhja duhet tė synojė atje ku merret me mend se mund tė ndikojė mė shumė kriza e ushqimit dhe e rritjes sė ēmimeve.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi