“Hajdari” nė Strasburg, Berisha kundėr Trajės

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Hajdari” nė Strasburg, Berisha kundėr Trajės

Mesazh nga ILIRI prej Fri Jun 13, 2008 8:29 am

“Hajdari” nė Strasburg, Berisha kundėr Trajės
Megjithėse maxhoranca ka kundėrshtuar dekretet e Presidentit Topi pėr Gjykatėn e Lartė, me pretendimin se kreu i shtetit nuk u konsultua paraprakisht me tė, duket se emrat e propozuar janė problemi kryesor pėr shumicėn nė pushtet.

Burime pranė Partisė Demokratike bėjnė tė ditur pėr gazetėn, se njė prej pesė dekreteve tė Presidentit, pikėrisht ish-gjyqtari i Gjykatės Evropiane tė Strasburgut, Kristaq Traja, ėshtė emri mė i padėshiruar pėr Kryeministrin Berisha. Burimet bėjnė tė ditur gjithashtu, se Traja ėshtė kandidati mė potencial i Presidentit Topi pėr t’u emėruar mė pas edhe si kryetar i Gjykatės sė Lartė. Por funksioni i Trajės nė Gjykatėn Evropiane dhe roli i tij nė ēėshtjen e Azem Hajdarit, duket se kanė ndikuar qė Kryeministri Berisha tė kundėrshtojė kėtė kandidaturė. Sipas procedurės sė funksionimit tė Gjykatės Evropiane tė Strasburgut, kur njė ēėshtje e njė prej shteteve tė Evropės, shkon nė kėtė gjykatė, njėri prej gjyqtarėve tė trupit gjykues i pėrket atij vendi. Ky duket se ėshtė edhe “mėkati” i Kristaq Trajės. Pas njė kalvari tė gjatė seancash, nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit nė Shqipėri, ēėshtja e vrasjes sė njėrit prej themeluesve tė PD-sė, Azem Hajdari, u ēua nė Gjykatėn e Strasburgut nga avokati i Jaho Mulosmanit, i dėnuar nga gjykata pėr kėtė vrasje. Kjo gjykatė u shpreh kundėr faktit qė kryeministri i vendit dhe njėri prej dėshmitarėve nė vrasjen e Azem Hajdarit, Sali Berisha, nuk u paraqit asnjėherė nė gjykatat shqiptare pėr tė dėshmuar. Nė tė njėjtėn kohė, trupi gjykues, nė pėrbėrje tė tė cilit ishte edhe Kristaq Traja, gjobiti shtetin shqiptar pėr shkeljen e procedurave nė gjykimin e ēėshtjes “Hajdari” nė tė gjitha shkallėt e saj. Edhe pse Traja ka mbajtur funksionin e zv.ministrit tė Drejtėsisė, gjatė periudhės sė parė tė qeverisjes sė Partisė Demokratike, roli i tij nė trajtimin e ēėshtjes “Hajdari” nė Gjykatėn e Strasburgut e ka bėrė atė njė kandidaturė tė papranueshme pėr Kryeministrin Berisha dhe shumicėn e djathtė nė Kuvend. Nė dy mbledhjet e fundit tė grupit parlamentar tė PD-sė, Kryeministri Berisha ėshtė shprehur kundėr mėnyrės se si veproi kreu i shtetit pėr dekretimin e pesė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. Kryeministri ėshtė shprehur se nuk ka ndodhur asnjėherė mė parė qė presidenti tė mos konsultohet paraprakisht me partitė politike pėr emrat qė ka ēuar pėr votim nė Parlament. “Nė vendimin pėr dekretet e Presidentit, maxhoranca duhet tė udhėhiqet nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese, qė kėrkon konsultimin e Presidentit me Kuvendin. Nuk ka ndodhur asnjėherė dhe kjo ėshtė hera e parė qė Presidenti tė mos konsultohet mė parė me maxhorancėn dhe opozitėn lidhur me dekretet”, ėshtė shprehur kreu i qeverisė. Sipas tij, “edhe gjatė kohės qė ka qenė zoti Moisiu janė bėrė negociata me kryetarėt e grupeve parlamentare dhe nė raste tė
veēanta edhe me kryetarėt e partive”.


Pesė dekretet


Kristaq Traja - ka qenė anėtar i tė gjitha komisioneve pėr hartimin e Kushtetutės nė periudhėn 1991-1997. Nė vitet 1999 - janar 2008, kur ka qenė gjyqtar nė Gjykatėn Evropiane nė Strasburg.
Artan Zeneli - nė CV e tij thuhet se e ka nisur karrierėn nė drejtėsi nė korrik 1991, ku ka qenė pėrmbarues nė gjykatėn e rrethit gjyqėsor Krujė, dhe ka punuar deri nė dhjetor tė atij viti.
Zamir Poda - nė vitin 1976, ka qenė prokuror pranė Prokurorisė sė rrethit Tiranė. Qė nga gushti i 1998 ka qenė anėtar i Gjykatės sė Lartė.
Medi Bici - Nė prill 1994 - shkurt 2004, ka qenė gjyqtar nė gjykatėn e rrethit gjyqėsor Tiranė dhe nga shkurti 2004 e nė vazhdim ėshtė gjyqtar nė Gjykatėn e Apelit pėr Krime tė Rėnda po nė kryeqytet.
Altina Xhoxhaj - qė nga marsi i vitit 2006 e nė vazhdim ėshtė anėtare e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Nė periudhėn gusht - shtator 1994 ka punuar si juriste nė Drejtorinė e Organizimit dhe Kontrollit nė Ministrinė e Drejtėsisė.


Petro Koēi
“PD synon kontrollin e gjykatės”


Situata e krijuar ėshtė pasojė e epshit tė maxhorancės pėr tė uzurpuar institucionet dhe ky ėshtė rasti konkret pėr Gjykatėn e Lartė. PD-ja dhe qeveria synon kontrollin absolut nė Gjykatėn e Lartė. Por situata e krijuar nuk ėshtė vetėm pasojė e kėtij epshi politik pėr kontroll, por edhe pasojė e tradhtisė e opozitės mė 21 prill, kur shiti Kushtetutėn pėr njė vend pune nė Parlamentin e ardhshėm, sepse arroganca e maxhorancės pėr pushtimin e institucioneve ėshtė rritur pas kėsaj date. Nuk ka asnjė pengesė nė rregulloren e Kuvendit, qė dekretet tė kalojnė pėr votim. Pėlqimi apo mospėlqimi jepet vetėm nėpėrmjet votės, pra pro ose jo emrave tė paraqitur.

Pėllumb Xhufi

“Mos u ktheni nė vitin 1993”

“Zonja Kryetare, do t’ju lutesha shumė pėr tė mirėn e kėtij vendi, qė mos tė vazhdoni njė rrugė qė e nisėt dhe nė vitin 1993, duke u konfliktuar pikėrisht me organet kushtetuese dhe posaēėrisht me ligjin. Unė thashė qė ne detyrohemi tė lėshojmė sallėn me shpresėn qė ditėn e hėnė dhe jo siē thoni ju pas dy javėsh dhe pas tri javėsh, por ditėn e hėnė tė vijnė dekretet e Presidentit dhe tė kalojnė ashtu siē e pėrcakton Kushtetuta dhe jo ashtu siē doni ju, qė doni ta ktheni nė debate dhe denigrim tė personit tė Presidentit tė Republikės. Pasi realisht jeni nė njė rrugė tė gabuar dhe mė duket se mesazhin e keni marrė nga tė gjitha krahėt dhe jo vetėm nga opozita shqiptare”.

Valentina Leskaj

“Nė seancė kur tė jenė dekretet”

Grupi i PS-sė bėri tė ditur se nuk do tė jetė i pranishėm nė seancėn e Parlamentit vetėm atėherė kur nė rendin e ditės do tė jetė votimi i dekreteve tė Presidentit pėr pesė anėtarėt e Gjykatės sė Lartė. “Ėshtė mė mirė tė sillni njė impechment pėr Presidentin, meqė e keni akuzuar. Nuk mund tė mbetet as peng i sajesave tė rrugėve jashtė shtetit qė mund tė bėhen pėr tė llogaritur numrat pro dhe kundėr, ne do tė largohemi nga seanca. Duam datėn e saktė se kur dekretet e Presidentit do tė vijnė nė seancė. Grupi i PS-sė nuk mund tė mbetet peng i numrave tuaj, si maxhorancė nuk keni pėr tė votuar dekretet”, deklaroi Leskaj nė Kuvend. Socialistėt e kanė cilėsuar primare votimin nė seancė tė dekreteve tė Presidentit.

Astrit Patozi


“Ultimatumete PS-sė, pa asnjė vlerė”
“Kemi kohė pėr votimin e dekreteve deri nė 20 ditė pas daljes sė raportit tė Komisionit tė Ligjeve. Nė kėto kushte, ikja e kolegėve socialistė nga seanca ėshtė njė tjetėr formė e shėmtuar e politikės sė tyre tė mbrapshtė. Ky Parlament ndodhet nė njė situatė absurde, pėr shkak tė njė qėndrimi tė shėmtuar tė PS-sė dhe deputetėve tė saj. Ju nuk mund tė pėrdorni politikėn e ultimatumeve, sepse ėshtė njė politikė sa joproduktive, aq edhe e shėmtuar, ėshtė njė politikė qė nuk shkon nė njė vend demokratik, ėshtė njė politikė qė nuk duhet ta pėrdorė as maxhoranca mbi opozitėn, e jo mė opozita mbi maxhorancėn”, u shpreh Patozi.


“Konflikt i Topallit me Topin, jo i Kuvendit”


Deputeti i djathtė, Spartak Ngjela, u shpreh se konflikti pėr dekretet nuk ėshtė mes Presidentit dhe Kuvendit, por ai konsiston ndėrmjet Presidencės dhe kryeparlamentares Topalli. “Mė duhet tė konstatoj kėtu se ky Parlament nuk ka asnjė vlerė parlamentarizmi, pasi konfliktoheni me Presidentin personalisht dhe jo institucionalisht. Dekretet e Presidentit janė kompetencė substanciale, nuk janė formale, ky ėshtė parlamentarizmi. Parlamenti nuk llap, por voton. Nėse nuk keni shumicėn, atėherė deklaroni, jo ca deputetė do i dėrgoni nė Kamerun dhe ca nė Zvicėr”, deklaroi Ngjela. Sipas tij, nė kėto diskutime nuk kanė vlerė vendimet e Gjykatės Kushtetuese.

“Poda nė Gjykatėn e Lartė? Berisha president!”



Deputeti i PAD-sė, Neritan Ceka, hodhi idenė qė Gjykata Kushtetuese duhet tė rishikojė njė prej kandidaturave tė paraqitura nga ana e Presidentit. Nė seancėn e Kuvendit, Ceka u shpreh se Zamir Poda, i paraqitur si kandidaturė, mė parė ka qenė anėtarė i Gjykatės Kushtetuese pėr njė periudhė tetėvjeēare. “Nuk mundet qė Poda tė jetė pėrsėri anėtar, pasi ka qenė anėtar mė parė. Kushtetueseja duhet tė shikojė nėse lejohet njė gjė e tillė. Janė hedhur ide se ai ka qenė anėtar pėrpara se tė miratohej Kushtetuta. Pėr mua njė gjė e tillė nuk qėndron. Nėse i bie kėshtu, atėherė i bie qė Berisha tė bėhet pėr tė tretėn herė president, gjė qė ia ka ndaluar pikėrisht kjo Kushtetutė”, deklaroi Ceka. Kreu i PAD-sė hodhi idenė e rishikimit tė Rregullores pėr procedurėn e emėrimit tė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė.
Panorama

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi