Genc Ruli falsifikon projektligjin

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Genc Ruli falsifikon projektligjin

Mesazh nga ILIRI prej Wed Feb 06, 2008 3:17 pm

Genc Ruli falsifikon projektligjin e qeverisė, pėr tė krijuar monopol mbi kazinotė

Ministri i Ekonomisė, Tregėtisė dhe Energjetikės Shqiptare, Genc Ruli, fut nė “ditarin” e tij dhe nė lsitėn e skandaleve tė qeverisė, njė tjetėr skandal nė pėrmasa kushtetuese, qė lidhet me lojėrat e fatit. Kėtu nuk ėshtė fjala, thjeshtė pėr ato dhomat e lojėrave tė fatit dhe bixhozit, me dhe pa liēensė, tė ngritura nė garsoniere dhe kisoka lagjesh tė Tiranės, apo Peqinit, por pėr lojėrat e fatit me kazinotė, qė kuptohet dhe dihet tashmė nga tė gjithė, se ēfarė janė dhe se ē’behėt brenda tyre.
Qė tė ketė kazino, kjo ėshtė normale, por qė tė “luhet” edhe me ligjin pėr to, kjo ėshtė skandaloze, pėr mė tepėr, kur kėto “zare” abuzimi dhe falsifikimi bėhen nga ministra tė qeverisė sė “duarve tė pastra” tė zotit Berisha. Se ēfarė ka bėrė Genc Ruli nė “mbretėrinė e parė” tė Berishės, kjo dihet, sepse sa herė flitet pėr tė, kujtohet skandali me drurin e arrės dhe skandali me minerat. Mirėpo ky “inventar” skandalesh tė bėra prej tij, vazhdon tė shtohet.
Skandali i rradhės, i zbuluar qė mbanė emrin e ministrit tė babėzitur Genc Ruli, ka lidhje me ligjin e kazinove. Pasi ka “zgjidhur gjithė problemet social-ekonomike” tė shqiptarėve, Kėshilli i Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė, me Vendimin nr.194, datė 28.03.2007, i propozon Kuvendit tė Shqipėrisė, pra legjislativit, tė bėhen ndryshime nė ligjin pėr lojėrat e fatit nė Shqipėri. Konkretisht, nė mbėshtetje tė nenit 81, pika 1 dhe tė nenit 100 tė Kushtetutės, qeveria “Berisha”, i kėrkon parlamentit, tė bėhen disa shtesa nė Ligjin Nr. 8701, datė 1.12.2000 “Pėr lojėrat e fatit, kazinotė dhe hipodromet, tė ndryshuar”. Ky vendim ėshtė firmosur nga kryeministri Sali Berisha dhe ka hyrė nė fuqi menjėherė, pra qė minutėn kur ėshtė firmosur. Poshtė firmės sė kryeministrit ėshtė dhe firma e ministrit tė Ekonomisė, Tregėtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, qė nė rastin konkret ėshtė ministėr i linjės dhe titullar pėrgjegjės pėr zbatimin e tij.
Ky vendim ėshtė protokolluar dhe ėshtė pranuar pėr veprim, nė sekrtarinė e Kuvendit, nė datėn 20/04/2007. Vendimi shoqėrohet me relacionin pėrkatės shpjegues dhe me projektligjin e propozuar pėr ndryshimet pėrkatėse.
Mirėpo, pasi Berisha e ka dorėzuar kėtė projektligj nė parlament, ministri Ruli i ka bėrė privatisht ndryshime tė tjera atij, qė duket se i interesojnė nė lidhje me kazinotė, qė tė ketė nė dorė njė ligj personal, me objeksion pėrmbushjen e interesave tė tij. Ministri Ruli, duke shfrytėzuar mesa duket “gjumin” e deputetėve dhe “heshtjen’ e Berishės, ka shtuar njė pragraf mė tepėr, nė projektligjin qė ka paraqitur pėr diskutim dhe miratim gjatė diskutimit nė parlament. Nė projekligjin e qeverisė, tė firmosur nga Berisha, neni 2 ka vetėm dy pika dhe 2 gėrma. Ndėrsa ministri Ruli, nė projektin privat, tė paraqitur nė parlament dhe qė ėshtė bėrė ligj, i ka shtuar nenit 2 edhe pikėn 3.
Jja se ēfarė ka shtuar Ruli privatisht, pa miratimin e Kėshillit tė Ministrave, duke mashtruar edhe parlamentin, deputetėt e tė cilit e kanė votuar dhe e kanė bėrė ligj, sipas variantit skandaloz tė Rulit.
Pika 3, e shtuar nė nenin 2:
3. Nė fund tė pikės 4 shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:
“Nuk konsiderohen lojėra elektronike me fitim nė ēast, makinat elektronike apo kompjuterat elektronikė, tė cilėt kanė mė shumė se njė pozicion loje. Lojėra elektronike me fitim nė ēast sipas kėtij ligji, konsiderohen vetėm makinat e tipit sllot.
Personat tė cilėt kanė instaluar makina elektronike, apo kompjutera elektronikė, tė cilėt nuk konsiderohen si tė tillė nga paragrafi i mėsipėrm, detyrohen t’i heqin ato brenda 6 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji”
Kjo ėshtė shtesa tinzare dhe skandaloze qė ka bėrė Ruli. Pėrveē kėsaj, kjo shtesė prej mafiozi pa miratim qeverie dhe duke falsifikuar vendimin dhe projektin e qeverisė tė paraqitur e tė regjistruar nė Kuvend, parashikon asgjėsimin e tė gjithė lojrave tė vogla tė fatit, duke i dhėnė akses monopolit tė kazinove. Me kėtė shtesė, ai eleminon gjithė bisnesin e vogėl e tė mesėm tė lojėrave tė fatit dhe madje u lė edhe afat mbyllje tė veprimtarisė. Qėllimi kuptohet. Por nuk kuptohet, se pėrse e ka pranuar kryetarja e Kuvendit Topalli kėtė ndryshim tė bėrė “natėn”? Pėrse e ka pranuar pas skandalit edhe kryeministri Berisha?
Ky nuk ėshtė njė gabim “njerėzor”, zoti kryeministėr, por njė mafiozllėk, qė mesa duket komandon dhe “timonin” tuaj tė lodhur nga paaftėsia pėr tė qeverisur, ose nga pranimi, pėr tė qeverisur edhe me skandale tė kėtyre pėrmasave.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Genc Ruli falsifikon projektligjin

Mesazh nga tironci prej Wed Feb 06, 2008 4:23 pm

O bo bo ēna gjeti.

tironci
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 209
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Genc Ruli falsifikon projektligjin

Mesazh nga Teuta prej Wed Feb 06, 2008 4:30 pm

Besoj se te gjitha legjendat dhe perrallat me kuēedra me shtate koke, qe i zene burimin e ujit njerezve, u marrin ushqimin, u bllokojne rruget etj, personifikojne personazhe reale, te verteta, te ngjashem me Rrulet,Ramat etj, te njohur e te panjohur. Ndersa popullit derisa te dale ndonje trim perrallash qe me shpaten magjike tia prese kokat kuēedres do ti duhet te jetoje,
prane ujit i palare,
prane bukes i pangrene,
prane drites i pandriēuar.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi